|
Toleranca fetare! A jemi ne Shqipetarėt popull tolerant nė fe? |
14-09-11, 18:02
|
#1
|
Kafir Arrnaut
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
|
Titulli: Deputetėt i thonė JOMėsimbesimit nė shkolla
isha duke u mendue ,athua me pas votue per lenden fetare , a ishin caktue edhe femnat me dhan landen fetare psh naj hoxhonic ,apo veq qasi far sadullahash e gjengiza
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
|
|
|
14-09-11, 18:34
|
#2
|
Administratorėt
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
|
Titulli: Deputetėt i thonė JOMėsimbesimit nė shkolla
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Guri i madh
isha duke u mendue ,athua me pas votue per lenden fetare , a ishin caktue edhe femnat me dhan landen fetare psh naj hoxhonic ,apo veq qasi far sadullahash e gjengiza
|
Edhe ti shum po mendon...
Normal qe edhe femra do te ishin caktu, ti a se din qe femra asku ne bot nuk ka te drejta me shum se ato qe i perkasin fes islame?
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
|
|
|
14-09-11, 18:54
|
#3
|
Kafir Arrnaut
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
|
Titulli: Deputetėt i thonė JOMėsimbesimit nė shkolla
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Murgesha
Edhe ti shum po mendon...
Normal qe edhe femra do te ishin caktu, ti a se din qe femra asku ne bot nuk ka te drejta me shum se ato qe i perkasin fes islame?
|
po une deshta me dit se a ka femra qe e kan krye shkollen e fes islame ,se po thojn do te ri ne po pranojna landen e edukates fetare veq me kan arsimtare hoxhonic
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
|
|
|
14-09-11, 20:58
|
#4
|
Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Titulli: Deputetėt i thonė JOMėsimbesimit nė shkolla
Shamia

Seb Bytyēi
Tema e kėtij shkrimi nuk ėshtė mbulesa ose mėsim-besimi. Ky shkrim refuzon tė diskutojė pėr njė ēėshtje tė paqenė. Mirėpo, diskuton pėr ēėshtjet reale dhe pėrpjekjet pėr ta tėrhjekur vėmendjen larg atyre.
Kontrollimi i mendjes
Orwell nė librin e tij 1984 paralajmėron pėr njė shoqėri ku partia kontrollon ēdo aspekt tė jetės, dhe madje ekziston edhe Policia e Mendimeve. Mirėpo, unė dua tua rikujtoj librin e H.G. Wells Makina kohore (dhe filmin e vitit 2002 me tė njėjtin titull) qė merret me njė qasje tjetėr merret me temėn e ngjashme. Aty njė shkencėtar udhėton nė kohė nė tė ardhmen e largėt. Aty ai gjen njė shoqėri tė varfėr qė jeton sikur paraardhėsit tanė nė kohėn e gurit. Njė gjė tė ēuditshme qė ai vėren aty ėshtė se nuk ka njerėz nė moshė tė shtyrė. Edhe pse nė pyetjet e tij nuk pėrgjigjet askush, mė vonė ai e kupton arsyen e kėsaj. Kėta njerėz vazhdimisht janė pre e disa monstrumėve qė dalin nga toka. Mė e ēuditshmja pėr tė ėshtė se askush nuk pranon tė flas pėr fatin e tyre. Ata thjeshtė e pranojnė realitetin dhe nuk flasin pėr familjarėt e tyre tė rrėmbyer/vrarė nga monstrumėt nėntokėsor.
Mė vonė, protagonisti, e kupton ēfarė po ndodhė. Pėr shkak tė njė katastrofe bota shndėrrohet nė njė vend tė shkretė. Dhe lloji njerėzor evoluon nė dy nėnlloje, njėri, Morlokėt, qė jeton mbi tokė (dhe qė ju ngjan shumė njerėzve tė tashėm) dhe tjetri nėnlloj, Eloi, qė jeton nėn tokė (dhe ngjajnė nė monstrumė). Nėntokėsorėt nė fakt i gjuajnė njerėzit mbi tokė pėr ushqim. Nė film, shkencėtari kupton se nėntokėsorėt janė tė ndarė nė disa grupe, dhe pėrderisa njė grup merret me gjuajtjen e njerėzve, njė grup mė i avancuar ėshtė nė gjendje tė kontrollojė mendjen e tė gjithė nėntokėsorėve si dhe tė njerėzve mbi tokė. Kėshtu, predatorėt i frikėsojnė njerėzit duke u futur edhe nė ėndrrat e tyre, dhe duke mos i lejuar as tė mendojnė pėr rezistencė.
