Thaēi: Tė sillemi
si burrėshtetas, jo si qyqarė
Publikuar: E enjte 15 Shtator 2011, 6:54
“Nuk ka ēka tė fshihet, nuk jemi tė vetmit qė jemi takuar me presidentin Tadiq nė Vjenė, Nju-Jork dhe Bruksel. Kemi pasur edhe dreka, edhe darka tėrė delegacioni kosovar. Natyrisht ‘Vikiliks’ i ka kushtuar vėmendje ndoshta mė shumė ndonjė dorėshtrėngimi. Por duhet tė jenė tė shqetėsuar ata tė cilėt nuk i ka prekur ‘Vikiliks’ dhe jo ata qė i ka prekur”, ėshtė shprehur, kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, nė njė intervistė ekskluzive pėr “Kosova Sot”.
“Kosova Sot”: Vetėvendosja kėrkoi dorėheqjen e Qeverisė dhe mbajtjen e zgjedhjeve tė reja. Ju shqetėson kjo kėrkesė?
Thaēi: Naivitet, papjekuri. Kosova ka institucione shumė stabile, funksionale dhe efektive. Kosova nuk e ka luksin e eksperimenteve politike. Jemi nė agjendėn e konsolidimit tė shtetit tonė, tė njohjeve tė fuqishme qė po vijnė, tė zhvillimit ekonomik tė vendit, tė implementimit tė projekteve madhore historike pėr Kosovėn, tė fillimit tė implementimit tė rendit dhe ligjit nė veri pas 12 vjetėsh. Dhe unė mendoj se edhe tė gjitha partitė duhet tė respektojnė rregullat demokratike dhe mandatet zgjedhore. Zgjedhjet mbahen pėr qeverisje dhe jo pėr tė organizuar zgjedhje tė reja.
“Kosova Sot”:Pas debatit pėr lėndėt fetare, nga mediet ėshtė paralajmėruar pėr mundėsinė qė PD-ja tė dalė nga koalicioni qeverisės. Keni paralajmėrime tė tilla?
Thaēi: Qeveria ėshtė shumė stabile, mazhoranca ėshtė shumė funksionale, debatet nė Parlament janė shumė dobiprurėse pėr shoqėrinė e Kosovės. Prandaj opinionet e ndryshme qė paraqiten janė opinione qė duhet reflektuar nga tė gjithė. Por, kemi bashkėpunim tė mirė.
“Kosova Sot”: Partia e liderit tė AKR-sė thotė se keni premtuar edhe njė post ministror. A keni plan tė jepni edhe njė?
Thaēi: Unė, me gjithė angazhimet, jam i fokusuar pėr qeverisje tė mirė nėpėrmjet njė pune ekipore qė po bėjmė. Mund tė them me pėrgjegjėsinė mė tė lartė nga pėrvoja ime nė mandatin e dytė se ky ekip qeverisės ėshtė ekipi mė i mirė ndonjėherė qė ka pasur Kosova si ekzekutiv, me njerėz tė rinj dhe energji tė reja, vizon dhe mentalitet krejt ndryshe nga qeverisjet e kaluara. Pra, njė qeverisje qė ėshtė duke u mbėshtetur fuqishėm edhe prej gjithė komunitetit ndėrkombėtar qė ėshtė e pėrcaktuar pėr rend dhe ligj, udhėheqje efikase dhe nė shėrbim tė gjithė qytetarėve tė vendit. Natyrisht ne kemi konsulta tė vazhdueshme me partnerėt e koalicionit edhe me z. Pacolli, edhe partitė minore, edhe tė tjerėt.
“Kosova Sot”: Dhe sipas jush vlerėsimi pozitiv i ministrave heq dilemat pėr riformatizim?
Thaēi: Gjashtė muajt e parė tė mandatit tė dytė vlerėsimi pėr ēdo ministėr bėhet nė baza ditore pėr punėn e tyre. Do tė vijė koha qė do tė kemi vlerėsimin real, konkret dhe profesional, politik edhe vlerėsimin pėrgjegjės ekzekutiv tė secilit dikaster pėrkatės.
Autostrada Prishtinė-Shkup dhe fondet e FMN-sė
Gradualisht ne po arrijmė nė finalizim tė gjitha angazhimeve tona tė mbulesės financiare, sepse kjo i kushton Kosovės. Sot kam pasur takime me pėrfaqėsuesit e FMN-sė dhe jemi duke i harmonizuar prioritetet tona tė pėrbashkėt si Qeveri e Kosovės. Jemi nė rrugė tė mirė tė aprovimit tė kėsaj agjende tė Qeverisė sė Kosovės me FMN-nė.
