Kosovė-Serbi, arrihen tri marrėveshje
Nė bisedimet e tė shtunės ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė nė Bruksel, me ndėrmjetėsimin e Bashkimit Evropian, janė arritur tri marrėveshje: ajo pėr lirinė e lėvizjes, pėr regjistrin civil dhe marrėveshja pėr njohjen e diplomave.
Radio Evropa e Lirė njofton se burime tė BE-sė kanė thėnė se kėto marrėveshje do tė pėrfshihen nė tė ashtuquajturat konkluzat e kryesuesit, pa pasur nevojė qė tė nėnshkruhen nga palėt.
Ndėrkohė, Associated Press ka cituar njė zyrtar anonim tė BE-sė tė ketė thėnė se Serbia dhe Kosova kanė arritur marrėveshje pėr disa ēėshtje praktike, tė cilat do ta bėjnė jetėn mė tė lehtė pėr qytetarė, dhe se kėto janė marrėveshjet e para mes dy vendeve, qė kur Kosova shpalli pavarėsinė, nė vitin 2008.
Sipas AP, Kosova ka hedhur poshtė ēdo bisedim qė vė nė pyetje shpalljen e pavarėsisė, tė cilėn Serbia refuzon ta njohė.
Bisedimet ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė, BE i ka inicuar nė muajin mars dhe pritet se nė muajt e ardhshėm mund tė arrihen edhe mė tepėr marrėveshje. /Telegrafi/