|
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ? |
24-10-11, 13:14
|
#1
|
Bride to be...
Anėtarėsuar: 20-07-11
Postime: 1,350
|
Mjete qetėsuese dhe gjumėndjellėse dhe rreziqet!
Ēdo i dhjeti person i moshės madhore nė Zvicėr merr rregullisht barėra (medikamente) qė mund tė shpien nė varėsi. Sipas vlerėsimeve tė kujdesshme, rreth 60 mijė njerėz janė nėn varėsinė e tabletave, 170 mijė tė tjerė rrezikojnė shumė tė bėhen tė tillė. Konsumohen para sė gjithash mjete kundėr dhimbjes, mjete qetėsuese dhe gjumėndjellėse.
Femrat bėhen dyfish mė shumė tė varura nga tabletat se sa meshkujt, sidomos nė gjysmėn e dytė tė jetės. Duke qenė se tabletat gėlltiten pa u vėnė re, nė shoqėri nuk bie nė sy abuzimi me barėra.
Tė varurit nga medikamentet pėrbėjnė, pas atyre nga duhani dhe alkooli, grupin e tretė pėr nga madhėsia tė atyre qė vuajnė prej varėsive.
Faktorėt rrezikues pėr njė varėsi
Nė jetėn e shumicės sė femrave paraqiten situata kritike gjatė tė cilave dėshira pėr mbėshtetje bėhet e fortė. Janė tė shpeshta kėto raste sidomos gjatė tė ashtuquajturve kapėrcyej jetėsorė: lindja ose ikja e fėmijėve, fillimi i menopauzės, migracioni, divorci, pensionimi ose vdekja e partnerit qė janė vetėm disa nga shembujt. Edhe humbja e vendit tė punės ose stresi i vazhdueshėm nė jetėn e pėrditshme mund tė shpien nė njė krizė, p.sh. pėr shkak tė ngarkesės sė dyfishtė profesion/familje ose pėr shkak tė pėrgjegjėsisė, e cila duhet marrė pėrsipėr pėr familjarė nė nevojė pėrkujdesjeje.
Mirėpo mirėqenia e njė femre mund tė cenohet edhe pėrmes situatash tė ngarkuara jetėsore (p.sh. varfėria, afirmimi i pakėt social, problemet gjatė punės, njė status i pasigurt qėndrimi) ose pėrmes humbjeve tė papėrllogaritura ose pėrjetimeve traumatike shumė tė hershme (p.sh. pėrjetimi i njė pėrdhunimi seksual nė fėmijėri). Kjo nė rrafshin psiko-fizik mund tė shprehet pėrmes shqetėsimeve tė shumėllojshme, tė cilat mund tė pėrmblidhen nėn nocionin ērregullime tė gjendjes shpirtėrore.
Mjetet qetėsuese, gjumėndjellėse dhe kundėr dhimbjes (analgjetikė) ofrohen me kėtė rast si njė ndihmė e ēastit: ato duket sikur e bėjnė jetėn mė tė lehtė dhe ndikojnė si njė lloj mbrojtėsi.
Pos kėsaj, falė tyre rikthehet energjia jetėsore. Kėto medikamente (pėrcaktohen edhe si disponimndryshuese) kanė njė gjė tė pėrbashkėt: ato ndihmojnė nė ēast kundėr simptomave, por jo edhe kundėr shkaqeve tė tyre.
Kujdes me benzodiazepinat!
Shumė problematikė janė mjetet qetėsuese dhe gjumėndjellėse me pėrmbajtje benzodiazepine. Aktualisht ata hyjnė nė psikofarmakėt tė pėrshkruar dhe tė pėrdorur mė sė shpeshti (krh. Kuadrin 3). Duke qenė se benzot priten mirė nga trupi ynė, ndėrsa marrja e tyre integrohet pa zor e pa u vėnė re nė jetėn e pėrditshme, ekziston rreziku i njė kalimi gradual nė shprehi, e cila pastaj mund tė shpjerė nė varėsi. Medikamentet me potencial varėsie nė Zvicėr mund tė jepen vetėm kundrejt recetės mjekėsore. Edhe sot e kėsaj dite tableta tė tilla u jepen shumė shpesh femrave nė situata tė vėshtira jetėsore, dhe shpesh informimi lidhur me pasojat e mundshme tė njė varėsie ėshtė i keq.
Varėsia dhe simptomat e shkėputjes
Shpesh femrat e prekura nuk janė tė ndėrgjegjshme pėr shprehinė/varėsinė e tyre. Shenjat paralajmėruese qė flasin pėr njė abuzim tė mundshėm me medikamente janė:
Fiksimi tek medikamenti: personi nuk del mė nga shtėpia pa i marrė tabletat me vete, format tjera tė ndihmės refuzohen dhe njė reduktim i dozės ose ndėrprerja e plotė e medikamentit smerret dot me mend.
