Arsyet pėrse dėnimi i varrit ėshtė i fshehur pėr njeriun
Mexhmu Fetaua el-shejh ibn Uthejmin 2/32
Pyetje: A ėshtė dėnimi i varrit nga ēėshtjet e tė padukshmes, apo tė botės sė dukshme?
Cila ėshtė arsyeja pėrse kjo ėshtė nga ēėshtjet e sė padukshmes?
Pėrgjigje: Dėnimi i varrit ėshtė njė nga ēėshtjet e sė padukshme. Sa e sa njerėz nė kėto varre janė duke u dėnuar ndėrsa ne nuk jemi tė vetėdijshėm pėr kėtė? Dhe sa e sa nga fqinjė tė tyre janė tė bekuar me hapjen e derės pėr nė xhenet ndėrsa ne nuk jemi tė vetėdijshėm?
Ēfarė ka nė varre e di vetėm i Dijshmi mbi tė padukshmen. Dėnimi i varrit ėshtė njė nga ēėshtjet e sė padukshmes dhe, sikur tė mos ishte shpallja qė i zbriti pejgamberit [salallahu alejhi ue selam], ne nuk do tė dinim rreth kėsaj. Kėshtu, kur njė grua ēifute hyri te Aisha dhe i tha se tė vdekurit dėnohen nė varr, ajo u alarmua, derisa pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] erdhi dhe ajo i tregoi pėr kėtė dhe ai ia vėrtetoi. Por, Allahu mund ta bėjė kėdo nga robėrit ta shohė kėtė, ashtu siē e bėri pejgamberin t’i shohė dy burrat tė cilėt po dėnoheshin, njėri ngaqė ishte marrė me thashetheme, kurse tjetri ngaqė nuk ishte ruajtur nga urina.
Arsyet pėrse kjo ėshtė ndėr ēėshtjet e sė padukshmes, janė kėto nė vijim:
1. Allahu ėshtė mė i mėshirshmi ndėr ata qė mėshirojnė, sepse, sikur ta shihnim dėnimin e varrit, kjo do tė na e bėnte jetėn tė mjerueshme. Po tė dinte personi qė babai i tij apo vėllai, apo bashkėshorti, apo ndonjė i afėrm ėshtė duke u dėnuar nė varr dhe ai s’ka mundėsi t’i ndihmojė, atėherė ai do tė vuante dhe s’do tė mund tė rehatohej. Pra, ky ėshtė njė bekim nga Allahu.
2. Kjo do tė ishte njė skandal pėr tė vdekurin. Nėse Allahu e ka fshehur dhe ne s’i kemi parė gjynahet e tij, tė cilat kanė qenė njė ēėshtje mes tij dhe Zotit tė tij, pastaj ai vdes dhe Allahu na e tregon dėnimin e tij, kjo do tė ishte njė skandal pėr tė. Kėshtu, fshehja e tij ėshtė njė mėshirė nga Allahu ndaj tė vdekurit.
3. Varrosja e tė vdekurit do tė ishte e vėshtirė, siē ėshtė transmetuar nga pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] se ka thėnė:
"Sikur tė mos e kishit varrosur njėri-tjetrin, do ta lusja Allahun t’jua mundėsojė tė dėgjoni dėnimin e varrit". [Muslim 2868]
Kjo tregon se varrimi do tė vėshtirėsohej dhe njerėzit nuk do ta kryenin kėtė, edhe pse, nėse personi e meriton tė dėnohet, ai do tė dėnohet, edhe nėse mbetet mbi sipėrfaqe tė tokės. Por, njerėzit do tė mund tė mendonin se dėnimi ndodh vetėm kur personi tė jetė varrosur, kėshtu qė s’do ta varrosnin njėri-tjetrin.
4. Sikur tė ishte e dukshme kjo, besimi nė tė s’do tė kishte kurrfarė qėllimi, sepse do tė ishte e dukshme dhe askush s’do ta mohonte. Dhe kjo do t’i detyronte krejt njerėzit tė besonin, siē thotė Allahu i lartėsuar:
« Kur ata panė dėnimi Tonė, thanė: Vetėm nė Allahun besojmė » [Ghafir, 84]
Kėshtu, sikur njerėzit t’i shihnin tė varrosurit dhe tė dėgjonin britmat e tyre, ata do tė besonin dhe kurrkush s’do tė mohonte, sepse ai do tė ishte i sigurt se dėnimi ėshtė i vėrtetė dhe do ta shihte me sytė e vet, sikur t’i ndodhte vetė atij.
Urtėsia e Allahut ėshtė e madhe. Besimtar i vėrtetė ėshtė ai, qė beson bindshėm nė atė ēfarė i tregon Allahu mė shumė sesa nė atė ēfarė sheh me sytė e vet. Sepse ajo ēfarė na thotė Allahu, s’mund t’i nėnshtrohet ngatėrrimeve dhe rrenave, kurse ajo ēfarė shohin sytė, mund tė jetė imagjinare. Sa e sa njerėz janė betuar tė kenė parė hėnėn e re, e cila, nė fakt, ishte njė yll. Sa e sa njerėz pretenduan se panė hėnėn e re dhe ajo doli tė jetė njė qime e bardhė nė vetullėn e tij. Sa e sa panė njė hije pėr tė cilėn mendohej se ishte njė person qė po shkonte nė drejtim tė tyre dhe nė fund doli tė jetė njė dru palme. Sa e sa njerėz panė tė lėvizte njė objekt i palėvizshėm dhe panė njė objekt tė lėvizshėm tė rrijė i qetė. Kurse, ajo ēfarė na thotė Allahu, s’mund tė jetė e ngatėrruar.
E lusim Allahun tė na bėjė tė qėndrueshėm, se ajo ēfarė na thotė Allahu rreth kėtyre ēėshtjeve, ėshtė mė e fortė se ajo qė mund
tė shohim ne. Dhe fshehja ėshtė nė dobi tė njerėzve. Allahu e di mė sė miri.