Mjegulla kosovare
Nuk ka si tė mos vijė nė mendje ky skenar, kur e sheh ēfarė ndodhė me popullsinė nė Kosovė. Shumė e rėndėsishme ėshtė saga e shamive e mėsim-besimit. Nė qindra anketa qė janė bėrė me qytetarėt kosovarė qė nga viti 1999, nė asnjėrėn pėr tyre nuk del si brengė shamia ose mėsim-besimi. Vazhdimisht konfirmohet se brengat kryesore pėr qytetarėt janė papunėsia, varfėria dhe korrupsioni. Dhe pėr ēfarė teme diskutojnė kosovarėt me javė tė tėra? Pėr shaminė dhe mėsim-besimin, tema qė as nuk figurojnė nė radarin e shoqėrisė kosovare pėr nga rėndėsia.
Kėtu pra qytetarėve u imponohen tema qė ua tėrheqin vėmendjen e tyre nga ēėshtjet reale. Para syve kolektiv tė shoqėrisė kosovare vendoset njė shami e errėt qė e parandalon shikimin e problemeve tė vėrteta. Dhe, me mjeshtri prej ninxhash gjuhen bomba tymi, nė kohėn kur buxheti i Kosovės dėmtohet me miliona euro nga korrupsioni. Grabitēarėt duan mjegull.
Qytetarėt si Eloi dhe ēėshtjet e vėrteta
Pėrderisa, mjegulla e hutia krijohen me zell nė tė tėra anėt, qytetarėt grabiten ēdo ditė. Ēdo i treti kosovar jeton nė varfėri absolute. Inflacioni ėshtė rritur, dhe ēmimet pėr ushqim janė rritur pėr gjysmė. Numri i ndėrmarrjeve qė mbyllen nga presioni i tatimit nė njė anė dhe haraēit nė anėn tjetėr - ėshtė rritur nė vitet e fundit. Dhe ēfarė ndodhė me njerėzit qė mbesin pa punė dhe pa dinjitet? Shpėtimtarėt shkojnė u ofrojnė lėmoshė duke shkelur edhe mė tej dinjitetin e tyre.
Refuzimi i hirit syve
Nė vend qė tė diskutohet pėr krijimin e vendeve tė punės, diskutohet pėr shami qė bartet nga disa dhjetėra persona nga gati dy milionė. Nė vend qė tė propozohen ligje pėr luftimin e korrupsionit e krimit tė organizuar, si p.sh. ligji antimafia ose pėrforcimi i Agjencisė Anti-korrupsion me fuqi prokuroriale, propozohen amandamente ligjore pėr mėsim-besim.
Prandaj, kurthi mjegullues i ngritjes sė temave tė paqena ėshtė i rrezikshėm. Ėshtė mashtrues dhe dėmtues pėr qytetarėt e Kosovės. Dhe diskurset e tilla publike qė promovojnė debate romantike herė nacionaliste herė religjioze, janė qėllimkėqija dhe duhet tė refuzohen.
(Autori ėshtė Drejtor i Institutit Ballkanik tė Politikave. Opinionet janė personale.)
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|
|
|
14-09-11, 21:04
|
#5
|
Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Titulli: Deputetėt i thonė JOMėsimbesimit nė shkolla
Kundėr Edukatės Fetare nė shkollat e Kosovės

Gani N. Asllani
Rreth debatit pėr vėnien e orės fetare si mėsim tė detyruar nėpėr shkollat e Kosovės, tashmė janė pozicionuar shumė grupe, individ, shoqata apo organizata nė tė dyja kampet, atė pėr, dhe atė kundėr, duke pėrdorur tė drejtėn e qytetarit pėr tu edukuar, kurse nga kampi tjetėr, duke pėrdorur argumentin e shtetit laik si bazė e fortė kushtetuese qė e ndanė shtetin nga feja. Derisa nė kėtė zhurmė madiatike e mbi-politizuar, nxitur nga dy deputet tė koalicionit Aleanca pėr Kosovė tė Re tė hyrė nė Kuvendin Popullorė tė Republikės si pasojė e sistemit tė ēoroditur zgjedhorė nė Kosovė, e qė pėr shkak tė numrave tė ulėt qė koalicioni qeveritarė i ka nė disponim, nuk mundet tė ia lejoj vetes bezdisjen e tyre, kanė filluar qė njerėzit tė marrin edhe nofka (kryesisht komunistet nuk po duan tė na lėnė praktikimin e fesė) duket se mė sė paku, ose edhe fare nuk ėshtė shtjelluar argumenti mėsimoro pedagogjik, pra ēėshtja se a duhet qė domosdo fėmijėt tanė tė mėsojnė fenė nėpėr shkolla!
