Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 15-06-11, 21:42   #7
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shqipėria nė kohėn e mbretit vid

Gjendja politike ishte e rėndė edhe pėr oficerėt holandezė nė viset e tjera tė Shqipėrisė. Verhulst-i u pėrpoq tė vinte nė Tiranė nga Elbasani, por u kap. Edhe Reimers-i u zu rob nė Elbasan. De Iongh-u nė Fier shpresonte tė shfrytėzonte trupat e familjes Vlora dhe tė familjes Vrioni nė Berat, por Aziz pashė Vrioni preferonte ti mbante njerėzit tė vetė pėr tė mbrojtur vendin nga grekėt. De Iongh-u kaloi lumin Seman, dhe qėndroi nė Fier tri javė. Mė 17 qershor, majori Kroon, i cili kishte ardhur nga Lezha pėr tė marrė postin e tė ndjerit Thomson, sulmoi Rrashbullin edhe njė herė, por nuk pati sukses.

Gjendja ishte kaq e rėndė sa qė, mė 21 qershor 1914, Aqif pashė Biēaku kėrkoi njė armėpushim me kryengritėsit myslimanė, tė udhėhequr nga dervishi melami Haxhi Qamili, nga myftiu i Tiranės Musa Qazimi, nga shehu i Pazar Shijakut Hamdi Rubejka, nga Mustafa Ndroqi dhe nga ish-oficeri osman Qamil Haxhi Fejza i Elbasanit. Oficerėt holandezė nuk ishin dakord dhe deklaruan se tani e tutje do t’ua linin tė tjerėve ēėshtjet ushtarake pėr t’u pėrqendruar mbi misionin e tyre tė mirėfilltė – organizimin e xhandarmėrisė. Mirėpo vrasja e Kryedukės Franc Ferdinand i Austrisė (1863-1914) nė Sarajevė mė 28 qershor 1914 dhe shpallja e Luftės sė Parė Botėrore i lanė nė hije ngjarjet e rrėmujshme nė Shqipėri. Oficerėt holandezė u zėvendėsuan hap pas hapi nga njė korpus prej rreth 150 oficerėsh vullnetarė gjermanė dhe austriakė tė cilėt mbėrritėn nė Durrės mė 4 korrik, organizuar nga skulptori austriak Gustav Gurschner (1873-1970), i cili kishte krijuar uniformat dhe medaljet e Mbretit Vid, si dhe nga njė njėsi vullnetarėsh rumunė tė ardhur nė Durrės mė 7 dhe 17 korrik.

Berati ra nė duart e kryengritėsve mė 12 korrik dhe Vlora u mor pa luftė mė 21 gusht. Kėshtu, nė mes tė verės sė vitit 1914, me rėnien e pjesės mė tė madhe tė Shqipėrisė sė Mesme, opinioni publik nė Holandė e kishte tė qartė se prania e mėtejshme e misionit ushtarak holandez nė Shqipėri do tė sillte vetėm mė shumė vdekje dhe, si pasojė, Gjeneralit De Veer iu bė presion qė tė jepte dorėheqjen pėr vete dhe pėr trupat e tij. Kjo u realizua zyrtarisht mė 27 korrik 1914, njė ditė para shpalljes sė luftės kundėr Serbisė nga Austro-Hungaria. Mė 4 gusht shumica e oficerėve u largua dhe u kthye nė Holandė sa mė shpejt, disa prej tyre duke hasur pengesa gjatė rrugės. Verhulst dhe Reimers u liruan nė Pazar Shijak mė 19 shtator dhe u nisėn pėr nė Holandė tė nesėrmen. Kėshtu mori fund aventura holandeze nė Ballkan, e cila zgjati mė pak se njė vit.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:25.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.