Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 15-10-11, 20:13   #19
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Idealet e lirisė

PASOJAT DHE DĖMET E LUFTĖS
Pasojat e kėsaj lufte janė shumė tė mėdha nga ēdo kend veshtrimi.
Soldateska serbo-sllave, nė mėnyrė tė programuar zbatoi spastrimin etnik tė
Kosovės me vrasje, masakrime e ekzekutime, me plaēkitje, rrėnime e djegie tė
vendbanimeve tė tėra dhe me deportimin masiv tė popullsisė shqiptare nga trojet
e veta etnike. Dhuna serbe nė Kosovė nė tė gjitha fushat e jetės, qė mori
pėrmasa gjenocidale mė tė theksuara gjatė vitit 1998 dhe nė gjashtėmujorin e
parė tė vitit 1999, u zhvesh nga tė gjitha normat mė elementare njerėzore dhe
mori dimensionin e hapur shfarosės kundėr shqiptarėve. Vrasjet dhe masakrimet
barbare mė monstruoze, qė bėri Serbia kundėr popullit shqiptar nė Kosovė, me
synim plotėsisht tė qartė pėr shfarosjen totale tė tėrė popullatės shqiptare tė
Kosovės vertetoi plotėsisht politikėn dhe karakterin gjenocidal tė pushtetit dhe
tė shtetit serb. Falangat dhe kordonet serbe tė vdekjes nuk kursyen jo vetėm
civilėt e paarmatosur shqiptarė, por as gratė, as fėmijėt, as foshnjat e e as
pleqtė e tyre. Duke e treguar haptas
tėrė egėrsinė e tyre dhe duke u munduar
t'i fshehin gjurmėt e dhunės makabre, forcat serbe dogjėn viktimat e terrorit tė
tyre, ose edhe i zhvarrosėn dhe i dėrguan trupat e tyre nė mbrendi tė Serbisė
dhe nė drejtime tė panjohura. Ka indikacione se njė pjesė e viktimave shqiptare
janė djegur nė furrat e shkritores sė minierės "Trepēa" e shqiptarė tė vrarė e
tė masakruar janė hedhur edhe nėpėr puse tė ujit e gropa tė gėlqeres nėpėr
fshatra, nėpėr gremina e humnera tė maleve e varrosur nėpėr varreza masive ose
zhdukur nė mėnyra tė ndryshme. Njė numėr jo i vogėl i tyre kanė mbetur me javė e
me muaj tė pavarrosur fare nė mėshirėn e motit e tė egėrsirave. Deri mė tash
janė regjistruar rreth 600 varreza masive.
Sipas parametrave tė KMDLNJ, gjatė kohes sė zhvillimit tė konfliktit intensiv
tė armatosur u vranė shume luftetar tė lirisė si dhe u vranė e u masakruan mbi
11.000 qytetarė shqiptarė.
"...O ata t' lumtė, qi dhane jetėn,
o ata t' lumtė, qi shkrine vehten,

qi pėr Mbret e vend tė Parėve,
qi pėr erz e nderė t' Shqiptarėve

derdhėn gjakun tue luftue,
porsi t' Parėt u ka'n punue !
Lehtė u kjoftė mbi vorr ledina,
butė u kjoshin moti e stina..."
At Gjergj Fishta
Raportet e KMDLNJ deshmojnė sė ėshtė tejet i madh numri i objekteve tė
shkatėrruara, tė djegura ose tė dėmtuara - i shtėpive dhe i banesave, i lokaleve
afariste dhe i fabrikave, i shkollave dhe i objekteve tė tjera arsimore,
kulturore e shkencore, i objekteve fetare, i monumenteve kulturore e historike
qė nga lashtėsia e deri nė ditėt e sotme. Vlerėsohet se gjatė luftės nė Kosovė
(mars 1998 - qershor 1999) janė shkatėrruar dhe djegur pjesėrisht ose tėrėsisht
rreth 1100 vendbanime shqiptare; janė plaēkitur, djegur e shkatėrruar
(pjesėrisht a tėrėsisht) mbi 200.000 shtėpi, banesa, lokale afariste, punėtori
zejtare, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente kulturore-historike, objekte
kulturore, shkencore, fetare etj. U demtuan e u shkattruan 200 xhami. U dogjen
kvarte tė banimit sidomos nė Vushtrri, nė Mitrovice, nė Skenderaj, nė Pejė, nė
Deēan, nė Gjakovė, nė Suharekė, nė Rahovec, nė Klinė, nė Kacanik, Han tė Elezit
e nė Ferizaj etj. Disa nga kėto qytete kanė ndryshuar fizionomine
banistike
tė tyre, sidomos Peja, Gjakova dhe Vushtrria. U plaēkiten fabrika, duqane,
shtepi e individė. Vlera e mallrave dhe sendėve te plaēkitura ėshtė e madhe. U
dėbuan mė shumė sė njė milion shqiptare nga vendbanimet e tyre. U zhduken dhe
humben rreth 5000 persona, u moren peng, u zunė rob dhe u burgosen rreth 7.000
veta.

