Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 26-08-11, 01:12   #1
gazi-de
mergimtari
 
Avatari i gazi-de
 
Anėtarėsuar: 11-12-06
Vendndodhja: ger
Postime: 32,050
gazi-de i pazėvėndėsueshėmgazi-de i pazėvėndėsueshėmgazi-de i pazėvėndėsueshėmgazi-de i pazėvėndėsueshėmgazi-de i pazėvėndėsueshėmgazi-de i pazėvėndėsueshėmgazi-de i pazėvėndėsueshėmgazi-de i pazėvėndėsueshėmgazi-de i pazėvėndėsueshėmgazi-de i pazėvėndėsueshėmgazi-de i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Prania e Islamit nė Ballkan nė periudhėn paraosmane

Faktori politkko-ekonomik zė fill nė katėr pika kryesore:

1. Parimi i parė i sistemit politik islam ėshtė qė push**teti suprem i shtetit i pėrket Zotit, kėshtu qė Islami e siguron drejtėsinė unike dhe ėshtė kundėr marrjes sė ven*dimeve tendencioze arbitrare e tė ngjashme. All-llahu xh.sh. nė Kur’an thotė: “Thuaj: ‘O All-llah, Sun*dues i ēdo sen*di, Ti ia jep pushtetin atij qė do, Ti ia heq prej dore pushtetin atij qė do, e lartėson atė qė do dhe e pėrul atė qė do. Ēdo e mirė ėsh**tė vetėm nė dorėn Tėnde, vėrtet, Ti ke mundėsi pėr ēdo gjė’.” (Ali Imran, 26).

2. Parimi i dytė i sistemit politik islam ėshtė qė tė gji*thė njerėzit janė tė barabartė para ligjit, sikur edhe pa*ra Zotit. Kėsaj i nėnshtrohet edhe personaliteti mė i lar*tė nė shtetin islam - halifi. Rasti i Aliut r.a. ėshtė tipik, pas*taj i emirit Amr ibn Asit me hebreun para Umerit r.a. etj., etj.

3. Parimi i tretė i sistemit politik islam ėshtė qė tė gji*tha punėt me rėndėsi tė pėrgjithshme i janė besuar All-llahut, kurse sunduesi sundon nė suaza tė urdhrave tė Zotit dhe udhėzimeve tė Tė Dėrguarit a.s., e pėr tė mi*rėn e pėrgjithshme.

4. Parimi i katėrt i sistemit politik islam ėshtė qė tė gji*tha punėt shtetėrore tė vendosen me marrėveshje, mad*je duke e dėgjuar edhe mendimin e qytetarėve. (... esh-Shura, 38).

Me kėtė rast nuk do tė flasim pėr liritė veē e veē si, li*ria e tė shprehurit, e mendimit, e lėvizjes, e drejta pėr pu*nė, e drejta aktive e pasive nė zgjedhje, e drejta pėr shko*llim etj.) sepse larg do tė na ēonte kjo

Nė aspektin politiko-psikologjik, rėndėsi nė suksesin e Islamit ka edhe dhuna e Bizantit e ushtruar nė trevat ball*kanike.

Po ash*tu, nė suksesin e Islamit kanė ndikuar edhe fitoret e mu*sli*manėve ndaj Bizantit e Persisė... por edhe ndaj Maz*da*i*zmit e sidomos ndaj Kristianizmit.

Kur’ani rėndėsi tė veēantė i kushton mirėqenies sė nje*riut - mėnyrės sė drejtė tė fitimit, mėnyrės sė drejtė tė po*sedimit tė mjeteve materiale dhe mėnyrės sė drejtė tė shpen*zimit tė pasurisė. Islami angazhohet qė tė gjithė nje*rėzit tė kenė tė drejtė ta arrijnė dhe ta marrin kaf*sha*tėn e tyre nė Tokė, me anė tė mjeteve dhe rrugėve tė nder*shme.

Tė udhėhequr nga hadithi i Muhammedit a.s.: “As*kush nuk ha ushqim hallall nėse ai nuk ėshtė fryt i punės sė tij dhe i duarve tė tij” (Buhariu), dhe nga ajetet e shum*ta kur’anore ėshtė ndaluar monopoli, eksploatimi, faj*deja e kamata (el-Bekare, 275-278).