Kosova tashmė ka fituar fondet e premtuara dhe do t’i fitojė edhe vitin e ardhshėm, sepse kemi pajtueshmėri tė plotė me procesin e programit tė premtuar.
I pėrmbahem marrėveshjes
“Kosova Sot”: Jemi nė proces tė reformės zgjedhore dhe asaj kushtetuese. PDK-ja ende nuk ka dalė me propozimet e saj. Si kryetar partie ēfarė ndryshimesh do tė preferonit nė sistemin elektoral?
Thaēi: E para, unė do tė respektoj nė pėrpikėri dokumentet qė kemi nėnshkruar me kryetarin e LDK-sė, Mustafa dhe kryetarin e AKR-sė, Pacolli. PDK-ja do tė ulet dhe do tė marrė vendime pėrkatėse nė organet drejtuese, duke dhėnė opinionet e veta pėr sistemin zgjedhor tė ardhshėm dhe ato do tė zyrtarizohen nė kryesinė e PDK-sė, kėshillin drejtues dhe pastaj do tė prezantohen nė grupet punese pėr reformėn zgjedhore dhe pėr mėnyrėn e zgjedhjes sė presidentit, por edhe pėr zgjedhjet e ardhshme tė pėrgjithshme. Kjo do tė ndodhė nė tė ardhmen e afėrt.
“Kosova Sot”: A vazhdoni t’i pėrmbaheni marrėveshjes sė arritur me liderin e LDK-sė dhe AKR-sė pėr afatet elektorale, zgjedhjet presidenciale dhe reformėn?
Thaēi: Nga ana ime nė pėrpikėri.
“Kosova Sot”: A jeni duke shqyrtuar mundėsinė e kandidimit pėr president tė vendit dhe a prisni tė keni ndonjė kundėrkandidat nė parti, apo nė koalicion siē ėshtė Pacolli?
Thaēi: E kam theksuar edhe mė herėt me gjithė potencialin tim jam angazhuar nė kryerjen e obligimeve tė mia ekzekutive si kryeministėr i Republikės sė Kosovės. Jam duke kryer pjesėn e parė tė mandatit. Kam kontratė me qytetarėt e Kosovės pasi kam kėrkuar besimin e tyre pėr tė udhėhequr ekzekutivin. Kontratėn me qytetarėt e Kosovės nuk e thyej nė asnjė rrethanė dhe me asnjė ēmim pėr asnjė post, sepse ėshtė kontratė qė e respektoj nė pėrpikėri. Ėshtė nė pyetje besimi i qytetarit dhe nuk e thyej nė asnjė mėnyrė dhe me asnjė ēmim. Prandaj do tė vazhdoj me angazhimet e mia ekzekutive pėr tė pėrmbyllur agjendėn e konsolidimit tė shtetit tė Kosovės, zhvillimin ekonomik, ngritjen e mirėqenies sociale tė qytetarėve dhe integrimin euroatlantik.
“Kosova Sot”: Nėse respektoni kontratėn me qytetarė, atėherė kemi zgjedhjet presidenciale si afat i marrėveshjes?
Thaēi: Periudhėn kohore tė sistemit zgjedhor do ta pėrcaktojmė bashkėrisht me gjithė spektrin politik kosovar. Ėshtė vendim konsensual nė tė cilin nuk ka monopol askush, asnjė individ dhe asnjė parti. Unė ēdo vendim konsensual tė spektrit politik do ta respektoj me pėrpikėri nė kohėn e duhur kur kėrkohet. Si partia mė e madhe e vendit me besimin mė tė lartė qytetar ne do tė reflektojmė edhe sa i pėrket presidentit dhe zgjedhjeve tė ardhshme tė pėrgjithshme. Ka diskutime tė partive pėr sisteme tė ndryshme tė zgjedhjeve, duhet tė dėgjohen opinionet edhe brenda vetė partisė e pastaj ato opinione duhet tė institucionalizohen brenda partive, pastaj ato veē e veē t’i prezantojnė qėndrimet e tyre unifikuese. Tek mė pas do tė ndėrtohet qėndrimi i politikės kosovare.
“Kosova Sot”: Ēfarė marrėdhėniesh keni me presidenten Atifete Jahjaga dhe si e vlerėsoni rolin e saj nė skenėn politike dhe institucionale?
