Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 13-12-11, 14:31   #27
petrol
 
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
petrol i dashurpetrol i dashurpetrol i dashur
Gabim Skėnder Luarasi. Projekti pėr njė revistė tė re: ‘’Vepra’’

Skėnder Luarasi, Kujtime e dokumenta
Projekti pėr njė revistė tė re: ‘’Vepra’’
Nė pranverė tė vitit 1935 njė grup intelektualėsh pėrparimtarė: Skėnder Luarasi, Selim Shpuza, Gani Dizdari, Salo Halili, Millosh Nikolla, Teufik Gjyli,Rragip Gjylbegu, Malo Beci, Rrefik Shpuza e Ahmet Ēaku menduan tė botonin nė Shkodėr njė revistė kulturore ku tė shpalosej fjala e lirė shqipe dhe pikėpamjet pėrparimtare.
‘’ Skėnder Luarasi ishte organizator shoqėror i veprimtarisė sė kėtyre mėsuesve, me tė cilėt u lidh njė shoqėri e miqėsi e vėrtetė, duke i vėnė edhe kėto ndjenja tė fuqishme nė funksion tė ēėshtjes kombėtare’’. (*)
(*) Iliaz Gogaj:Skėnder Luarasi – shėmbėlltyrė e pėrkryer e mėsuesit atdhetar e demokrat’’Mėsuesi’’, 2 maj 1992, f….)
Realizimi i kėtij qėllimi paraqiste vėshtirėsi tė mėdha pėr shkak tė ligjit tė rreptė pėr shtypin dhe censurės qeveritare (*)
Nė ligjin pėr shtypin (tė botuar nė ‘’Gazetėn zyrtare’’ mė 31 .1.1931) theksohej se dy kopje tė botimit duhej t'i dėrgoheshin Ministrisė sė Brendėshme dhe Prokurorisė, shitėsi i gazetėstė tė ishte i regjistruar, pėrgjegjėsinė pėr pėrmbajtjen e gazetės do ta mbanin drejtori pėrgjegjės i botimit, shtypshkronjėsi dhe shitėsi.)
Takimi i intelektualėve u bė nė sallėn e shoqėrisė ''Vllaznia'’. Nė mbledhje morėn pjesė anėtarė tė shoqėrisė ''Besa Shqiptare’’, anėtarė tė kolektivit mėsimor tė gjimnazit dhe drejtori i konviktit (Skėnder Luarasi) .
Nė procesverbalin e mbajtur mė 19.5.1935 nga Masar Bushati shėnohen emrat e pjesėmarrėsve me kėtė renditje: Skėnder Luarasi, Selim Shpuza, Gani Dizdari, Salo Halili, Millosh Nikolla, Teufik Gjyli, Rragip Gjylbegu, Malo Beci, Rrefik Shpuza, Ahmet Ēaku.
Ēėshtjet kryesore qė u diskutuan: ''mundėsia e nxjerrjes sė njė reviste nė Shkodėr'', ku secili nga pjesėmarrėsit ‘’tė paguante proporcional shpenzimet e shtypit…e tė zgjeronte qarkun e veprimit tue sjellė edhe tė tjerė shokė tė interesuem’’ pajtimtarėve tė rinj ndėr kolegė, bashkėpunėtorė e studentė. Gjithashtu synohej qė tė kishte mė shumė krijuesish ''shpirtra tė rinj …dhe drejtime tė rinj''..
Sipas procesverbalit: ‘’Mė 20.5.1935, ditėn e hėnė ora 6,30 mb.dite ''nė mbledhje do tė diskutohej pėr emrin e revistės dhe pėrcaktimin e programit, tė pėrcaktohej drejtori pėrgjegjės dhe nxjerrja e lejes sė botimit.’’
Skėnder Luarasi propozonte qė revista tė quhej ‘’Koha Jonė‘’, Gani Dizdari ’’Drita’’, Millosh Nikolla (Migjeni) ’’Sot’’, Teufik Gjyli ’’Drita e Djelmėnisė‘’, Rragip Gjylbegu ’’Zgjimi’’ Malo Beci ‘’Kultura’’, Refik Shpuza ’’Erdhi Koha’’.
Nė mbledhjen e datės 29.5.1935 u vendos qė revista tė titullohej ''Vepra'' dhe tė kishte njė karakter kulturor e laik. Komisioni qė do tė hartonte programin e revistės ''Vepra'' u vendos tė pėrbėhej prej pesė vetėsh, tė kryesuar nga Skėnder Luarasi e Selim Shpuza. Nė procesverbal u shkrua se ''Komisioni mori pėrsipėr gatimin e programit tė revistės, nė vija tė shkoqituna, tue kėrkue njė afat prej njė javė ditėsh'' pėr nė mbledhjen e ardhshme mė 17.6.1935.
Por autoritetet e regjimit nuk e miratuan botimin e revistės ''Vepra''
petrol Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:22.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.