5. Faktori shoqėror

Kontaktet e muslimanėve me popujt ballkanikė, tė krish*terė e paganė gjetėn njė situatė tejet tė rėndė shoqė*ro*re. Kritere tė vetme ishin forca, shtypja e eksploatimi, si individual ashtu edhe ai institucional. Sundimi i vazh*du*eshėm i fuqive tė ndryshme kishte krijuar kaos shoqė*ror: romakėt, bizantinėt, bullgarėt, serbėt. Nė anėn tjetėr, mus*limanėt e parė nė Ballkan sollėn njė botėkuptim tje*tėr pėr shoqėrinė.

All-llahu xh.sh. sė pari krijoi njė shpirt (vete), pastaj ia krijoi ēiftin, e prej tyre e shumėzoi njerėzinė (en-Nisa, 1). ...

... Islami refuzon kriteret artificiale, jo tė drejta, dhe e nxjerr njerėzinė nga mituria nė madhori.

Nė anėn tjetėr, nėpėrmjet namazit, agjėrimit, zekatit, haxh*xhit e shtyllave tė tjera nė vazhdimėsi, krijon ndje*njėn e barazisė shoqėrore.[4]

Islami ka vėnė rregulla edhe nė aspekt tė lidhjeve tė mi*ra farefisnore dhe fqinjėsore, por ndalon nepotizmin, kur*se ndihmesėn pa vend tė tė afėrmit e konsideron injo*rancė.[5]

III. Mėnyrat e depėrtimit tė kulturės dhe qytetėrimit islam

Fenomeni i Islamit, posaēėrisht mėnyrat e depėr*ti*mit tė tij nė viset iliro-shqiptare ka qenė dhe ėshtė pro*blem mjaft i vėshtirė e kompleks, qė kėrkon trajtim shu*mė**di*mensional. Nė kėtė, problem i veēantė ėshtė, siē ce*kėm edhe mė herėt, moszbulimi dhe mosinteresimi pėr zbu**lim tė fakteve dhe gjurmėve tė asaj kohe. Nė kėtė, jam thellė i bindur, ka ndikuar ngarkesa e shtresuar she*ku***llore e synimeve tė kryqėzatave dhe ndikimi i historio*gra**fisė evropiane e sllave.[6]

Kėtu ka vend edhe pėr tė meta subjektive brenda shken*cėtarėve muslimanė, tė cilėt, herė-herė, Islamin dhe pėrhapjen e tij e vėshtronin vetėm nėpėrmjet Kur’*anit dhe burimeve tė tjera tė tij, duke i lėnė anash rezul*ta*tet e realizuara nė tė gjitha aspektet e jetės sė po*pujve tė cilėt nė tėrėsi apo pjesėrisht e kanė pranuar. ...

Nėse thellohemi nė burimet dhe literaturėn ekzis*tu*ese historike, pėrhapja e Islamit ėshtė, kryesisht, dy llo*jesh:

1. Rezultat i ekspeditave ushtarake qė i kanė zgjeruar ku*fijtė e shtetit islam nė llogari tė trojeve fqinje jo*musli*ma*ne. Por, kur ėshtė fjala pėr trevat ballkanike, iliro-shqip*tare, para osmanlinjve, atėherė ky faktor pothuajse fa*re nuk ka kontribut, pėrveē nė raste tė vogla nė shtrirje ha*pėsinore dhe kohore. Kėtė mė sė miri do ta shohim nė kaptinėn vijuese.

2. Rezultat i fuqisė sė mėsimit islam, parimeve tė thje*shta e tė pranueshme tė besimit, moralit, mirė*sjell*jes,[7] nė frymėn e ajetit kur’anor: “E vėrteta ėshtė nga Zoti ju*aj: Kush do le tė besojė, e kush do le tė mohojė.” (el-Kehf, 29); dhe: “Nuk ka detyrim nė fe, sepse e drejta dallon qartė nga e shtrem*bėruara.” (el-Bekare, 283). I famshmi Shemsuddin Sa*mi-bej Frashėri kėtė e thotė kėshtu: “Pos pėrhapjes sė Isla*mit me pushtime, ekziston edhe rruga tjetėr, e papėr*men*dur nga historianėt, e ajo ėshtė pėrhapja e fesė vet*ve*tiu pa pushtim, pa shpatė dhe pa ushtri. Kjo edhe nėse nuk ėshtė mė masive se mėnyra e parė, pothuajse ėshtė e ba*rabartė.”[8] Pėr kėtė flet edhe Th. Arnoldi nė veprėn e vet tė famshme.[9]