Pikėrisht pėr kėtė ēėshtje dua ti marrim shtruar kėto argumente nė cilėsinė e njė akademiku qė pėr mėse njė dekadė ėshtė i pėrfshirė nė arsim tė nivelit universitarė. Fillimi me njė projekt tė ri ėshtė kurdoherė vėshtirėsi e madhe, e aq mė tepėr kur ėshtė fjala pėr njė eksperiment tė pa provuar mė parė. Kėshtu edhe lėnda e edukatės fetare kėrkon njė planprogram tė studiuar, balancual dhe organizuar mirė. Konkretisht, sa shumė hapėsirė do ti ipej nė kėtė lėndė fesė Islame, si religjioni qė pjesa mė e madhe e banorėve tė vendit i pėrkasin, ēfarė hapėsire do tė zinin nė kėtė lėndė sektet fetare myslimane, si do tė shpjegoheshin interpretimet e ndryshme tė Islamit nga Sufismi (qė predikon njė Islam shpirtėrorė dhe vetėmohues) deri te Uahabismi (qė predikon mėnyrėn mė tė egėr dhe mė radikale tė udhėzimeve Kuranore). Pastaj, sa shumė hapėsirė do ti ipej nė kėtė lėndė Krishterimit dhe sekteve tė tija, psh a do tė mund tė mėsonin nxėnėsit tanė pėr Krishterimin Ortodoks Armenas, apo atė arkaik Koptik. Ēėshtja tjetėr, a do tė mėsojnė nxėnėsit tanė edhe pėr Ēifutizmin, pastaj sektet Protestante, Kalviniste, Adventiste, Metodiste, apo edhe mijėra fetė e tjera pagane, natyraliste, dhe ato qė besojnė nė shumė Perėndi?
Siē po shihet pra, problemet janė mėse tė shumta, ku ajo e pėrgatitjes sė njė armate arsimtarėsh pėr kėtė lėndė, do tė ishte ndėr mė problematiket. Kush do jene ata? Priftėrinj, hoxhallarė, apo mėsues te rėndomtė? E rėndėsishme do tė ishte qė tė mos pikaset kjo lėndė ashtu qė tė mbetet e neglizhuar dhe braktisur siē ka qenė pėr shembull rasti me lėndėt e Amvisnisė apo Bazat e Arsimit Teknik qė neve qė i mbajmė mend ishin vetėm lėndė sa pėr tė mbushur orarin, pa fare interesimi nga institucionet e atėhershme arsimore. Nė kundėrshtim tė atyre qė sjellin argumentin se nė perėndim gati nė ēdo vend ekziston lėnda e edukimit fetarė, ja njė pėrgjigje shumė domethėnėse. Tė gjitha kėto shoqėri e shohin kėtė lėndė si problematike dhe shumė pėrēarėse, sepse kur nė orėn e mėsimit mėsohet pėr Katolikėt, nxėnėsit Protestant tė detyruar nga prindėrit e tyre natyrisht, braktisin orėn, dhe anasjelltas, kur shpjegohet pėr Protestantėt, nxėnėsit Katolik braktisin mėsimin, kurse kur flitet pėr Islamin, Ēifutizmin apo fetė e tjera, tė gjithė nxėnėsit sė bashku braktisin orėt e mėsimit. Pėr efekt tė tranzicionit qė po kalojmė, dhe nė respekt tė vlerės madhore tė tolerancės fetare qė ne Shqiptarėt disponojmė, pyes - a do tė ishte mirė qė ndasi tė kėtilla artificiale tė shėnohen edhe nė kombin tonė?
Dhe nė fund, edhe ēėshtja praktike e lidhur me mėsimin fetarė nėpėr shkolla! Ēka e keqe u erdhi atyre qė deri tani nuk mėsuan lėndėn fetare nė shkolla, pra baballarėt e kėtyre fėmijėve qė sot janė nxėnės? Si ndodhi qė edhe ne mėsuam pėr fenė edhe pse nuk mėsuam nėpėr shkolla pėr edukatėn fetare? Qė mė sjell kėshtu edhe te pika e fundit e kėtij rebukimi e qė ėshtė; se feja i pėrket pikėrisht shpirtit tė njeriut, ėshtė njė gjendje shpirtėrore dhe emocionale e besimit mbi forca tė mbinatyrshme, dhe duhet tė mėsohet vullnetarisht dhe me vetdėshirė. Shteti mė sė paku duhet tė ketė dorė nė kėtė ēėshtje, feja duhet ti lihet familjes, prindit dhe shpirtit tė njeriut pėr ta mėsuar kur tė dojė e si tė dojė.
(Autori ėshtė bashkėpunėtor shkencorė nė Qendrėn pėr Studimet e Shkencave Politike tė Europės Lindore, studiues shkencorė nė Universitetin Njukasell, anėtarė i Qendrės pėr Studimet Fqinjėsore i Universitetit Sterling, bashkėpunėtor korrespondent nė Universitetin e Varshavės, dhe pedagog i shkencave politike nė Universitetin Glasgow, Britani e Madhe)
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|
|
|
14-09-11, 21:11
|
#6
|
Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Titulli: Deputetėt i thonė JOMėsimbesimit nė shkolla
Boll mo! E kemi kuptuar lojėn!

