Nga FAHRI XHARRA
John L Withers II : Si do tė ishte bota nėse tė gjithė do tė ishin sjellė si shqiptarėt?
Nė fakt, tė ftohtit nuk ekziston! thoshte Albert Ajnshtajni si student. Sipas asaj qė thonė studimet dhe zbulimet mė tė fundit nė fizikė, ftohtėsia ėshtė vetėm mungesa e nxehtėsisė. Atė mund ta vėrtetojmė nėse ndonjė objekt ia ofrojmė burimit tė energjisė dhe do tė shohim se ai ngrohet.
Pra, pa ngrohje objektet janė inerte dhe nuk reagojnė, e kjo do tė thotė se tė ftohtit nuk ekziston.
Po errėsira? Errėsira ėshtė mungesa e plotė e dritės. Ne mund ta studiojmė dritėn dhe shkėlqimin, por kurrė errėsirėn.
Errėsira ėshtė e pranishme dhe si tė tillė e kemi pranuar. Me errėsirė mundemi dhe jemi tė aftė pėr tė shpjeguar mungesėn e dritės, thoshte Ajnshtajni.

Albert Einstein (Ajnshtajni) lindi nė Ulm, Württemberg, (Gjermani) me 14 Mars 1879. Nė vitin 1901 mori diplomėn dhe shtetėsinė zvicrane. Mė 1909 bėhet Profesor i jashtėzakonshėm nė Cyrih, mė 1911 Profesor nė Pragė. Mė1914 Profesor i Universitetit tė Berlinit dhe mė 1914 u bė nėnshtetas Gjerman dhe jetoi nė Berlin deri mė 1933, ku pėr shkak tė pėrkatėsisė sė tij hebraike u largua nga Gjermania.
Si u bė Shqipėria vendlindja e dytė e Albert Ajnshajnit? Si rilindi Ajnshtajni nė Shqipėri?

E nisur nga mėrgata shqiptare nė Belgjikė, nė Muzeun e Hebrenjve nė Bruksel, para disa ditėsh u mbajt Konferenca Shqipėria dhe shpėtimi i Hebrenjve. Kjo mbahej si mirėnjohje publike ndaj Mbretit Zog, ku tema kryesore ishte diplomacia e Mbretit Zog dhe ndihma historike e Shqipėrisė pėr shpėtimin e Hebrenjve, tė ikur nga Holokausti nė Shqipėri (1929-1944). Historiani Amerikan Bernard Fisher pohoi se nismat dhe kėmbėngulėsia e Mbretit Zog bėnė qė tė mundėsohet shpėtimi i mbi 2640 Hebrenjve (numėr qė ėshtė mė i vogėl, nė mungesė tė shėnimeve) nė Shqipėri, nė mesin e tyre edhe tė Albert Ajnshtajnit, duke u dhėnė viza turistike dhe tranzite, pastaj duke iu ndėrruar emrat, duke iu ndėrruar fenė dhe duke iu dhėnė shtetėsinė shqiptare.
Kush e shpėtoi Ajshtajnin? Si u bė Shqipėria vendlindja e dytė e Ajnshtajnit?
Njeriu lind njėherė, por njeriu rilind atėherė kur dikush ia shpėton jetėn nga vdekja e sigurt.
Nė njė nga rrugicat karakteristike tė qytetit tė Pogradecit, nė lagjen Burima, nė krahun e djathtė tė kishės sė vjetėr tė qytetit, ndodhet njė vilė dykatėshe e zhytur nė mes tė njė lulishteje dhe njė kopshti me mollė dhe hardhi rrushi. Ėshtė shtėpia e Bashove, aktualisht e doktor profesorit tė asociuar, Jovan Bashos, shef i shėrbimit nė Qendrėn Spitalore Universitare Nėnė Tereza, nė Tiranė. (B.Berberi).