Por, duhet vėrejtur edhe kėtė se nėse problemi kun*dro*het nė esencė, do tė shohim se ekspeditat ushtarake as*kund nuk e kanė pėrhapur Islamin, nė mėnyrėn siē e bė*nė tė krishterėt nė Spanjė ndaj muslimanėve apo kryq*ta*rėt nė Lindjen e Afėrme ndaj muslimanėve. Ushtria mus*limane, me fjalė tė tjera, vetėm ka hequr pengesat nė atė rrugė, ka ēelur derėn, ashtu qė mėsimi, kultura e qy*te*tėrimi islam tė shtrihet nė viset e pushtuara.

IV. Rrugėt e depėrtimit tė kulturės dhe qytetėrimit islam

Kultura dhe qytetėrimi islam nė Evropė, e sidomos nė Ballkan, ka depėrtuar kryesisht nga Perėndimi nėpėr*mjet Andaluzisė (Spanjės), nga Jugu nėpėrmjet Mes*dhe*ut dhe Sicilisė dhe nga Verilindja nėpėrmjet Hunga*risė. Mi*rėpo, ne nuk do t’u qasemi kėtyre depėrtimeve islame nė kėtė aspekt. Qasja jonė mė tepėr do tė mbėshtetet nė mėnyrėn e depėrtimit tė Islamit nė kėto troje. Edhe nė kėtė aspekt, tė dhėnat janė tė mangėta, e disa ende shken*cėrisht tė papėrpunuara, por pas njė ana*lize se*ri*o*ze, kėto depėrtime mund tė kualifikohen si:

- lidhje tregtare e detare

- lidhje ushtarake e diplomatiko-politike

- lėvizje misionarėsh tė ndryshėm (ushtarake, udhė*pėr*shkruese, tregtare, fetare mistike etj.).

- migrime dhe shpėrngulje individuale, grupore e ma*sive, me karaktere e motive tė llojllojta, por, qė nė njė*farė mėnyre kanė lėnė gjurmė nė pėrhapjen e Islamit si fe, kulturė, mendim e qytetėrim.


__________________
09.08.2009 syn ti me ben te ndihem mire ;)
gazi-de Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 26-08-11, 01:14   #2
gazi-de
mergimtari
 
Avatari i gazi-de
 
Anėtarėsuar: 11-12-06
Vendndodhja: ger
Postime: 32,050
gazi-de i pazėvėndėsueshėmgazi-de i pazėvėndėsueshėmgazi-de i pazėvėndėsueshėmgazi-de i pazėvėndėsueshėmgazi-de i pazėvėndėsueshėmgazi-de i pazėvėndėsueshėmgazi-de i pazėvėndėsueshėmgazi-de i pazėvėndėsueshėmgazi-de i pazėvėndėsueshėmgazi-de i pazėvėndėsueshėmgazi-de i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Prania e Islamit nė Ballkan nė periudhėn paraosmane

A. Lidhjet e ndėrsjella tregtare dhe detare

Zhvillimi i gjithanshėm i Islamit dhe muslimanėve, veē tjerash, kushtėzoi edhe nevojėn pėr zhvillimin e treg*tisė, nė mėnyrė qė populli tė mund t’i tregtojė nė mė*nyrė tė ndėrsjellė tė mirat materiale ekonomike me po*pujt tjerė fqinj e mė larg, pėr shitblerjen e mallrave. Kė*to kontakte janė tė hershme.

Nė kėtė pikėpamje, qysh nė shekullin XI gjejmė lidh*jet e rregullta detare nėpėrmjet Mesdheut ndėrmjet Ev*ropės dhe Lindjes sė Afėrme.

Nė kėto lidhje tregtarėt mė tė dalluar nga Evropa ishin: mletasit, fiorentinasit, pizhanėt dhe gjenovasit, pas*taj katalonasit dhe francezėt.

