|
Toleranca fetare! A jemi ne Shqipetarėt popull tolerant nė fe? |
13-09-11, 22:21
|
#1
|
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
|
Titulli: Rrymat ekstreme
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga e-uritura
Kjo shpjegon mjaft gjera ne lidhje me ata qe agjerojne!
|
jo !
aludova ne ju ..
__________________
--------------------------------------------------------------------------------
Vendlindje, ti ėndėrr qė mė ftofesh
lėshoma njė zė, pash' Hirin tėnd!
Shėtita pash' mė pash' (edhe Ferrin),
por Prushin tėnd s'ma dogj dot, asnjė vend!
[ e vodha, nga Panta_rhei ]
|
|
|
14-09-11, 17:40
|
#2
|
Anėtarėsuar: 23-04-08
Postime: 1,893
|
Titulli: Rrymat ekstreme
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga jadore
jo !
aludova ne ju ..
|
Aaaa!
|
|
|
15-09-11, 14:06
|
#3
|
Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Titulli: Rrymat ekstreme
Fundamentalizmi i demaskuar
Kosova si shtet laik, demokratik dhe shoqėri moderne nuk i kufizon tė drejtat e besimtarėve. Por, nuk mund tė lejojė qė tė sfidohet nga fundamentalizmi i maskuar nė petkun e respektimit tė tė drejtave tė njeriut.
Nga Shkelzen Maliqi mė 12 shtator 2011
Kėrkesat qė i shtrojnė disa parti dhe grupe islamiste, pėr bartjen e shamisė dhe futjen e lėndės sė fesė nė shkollat publike, prezantohen si tė drejta demokratike dhe, pėr mė shumė, vullnet i shumicės. Nė shikim tė parė edhe shamia edhe mėsimi i fesė, mund tė cilėsohen si pjesė e tė drejtave qė i ka ēdo individ, tė mbulojė kokėn dhe tė edukohet nė frymėn e besimit qė i takon dhe ėshtė edhe si individ i bindur nė kėtė.
Megjithatė, nė kėtė ēėshtje duhet tė dallohet sfera publike nga sfera private. Nė sferėn publike, qė e kontrollon shteti demokratik, nuk mund tė lejohet promovimi i besimeve dhe praktikave fetare qė kanė tendencėn e uzurpimit tė sferės publike. Konkretisht, e drejta e mbulimit tė kokės me shami nuk mund ti mohohet individit qė beson se me kėtė pėrmbush njė normė dhe urdhėr fetar, por kur kėrkohet qė shamia, ose mė radikalisht mbulimi i fytyrės, tė legalizohet edhe nė jetėn publike, nė shkollat dhe institucionet publike, kjo e drejtė bie ndesh me parimin e emancipimit tė gruas nga format tradicionale tė nėnshtrimit tė saj.
Nė diskursin fetar tė myslimanizmit radikal mbulimi i kokės ose edhe fytyrės me ferexhe, nuk pasqyrojnė thjesht njė botėkuptim relikt pėr sjelljen e gruas nė shoqėri qė mund ta konsiderojmė si folklor tė padjallėzuar, por zakonisht ėshtė njė manifestim i qartė i jashtėm i kufizimeve qė duhet ti ketė njė grua e qė janė krejtėsisht tė papėrputhshme me jetėn moderne dhe tė drejtat e barabarta tė gruas nė shoqėri. Privatisht dhe individualisht njė grua mund tė ketė bindje dhe ti nėnshtrohet regjimit tė kufizimeve, por nė shtetin demokratik dhe nė institucionet publike, nuk mund tė lejohet ky lloj i imponimit tė kufizimeve tė lirisė qė gruan e kthen nė njė skllave paramoderne qė duhet ti bindet pėr ēdo gjė burrit e edhe familjes sė tij, dhe i ka tejet tė kufizuara mundėsitė e zgjedhjes sė profesioneve dhe tė mėnyrės sė jetės. Njė model tė pozitės tė kėtillė tė mbrapsht dhe tė trajtimit fundamentalist tė rolit tė gruas nė shoqėri ėshtė ai qė aplikohet ende nė Arabinė Saudite, e nė variantet e modifikuara edhe nė Iran dhe disa shtete tjera jodemokratike.
Ky imponim i modelit tradicional konservator ėshtė sidomos i papranueshėm pėr femrat nė moshėn jo madhore. Dhe mu kėtė model edhe e kanė sjell nė Kosovė disa ideolog dhe praktikues tė vehabizmit.
