Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 26-08-11, 01:14   #4
gazi-de
mergimtari
 
Avatari i gazi-de
 
Anėtarėsuar: 11-12-06
Vendndodhja: ger
Postime: 32,050
gazi-de i pazėvėndėsueshėmgazi-de i pazėvėndėsueshėmgazi-de i pazėvėndėsueshėmgazi-de i pazėvėndėsueshėmgazi-de i pazėvėndėsueshėmgazi-de i pazėvėndėsueshėmgazi-de i pazėvėndėsueshėmgazi-de i pazėvėndėsueshėmgazi-de i pazėvėndėsueshėmgazi-de i pazėvėndėsueshėmgazi-de i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Prania e Islamit nė Ballkan nė periudhėn paraosmane

A. Lidhjet e ndėrsjella tregtare dhe detare

Zhvillimi i gjithanshėm i Islamit dhe muslimanėve, veē tjerash, kushtėzoi edhe nevojėn pėr zhvillimin e treg*tisė, nė mėnyrė qė populli tė mund t’i tregtojė nė mė*nyrė tė ndėrsjellė tė mirat materiale ekonomike me po*pujt tjerė fqinj e mė larg, pėr shitblerjen e mallrave. Kė*to kontakte janė tė hershme.

Nė kėtė pikėpamje, qysh nė shekullin XI gjejmė lidh*jet e rregullta detare nėpėrmjet Mesdheut ndėrmjet Ev*ropės dhe Lindjes sė Afėrme.

Nė kėto lidhje tregtarėt mė tė dalluar nga Evropa ishin: mletasit, fiorentinasit, pizhanėt dhe gjenovasit, pas*taj katalonasit dhe francezėt.

Lidhje intensive tregtare, sidomos me popujt arabė dhe fiset turkmene, kanė mbajtur edhe qytetet breg*de*ta*re tė Adriatikut, ato tė Shqipėrisė, por edhe pjesėt konti*nen*ta*le tė trojeve iliro-shqiptare dhe mė gjerė ato ball*ka*ni*ke. Si*pas disa tė dhėnave, kėto lidhje datojnė nga kohėt e lash*ta pėr tė vazhduar nė periudhėn paraosmane dhe atė os*mane....

Idrisi dhe udhė*pėrshkruesi musliman Ibn Havkali flasin pėr buj*qė*si*nė e zhvilluar dhe tregjet e vėrshuara me zejtarėt dhe artistėt muslimanė, pėr lagjet muslimane nė Paler*mo dhe qytetet tjera plot shkolla, biblioteka, dijetarė etj. ...

Lidhjet detare dhe tregtare tė muslimanėve me trojet iliro-shqiptare dhe mė gjerė, qė nga kohėt mė tė lashta pėr*veē funksionit parėsor, shitblerjes sė mallrave treg*tare, kanė kryer edhe funksione tė tjera siē janė: ndikimi nė llojin dhe stilin e veshjes, planifikimin e kohės, nė lloj*llojshmėrinė dhe nė mėnyrėn e pėrgatitjes sė ushqi*mit e pijes. Pasi kanė poseduar pikėpamje ideore shumė mė tė zhvilluara, kanė ndikuar qė Islami individualisht tė pra*nohet si besim i ardhmėrisė.

Nė anėn tjetėr, disa treg*tarė, tė cilėt kanė gjetur kushte nė qytetet bregdetare, nė*pėr lugina pjellore dhe nėpėr qytete udhėkryqe apo tė for*tifikuara, janė vendosur dhe kanė zhvilluar veprim*ta*rinė e tyre. Kjo ka ndihmuar nė formimin e banishteve tė para muslimane, nė fillim tė vogla, e mė vonė gjithnjė e mė tė mėdha e mė tė zhvilluara.

B. Lidhjet e ndėrsjella ushtarake dhe politiko-diplomatike

Zhvillimi i hovshėm i bashkėsisė islame (ummetit) re*zultoi me zgjerimin e shpejtė tė saj nė tė katėr anėt. Kė*shtu, qė nė vitin 634 filluan depėrtimet e musli*ma*nė*ve nė Perandorinė Bizantine. Nė kėtė kohė janė bėrė pėr*pjekjet pėr pushtimin e Konstantinopolit tė cilin e mba*nin bizantinėt. Disa dekada mė vonė, nė vitet 717-718, nėn udhėheqjen e komandantit Mesleme, u rrethua Kon*stantinopoli, por pėr shkak tė murit rrethues dėshtoi push*timi. Nė kėtė pėrpjekje u pushtua Gallata, ku mus*li*ma*nėt ndėrtuan njė xhami tė quajtur “Arap Camisi” (Xha*mia e Arabit), qė pas tėrheqjes sė muslimanėve u shndė*rrua nė kishė. Mehmeti II Fatihu me rastin e push*ti*mit tė Konstantinopolit mė 1453 kėtė objekt sėrish e ktheu nė formėn e mėparshme, nė xhami.

Sipas burimeve arabe, Meslemeja me ekspeditėn e tij ush*tarake depėrtoi deri nė Edirne (Edrene apo Adriano*po*jė) dhe Selanik dhe pikėrisht ky depėrtim i Mesleme*sė kon*siderohet si kontakt i parė i ushtrisė muslimane me po*pujt ballkanikė dhe mundėsia e parė qė Islami tė ush*tro*jė ndikim nė viset ballkanike.

