Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Zona Administrative > Tema tė vjetra
Emri
Fjalėkalimi
Tema tė vjetra Arkivi i forumit



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 31-08-11, 19:19   #11
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: NJe zyrtar turk kerkon ti shpallim otomanet(Turqit) vllezer, jo pushtue

Neoosmanizmi dhe shqiptarėt nė Turqi

Bujar Abdullahu
Jashar Koshaner, ish gjenerali i ushtrisė turke para disa ditėve dha dorėheqje sė bashku me komandantėt mė tė rėndėsishme tė forcave tokėsore, detare dhe ajrore dhe kjo ndodhi pėr shkak se 250 oficer, ndėr tė cilėt 14 gjeneralė janė nė burgjet turke, sipas qeverisė, pėr shkak tė komplotit tė pėrgatitur prej tyre.
Armata turke me kushtetutėn e saj, ndėr tė tjera, dhe deri mė tani, ėshtė shfaqur edhe si mbrojtėse e sekularizmit dhe njėkohėsisht parandaluese e ndikimit tė fesė nė shtet. Historia moderne e saj, mė saktė ajo prej liderit historik Ataturk e tutje, ėshtė dėshmitarja mė e mirė e kėtij konstatimi. Ndėrsa tash, kur Nexhet Jozel, njeri i besuar i kryeministrit Erdogan dhe presidentit Gyl, zgjidhet pėr shef tė shtabit tė pėrgjithshėm tė armatės turke, dhe kur dihet se Partia e Drejtėsisė dhe Zhvillimit ka politika pro-islamiste, atėherė kahet e kėtij shteti me ndikim, jo vetėm nė Ballkan, duket se kanė filluar trasimin e njė shtegu tė ri pėr ecje tutje, me ē’rast pėr herė tė parė Turqia shfaqet si unike nė aspekt tė identitetit tė saj qytetėrues, ku drejtimi i udhėheqėsve ėshtė i njėjtėsuar dhe nė harmoni tė plotė me pėrkatėsinė fetare tė popullit tė saj. Por a ėshtė kėshtu nė tė vėrtetė, apo Turqia vazhdon tė jetė shtet i pėrēarė me shumicė myslimane dhe me nomenklaturė politike e ushtarake sekulare ?
Gjeostrategjia e re turke jo vetėm politiko-kulturore e zyrtarėve turq nė shtetet e Ballkanit dhe nė veēanti nė Kosovė, qė disa po e quajnė neoosmanizėm duket se ka kulmuar dhe ėshtė kuptuar mė shpluar, me kėrkesėn e fillimisht ministrit tė arsimit, z. Omer Dinēer dhe me pas tė atij tė punėve tė jashtme, z. Ahmet Davutogllu, pėr njė retush tė historisė sė periudhės sė sundimit otoman. I pari, pra z. Dinēer kėrkoj qė aty ku fyhet periudha e sundimit tė sulltanėve tė hiqen nga tekstet shkollore, ndėrsa i dyti, shefi i diplomacisė turke, tha se ne nuk kėrkojmė qė tė ndryshohet historia por mėnyra e interpretimit tė saj. Ai mė pas shtoj se ‘nė kohėn e komunizmit tė Titos dhe tė Enverit ėshtė shkruar historia juaj dhe pėr kėtė arsye ajo ka qenė e ndikuar nga sistemet pėrkatėse dhe si e tillė duhet rishikuar’.
Shqiptarizma konturėn e saj pėrfundimtare e ka marrė nė kohėn e rilindasve tanė, dhe ky besoj ėshtė njė konstatim tė cilėn e kanė pėrsėritur nė vazhdimėsi dhe vėnė nė pah shumė historianė, intelektualė e akademikė. Ėshtė periudha e Rilindjes Kombėtare Shqiptare ajo e cila mund tė konsiderohet si njė ndėr periudhat mė tė ndritshme tė historisė shqiptare. Por, pse ėshtė mė e pasura dhe pse ėshtė periudhė kur shqiptarizma krijoj konturėn e saj pėrfundimtare? Thjesht pėr shkak se mu nė kėtė periudhė shqiptarėt i kundėrvihen Otomanėve dhe pos tjerash mbi bazėn e kėsaj kundėrvėnie u krijua kombi shqiptarė me atributet e saja unifikuese si gjuha, kultura, fetė etj..
Po, ėshtė e vėrtetė se historia ėshtė e shkruar edhe pėrgjatė regjimeve komuniste titiste dhe enveriste dhe si e tillė mund tė ketė ndikime nė pėrshkrimin dhe konkluzionet pėr periudhėn e sundimit otoman nė tokat e shqiptarėve, por nuk kam ndonjė dyshim se historia ėshtė e shkruar edhe nė periudhat parakomuniste dhe edhe nė kėta libra historik gjenden pjesė tė cilat nuk kanė qenė tė thurura me lavde pėr historinė otomane, nė tė vėrtetė ka qenė dhe ėshtė mu e kundėrta.
Ne jemi komb i vogėl, si shtet i Kosovės edhe mė tė vegjėl, dhe nuk besoj se kemi mundėsi pėr ndikim nė politikat rajonale e edhe mė pak nė atė globale, por pasi Turqia kėrkoj nga institucionet tona ndryshimin e interpretimit tė historisė, atėherė besoj se pėrgjithėsisht shqiptarėt, dhe nė veēanti ata tė Kosovės, pėr shkak se kjo kėrkesė turke ėshtė drejtuar tek institucionet tona, kemi tė drejt, dhe atė shumė legjitime, tė kėrkojmė nga Ankara zyrtare njohjen e shqiptarėve tė Turqisė me statut tė minoritetit. Kjo besoj, ėshtė larg mė legjitime se sa kėrkesa e zyrtarėve tė Turqisė pėr ndryshim tė historisė apo ndryshim, qoftė edhe tė interpretimit tė saj. Nė veēanti tani kur kahja e zhvillimit historik e Turqisė ka marrė njė dimension tė ri, ėshtė e natyrshme qė nė vazhdėn e ndryshimeve tė saj tė kėrkohet trajtimi i shqiptarėve si minoritet me tė drejta tė njėjta me turqit nė Kosovė dhe, kuptohet, me rikthimin e mbiemrave shqiptarė.
Duke pas parasysh gjeostrategjinė e re turke nė rajon, duke pasur parasysh gjithashtu edhe kėrkesėn qė pėrfaqėsuesit e institucioneve tė Kosovės me shumė legjitimitet mund ta kėrkojnė nga Ankara zyrtare, fuqishėm besoj se shqiptarėt dhe turqit nuk kanė asnjė arsye qė tė ndryshojnė kursin e bashkėpunimin tė deritanishėm, madje ėshtė me dobi dypalėshe qė ky bashkėpunim tė forcohet e thellohet edhe mė, pavarėsisht qė historia jonė mund tė mbetet e pandryshuar.
(Autori ėshtė Kryetarė i Partisė Nacionale Demokratike Shqiptare)
 
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 05:17.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.