Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 28-05-11, 22:05   #22
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Fushate antikombetare e grekofilve te Janullatosit

Konsullata greke refuzon certifikatėn pa kombėsi

Publikuar mė 2011-05-28 08:29:51


Konsullata greke nė Gjirokastėr nuk njeh certifikatat e reja tė shtetit shqiptar.Mungesa e elementit “kombėsi” nė dokumentin zyrtar solli reagimin konkret nga ana e autoriteteve helene tė Konsullatės sė Pėrgjithshme greke nė Gjirokastėr. Ky reagim vjen njė ditė pas publikimit tė deklaratės sė OMONIA-s pėr mungesėn e etnicitetit nė certifikatat e reja, tė lėshuara nga autoritetet e Gjendjes Civile. Shqetėsimi ka qenė mjaft i prekshėm nga ana e tė interesuarve qė kanė dashur tė legalizojnė dokumentacione tė ndryshme nė pėrfaqėsinė diplomatike nė jug tė vendit. Sipas Pėrparim Kasit nga Gjirokastra, certifikata e tij ėshtė refuzuar tė merret nė dorėzim nga ana e pėrgjegjėsve konsullorė grekė. “Kur u paraqita nė sportel, autoritetet greke, pasi panė certifikatėn, m’u drejtuan se ajo nuk vlente. Mė kėrkuan t’u paraqisja njė dokument identifikimi, ku tė ishte shėnuar etnia”, u shpreh Kasi. Sipas tij, konsullata do t’ia kishte pranuar nėse do t’u kishte paraqitur njė certifikatė tė marrė javėn e kaluar, kur kombėsia ishte e shėnuar. “Certifikatėn qė ēova nė Konsullatė, e tėrhoqa tė hėnėn e kaluar nė zyrėn e gjendjes civile tė Bashkisė sė Gjirokastrės”, u shpreh mė tej Kasi. Veprimet konsullore dje kanė qenė tė aplikueshme pėr personat qė dispononin certifikata ku ishte shėnuar kombėsia, por qė mbanin datėn e para 23 majit. Burime nga Konsullata e Pėrgjithshme Greke nė Gjirokastėr, tė cilat nuk pranuan tė identifikohen, sqarojnė se procesi i pranimit tė certifikatave pa etninė pėrkatėse tė shtetasve shqiptarė ėshtė suprimuar deri nė njė urdhėr tė dytė nga ana e Ministrisė sė Jashtme tė vendit fqinj.
Ndėrkaq, njė tjetėr shtetasi, i cili ėshtė pjesė e minoritetit grek nė fshatin Aliko tė Sarandės, nuk i ėshtė pranuar dokumenti i ri. Duke qenė pjesė e minoritetit, Kosta Sara, pensionist, u shpreh se reagimi i Konsullatės ka qenė mė se i drejtė, pasi sipas tij, nuk ėshtė normale t’i mohohet etnia. “Nuk ka pėrse shteti shqiptar tė mė mohojė mua dhe fėmijėve tė mi etninė qė e kam tė shenjtė. Ky veprim i Konsullatės Greke duhej, pasi, nė tė kundėrt, etnia nė certifikata nuk do tė vendosej”, u shpreh mė tej i moshuari, mjaft i indinjuar. Dje, shumica e personave qė kėrkonin tė legalizonin dokumentacionet e tyre nė Konsullatė, dispononin certifikatat e vjetra. Por, disa tė tjerė, tė cilėt mėsuan nga personat qė iu kthyen mbrapsht dokumentet, vendosėn tė mos futeshin fare nė Konsullatė, derisa tė gjendet njė zgjidhje ndėrmjet dy shteteve. “Nuk ėshtė e drejtė tė na sorollatin nė kėtė mėnyrė. Kot sa pres, pasi e di qė nuk do tė mė legalizojnė certifikatėn”, u shpreh njė grua, e cila vendosi tė largohej pa u futur nė kėtė institucionin diplomatik, ndonėse kishte pritur disa momente nė radhė.
OMONIA: Tė ndėrhyjė shteti, veprim tendencioz
Krerėt e organizatės OMONIA nė jug tė vendit i kėrkuan dy ditė mė parė shtetit shqiptarė tė korrigjojnė nė mėnyrė tė menjėhershme heqjen e elementit tė kombėsisė nė certifikata. “Janė tė shumta pikat e dobėta dhe tendencioziteti nė ēėshtjen qė lidhet me procedurėn dhe formatin e ri tė lėshimit tė certifikatave nga gjendja civile. Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek, OMONIA, pasi e shqyrtoi ēėshtjen, e denoncon publikisht atė. Theksojmė se nuk ėshtė e mundur qė tė tolerojmė dinakėri anadollake tė kėsaj natyre, me tė cilat burokracia dhe klasa politike tentojnė gjenocidin statistikor tė Minoritetit Etnik Grek nė tokat e tij amtare”, thuhej ndėr tė tjera nė deklaratėn e OMONIA-s. Sipas drejtuesve tė kėsaj organizate, akti nė fjalė, pa asnjė lloj paralajmėrimi nga qeveria shqiptare pėr tė ndryshuar formatin dhe pėrmbajtjen e certifikatės sė lindjes dhe qė tė mos referohet mė elementi i kombėsisė, pėrveēse krijon probleme tė shumta tė karakterit teknik dhe burokratik, konfirmon me fakte se cilat janė mentalitetet qė zotėrojnė nė aparatin shtetėror edhe pėr sa i pėrket ēėshtjes sė regjistrimit tė popullsisė.
MEGA: Tė korrigjohet etniciteti nė certifikatė
SARANDE- Pas OMONIA-s, reagon edhe Partia mė e re e minoritetit grek, MEGA, pėr heqjen e elementit “kombėsi” nga certifikata. Etniciteti nuk pėrcaktohet mė nė kėtė dokument, duke filluar qė prej 23 majit tė kėtij viti, ndaj, nėpėrmjet njė deklarate tė bėrė dje publike, krerė tė Partisė mė tė re tė minoritetit nė jug tė vendit me qendėr nė Sarandė, i kėrkuan shtetit shqiptar ta korrigjojė atė menjėherė. “Partia MEGA ndjek me shqetėsim tė madh tė gjithė fushatėn e organizuar kohėt e fundit nga qendra tė caktuara lidhur me regjistrimin e popullsisė. Gjithashtu, shprehim shqetėsimin tonė me veprimin e fundit tė ndėrmarrė nga ana e qeverisė pėr vendimin e saj tė datės 19 janar 2011 pėr miratimin e modelit tė ri tė certifikatės dhe hyrjen nė fuqi nė muajin maj 2011. Ky vendim ka shkaktuar reagime nė gjirin e minoritetit qė jeton nė Shqipėri. Njė veprim i tillė ėshtė ndėrmarrė edhe shumė vite mė parė, por, pas reagimit tė minoritetit, ėshtė ruajtur modeli nė tė cilin shėnohej kombėsia”, thuhej nė deklaratėn e MEGA-s. Mė tej, nė deklaratėn qė mbante firmėn e kreut tė kėsaj Partie, Kristal Kiēo, thuhej se “vendimi i qeverisė vjen pas debateve tė shumta qė janė bėrė kohėt e fundit, lidhur me deklarimin e kombėsisė dhe besimit nė regjistrimin e ardhshėm tė popullsisė. Duam tė besojmė se qeveria nuk ka rėnė pre e presioneve tė qarqeve nacionaliste dhe se do tė jetė garant i respektimit tė tė drejtave tė minoritetit grek”. sh.d

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 28-05-11 nė 22:06
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:17.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.