Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Personalitete publike
Emri
Fjalėkalimi
Personalitete publike Personalitetet publike nga Kinematografia, Arti, Muzika, Kultura, Letėrsia, Politika, Shkenca, Sporti etj. Tė rejat, mėnyra e tė sjellurit, kontakti me publikun. (Po thojnė...)



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 02-11-11, 01:35   #11
Legend
 
Anėtarėsuar: 14-11-05
Postime: 459
Legend e ka pezulluar reputacionin
Gabim Re: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?

ADELINA ISMAILI,ZYRTARISHT NJĖ YLL EUROPIAN,E PARA SHQIPTARE NĖ UNIVERSAL MUSIC

Qė Parisi ėshtė njė mrekulli as qė diskutohet,por ajo pėr cka ishim atje ishte dicka nė vete :Intervista ekskluzive me Divėn e muzikės sė lehtė shqiptare,Adelina Ismaili e cila tash e njė vit jeton dhe vepron nė kėtė metropol kulturor europian.Gazeta jonė ka shkruar gjithmonė pėr tė rejat nga Adelina,qoftė kur ajo doli nė Zvicėr dhe korri suksesin e parė internacional me remixin e kėngės « Tribalb » nė bashkėpunim me yllin e muzikės House,DJ Mr Pink,qoftė pėr turneun e saj tre vjeqar shumė tė suksesshėm nė tė gjitha trojet e banuara me shqipėtarė,por sė fundmi dhe pėr lanqimin e projektit nė Paris qė thuhet se ishte mbajtur sekret deri nė momentin e fundit.Shumė kėngetare qė veprojnė nė vende tė huaja lajmėrojnė me vite punėn e tyre internacionale,dhe nė fund asgjė.Adelina jo se na suprizoi me arritjėt e saj,sepse nuk e kemi dyshuar asnjėherė.Por kėtė herė ishte mė ndryshe,apo erdhi mė shpejt sesa qė menduam.Sapo kishte mbaruar turneun,dhe ne morrėm rrugėn pėr Paris. Nė njė apartament vėrtet luksoz nė qarkun e 7 tė Parisit,na priti ashtu siq ka qenė gjithmonė :E buzėqeshur,e ngrohtė dhe e afėrt sikur tė ishim takuar dje.Duket shumė e lumtur dhe e relaksuar,me njė look tė njė dame tė vėrtetė qė po jeton momentet e saj…

Pėrshėndetje Adelina.Pas suksesit tė remixit « Tribalb » nė Zvicėr erdhe nė Paris.Pse Parisi ?

E ke parė dhe vet.Ėshtė djepi i kulturės europiane,ku mė sė paku dihet pėr shqiptarėt dhe kulturėn tonė.Posaqerisht muzikėn.Ne jemi tė bindur qė e gjithė bota e di ku ėshtė Kosova,nė fakt ėshtė e dhėmbshme sa pak dihet nė qarqet kulturore pėr ne.Nė fillim mėrzitesha kur ngatėronin Albania me Armenia.Por mbaja njė repertoar tė tėrė tė perlave tona muzikore nė Iphone dhe posa ulesha nė tavolinė pa folur asnjė fjalė,lėshoja kėngė (qesh).Muzika ėshtė gjuhė universale,dhe pasi shaktėrroja muhabetin nė tavolinė,shpjegoja cfarė ėshtė kjo muzikė (qesh)Kėtu kupton sa tė dėmshėm jemi ne pėr vetėn.Aq shumė sabotohemi mes vete,saqė nė fund arrijmė tė mos na njohė askush.Vetėm kėtu kam kuptuar sa tė vetmuar jemi nė botėn e kulturės,dhe sa shumė duhet tė bėjmė pėr tė mirėn e kulturės shqiptare.Parisi ėshtė vend ku vdes xhelozia,ku rilind kreativiteti nė cdo cep e cdo kohė, ku loja me tinguj ėshtė e pakufishme.Ėshtė vend qė tė bėn tė dashurohesh nė tė,por mė sė shumti tė dashurosh atė cfarė je.