Fahri Xharra
Mjaft mo se na ngulfatet! Nuk jemi shqiptarėt e kohės sė Esad Pashė Toptanit, ku dum`babatė luanin lehtė me ne. Ata na diktonin se si te mbathemi, se si te vishemi se si te flasim. Ata na i caktonin rrugėt e jetės. Hoxhallarėt e kohės sė sotme duhet ta dinė ndryshimin me shqiptarėt e pėrmendur mė lartė dhe neve tė sotmit, se ne dimė shkrim-lexim, se ne sot flasim shumė gjuhė tė huaja, se edhe ne tė tjerėt dimė tė shkruajmė dhe lexojmė edhe arabisht, pėrveē tjerash, nėse kjo ėshtė e rėndėsishme.
Mos i keqinterpretoni gjėrat, mos na ngulfatni. Na leni rehat nė rrugėn tonė qė na e ka caktuar vetė perėndia. Rruga e jonė, ajo e trajektores sė DIELLIT, ėshtė e vetmja rrugė qė ne sot e dimė dhe mundemi, dhe do ta ndjekim. Mos na i pudrosni gjeneratat e reja me pluhurin e rrugės pa dalje. Kot e keni. Ne jemi ata qė nuk do tė lejojmė kthimin prapa, nuk do ti lejojmė askujt qė tė na pengon nė rritjen e miqėsisė me Evropėn. Evropa jemi ne.
Ne shqiptarėt myslimanė kemi praktikuar ato pak rite tė mbetura nga okupimi shumėshekullor turko-mysliman dhe jemi ballafaquar me problemet e vėrteta tė jetės, qoftė pėr njė mbijetesė apo njė jetė mė tė mirė. Vlerėsimi i tė huajve ishte se jemi myslimanė tė lehtė. Por, ēfarė u mendua kur na quajtėn myslimanė tė lehtė? Evropa na donė vetėm kėshtu. E edhe ne e duam Evropėn ashtu si ėshtė.
Qėllimi i shkrimit tim ėshtė qė ata qė duan ta mėsojnė tė vėrtetėn mbi vellot, shamitė, perēet, ferexhenė dhe havalen dhe nė pėrgjithėsi fshehjen e femrės nga sytė e botės. Qėllimi shumė i pastėr pa kurrfarė tentimi tė ē`vlerėsimit tė feve. Ato (fetė) le tė vazhdojnė me qenė. Ato le tė punojnė pėr ata qė duan, por pa kurrfarė imponimi ligjor pėr tė tjerėt.
Jam konsultuar me njė literaturė tė shėndoshė nga burimet arabe dhe ēdo fjali qė e pėrmendi nė tekstin e mėposhtėm e ka burimin e shkruar prej nga ėshtė shkėputur. Do i pėrmendi termet arabe pėr mbulesė tė femrės tė cilat po keqpėrdoren nga ata qė po iu shkon pėr shtati: hijāb (higjab); jilbāb (gjilbab); khimār ( himar);
Ēka thotė libri i shenjtė pėr vellon? Asgjė. Bile asgjė. Kurrkund nuk pėrmendet koka e femrės. Fjala flokėt (sha`ar) aty nuk gjendet fare. Zoti nuk thotė asgjė as pėr mbulimin e as pėr zbulimin e flokėve. Nuk ishte qėllimi i ardhjes sė Kur`anit qė ti mėsoj njerėzit se si tė vishen. Fjala vello, me qėllimin se si i ipet sot, nuk ėshtė pjesė e fjalorit dhe porosive kuranore. Velloja ėshtė njė krijesė e shariatit.
Kurani dhe Hijab-i
Nga historia dhe origjina, bartja e Hijabit ėshtė institucionalizuar nga Sharia, ligji fetar i Islamit. Hijabi ėshtė i ndėrlidhur vetėm me dy vargje tė Kuranit, dhe iu ėshtė imponuar myslimanėve. Fjala ėshtė pėr vargjet 24:30, 31, 33:59.
1. Surja: Nuur (Drita),vargjet 30-31.
Kurani i paraqet principet e ligjit tė thjeshtėsisė (modestisė) nė kapitullin24 (Nuur) Drita- thjeshtėsia iu pėrshkruhet si myslimanėve ashtu edhe myslimaneve: Thuaju besimtarėve qė tė largojnė shikimin qė tė ruajnė dėlirėsinė, dhe ti hedhin vello mbi gjoksin e gjinjtė e tyre... Allahu ėshtė i sigurt, njohės shumė i mirė se ēka ata bėjnė...30,31.
Sipas vargjeve tė mėsipėrme, myslimani duhet tė vishet si i ka hije njeriut nė mėnyrė tė thjeshtė. Pra nuk parashihet asnjė ndalesė e as dėnim pėr femrat e shpluara. (e pėrkthyer dhe e shpjeguar nga Muhammad Asad, Mesazhet e Kur`anit (Dar el- Andalus 1984). Himari, dhe pėrdorimi i tij shėrben pėr tė mbuluar gjoksin lakuriq tė femrės sė kohės dhe qė gjoksi nuk ėshtė qė pa tjetėr duhet tė shihet.