Thaēi: Kam raporte bashkėpunimi shumė tė mira, raporte tė shkėlqyera. Janė raporte institucionale, por edhe personale. Raporte tė ndėrtuara mbi bazėn kushtetuese dhe ligjore, qė i vlerėsoj si mjaft pozitive.
Pret njohje tė reja tė pavarėsisė
“Kosova Sot”: Kemi pasur disa njohje sė fundmi, ndėrsa paralajmėrohen njohje tė tjera. Zyrtarėt kosovarė duket se janė aktivė, por ka edhe njė mburrje tė vazhdueshme pėr njohjet qė po ndodhin. Si e vlerėsoni?
Thaēi: Ėshtė shumė me rėndėsi qė procesi i njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės po konsolidohet dhe forcohet ēdo ditė e mė tepėr. Tani kemi 83 njohje dhe tash sė fundmi edhe Nigeria, njė shtet i fuqishėm nė atė pjesė tė botės, ka njohur pavarėsinė. Presim njohje tė reja nė tė ardhmen e afėrt. Ėshtė njė angazhim jashtėzakonisht i fuqishėm i zėvendėskryeministrit Pacolli dhe ministrit tė Jashtėm Hoxhaj. Prandaj kjo qė po ndodh tani do tė duhej t’i ndodhte Kosovės edhe mė herėt. Ėshtė njė sukses i diplomacisė sė Kosovės.
“Kosova Sot”: Pesė vendet e BE-sė, qė janė problematike pėr raportet e Kosovės me BE-nė, ende nuk e kanė njohur pavarėsinė. Ēfarė prisni ju?
Thaēi: Pesė vendet e BE-sė, edhe pse ende nuk e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės, gradualisht janė duke e unifikuar qėndrimin pėr perspektivėn evropiane tė Kosovės me 22 vendet e tjera. Ndėrsa nė tė ardhmen e afėrt presim qė tė kemi lėvizje me njohjen e pavarėsisė sė Kosovės jo si bllok, por veē e veē.
“Kosova Sot”: Politikanėt kosovarė janė akuzuar vazhdimisht se nuk kanė vullnet pėr luftimin e korrupsionit. Cila ėshtė strategjia juaj pėr luftimin e kėsaj dukurie dhe a keni besim nė drejtėsinė kosovare?
Thaēi: Definitivisht kam besim dhe mbėshtes drejtėsinė kosovare. Ne kemi bėrė hapa konkretė nė reforma nė drejtėsinė kosovare, qė janė nė pėrputhshmėri tė plotė me legjislacionin e vendeve tė BE-sė. Ndėrsa edhe zotimet pėr zbatueshmėrinė e kushtetutshmėrisė sė institucioneve tė Kosovės sė bashku me ndėrkombėtarėt pėr rend dhe ligj, luftimin e korrupsionit dhe dukurive tė tjera negative ka njė vendosmėri tė jashtėzakonshme, dhe mund tė them lirisht se nėse krahasojmė me vendet e tjera tė rajonit, lufta kundėr korrupsionit nė Kosovė ėshtė shembulli mė i mirė i mundshėm.
‘Vikiliks’, tekstet e historisė
“Kosova Sot”: ‘Vikiliks’ po publikon mesazhet diplomatike tė ambasadave amerikane, ku njė nga to flet edhe pėr takimet tuaja me presidentin Tadiq. Cila ėshtė e vėrteta sipas jush?
Thaēi: E vėrteta ėshtė se nuk kanė ndodhur dy takime, por shumė mė shumė takime nė konferencat e ndryshme ndėrkombėtare edhe nė Vjenė, edhe nė Bruksel, edhe nė Nju-Jork dhe vende tė tjera. Ato kanė qenė konferenca ndėrkombėtare ku nuk ka munguar dorėshtrėngimi. Prandaj ne duhet tė sillemi si burrėshtetas, jo si qyqarė. Nuk ka ēka tė fshihet, nuk jemi tė vetmit qė jemi takuar me presidentin Tadiq nė Vjenė, Nju-Jork dhe Bruksel. Kemi pasur edhe dreka, edhe darka tėrė delegacioni kosovar. Natyrisht ‘Vikiliks’ i ka kushtuar vėmendje ndoshta mė shumė ndonjė dorėshtrėngimi. Por duhet tė jenė tė shqetėsuar ata tė cilėt nuk i ka prekur ‘Vikiliks’ dhe jo ata qė i ka prekur.
vazhdon