Lidhje intensive tregtare, sidomos me popujt arabė dhe fiset turkmene, kanė mbajtur edhe qytetet breg*de*ta*re tė Adriatikut, ato tė Shqipėrisė, por edhe pjesėt konti*nen*ta*le tė trojeve iliro-shqiptare dhe mė gjerė ato ball*ka*ni*ke. Si*pas disa tė dhėnave, kėto lidhje datojnė nga kohėt e lash*ta pėr tė vazhduar nė periudhėn paraosmane dhe atė os*mane....

Idrisi dhe udhė*pėrshkruesi musliman Ibn Havkali flasin pėr buj*qė*si*nė e zhvilluar dhe tregjet e vėrshuara me zejtarėt dhe artistėt muslimanė, pėr lagjet muslimane nė Paler*mo dhe qytetet tjera plot shkolla, biblioteka, dijetarė etj. ...

Lidhjet detare dhe tregtare tė muslimanėve me trojet iliro-shqiptare dhe mė gjerė, qė nga kohėt mė tė lashta pėr*veē funksionit parėsor, shitblerjes sė mallrave treg*tare, kanė kryer edhe funksione tė tjera siē janė: ndikimi nė llojin dhe stilin e veshjes, planifikimin e kohės, nė lloj*llojshmėrinė dhe nė mėnyrėn e pėrgatitjes sė ushqi*mit e pijes. Pasi kanė poseduar pikėpamje ideore shumė mė tė zhvilluara, kanė ndikuar qė Islami individualisht tė pra*nohet si besim i ardhmėrisė.

Nė anėn tjetėr, disa treg*tarė, tė cilėt kanė gjetur kushte nė qytetet bregdetare, nė*pėr lugina pjellore dhe nėpėr qytete udhėkryqe apo tė for*tifikuara, janė vendosur dhe kanė zhvilluar veprim*ta*rinė e tyre. Kjo ka ndihmuar nė formimin e banishteve tė para muslimane, nė fillim tė vogla, e mė vonė gjithnjė e mė tė mėdha e mė tė zhvilluara.

B. Lidhjet e ndėrsjella ushtarake dhe politiko-diplomatike

Zhvillimi i hovshėm i bashkėsisė islame (ummetit) re*zultoi me zgjerimin e shpejtė tė saj nė tė katėr anėt. Kė*shtu, qė nė vitin 634 filluan depėrtimet e musli*ma*nė*ve nė Perandorinė Bizantine. Nė kėtė kohė janė bėrė pėr*pjekjet pėr pushtimin e Konstantinopolit tė cilin e mba*nin bizantinėt. Disa dekada mė vonė, nė vitet 717-718, nėn udhėheqjen e komandantit Mesleme, u rrethua Kon*stantinopoli, por pėr shkak tė murit rrethues dėshtoi push*timi. Nė kėtė pėrpjekje u pushtua Gallata, ku mus*li*ma*nėt ndėrtuan njė xhami tė quajtur “Arap Camisi” (Xha*mia e Arabit), qė pas tėrheqjes sė muslimanėve u shndė*rrua nė kishė. Mehmeti II Fatihu me rastin e push*ti*mit tė Konstantinopolit mė 1453 kėtė objekt sėrish e ktheu nė formėn e mėparshme, nė xhami.

Sipas burimeve arabe, Meslemeja me ekspeditėn e tij ush*tarake depėrtoi deri nė Edirne (Edrene apo Adriano*po*jė) dhe Selanik dhe pikėrisht ky depėrtim i Mesleme*sė kon*siderohet si kontakt i parė i ushtrisė muslimane me po*pujt ballkanikė dhe mundėsia e parė qė Islami tė ush*tro*jė ndikim nė viset ballkanike.

Nuk janė irelevante as depėrtimet e muslimanėve nė brigjet e Detit Adriatik, ku jetonin edhe shqiptarėt, nė vitet 840-841, sepse edhe kėtu ėshtė bėrė ndikimi i mu*sli*manėve mbi popullsinė autoktone iliro-shqiptare.

Me rėndėsi ėshtė edhe paraqitja e peēenegėve nė shekullin VIII, pėr*ka*tė*sisht nga fundi i shekullit IX dhe atė nė shekullin XI.

