Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 15-10-11, 20:30   #27
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Migjeni

Gazetarja e interesuar veēanėrisht pėr botimin e Gjovalin Lukės, shkruan se kur ai “u dėnua politikisht si karrierist dhe i pasinqertė, vėllimi i poezive dhe prozave tė Migjenit u hoq sėrish nga qarkullimi, njė fakt i mohuar pėrgjatė mė shumė se katėr dekadave. Nuk u mor vesh kurrė njė arsye e vėrtetė e dėnimit tė tij.”
Asaj i rekomandoj qė pasi ta lexojė, ta krahasojė me botimet e Luarasit dhe tė tjerėve deri nė ditėt tona, do ta kuptojė lehtas qė edhe nė kohėn e diktaturės, pėrgjithėsisht dėnohej plagjiatura, shkelja e tė drejtės sė autorit dhe sakatimi pa kriter i veprės.
Nuk duhet tė ngatėrrohen, pasi janė ēėshtje tė ndryshme, gabimet e Gjovalin Lukės ndaj Skėnder Luarasit dhe veprės sė Migjenit, dėnimi nga shokėt e tij tė partisė dhe qėndrimi ndaj Migjenit dhe veprės sė tij.
Ndėrsa kureshtjen e saj pėr dėnimin e Gjovalin Lukės mund ta shuajė te trajtimi i mėsipėrm i shkrimit tė Agron Lukės. Mua mė intereson fakti qė ajo e cilėson Luarasin si mė tė besueshmin, por, nga ana tjetėr, nuk e ka lexuar botimin e tij pėr Migjenin, ku nė pėrballje me pikėpamje tė disa studiuesve tė tjerė, ka triumfuar me argumentet e tij mbi prejardhjen shqiptare tė Migjenit, botėkuptimin e tij atdhetar, laik, progresiv, antifashist, e pse jo edhe me nuanca revolucionare e socialdemokrate (sipas kėndvėshtrimit tė sotėm). Edhe pse mund tė shkaktojnė debate disa pikėpamje, duhet tė pranohet se i shpreh Skėnder Luarasi, njė bashkėkohės qė e ka njohur mirė Migjenin dhe ambientin shoqėror e familjar tė tij dhe ka kundėrshtuar me fakte shtrembėrimet qė i janė bėrė jetės dhe veprės sė tij.
Nga disa Migjeni gjykohet me disa standarde, shkėputet nga ambienti dhe mendėsia e kohės, mbivlerėsohen opinionet e kundėrshtarėve dhe jo miqve e bashkėkohėsve tė tij, nisur nga interesa tė paracaktuara dhe jo tė vėrtetės objektive. Nė kėtė logjikė ka pasur edhe shumė spekulime, qė ndonėse janė zbardhur qartė nga Luarasi e studiues tė tjerė, amplifikohen vend e pavend. Nė shkrimet e tij Skėnder Luarasi ka treguar pėr njohjen e tij me Migjenin, botėkuptimin dhe interesat e tij, pėr rrethin e tij familjar e shoqėror. Ai ka shpjeguar realitetin e kohės, ku nė mjaft raste ai dhe nxėnėsit, kolegėt dhe shokėt e tij u etiketuan “revolucionarė” se ishin kundėr regjimit antidemokratik, kundėr dasisė fetare, kundėr agjenturave tė huaja etj. Nė atė kėndvėshtrim tė realitetit ata ishin “revolucionarė” paēka se shumė nga kėta nė periudhėn e diktaturės komuniste, pėr shkak tė pikėpamjeve tė tyre u etiketuan “reaksionarė borgjezė” dhe “antikomunistė”. Pra ka rėndėsi pikėpamja, veprimtaria dhe jo etiketimi qė u bėhet nė kohė tė ndryshme. Kėtė fakt e dėshmon jeta dhe vepra e Migjenit, me oshilimet pėrkatėse, i pėlqente apo jo dikujt nė kohėn e monarkisė, diktaturės apo nė tė ashtuquajturėn demokraci, kur si asnjėherė ia shkatėrruan muzeun e ia pėrdhosėn varrin. Ndaj duhet tė sqarohet nėse ka padituri apo sfidohet e vėrteta?
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:41.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.