2- Surja 59 ( Al Ahzab) vargjet 58-59
Bartje e hijabit nė urdhrin e dytė tė Koranit. Sipas tij nė atė kohė si femrat ashtu edhe meshkujt binin pre e provokimeve dhe shkeljeve morale. Nėse femra myslimane duhej tė veshte njė pelerinė tė madhe, kur dilte nga shtėpia, arsyeja ishte qė tė mos ngacmon me pamjen e saj dhe tė sulmohet.
Bartja e vellos, hijabit nuk ėshtė urdhėr kuranik. (Ibrahim B. Sayed Women in Islam : Hijab (Islamic Reaserch Fondation International ,1998)
Kurse, Zonja Nazira Zin al-Din nė Al Sufur Wa`l-hijab (Beirut, Quzma Publication) shkruan Moraliteti im dhe vetėdija ime pa njolla ėshtė mė e vlershme se sa bartja e mbulesės. Asgjė e mirė nuk duhet tė pritet nga pamja (dukja) e jashtme, tė gjitha tė mirat dhe virtytet qėndrojnė ne brendinė time.
Bartja e mbulesės sė femrės ėshtė bėrė sot nė disa vende njė dėshirė politike, njė teatralizim i dėshirės pėr tė qenė e lirė. Krejt se ēka mendojmė pėr femrėn tė mbėshtjellėt apo jo, nė Kuran nuk gjendet asnjė pėrshkrim i tillė.
Hijabi dhe injoranca ėshtė mbėshtjellėsi qė e mbulon zemrėn, dhe e pengon kėrkimin e sė vėrtetės pėr tė pasur qasje nė bashkim me Zotin dhe qė e pengon njohjen e fshehtėsisė sė brendshme. Atributet dhe sjelljet tona negative si egocetrizmi, lakmia, materializmi, egoizmi, dėshira, kėrkesat tona dhe shfrytėzimi i kufizuar i vetvetes si njė mbulojė e trashė do tė pengon dritėn e shenjtė tė Zotit tė ndriēon zemrat tona. Me kėtė rast ne e injorojmė tė vėrtetėn,unin tonė tė vėrtetė dhe mbesim nė kufirin me pamjen e sė tė vėrtetės. Sipas Kur`anit ,velloja dhe terri ėshtė nė sytė e tė padijshmit, tė largojmė mosdijen e tė ballafaqohemi mė tė vėrtetėn.
Hijabi mbulesė e brendshme shpirtėrore
Emri Hijab ( Higjab) nė Kur`an vetėm 7 herė pėrmendet, pesė prej tyre si Hijab dhe dy herė si Hijaban. Shihni 7:46, 17:45 , 19: 17 , 33:53 , 38:32 , 41: 5 , 42 :51. Asnjėherė fjala Hijab nuk ėshtė pėrdorur ,si po na thuhet sot nga tė pangopshmit nė lidhje me kodin e veshjes sė femrės muslimane. Velloja apo hijabi nė Kuran nuk ka tė bėj aspak me ligjet e veshjes sė femrės, bile as asaj arabe.
Sot, krejt kjo ėshtė pėr tė vendosur diktaturat nė shtetet e caktuara tė botės, pėr tė krijuar njė kundėrsulm nga tė moderuarit e pėr tė pasur alibi pėr shtrirje tė tyre. S`ka aspak tė bėj me Islamin e vėrtetė.
Dr. Tarik Suwaidan thotė: Nė shumė vende arabe tradita e moēme ka rifilluar tė praktikohet. Nėse e hedhim njė vėshtrim tė thellė pėr atė qė ishte praktikuar nė shekullin e 7-tė, ne do tė shohim shumė qartė nė shtėpitė e kohės nuk kishte mure dhe duhej tė viheshin perde pėr tu ndarė burrat nga gratė, dhe se ato gra myslimane nuk duheshin tė bashkėbisedonin me burrat dhe tė qėndronin tė ndara pas njė perdeje...
Pavarėsisht nga pohimet e eruditėve (dijetarėve) konservatorė, nuk ka asnjė bazė nė Librin e Shenjtė pėr mbėshtjelljen e femrave si gjė tė obligueshme, por pėrpjekja e tyre ėshtė njė sulm i tėrthorė nė imponimin torturues ndaj suverenitetit tė grave, dhe se tė gjitha autoritetet e pavarura e vėrtetojnė se nuk ka asnjė bazė pėr kėto urdhėresa kufizuese. Pėrveē kėsaj, ideja se Perėndia apo al-Llāh i preferon gratė e mbuluara ose qė trupi i grave ėshtė awra, vjen ngase gratė duhen tė jenė tė mbrojtura ndaj sulmit tė burrave dhe shoqėrisė imorale, kurse hijabi ėshtė i rremė dhe vetėm pėr tė penguar qasjen e gruas nė pavarėsinė arsimore, sociale dhe politike.