Nuk janė irelevante as depėrtimet e muslimanėve nė brigjet e Detit Adriatik, ku jetonin edhe shqiptarėt, nė vitet 840-841, sepse edhe kėtu ėshtė bėrė ndikimi i mu*sli*manėve mbi popullsinė autoktone iliro-shqiptare.

Me rėndėsi ėshtė edhe paraqitja e peēenegėve nė shekullin VIII, pėr*ka*tė*sisht nga fundi i shekullit IX dhe atė nė shekullin XI.

Me pushtimin e Spanjės nga ana e muslimanėve, ke*mi njė kaptinė tė re ndėrmjet raporteve tė muslima*nėve dhe popujve ballkanikė. ...

Llojllojshmėrinė e kontakteve e shohim edhe nga ras*ti vijues, kur i nxitur nga motivet religjioze kristiane, Qi*rilo Konstantini, i dėrguar personal i mbretit Mihajlo III, nė vitin 856, kishte shkuar te halifi abbasit el-Mu*te*ve*kkil b. Rashid, pėr polemikė mbi ēėshtjet fetare.

C. Lėvizjet e misionarėve tė ndryshėm dhe shpėrnguljet e ndėrsjella

Rol tė rėndėsishėm nė kontaktimin, e pastaj edhe nė pėr*hapjen e Islamit nė trojet iliro-shqiptare e mė gjerė, ka*nė pasur misionarėt e ndryshėm dhe lėvizjet-migrimet e njerėzve apo grupeve nga vendi nė vend.

Ka indikacione se tregtarėt, pastaj udhėpėrshkruesit, mu*llat (teologėt) e mistikėt, qė njėherėsh kanė luajtur ro*lin e misionarit, predikuesit tė besimit islam, shumė he*rėt i kanė vizituar viset tona bregdetare, pastaj luginat e lu*menjve dhe qendrat tregtare-qytetet, madje edhe disa she*kuj para ardhjes sė osmanlinjve nė trojet e Kosovės, Shqi*pėrisė, Bosnjės, pėrkatėsisht nė viset ballkanike. Kė*tyre sidomos u ndihmoi depėrtimi i ushtrisė musli*ma*ne dhe disa fiseve turkmene tė besimit islam nė Ballkan ose nė viset pėrreth Ballkanit.

Pėr muslimanėt e parė nė Bullgari ėshtė ruajtur dėsh**mi e vlefshme nė kreun CIII tė letrės sė njohur tė pa*pės Nikolla I (858-867) me titullin “Response Nicollai I Papae ad consulata Bulgarorum”, ku thuhet:

“Ju pyetni ē’duhet bėrė me librat heretikė, tė cilėt, po*honi, gjenden te ju, kurse i keni marrė nga saracenėt. Ato, natyrisht, nuk duhet ruajtur, sepse sikur qė ėshtė e shkru*ar (nė enciklikėn mbi korinasit), kuvendimet e kė*qi*ja prishin moralin e shėndoshė, e pėr kėtė si tė dėm*shme dhe heretike dorėzoni zjarrit”. ...

Kryqtarėt nė Lindjen e Afėrme kanė hasur nė kul*tu*rė e qytetėrim shumė mė tė zhvilluar nė fushėn e ra*por*te*ve shoqėrore dhe politike nga ato qė i kanė njohur ve*tė nė Evropė. Me rastin e kthimit kėtė njohuri e mėsim e ka*nė shprehur nė forma tė ndryshme. Kryqtarėt nė fu*sha*tėn e tyre kanė takuar forma mė tė larta tė jetės sho*qė*rore-organizative, e cila shpjegon se madje edhe atė*he*rė kur forcat militante depėrtojnė ushtarakisht nė ndonjė te*rri*tor, edhe atėherė ndikon, apo ngadhėnjen ai qė po*se*don kulturė mė tė lartė dhe mė cilėsore. Burimi i ndi*ki*mit tė Islamit nuk ka qenė fuqia ushtarake, madje as pa*suria ekonomike, por superioriteti i raporteve sho*qė*ro*re, fetaro-morale, diturore, siē ka ndodhur me rastin e push*timit tė Greqisė sė vjetėr nga ana e romakėve, pėr*ka*tė*sisht pushtimit tė Bagdadit nga ana e mongolėve, dhe pėrvetėsimit tė ideologjisė sė tė pushtuarve.

Pėrfundim

Mund tė pėrfundojmė se hulumtimi ynė, pėr*ka*tė*sisht tė dhėnat e ofruara, tėrheqin vėrejtjen qė gjatė shqyr*timit tė ēėshtjes sė Kristianizmit tė popujve nė tro*jet iliro-shqiptare dhe nė Ballkan, tė kihet parasysh pra*nia e Islamit dhe muslimanėve nė kėto troje, pra, edhe para depėrtimit dhe pushtimit tė Siujdhesės Ball*ka*ni*ke nga osmanlinjtė.

Mbetet qė nė tė ardhmen, individėt, posaēėrisht ins*ti*tu*cionet tona shkencore t’i qasen kėsaj te*me seriozisht, nė mėnyrė qė tė ndriēohet e vėrteta his*to*rike mbi shtrirjen e Islamit nė trojet shqiptare. Ardhja e osmanlinjve dhe pranimi masiv e vullnetar, sidomos i po*pullit shqiptar e boshnjak nė Islam, ndryshe edhe nuk mund tė kuptohet.

Autorė Nexhat Ibrahimi
__________________
09.08.2009 syn ti me ben te ndihem mire ;)
gazi-de Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:14.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.