Ajnshtajni vjen nė Shqipėri nė prillin e vitit 1931, kur ndiqej nga nazistėt gjermanė, pėr shkak tė origjinės sė tij hebreje dhe mė pas pajiset me njė pasaportė shqiptare dhe largohet me kėtė pasaportė nė drejtim tė SHBA-sė. Albert Ajnshtajni ka qenė mik i madh i kėsaj familjeje. Nė regjistrin e vjetėr tė vitit 1931, AK0 31, nė faqen 53 /1, ndodhet ky shėnim: Sot mė datėn 10 prill 1931, u paraqit tė zyrėn e Bashkisė sė Poradecit dr. Jani Bashua, i lindur mė 1892 nė lagjen Burima tė Poradecit, i biri i Kozmait dhe Anastasisė, me profesion mjek personal pranė naltmadhėnisė sė tij Zogu i Parė, i cili na jep garanci qė Albert Ajnshtajni tė bėhet qytetar i Poradecit.
Kjo bashki e pajis me vėrtetim dhe certifikatė Albert Ajnshtajnin, si banor tė Poradecit nė lagjen Burima. Nėpunėsi i Bashkisė ishte Reis Asllani kurse dhėnėsi i garancisė Dr. Jani Basho.
Nė Vjenė, dr. Jani Bashua takoi profesorėt e tij dhe njėherazi dhe miqtė e tij, ndėr tė cilėt, aktorin e famshėm Aleksandėr Moisiu. Nė takimin qė ai pati tek shokėt e tij dhe miqtė e ngushtė, ata i bėnė njė kėrkesė: Miku i tij, Albert Ajnshtajni, ishte nė rrezik dhe kėrkohej nga nazistėt gjermanė si hebre dhe duhej tė largohej, por e kishte tė pamundur, pasi pasaportėn e tij gjermane ia kishte sekuestruar gestapoja. Kėshtu, i thanė ata, meqenėse ju jeni mjeku personal i mbretit Zog, i thoni mbretit ti japė njė pasaportė shqiptare. Padyshim, populli ynė me tė drejtė duhet tė krenohet se ka shpėtuar mijėra hebrenj dhe midis tyre dhe shkencėtarin mė tė madh tė shek XX, Albert Ajnshtajnin. Sipas tė dhėnave zyrtare, Albert Ajnshtajnit, pasaporta gjermane i ishte sekuestruar nga Gjermania naziste dhe sipas tė dhėnave zyrtare, Albert Ajnshtajni ka shkuar dy herė nė Amerikė nė dhjetor tė 1931-shit dhe nė vitin 1932, me pasaportėn shqiptare qė e pajisi mbreti Zog, pasi nuk kishte pasaportė tjetėr.
Dr. Basho i kishte thėnė qė Ajnshtajni kishte ardhur nė Shqipėri nė fillim tė viteve 30-tė, kishte qėndruar 3 ditė dhe kishte marrė pasaportė shqiptare. Dr. Basho kishte ndėrhyrė te Mbreti e kishte shoqėruar gjatė qėndrimit nė Shqipėri, kohė kur e kishte pritur edhe vetė Mbreti Zog.
Madje Dr. Basho kishte shkėmbyer edhe disa letra me tė, ku Ajnshtajni e falėnderonte pėr mirėsinė e treguar dhe i tregonte pėr vėshtirėsitė e jetės sė tij. Mjerisht ne na mungojnė kėto letra tė cilat u dogjėn nė shkurt tė vitit 1945 (bashkė me shumė libra e dokumente tė tjera) gjatė shtetėzimit tė shtėpisė dhe klinikės sė Dr. Bashos, dy shtėpive pranė njėra-tjetrės nė qendėr tė Tiranės, midis Postės Qendrore dhe ish-Gjykatės sė Lartė. (Primitivizėm komunist F.Xh.)