Tingėllon paska nacionaliste pėr njė kėngėtare qė do tė jetė yll ndėrkombėtar.Sa pranohet kėtu kjo ?


Cdo artist qė ka arritur diqka nė jetė, vė etninė e vet para sė gjithash.Artisti ėshtė promovues,lajmėtar i popullit,i vlerave tė popullit tė vet.Kėtu dhe gjithkund nė botė cmohesh pėr atė qė je.Pastaj vie ajo qė unė kam humbur shumė materialisht gjatė karrierės sime duke mos bėrė kompromis nė kėtė pikė.Por pėrseri do pranoja tė humbja gjithcka,vetėm me kushtin tė jem kjo qė jam.Tjetėrsimi,posaqerisht vardisja nuk pi ujė nė asnjė cep tė botės.Tė krenohesh qė je shqiptare pėr mua nuk ėshtė vetėm njė fjalė.

Kėnga « I love you more » mbėrthen nė vete shumė melose,edhepse dominon zhanri pop.Njė gėrshetim i katėr melodive dhe gjuhėve ishte njė formulė suksesi apo njė sfidė muzikore e radhės nga Adelina ?

A)Sfidė.Nuk ka formulė suksesi pėr njė fillestare.Kėtu lindin trendet muzikore tė cilat pastaj bartėn nė tėrė Europėn,dhe mė vonė edhe nė Amerikė.Kur po bisedoja me realizuesin,pa fund herė i shpjegoja qė muzika shqipe pėrshtatet edhe me zhanret moderne perendimore,edhe me tingujt lindor.Kėnga ėshtė njė udhėkryq kulturor,ashtu siq jemi vet ne shqiptarėt,gjithmonė bashkues tė botės perendimore dhe asaj lindore.Kėtu sheh njerėz qė vėrtet e jetojnė jetėn bashkė,pa gjykime fetare,racore,etj.Pėr franqezėt ėshtė njė gjė normale tė jetojnė nė harmoni me cdo popull tjetėr.Duhej tė bėhėj kėngė pėr tė treguar qė ne kėtė realitet e kemi jetuar gjithmonė.Rrezikonim qė kėnga tė ketė dispėrputhje melodike,por u punua gjatė.Pop muzika ka dominuar dhe dominon show biznesin botėror,tjerat janė zhanre tė momentit qė shuhen shpejt.Kėtu i kupton tė gjitha,sepse i jeton.

Faudel,njė ndėr emrat mė tė shquar tė muzikės nė Francė,apo si e quajnė ndryshe « Princi i muzikės Rai ».Miliona disqe tė shitura,madje dhe aktor.Si u bė,sa ishte e vėshtirė tė punohej me tė ?


Mė pėlqente kėnga e tij « Mon Pays »(Vendi im).Flet pėr faktin qė njeriu mund tė jetė i lindur kudo,por vendi i tij ėshtė aty ku ndjehet i lumtur.Dhe aftėsia e tij tė gėrshetojė dy kultura aq tė ndryshme nė muzikė-atė lindore dhe perendimore.Kontaktuam menaxherėn e tij,njėherit edhe bashkėshortja e tij.Shumė punė dhe pak fat.U takuam dhe u prezantova shkurt,ia prezantova dhe idenė.Tė bashkonim shumė botėra nė njė tė vetme.Filluam menjėherė me realizimin.Mė lehtė kam punuar me Faudel dhe stafin e tij,sesa me cdo bashkėpunėtor tjetėr nė karrierėn time.Si shqiptare dyshuese qė jam,non stop i thoja vetės : "S`ka gjė nga kjo punė,kėta po e bėjnė shumė tė lehtė,njė projekt kaq i madh kėta duan vetėm tė kėnaqen gjithė ditės ?Ska mundėsi " Isha unė ajo qė kisha harruar qė realizimi i kėngės ėshtė kėnaqėsi.Njė ndihmė e madhe pėr mua ishte bashkėshortja e tij,njė grua yll qė bėn punėn e menaxherės,njė nėnė fantastike dhe njė mike qė ishte aty pėr mua nė cdo sekond.



(vazhdon)
Legend Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:32.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.