Shtrirja e marrjes sė medikamenteve: mjetet gjumėndjellėse p.sh. do tė merren edhe gjatė ditės si njė mjet kundėr shqetėsimeve.
Rritja e dozės: sipas rregullit do tė merren mė shumė tableta seē janė pėrshkruar nga mjeku.
Mbajtja fshehur: tabletat pjesėrisht merren nė fshehtėsi, ndėrsa kėrkimi pas burimesh plotėsuese tė sigurimit tė tyre do tė heshtet.
Njė marrje afatgjatė e medikamenteve mund tė ketė pasoja tė padėshirueshme:
Topitje emocionale
Aftėsi e pėrkeqėsuar e pėrqendrimit
Shkurajim dhe aftėsi e reduktuar e reagimit
Po qe se medikamenti i marrė rregullisht do tė ndėrpritet, mund tė shfaqen simptoma shkėputjeje (tė dridhurat, ethet, shqetėsimi, gjumi i prishur, deri te halucinacionet, ankthet dhe goditjet e ngėrēit). Pėr ti shmangur kėto gjėra rekomandohet gjithsesi njė ndėrprerje e ngadaltė, duke zvogėluar shkallė-shkallė dozėn.
Ndėrprerja e medikamenteve me pėrmbajtje benzodiazepine duhet shoqėruar gjithmonė nga mjeku. Parimisht duhet ndjekur pėrshkrimin e medikamenteve prej mjekut ose mjekes. Nė rastin e benzodiazepinave gjithsesi duhet shmangur ēdo pėrshkrim i ri! Ngase marrja afatshkurtėr e mjeteve qetėsuese dhe gjumėndjellėse me pėrmbajtje benzodiazepine ėshtė e nevojshme dhe e arsyeshme vetėm nė situata kritike akute. Pėrshkrimi i kėtyre medikamenteve, ndėrkaq, ėshtė i lidhur gjithmonė me njė bisedė tė detajuar lidhur me rreziqet pėr kalimin nė shprehi dhe varėsi si dhe lidhur me mundėsitė e ndihmės sė mėtejshme.
Tė marrėsh ndihmė nuk ėshtė turp
Kush nuk di se si tia bėjė mė tej, e ka humbur gjumin, sepse ndoshta asaj/atij gjithēka i ka ardhur nė majė tė hundės, pėrpiqet tė mbledhė veten dhe problemet e hapura tė radhės ti zgjidhė me forcėn e vullnetit. Askush nuk turpėrohet pėr shkak tė njė sėmundjeje trupore, pėrkundrazi, njė problem psikik nga shumica merret si njė turp. Tė flasėsh me partnerin ose me shoqet mund tė sjellė ēlirim, mirėpo shpesh nuk mjafton ke nevojė pėr ndihmėn e njė personi profesionist tė arsimuar.
Faktorėt mbrojtės prej njė varėsie
Rrethana tė caktuara jetėsore si dhe parakushtet psikike mund ti ndihmojnė njerėzit qė situatat e vėshtira jetėsore ti pėrballojnė mė mirė dhe qė tė mbrohen nga ndonjė varėsi e mundshme medikamentoze.
Faktorė tė tillė janė p.sh.:
Mjedisi stabil familjar dhe miqėsor
Kontaktet me miqtė e fqinjėsinė
Puna e rregulluar
Siguria financiare
Struktura ditore
Tė bėhesh i dobishėm pa u ndjerė i shfrytėzuar
Njohja e gjuhės vendore (mbrojtja nga izolimi social)
Shėndeti trupor
Njohuritė se si mund tė pėrballohet stresi pa medikamente
Qasja nė ofertat informative dhe konsultative
Mund tė kenė ndikim mbrojtės parakushtet psikike nė vijim:
Njė vetėbesim i mirė
Aftėsia pėr tiu qasur lidhjeve stabile
Tė pėrballosh stresin dhe frustrimin dhe tė dish se si tė sillesh me ta.
Tė mund tė shprehesh, tu qasesh konflikteve dhe ti zgjidhėsh ato
Realizimi (shqyrtimi) i mirė i humbjeve personale
__________________
Just happy...
|
|
|
24-10-11, 13:15
|
#2
|
Bride to be...
Anėtarėsuar: 20-07-11
Postime: 1,350
|
Titulli: Mjete qetėsuese dhe gjumėndjellėse dhe rreziqet!