Para se tė rivinte nė Shqipėri nė qershor 2002, Nėna Mbretėreshė i dha njė intervistė njė gazetari anglez, intervistė e cila u botua nė atė kohė nė revistėn angleze Style nėn titullin Kthimi i Mbretėreshės. Ajo i deklaroi gazetarit se Mbreti Zog i kishte thėnė qė: Ajnshtajni ka ardhur nė Shqipėri, ėshtė takuar me tė dhe ka marrė pasaportė shqiptare.
Prof. Dr. Skėnder KOJA, ish-Drejtor i Institutit tė Fizikės Bėrthamore (1971 1987). Prof. Koja ka treguar se nė kohėn kur ai ishte drejtor i Institutit tė Fizikės Bėrthamore, njė punonjės i Institutit i pėrsėriste vazhdimisht se njė fqinji i tij e pikėrisht Zoti A. Bega e kishte takuar Ajnshtajnin nė Tiranė. Prof. Koja bisedoi vetė me tė dhe dėshmia e A. Begės ishte sa mė poshtė:

E kam takuar Ajnshtajnin nė Tiranė nė fillim tė viteve 30-tė kur ky erdhi nė Bankė e mė kėrkoi veprime tė Bankės Shqiptare me njė bankė tė shtetit gjerman, veprime qė banka jonė nuk i kishte kryer ndonjėherė, pėr shkak tė mosekzistencės sė lidhjeve me bankat gjermane nė atė kohė.
Veē dihet mirė qė nga administrata e shtetit shqiptar qė merrej me lėshimin e pasaportave nė atė kohė emrat e hebrenjve ndryshoheshin (mbase pėr arsye sigurie) e ishte e zakonshme qė Mosheja tė shkruhej Musa, Zaharia, Zafir etj. Dėshmi tė tilla, pėr ndryshimin e emrave tė hebrenjve ka plot nė Arkivin e Shtetit Shqiptar.
Nė arkivin e Ajnshtajnit nė Jerusalem, (Einstein Archives) mund tė kėrkohen:
- letrat e Dr. Bashos drejtuar Ajnshtajnit
- Dokumentacioni i bėrė pėr tė nė Shqipėri pėr Ajnshtajnin: Nė vitin 1933 duhej tė ikte nė ShBA, pėr shkak tė rrezikut nga rritja e nazizmit nė Gjermani. Njė muaj mė vonė (Maj 1933) u njoftua se ishte nė listėn e vrasjeve me njė ēmim 5.000$ pėr kokėn e tij. Ai udhėtoi nė ShBA nėpėrmjet Shqipėrisė. Duke falėnderuar besėn shqiptare shumė hebrenj, si dhe Ajnshtajni nė mesin e tyre i shpėtuan vrasjes, thuhet nė letrat falėnderuese.
A ishte pra Shqipėria vendlindja e dytė e kėtij njeriu kaq tė madh tė shekullit XX?
Ajnshtajni kishte ngritur zėrin, duke akuzuar Qeverinė Jugosllave, kur u vra Profesori Milan Shuffly (Albanologu i mirėnjohur) nė rrugėt e Zagrebit (18.02.1931), ku sė bashku me novelistin Hajnrih Mann, vėllau i Thomas Mannit, dėrguan njė letėr tė pėrbashkėt nė Lidhjen e Kombeve nė Paris, duke protestuar kundėr vrazhdėsisė sė tmerrshme qeveritare jugosllave
. Profesori Shufflay citohej si autor i njė numri tė madh librave shkencorė.
Nė letrėn e Ajnshtajnit tė datės 6 Maj 1931, ai i akuzonte Serbėt pėr terror mbi popullin Kroat dhe Boshnjakėt e Shqiptarėt.
Ajnshtajni akuzon

Nė Shkurt tė vitit 1995, Kongresmenėt Tom Lantosh, Benjamin Gilman dhe Xharald Nadler dhe ish-kongresisti Dioguardi folėn nė ceremoninė e mbajtur nė Muzeumin Amerikan tė Holokaustit, (Washington D.C.), duke e komemoruar shpalljen e Shqipėrisė Tė drejtit nė mesin e kombeve.
Populli ynė me tė drejtė duhet tė krenohet se ka shpėtuar mijėra hebrenj dhe midis tyre dhe shkencėtarin mė tė madh tė shek XX, Albert Ajnshtajni, i cili u rilind nė Shqipėri.
Fahri Xharra