Kurse nė tokat mbarėshqiptare, qėllimet shihen prej kozmosit dhe janė tė qarta: lufta pėr pushtet dhe pėrkushtimi pėr tė dėrguar nė vend porosinė e porositėsve. Shkolla ėshtė njė vend i formimit e i edukimit tė qytetarėve tė rinj pėr t`i pėrgatitur tė jetojnė nė njė shoqėri laike me respekt tė lirisė fetare. Nė shkollat tona nė Kosovė ka katolikė, myslimanė, protestat, ortodoks, tė padeklaruar, ata janė aty tė jetojnė si njerėz tė lirė nė tė gjitha pikėpamjet fetare. Nė Kosovė, bartja e shamisė u imponohet vajzave tė reja, qoftė nga familja, qoftė nga bashkėfetarėt. Ajo shpreh njė pėrulje jo ndaj Perėndisė, por ndaj presionit tė rrethit. Bartja e shamisė nė Kosovė shpreh manifestimin e njė integrizmi fetar e qė ėshtė i rrezikshėm pėr ne, pasi kėtu jemi edhe jomyslimanėt tė njė kombi, gjuhe dhe historie.
Stigmatizimi i femrės myslimane nė Kosovė ėshtė njė fenomen i ri i shfaqur pas luftės sė fundit dhe debati lidhur me shaminė islamike i ka dhėnė shoqėrisė njė dimension tė ri.
Boll mo! E kemi kuptuar lojėn.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|
|
|
15-09-11, 13:28
|
#7
|
Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Titulli: Deputetėt i thonė JOMėsimbesimit nė shkolla
Rrėnjėt e sė keqes sonė

Rashit Alidema, profesor i UP-sė
1:21 / 15.09.2011
Zbehje e imazhit tė shqiptarėve
Shqetėsim i madh ėshtė pėr ne se ēfarė bėn tanimė sot feja (partia) myslimane pėr Kosovėn e shqiptarėt, qė drejtohet nga kryemyftiu i Kosovės N. Ternava dhe zv. i tij jozyrtar, Ferid Aganit?! Kėta duan ta kthejnė vendin nė tė shkuarėn, kur ai ka nevojė tė domosdoshme, urgjente pėr specifikat e ndėrtimit tė shtetit, sjelljen e progresit, modernizimin, sepse ne jemi ende as nė ēerek tė rrugės. Ndoshta nuk ju duket kjo e qartė? Pėr dhjetė vite me radhė ēka u rritė dhe zhvillu, as kultura, as gjuha, as ekonomia, as punėsimi. Ne ende edhe sot jemi shteti mė i varfri nė botė, me njė popullsi prej 2,5 milionėsh pėr afėrsisht 70% e re nėn 30 vjet, mė e re nė botė - qė ėshtė njė plus i madh.
Kėto orkestrime protestash myslimane (grupe ekstremiste, apo siē i quajnė fundamentalistė myslimanė), qė po e zbejnė edhe imazhin e Kosovės e tė shqiptarėve, sidomos nė sytė e ndėrkombėtarėve, mė kujtojnė ato tė serbėve nė fund tė shekullit tė kaluar, autorėsia e gjithė qė qėndronte nė faktin se prapa tė gjitha atyre akteve qėndronin forcat sekrete serbe dhe ato speciale, tė cilat kishin kryer trajnime tė posaēme pėr veprime tė tilla, sė bashku me strukturat e tyre militare dhe paramilitare (koordinoheshin veprimet edhe me disa njerėz tanė). Mė kujtojnė edhe ato tė v. 1912, marrjen e Shkupit nga kryengritėsit tanė, kur dikush iu tha lironi tė burgosurit! Ēka u bė mandej kaos shpėrbėrės, tronditje, shkatėrronin ēdo gjė nė qytet qė shihnin para veti , edhe kėtė nė sytė e diplomatėve ndėrkombėtarė (shiko luftėrat e popullit shqiptar 1909-1912). Tė gjitha kėto presione bėjnė pjesė nė pėrbėrjen e politikės diskriminuese, pėr realizimin e objektivave tė Serbisė nė relacion me Kosovėn.
Dobėsitė e arsyes
Mė shumė vėmendje meriton njė diskutim serioz nė pėrgatitjen e tyre profesionale, origjinėn dhe shkakun e besimeve fetare: deri nė ēfarė mase ata mund tė pretendojnė tė jenė vėrtetė, munden tė vazhdojnė ato shpjegime shkencore tė botės dhe tė jetės? Dhe atėherė pėrgjigja dominuese negative pėr kėtė pyetje do tė vendoset rreth saj. Feja dhe shkenca, siē dimė, janė dy mėnyra pėr tė shpjeguar realitetin e njėjtė: natyrėn dhe origjinėn e botės, jetės, njeriut. Doktrinėn fetare tė krishterimit, p.sh., tė lindjes sė Krishtit prej Virgjėreshės Mari, ėshtė absolutisht e papajtueshme me tė dhėnat mė themelore biologjike, dhe tė pakuptimta, - dokrra, pėrrallė e vrazhdė; mandej, pikėpamja fetare e universit, ku toka ėshtė nė qendėr, mė lart, nė qiell jeton Zoti, ose mbretėria e qiellit ėshtė parajsa, e diku nė fund, nėn tokė, ėshtė ferri - natyrisht, tėrėsisht tė paekuilibruar, disharmoni dhe pa organizim shkencor nė pėrfaqėsimin e pafundėsisė sė gjithėsisė, rrotullimin e tokės rreth diellit, etj.