Shenimet e paraqitura nga KMDLNJ pėr pasojat shkatėrrimtare tė
luftės sė zhvilluar nuk janė tė plota dhe pėrfundimtare. Disa nga pasojat dhe
pėrmasat e
tyre nuk do tė mund tė paraqitėn as brenda njė kohe mė tė gjatė,
kurse permasat e dukurive, si dukuria e dhunimit seksual, kerkon angazhime tė
veēanta dhe kohė tė gjatė pėr identifikim tė tyre. Madje, shfaqja e neurozave
dhe e psikozave tė ndryshme nder qytetarėt tė cilet perjetuan situata tragjike
familjare dhe farefisnore kanė filluar tė marrin dimensione gjithnjė e mė tė
mėdha dhe fatėkeqėsisht, sipas pohimit tė ekspertve tė medicinės, njė numer i
madh i qytetarėve kanė indikacione sė do tė perjetojnė ndryshime negative
mentale tė llojeve tė ndryshme dhe mė intensitet e kohėzgjatje tė
paparashikueshme.
Vendbanimet, fshatrat dhe qytetet e Kosovės pėsuan
ndryshime negative tė mėdha. Kosova ndryshoi identitetin e vet qytetar,
demografik, ekonomik, ekologjik dhe kulturor. Gjatė gjithė kėsaj kohe sjelljet
jonjerėzore, mizore, barbare dhe torturat u bėnė stil i
zakonshem i veprimit
tė ushtarėve dhe policėve serbe mbi shqiptarėt nėn pushtetin serb, kurse krimi
ndaj shqiptarėve u bė institucion pėrmasash tė tmershme.
Paraburgimėt, burgosjėt, deportimėt arbitrare tė shqiptarėve dhe zhdukja e
tyre u bėnė tė zakonshme pėr regjimin, qė ushtronte pushtetin pėrmes
instrumenteve represive; u lekund nė drejtim negativ ndjenja e sigurisė sė
shqiptarėve nė vendin e tyre, sikurse edhe ndjenja kolektive e sigurisė sė
fqinjve serbė dhe romė, sepse familjet serbe u armatosen nga ana e organeve tė
pushtetit tė tyre, kurse romet u kthyen nė instrument tė atij pushteti; shumė
prej tyre u angazhuan drejtpėrdrejt nė krime, tė tjeret pėrkrahen format e
krimit ndaj shqiptarėve, kurse njė pjesė tjeter qendruan pasivė ndaj
shqiptarėve, kurse njė pjesė tjeter qendruan pasivė ndaj gjithė kėsaj qė
ndodhi
nė Kosovė. Nuk ka pasur raste tė kundervėniės sė serbėve ndaj krimit
qė ushtrohej ndaj shqiptarėve; sjelljet e kėtilla shkaktuan mllef, pezem, zemrim
dhe urrejtje tė shqiptarėve ndaj atyre qė ushtruan krimin dhe format e ndryshme
te tij. Nga pėsimet e mėdha njerėzore, kombėtare, ekonomike, sociale, kulturore
dhe fetare tė shqiptarėve dallohet rrjedha gjenocidiale e planifikuar dhe e
sistemuar sipas rendit tė kierarkisė sė shfarosjės sė shqiptarėve. Pėrjetimet e
rėnda tė kėsaj vazhde gjenocidiale nga ana e atyre qė patem fatin tė mos
privohen nga jeta, tė disa shqiptarė u shnderruan nė ndjenjė negative ndaj
pjesėtarėve tė pakicės serbe dhe rome nė Kosovė.
Nen ndikimin e kėtyre
motiveve dhe nė kushte tė mungesės sė organeve e te institucioneve qytetare dhe
shtetėrore, sikurse dhe nė kushte tė varferisė sė madhe, tė jetės pa kulm mbi
kokė dhe tė papunsisė masive etj., njė numer shqiptarėsh nuk arriti tė pėrmbahen
vet vetem nė kujtime mė permbajtjet shumė negative tė kohes sė konfliktit tė
armatosur, por kėto i shoqerojnė edhe mė aktivitete elementesh hakmarrėse.
Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drrejtave dhe Lirive tė Njeriut nė Prishtine, ka
regjistruar nė kėtė periudhė sė nė Kosovė janė vrarė edhe 423 serbė, malazezė,
romė dhe pjesėtarė tė nacionaliteteve tė tjera. Shumė nga serbet e malazezet dhe
familjet e tyre, sidomos nder ata qė kanė marrė pjesė aktive nė krime dhe kane
ndihmuar krimin kanė
leshuar Kosovėn: numri i atyre qė jetojnė nė Kosovė u
reduktua nė rreth 90.000 veta.
Gjykata Nderkombėtare e Hagės ka ngritur padi pėr krime lufte kunder
udheheqėsit jugosllav, Sllobodan Millosheviq dhe 11 bashkėpunetorve tė tij*, nga
sė ka prova tė mjaftueshme pėr nderlikimin e tyre nė barbarizmat e kryera nga
ushtria, policia dhe njesite paraushtarake serbe kunder shqiptarėve nė Kosovė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 18:46.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.