Titulli: Reflektime
Qe se dua te pershendes pak edhe qata dy persona ketu qe m'i paskan pelqyer shkrimet.
(Megjithate ka edhe asi qe ju pelqejne edhe shkrimet e mija. Qudia s'ka t'sosne ksajde pari!!!)
Ne te vertete, ashtu siē tashme e kam thene disa here, ju e dini qe une pike te dobet i kam perrallat, sonte e kam ne koke nje histori te mire, edhe po matesha a ta shkruaj, mirepo po kam frike se nuk e perfundoj dot
sonte. Po mė hahet edhe po mė flihet. Do ta le per nje dite tjeter. Nuk po e them as permbajtjen me cka ka te beje, do ta le sekret.
Megjithate, per hater te qatyre dyve qe u paskan pelqyer shkrimet e mija, s'do ta le pa i thene nja dy fjale:
Mbreme e kam pi njė birrė. Nuk eshte kushedi ēfare ngjarje e madhe, kjo eshte krejt e rendomte tek shume pjesemarres te Dardanise, besoj. Mirepo tek une kjo eshte diēka e jashtezakonshme.
Isha duke menduar per supen qe po gurgullonte (derisa po zihej) edhe mendova vetmeveti: hej, pantė, moti nuk e ke pi nje birre a, a je bre ti normal, pse nuk e pin njė bash sonte?
Edhe dola, qato pizhamat e gjera, nji kemishe me lula te perthekume vetem nje pulle edhe shkova tek nje arab qe shet qesofar cingla-mingla qaty afer.
Eshte arab i mire, i vocerr shume, 150 cm, por shyqyr qe nuk eshte prej atyre te fese. Dmth mban edhe birra edhe verėra, bile edhe asi whisky te lire per pijaneca.
U avyta te zgjedh nje birre. Zgjedhje e veshtire, zoti s'rrehet. Kisha nė xhep vetėm njė euro. I leshova syte njehere kah nje birre Korona e madhe gjys-litershe, rrafsh 1.90 euro! S'ka hajėr.
Atehere u detyrova mi palu veshet edhe te marr nje birre Bavaria, rrumullak 1 euro.
Kur po paguaja, arabi i vocerr me pyet qysh i kam te shtepise. Mirė bre, i thash, gjallė. Duke me kqyre ne drite te syrit, po me thote: a ma ke pru qat tegllen me mjalte qe ma ke premtuar? Jo, i thashe, kur t'ma dergon baba. Keni mjalte te mirė ju, me tha. Eheee, i mire eshte i mire, ia bona une edhe i thash hajt tschüss.
Dola prej shitores hyra ne banese edhe e hoqa supen nga zjarri, e mbusha goten e birres, edhe e urova veten: hajde more gezuar e ishalla me ndonje postim te mire qe me i lanė krejt me sy te zgurdulluar e te qekeraven, edhe pastaj fillova te mendoj cili eshte kryeqyteti i Bavarise.
E gjeta pernihere qe ishte Mynihu, edhe pastaj u shtriva.
Disa gjėra tė jetės, more shokė, janė pėrnjimend tė bukura edhe tė papėrsėritshme. Si pėrshembull njė gotė birrė pas plot 8 muajsh!
Mirepo une s'jam kah muj kujtohna cka deshta me shkru kur erdha se?!
Nejse...
Hajt niher, turqeta
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
|