Edhe mė fundamentaliste ėshtė kėrkesa e islamistėve ekstremistė qė nė shkollat publike tė futet lėnda e besimit dhe kėtė jo si nxėnie e diturive mbi fenė ose mė saktė mbi fetė (gjė qė edhe ėshtė prezente nė kurikullat aktuale tė shkollave publike), por si njė lloj introdukte nė besim qė nė instancėn e fundit pėr qėllim e ka indoktrinimin, joshjen e tė rinjve qė tė aderojnė dhe praktikojnė religjionin.
Shteti laik nuk duhet tė lejojė futjen e njė lėnde tė tillė indoktrinuese nė shkollat publike. Kjo pėr arsye sepse doktrinat e tė gjitha religjioneve kryesore (krishtere dhe islame) janė dogmatike dhe fundamentaliste, nė kuptimin se predikojnė se Bibla dhe Kurani janė libra tė shenjtė dhe burim i tė vėrtetave fondamentale, sikundėr qė edhe sigurojnė shpėtimin e besimtarėve tė devotshėm nė atė jetėn tjetėr, pas vdekjes dhe largimit nga kjo botė.
Analizat kritike tė Biblės qė janė bėrė prej kohėsh, dhe kohėve tė fundit edhe ato tė Kuranit, kanė treguar se kėta libra gjithsesi janė vepra dhe krijime tė rėndėsishme dhe me ndikim enormė, nė kuptimin e njė lloji tė letėrsie tė bukur dhe tė frymėzuar, por qė nuk janė assesi burim i tė vėrtetave fondamentale dhe tė paprekshme. Tė shkruara para shumė shekujsh nga dora e njeriut por tė shpallur si fjala e perėndisė, Bibla dhe Kurani dhe nuk japin assesi pėrgjigje pėr sfidat e jetės nė kohėn e sotme. Pėr disa shtresa fetarėsh ato janė ngushėllim dhe inspirim, por nuk e kanė mė ndikimin universal, ngecin pas kohės.
Librat e shenjtė sidomos bien ndesh me shkencėn kritike dhe tė avancuar, e cila jep shpjegime pėr fenomenet e natyrės dhe tė jetės shoqėrore pėr tė cilat librat e shenjtė nuk kanė pas pėrgjigje. Por pėr dallim nga zbulesat mitologjike tė librave tė shenjtė, nga ku teologėt dhe klerikėt me shekuj nxirrnin thesarin manipulativ tė tė vėrtetave tė fundit, shkenca moderne dhe mendimi shoqėror modern, ka ardhur deri te pėrfundimi se nė tė vėrtetė nuk ka kėso tė vėrteta fondamentale, qė dikujt pastaj i japin tė drejtėn qė tė pėrcaktojė se ēka ėshtė e mirė dhe ēka ėshtė e keqe, ēka ėshtė e drejt dhe ēka nuk ėshtė e drejtė, ēka ėshtė e lejuar dhe ēka nuk ėshtė e lejuar.
Vetėdija kritike moderne ua kufizon tė drejtėn kastės sė interpretuesve tė librave tė shenjtė, qė i kanė sunduar me shekuj njerėzit nė sistemet e ndryshme, qoftė kur kanė thėnė se perandorėt dhe mbretėrit janė sundues nė emėr tė zotit, qoftė kur vetė klerikėt, nė shtetet teokratike, e mbanin pushtetin pėr vete, siē po ndodh tani nė Iran.
Kosova si shtet laik demokratik dhe shoqėri moderne nuk i kufizon tė drejtat e besimtarėve. Por, nuk mund tė lejojė qė tė sfidohet nga fundamentalizmi i maskuar nė petkun e respektimit tė tė drejtave tė njeriut.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|
|
|
15-09-11, 14:39
|
#4
|
Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Titulli: Rrymat ekstreme
Shefqet Krasniqi dhe Zakir Naik
Nga Shkruan Dimal Basha mė 23 korrik 2011 nė ora 13:02
Nėn kthetrat e Islamit radikal gjendet edhe Shefqet Krasniqi, imam nė xhaminė e Prishtinės, i cili glorifikon individė qė thėrrasin pėr shkatėrrimin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.
Ekstremizmi nė tė gjitha format fshihet pas maskimeve tė ndryshme. Edhe ekstremizmi Islam qė ka zėnė fill nė vendin tonė po fshihet pas disa individėve qė bartin maska pėr tė fshehur qėllimet dhe ideologjitė e tyre urrejtėse.
Tė njėjtėn maskė e bart Shefqet Krasniqi! Predikimet e tij radikale po zgjojnė simpati dhe rrjedhimisht ky dogmatizėm i qytetarėve po thellon injorancėn nė vendin tonė. Pėrkrahja e tij pėr ekstremist qė thėrrasin pėr shkatėrrimin e Amerikės flet pėr predikimet e tij tė fshehura dhe pasojat qė do tė rezultojnė nėse lejohet qė ky matrapaz tė vazhdojė tė promovojė ideologjinė talibane nė Kosovė!