Me pushtimin e Spanjės nga ana e muslimanėve, ke*mi njė kaptinė tė re ndėrmjet raporteve tė muslima*nėve dhe popujve ballkanikė. ...

Llojllojshmėrinė e kontakteve e shohim edhe nga ras*ti vijues, kur i nxitur nga motivet religjioze kristiane, Qi*rilo Konstantini, i dėrguar personal i mbretit Mihajlo III, nė vitin 856, kishte shkuar te halifi abbasit el-Mu*te*ve*kkil b. Rashid, pėr polemikė mbi ēėshtjet fetare.

C. Lėvizjet e misionarėve tė ndryshėm dhe shpėrnguljet e ndėrsjella

Rol tė rėndėsishėm nė kontaktimin, e pastaj edhe nė pėr*hapjen e Islamit nė trojet iliro-shqiptare e mė gjerė, ka*nė pasur misionarėt e ndryshėm dhe lėvizjet-migrimet e njerėzve apo grupeve nga vendi nė vend.

Ka indikacione se tregtarėt, pastaj udhėpėrshkruesit, mu*llat (teologėt) e mistikėt, qė njėherėsh kanė luajtur ro*lin e misionarit, predikuesit tė besimit islam, shumė he*rėt i kanė vizituar viset tona bregdetare, pastaj luginat e lu*menjve dhe qendrat tregtare-qytetet, madje edhe disa she*kuj para ardhjes sė osmanlinjve nė trojet e Kosovės, Shqi*pėrisė, Bosnjės, pėrkatėsisht nė viset ballkanike. Kė*tyre sidomos u ndihmoi depėrtimi i ushtrisė musli*ma*ne dhe disa fiseve turkmene tė besimit islam nė Ballkan ose nė viset pėrreth Ballkanit.

Pėr muslimanėt e parė nė Bullgari ėshtė ruajtur dėsh**mi e vlefshme nė kreun CIII tė letrės sė njohur tė pa*pės Nikolla I (858-867) me titullin “Response Nicollai I Papae ad consulata Bulgarorum”, ku thuhet:

“Ju pyetni ē’duhet bėrė me librat heretikė, tė cilėt, po*honi, gjenden te ju, kurse i keni marrė nga saracenėt. Ato, natyrisht, nuk duhet ruajtur, sepse sikur qė ėshtė e shkru*ar (nė enciklikėn mbi korinasit), kuvendimet e kė*qi*ja prishin moralin e shėndoshė, e pėr kėtė si tė dėm*shme dhe heretike dorėzoni zjarrit”. ...

Kryqtarėt nė Lindjen e Afėrme kanė hasur nė kul*tu*rė e qytetėrim shumė mė tė zhvilluar nė fushėn e ra*por*te*ve shoqėrore dhe politike nga ato qė i kanė njohur ve*tė nė Evropė. Me rastin e kthimit kėtė njohuri e mėsim e ka*nė shprehur nė forma tė ndryshme. Kryqtarėt nė fu*sha*tėn e tyre kanė takuar forma mė tė larta tė jetės sho*qė*rore-organizative, e cila shpjegon se madje edhe atė*he*rė kur forcat militante depėrtojnė ushtarakisht nė ndonjė te*rri*tor, edhe atėherė ndikon, apo ngadhėnjen ai qė po*se*don kulturė mė tė lartė dhe mė cilėsore. Burimi i ndi*ki*mit tė Islamit nuk ka qenė fuqia ushtarake, madje as pa*suria ekonomike, por superioriteti i raporteve sho*qė*ro*re, fetaro-morale, diturore, siē ka ndodhur me rastin e push*timit tė Greqisė sė vjetėr nga ana e romakėve, pėr*ka*tė*sisht pushtimit tė Bagdadit nga ana e mongolėve, dhe pėrvetėsimit tė ideologjisė sė tė pushtuarve.

Pėrfundim

Mund tė pėrfundojmė se hulumtimi ynė, pėr*ka*tė*sisht tė dhėnat e ofruara, tėrheqin vėrejtjen qė gjatė shqyr*timit tė ēėshtjes sė Kristianizmit tė popujve nė tro*jet iliro-shqiptare dhe nė Ballkan, tė kihet parasysh pra*nia e Islamit dhe muslimanėve nė kėto troje, pra, edhe para depėrtimit dhe pushtimit tė Siujdhesės Ball*ka*ni*ke nga osmanlinjtė.