Marrim nė shqyrtim tė shkurtėr, p.sh., dy shkenca, njėra ekzakte gjeometrinė, dhe tjetrėn natyrore fizikėn. Te dyja (pjesėrisht) i mėsojnė tė njėjtat format e trupave, por merren ato nė marrėdhėnie tė ndryshme; prandaj pėrfundimet e tyre nuk pėrputhėn, por as njė grimė nuk kundėrshtohen njėra me tjetrėn. Marrim ligjin universal tė jetės. Kėtė ligj e dinė shumė, edhe pse e quajnė nė mėnyra tė ndryshme ligjin e lidhjeve tė shkaqeve e pasojave, ligjin e veprimeve, etj. E fizikanėt kėtė e quajnė ligjin e tretė tė Njutonit: Ligji i veprimit reciprok. Ndėrsa nė mėsimet shpirtėrore, nė trajtėn e afarizmit ėshtė: Ēka mbjellė, atė edhe e korrė. Dy shpjegimet e para ndryshojnė ndjeshėm, divergjenca njėra me tjetrėn, dhe pėr kėtė njohja e njėrės nuk mund tė pranohet tjetra. Pasi shkenca bazohet nė dėshmi tė sakta, ndėrsa feja kėrkon nga ne qė ti besojmė verbėrisė, nė kundėrshtim me shkencėn, atėherė zgjidhja nuk mund tė jetė e luhatshme.
Nė institucionet tona tė arsimit nuk mund tė mėsohet kurrfarė lėnde e ēfarėdo feje! Fjalėt e njė deputeti nė seancėn e parlamentit tė RK, mbajtur para do dite, ishin me vend: Le tė zhvillojnė ata mėsimet fetare nėpėr kisha, xhamia, e jo nėpėr shkolla tona. Kėrkesė e mosdijes, apo diēka tjetėr, apo eufori - vetėm tė jem diku tė parėt... Ne nuk jem tė rėndomtė nė botėn qė na rrethon, ne pėr ta nuk jem krejtėsisht tė kuptueshėm. Ne s jem agresor kundėr askujt. Ne duhet tė kem nga parimet themelore se nuk mund tė jem tė parėt nga i dyti. Kjo duhet tė jetė filozofia-etnike e karakterit tonė shqiptar... Nė rend tė parė duhet themeluar kompleksin ushtarako-industrial, sepse ne jem komb me forcė jomadhore, dhe ne ekzistojmė nė rrethanat duhet qė do tė thotė, mundesh. Pa kėtė ne biem tė thartuar, tė mėrzitur, pa kėtė nisim tė tretėm, si komb. Gjėja mė e keqe, qė nė rend tė parė kombi ynė po vuan. Neve edhe tani na pengojnė tė identifikojmė veten si komb. Pėr fat tė keq, ata nuk e kuptojnė se ne jemi e vetmja forcė, qė jem nė gjendje ti pėrballojmė tė paaftit, qė e parazitojnė nė tė vėrtet kuptimin e kombit shqiptar. Njeriu shqiptar nuk mund tė jetė apriori nacionalist. Nė tėrė historinė e vet shqiptarėt e panė qė ngjyrėn e bardhė tė paraqesin nė tėrė spektrin e shtatė ngjyrave...
I thėrrasim qėllimkeqėt qė tė mos diskreditojnė vendin, kombin shqiptar, qė tė paktėn (ose krejtėsisht) vendin duan ta kthejnė ose nė pėrngjashmėri tė ndonjė vendi arab!? Sipas krye imamit tė Kosovės, zotėri Sadri Bajgorės, prej ēlirimit e deri mė 31 dhjetor tė v. 2010, sipas tė dhėnave zyrtare (jo zyrtare nuk dihet numri) nė Kosovė janė ndėrtuar 155 xhamia tė reja, 22 janė nė ndėrtim e sipėr, 218 janė riparuar e meremetuar, 212 janė rindėrtuar. Kanė mbetur pa ndėrtuar edhe 6, nė mesin e tyre edhe xhamia e Ibrit, nė pjesėn veriore tė Mitrovicės; gjithsejtė 670 zyrtare. Ndėrsa shkolla tė gjitha llojeve, sipas tė dhėnave tė pėrfaqėsuesit tė Ministrisė sė arsimit, Hilmi Ramadanit, nė tė njėjtėn periudhė, janė ndėrtuar 118 e nė ndėrtim e sipėr 30.