Simptoma qė mund ti referohen njė cenimi ndjeshmėrie, por edhe njė
depresioni ose shqetėsimi anksioz:
Lodhja e pėrgjithshme
Humbja e fuqisė
Gjumi i prishur
Dhimbje tė shpeshta koke dhe shpine
Trokitja e zemrės (palpitacioni)
Shkurajimi (gjendja e dėshpėrueshme)
Marramendja
Pengesa nė tretje
Ankthe tė shumėllojshme
Ndjenja e pasigurisė
Acarimi i brendshėm
Ndjeshmėria e tepruar
Agresiviteti
Ikja nga shoqėria
Ndjenja e pėrhershme e mbingarkimit
__________________
Just happy...
|
|
|
24-10-11, 13:17
|
#3
|
Bride to be...
Anėtarėsuar: 20-07-11
Postime: 1,350
|
Titulli: Mjete qetėsuese dhe gjumėndjellėse dhe rreziqet!
Benzodiazepinat:
Janė medikamente me recetė tė detyrueshme tė cilat mund tė jepen pėr trajtime afatshkurtra tė gjendjeve tė karakterizuara nga tendosja, acarimi dhe ankthi si dhe nė rastin e shqetėsimeve psikosomatike. Ato ndikojnė si frikėheqės, qetėsues, acarim- dhe agresionzbutės si dhe gjumėndjellės.
Benzodiazepinat disponojnė njė potencial tė konsiderueshėm varėsie, si fizike,
ashtu dhe psikike. Fitimi i shprehisė mundėsohet qysh pas dy deri tre javėsh.
Varėsia, ndėrkaq, shpesh nuk njihet si e tillė dhe do tė zgjasė edhe pėr shumė
vjet.
Sipas dozės dhe ndjeshmėrisė, si efekte tė padėshirueshme mund tė shfaqen
lodhja, dhimbjet e kokės, dėshpėrimi, dobėsimi muskulor, mpirja dhe ndjenja e
marramendjes.
Varėsisht nga mosha, doza, dhe para sė gjithash, nga kohėzgjatja e pėrdorimit,
pas ndėrprerjes sė Benzodiazepinave paraqiten simptoma tė fuqishme tė shkėputjes (abstinencės). Pėr kėtė arsye ndėrprerja duhet shoqėruar gjithmonė nga mjeku.
__________________
Just happy...
|
|
|
24-10-11, 13:17
|
#4
|
Bride to be...
Anėtarėsuar: 20-07-11
Postime: 1,350
|
Titulli: Mjete qetėsuese dhe gjumėndjellėse dhe rreziqet!
Psikofarmaka
Ėshtė njė nocion i mbivendosur pėr medikamente qė pėrshkruhen kundėr vuajtjeve psikike (shpirtėrore). Ato kanė efekt mbi disa procese tė caktuara kimike nė tru dhe influencojnė e ndryshojnė perceptimin, tė menduarit, ndjesinė, pėrjetimin dhe sjelljen. Nė psikofarmakė bėjnė pjesė: benzodiazepinat, antidepresivėt, neuroleptikėt dhe disponimstabilizuesit.
Si njė alternativė pėr benzodiazepinat mund tė pėrdoren antidepresivėt, rrall
edhe neuroleptikėt. Ato nuk kanė potencial varėsie, mirėpo duhen marrė gjithashtu me njė psikoterapi shoqėruese.
__________________
Just happy...
|
|
|
24-10-11, 13:19
|
#5
|
Bride to be...
Anėtarėsuar: 20-07-11
Postime: 1,350
|
Titulli: Mjete qetėsuese dhe gjumėndjellėse dhe rreziqet!
Kėtu ekziston potenciali i varėsisė:
Mjet qetėsues me substancėn aktive benzodiazepinė.
Kėtu llogariten: Anxiolit®, Demetrin®, Lexotanil®, Lorasifar®, Paceum®,
Seresta®, Stesolid®, Temesta®, Tranxilium®, Urbanyl®, Valium®, Xanax®.
Bar gjumėndjellės me substancėn benzodiazepinė.
Kėtu hyjnė: Dalmadorm®, Dormicum®, Halcion®, Loramet®, Mogadon®,
Noctamid®, Normison®, Rohypnol®, Somnium®.
Varėsia nga Benzodiazepinat mund tė zhvillohet edhe gjatė njė doze tė
pėrhershme tė ulėt. Stilnox ® nuk ėshtė benzodiazepinė, mirėpo ka potencial tė njėjtė varėsie.
Alternativa pa potencial varėsie:
Antidepressiv-ėt e pėrshkruar shpesh janė: Citalopram (Seropram®),
Paroxetin (p.sh. Deroxat®), Fluoxetin (p.sh. Fluctine®, Fluocim®),
Mir tazepin (Remeron®), Trimipramin (p.sh. Surmontil®, Trimin®),
Mianserin (p.sh. Tolvon®).
Truxal ®: Medikament pėr trajtimin e sėmundjeve psikike (tė ashtuquajturit
neuroleptikė).
Barėra shėruese: p.sh. Baldrian, Hopfen.
__________________
Just happy...
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:00.
|
|