Mbetet qė nė tė ardhmen, individėt, posaēėrisht ins*ti*tu*cionet tona shkencore t’i qasen kėsaj te*me seriozisht, nė mėnyrė qė tė ndriēohet e vėrteta his*to*rike mbi shtrirjen e Islamit nė trojet shqiptare. Ardhja e osmanlinjve dhe pranimi masiv e vullnetar, sidomos i po*pullit shqiptar e boshnjak nė Islam, ndryshe edhe nuk mund tė kuptohet.

Autorė Nexhat Ibrahimi
__________________
09.08.2009 syn ti me ben te ndihem mire ;)
gazi-de Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-11-11, 18:29   #3
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Prania e Islamit nė Ballkan nė periudhėn paraosmane

  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-11-11, 22:44   #4
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Prania e Islamit nė Ballkan nė periudhėn paraosmane

Hajra flm per kete video.

Po i shkruaj disa nga pjeset e fjaleve te Demakut:

"Nuk i du te gjithe besimtaret fetare. Besimet fetare kane ndihmuar qe njeriu te behet fisnik.

Secili prej pejgamereve kane qene maje e perndritur, qe kane ndihmuar qe nga niveli gati shtazarak te ngrihet njeriu, te fisnikerohet, e te vij deri ketu.

Besimet fetare jane te verteta, kur jane pernime.

Besimet fetare kur kalojne ne rituale, kur kalojne ne propagande, kur kalojne ambalazh, kur kalojne sidomos ne biznis, besimet fetare atehere jane te neveritshme.

Besimi fetar eshte privat, eshte intim, eshte individual, i takon secilit individ.

Por, besimi fetar e ka ne zemer. Dashuaria per Zotin duhet te jete ne zemren e njeriut, e jo brenda ambalazhit.

Ne qofte se e kemi nje tempulli fetar. Tempullin fetar e kane ndertuar njerezit.

Brenda atij tempulli ka fallsifikatore, ka njerez qe shkojne me shit poza, ka njerez shkojne me kriju mashtrime te ndryshme, ka njerez e bajne per biznis. Kjo e humb kuptimin e realitetit tone.

Gjeqovi ka thene njeriut qe nuk ka besim, une nuk i besoj.

Jeta ne besim eshte jete shprese. Jeta me shprese eshte gjithmone e favorshme, shume e mire. Jeta pa shprese eshte gjithmone negative, e demshme.

Jeta pa shprese eshte gjithmone negative dhe gjithmone demshme.

Per jeten njerezore, besimi fetar eshte fuqi e madhe relaksuese, qe sidomos per besimtarin e vertete. Jo besimtari lypes, jo besimtari biznismen. Jo besimi fetar ambalazh, jo besimi fetar politike, jo besimi fetar propagande.

Eshte interesant se ne Kosove kemi pak besimtare te vertete. Por, ata pak besimtare jane shume te mire.

Besimet fetare i kane tri vecanti. I kane vlerat, ritualet dhe simbolet.

Ne vlera, te gjitha besimet fetare dhe sektet lidhen ne besimin ne Zot.

Ritualet jane teknike, keto i krijojne njerezit.

Simbolet, i krijojne njerezit.

Dhe, kur eshte kjo vlera e pare, dhe kur ne kete vleren e pare njeriu eshte besimtar i vertete, eshte besimtar falenderues, jo besimtar lypes.

Si te zgjohen njerezit ne mengjes, lypin, O Zot, ma jep kete, e ate. Jo! Ai eshte besimtar lypes.

Zoti ti ka dhene te gjitha. Ne qofte se din ti menaxhosh, ne qofte se din ti perdoresh me fisnikeri, e me pasterti, do te kesh gjithmone kenaqesi e lumturi.

Ne qofte se i keqperdor, do ta pesosh.

Prandaj, ne falenderim do duhet te jete kjo. Per arsye se asgje njeriu nuk ka be per trupin e vete. Asgje! Krejt i ka dhurate."





E ky quni koka shok i Kercovarit, qe ka mesu permendesh dogmatizem fetar.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Arb : 06-11-11 nė 22:44
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:50.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.