Shefqet Krasniqi u deklarua se Zakir Naik, predikues i Islamit ekstremist, ėshtė njė mysliman i mirė dhe foli pėr punėn e tij tė shkėlqyer qė ai bėn nė pėrhapjen e Islamit!
Nė tė vėrtetė, Zakir Naik ėshtė mysliman i lindur dhe rritur nė Indi, dhe njėri nga promovuesit mė tė ashpėr tė Wahabizmit, gjė tė cilėn e arrin pėrmes njė kanali televiziv tė themeluar nga vet ai, Peace TV. Retorika ekstremiste qė ai pėrdor ka rezultuar me ndalimin e tij qė tė udhėtojė nė shumė vende perėndimore si Britania e Madhe dhe Kanadaja pasi qė predikimet e tij nė kėto vende konsiderohen se ekstremiste.
Njėra nga deklaratat mė antagoniste u publikua nė vitin 2006, kur Zakir Naik u pyet pėr involvimin e Osama bin Laden-it nė sulmet e 11 Shtatorit, Naik u pėrgjigj, Nėse kėrkoni mendimin tim, nėse doni tė vėrtetėn, nėse ai [bin-Laden] i lufton armiqtė e Islamit, unė e pėrkrahi atė. Nėse ai i terrorizon terroristėt, nėse ai terrorizon Amerikė terroristin, terroristin mė tė madh, atėherė ēdo mysliman duhet tė jetė terrorist.
Nė anėn tjetėr tė oqeanit, Shefqet Krasniqi pėrkrah Zakir Naik-un dhe e quan atė njė mysliman tė mirė. Me 15 Shkurt tė kėtij viti, gjatė njė emisioni tė transmetuar nė Radio Kosova e Lire, njė dėgjues (qė paraqitet si Bashkim Fazliu nga Gjilani) e pyeti hoxhėn se a ėshtė takuar ndonjėherė me Dr. Zakir Naik-in dhe ēka mendon pėr tė?
Hoxha Krasniqi mohoi tė ketė takuar ndonjėherė Zakir Naik-un, mirėpo pranoi tė ketė njohur nga afėr mėsuesin e tij, Ahmed Deedat. Sidoqoftė, hoxha nuk hezitoi qė tė glorifikoi Zakir Naik duke e quajtur atė si njė kuadėr tė shkėlqyeshėm.
Shefqet Krasniqi gjithashtu shtoi se Zakir Naik ėshtė njė njeri shumė i zoti dhe se ai ėshtė duke bėrė mundin e vet pėr tė treguar mirėsitė e Islamit. Hoxha nuk tregoi qytetarėve tanė qė mirėsitė e tija pėrfshijnė thirrjet pėr shkatėrrimin e Amerikės dhe pėrkrahjen e Al-Kaides.
Ėshtė njė njeri mashallah qė po bėn njė punė tė mirė nė pėrhapjen e fjalės sė Allahut, pėrfundoi Krasniqi.
Kjo ėshtė vetėm njėra nga deklaratat e tij tė shumta tė turpshme qė shpalohen nėpėr mediat tona dhe na bėn tė dyshojmė edhe mė shumė se ēfarė fshihet pas synimeve tė hoxhės. Shefqet Krasniqi pėrkrah haptazi individ si Zakir Naik qė ėshtė ithtar i Osama bin-Laden-it dhe tė njėjtėn kohė e quan Amerikėn terrorist. Shkurt e shqip, ai e quan mysliman tė mire njė individ si Zakir Naik qė thėrret nė shkatėrrimin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, vend ky qė ėshtė pėrkrahėsi mė i madh i pavarėsisė sė Kosovės dhe aktori kryesor qė ndaloi gjenocidin dhe siguroi ekzistencėn e popullit tonė para jo mė shumė se njė dekade.
Habia mė e madhe nė vendin tonė ėshtė se asnjė deklaratė dhe asnjė turp nuk arrin qė tė ndėshkohet. Andaj, ėshtė kruciale qė, fillimisht, Bashkėsia Islame tė marr pėrgjegjėsi dhe ta shkarkoi nga pozita e imamit Shefqet Krasniqin. Nėn dy, qeveria duhet qė tė monitorojė mė afėr synimet e tija destabilizuese dhe tė sfidojė hoxhėn nė lidhje me deklaratėn para se populli te bie viktimė e ideologjisė talibane qė Shefqet Krasniqi e promovon. Gjithė kjo duhet tė arrihet para se ky hoxhė tė dėmtojė rėndė raportet me aleatėt mė tė rėndėsishėm, raporte kėto qė janė jetike pėr zhvillimin tonė, dhe shtylla e shtetit qė ne sot e gėzojmė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 02:47.
|
|