Titulli: Rekomando nje liber
Why Kosovo Still Matters by Denis MacShane
Ministri i Punėve tė Jashtme i Republikės sė Kosovės, Enver Hoxhaj, ka marrė pjesė nė promovimin e librit tė ish-Ministrit Britanik pėr Evropė, Denis MacShane me titullin Why Kosovo Still Matters. Nė librin e tij, MacShane rrėfen ngjarjet e tmerrshme qė ndikuan nė shpėrbėrjen e Jugosllavisė, urrejtjen ndėretnike, etj.
Duke folur pėr librin, ministri Hoxhaj ka vlerėsuar lartė mjeshtėrinė e pakrahasueshme tė Denis MacShane pėr tė pėrshkruar situata tė ndryshme nė Kosovė. Librin e shoh si njė thirrje tė hapur pėr politikanėt qė tė vazhdojnė angazhimin pėr njė tė ardhme evropiane tė Kosovės dhe tė Ballkanit, ka thėnė Hoxhaj
Ministri Hoxhaj ka falėnderuar MacShane pėr mbėshtetjen nė konsolidimin shtetėror tė Republikės sė Kosovės. Denis, ky libėr ėshtė shkruar nė kohė vendimtare pėr Kosovėn, por edhe pėr Ballkanin. Nė vitin 1991, kur filloi shpėrbėrja e ish-Jugosllavisė, kosovarėt kishin tri ėndrra: Liri, Paqe dhe Pavarėsi. Njėzet vjet mė vonė, ne jemi mbledhur nė kėtė shtėpi tė madhe tė demokracisė, dhe Kosova ėshtė e pavarur, e lirė dhe paqėsore.
2011-ta do tė hyjė nė histori si viti i Kosovės evropiane. Aspirata kryesore qė ne sot kemi ėshtė integrimi evropian dhe qė ti bashkohemi familjes sė madhe tė kombeve, ka thėnė Hoxhaj, para shumė diplomatėve, deputetėve dhe gazetarėve tė pranishėm nė kėtė promovim.
Hoxhaj ka thėnė se MacShane ėshtė njė nga miqtė e pėrkushtuar tė Ballkanit, i cili gjithmonė ka kėrkuar integrimin e Kosovės dhe Ballkanit Perėndimor nė Bashkimin Evropian. Rruga e Kosovės do tė jetė e plotė vetėm atėherė, kur pesė shtetet e BE-sė do ti bashkohen pjesės tjetėr tė Bashkimit Evropian pėr tė njohur pavarėsinė e Kosovės. Mbėshtetja britanike pėr sigurimin e njė politike unike tė BE-sė nė Kosovė ėshtė themelore. Pas vendimit tė fuqishėm tė GJND-sė qė thotė se pavarėsia e Kosovės ėshtė e ligjshme, ne nuk shohim asnjė arsye pse kėto vende tė mos e pranojnė vullnetin e popullit nė Kosovė, ka shtuar Hoxhaj.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|