Nė emisionet e tyre, qė po iu jepen mundėsi (?!), tė flasin gjithēka edhe pėrmes mjeteve tė masės informative, sistemit tė mirėfilltė nė rrjetin e radiolidhjeve, radiomaterėve e sistemeve tjera komunikimi, ku, pėrveē tė tjerave, e lusin Zotin ti dėnoj ata qė nuk i zbatojnė kėrkesat e tyre. Por, pėr kėtė dihet shumė mirė nga mėsimet shpirtėrore, se Zoti nuk pėrzihet nė punėt e njeriut. Zoti e luan rolin e vet, vetėm nė periudhėn kalimtare (pėr mė shumė pėr kėtė, shfleto, p.sh., filozofinė indiane). Njeriu qė drejt e kupton doktrinėn fetare, asnjėherė nuk i kėrkon fajtorėt, nuk ankohet nė fat dhe nuk thotė: Pse, o Zot?. Duke marr pėr veti pėrgjegjėsinė, ai do tė korr frytet e kaluara pėr tė sotmen, ndėrsa pėr tė ardhmen do tė mbjell vetėm arsyen, tė mirėn, pėrjetėsinė. Po pėr kėtė, e pėr tė gjitha gjerat tjera, ata e kanė vėshtirė ta kuptojnė kėtė edhe kėtė : para se tė veprosh mendo, para se tė thuash mendo, para se tė mendosh mendo. Njeriu merr nga jeta atė, ēka i sjell asaj: dėshirėn - vullnetin - veprimin -fatin. Pa kėtė rrugė veprojnė vetėm ata me dobėsi arsye ose kokėfortit primitiv.
Hierarkia e pushtetit
Ndėrsa qeveria, parlamenti, nė tė cilin ekziston hierarkia e pushtetit dhe mbrojtjes (mbrojtjes sė dyfishtė: nga KFOR-i si tė rrezikuar ende nga forcat e brendshme serbe si lėvizje politike dhe ushtarake, kuptohet ilegale), i marrin nė shqyrtim kėrkesat e rrugėve si vend demokratik, - vetėm pėr tė qėndruar nė pushtet, e jo tė zgjidhin edhe problemet tona mė shumė tė rėndėsi shkollimin, kujdesin shėndetėsor, varfėrinė... Nuk ka hapa pėrpara. Nė tė kundėrtėn ka hapa mbrapa nė tė shkuarėn kur vendit i duheshin reformat e shpejta tė praktikės neo-liberale, pėr tė ndėrtuar ndonjė model mė konkurrues, njerėzve pėr tiu marr mendimet dhe partitė tė mos bėhen kukulla tė regjimit, funksionimet tė mos bėhen me lista, dhe tė lejohen parti tė reja, me elektorat, pėr bashkėinteresat e politikės dhe tė ekonomisė, pėr tė arritur njė partneritet social dhe garanti nė zhvillimin demokratik.
Qeverisė i duhet edhe programi kundėr krizės, koncepti filozofik, njė lloj koncepti tė asaj se si Kosova tė bėhet njė komb i bashkuar dhe shoqėri e bashkuar. Gjithmonė tė tentojmė kah e ardhmja. Tė themi: besoj, se gjithēka do tė jetė mirė! Betohem nė lumturinė e ardhshme tė kombit!. Ne, patriotėt kombėtarė, luftojmė pėr krijimin e njė shteti tė fort. Jo nė dėm tė tjerėve. Ne besojmė se roli ynė historik, do tė shkon nga ajo, qė asnjė prej kombeve tė botės, qė kanė arritur lulėzimin politik dhe ekonomik, nuk do tė na sėmur sindromi i dominimit tė botės nė tė gjitha sferat e jetės. Qė, p.sh., nėse Amerika i ka tė gjitha, tė gjitha ...
Dy herė nė lumin e pėrgjakur nuk hyhet
Tani po pėrgatiten pėrsėri tė kaloj edhe njėherė kėrkesa e tyre nė parlament. Gabim, tė mos pėrsėritė mė, dy herė nė lumin e pėrgjakur nuk hyhet! Tani me kėrcėnime tė prishjes sė koalicionit qeveritar? Edhe mė mirė, formohet tjetra, ku padyshim do tė vijnė njerėz, politikanė, diplomat shumė mė tė ngritur se kjo. Krejt kjo kalohet me vizionin e pėrgjithshėm kombėtarė.
Nė javėn e kaluar nxėnėsit e Gjimnazit Sami Frashėri nė Prishtinė janė deklaruar 100% - kundėr kėrkesave tė tilla.
Mbetėt, pėrulni kokat e juaja, ju nismėtarė tė kėtyre telasheve, rrėnjėve tė sė keqes sonė, pėrpara popullit liridashės, me kritikė tė vetmotivuar, tė pikėpamjeve liberale dhe autoriteti i juaj, i myslimanėve pėrparimtar, do tė ketė tjetėr rezonancė edhe nė botėn demokratike civilizuese.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 02:29.
|
|