|
Hapėsirė filozofike-psikologjike Praktika e jetės njerėzore, sjelljet e individėve e tė shoqerisė.
Proēeset mendore etj. |
22-12-11, 21:38
|
#1
|
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
|
Titulli: Refleksion -Meditim
Te thuash "jo"
Ka nje fjale qe shume njerezve s'ua mban gjuha ta thone, nje nga fjalet me te shkurtra te gjuhes sone: JO. Thuajeni me ze te larte: JO.
JO - aq e thjeshte per t'u shqiptuar dhe njekohesisht aq e veshtire. Kemi frike te humbim dashurine e te dashurve tane. Na kapllojne ndjenja faji. Besojme se njerez "te mire", femije, prinder, bashkeshorte, te krishtere ose myslimane "te mire" kurre nuk thone "jo".
Problemi eshte qe ne ia ulim vleren vetvetes dhe humbim dashurine e njerezve te cileve deshirojme t'u pelqejme ne qofte se nuk mesojme te themi "jo". Vec kesaj, ne i denojme te tjeret me qejfmbetjet tona te fshehura.
Kur te themi "jo"? Kur "jo" eshte ajo qe e mendojme ne te vertete.
Ne qofte se mesojme te themi "jo", atehere nuk na duhet me te mbrohemi me genjeshtra. Fitojme besimin e te tjereve dhe fitojme besim tek vetvetja. Kur themi ate qe e mendojme ne te vertete, ne i kryejme vetes nje sherbim te mire.
Kur kemi frike te themi "jo", ne i japim vetes edhe pak kohe. Bejme nje pauze, e ushtrojme fjalen ne mendje dhe pastaj themi "jo". Nuk ka nevoje te japim shpjegime te gjata per vendimin tone.
Ne qofte se dime te themi "jo", atehere mund t'i themi "po" se mires. "Jo-ja" jone dhe "po-ja" jone merren seriozisht. Fitojme kontroll mbi vetveten. Dhe mesojme nje sekret: Nuk eshte aq e veshtire te themi "jo".
Te thuash "po"
Mund te mesojme t'u themi "po" gjerave qe na bejne mire; "po" deshirave tona - qe kane te bejne me ne edhe me te tjeret.
Mund t'i themi "po" gezimit. "Po" vizites tek miqte, "po" ndihmes nga te tjeret; "po" per te marre pjese ne nje grup per vetendihme.
Mund te mesojme t'u themi "po" marredhenieve te shendosha, njerezve dhe aktiviteteve qe na bejne mire.
Mund te mesojme t'i themi "po" vetvetes, deshirave dhe nevojave tona, instinktit tone dhe udheheqjes sone prej Fuqise se Larte.
Mund te mesojme te themi "po" kur jemi te mendimit qe duhet t'i ndihmojme dikujt tjeter. Mund te mesojme t'u themi "po" ndjenjave tona.
Mund te mesojme te themi "po" kur duam te bejme nje shetitje, te bejme gjumin e drekes, kur deshirojme qe dikush t'i beje masazh shpines sone ose kur blejme nje tufe lulesh per veten.
Mund te mesojme t'i themi "po" nje pune qe eshte e mire per ne.
Mund te mesojme t'i themi "po" gjithckaje qe na ben mire dhe qe na perkrah. Mund te mesojme t'i themi "po" me se mires qe jeta dhe dashuria mund te na ofrojne.
Melody Beattie
__________________
--------------------------------------------------------------------------------
Vendlindje, ti ėndėrr qė mė ftofesh
lėshoma njė zė, pash' Hirin tėnd!
Shėtita pash' mė pash' (edhe Ferrin),
por Prushin tėnd s'ma dogj dot, asnjė vend!
[ e vodha, nga Panta_rhei ]
|
|
|
22-12-11, 21:51
|
#2
|
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
|
Titulli: Refleksion -Meditim
Hapi dyert e zemrės
(Eileen Caddy)
Gjithēka qė e kam unė, ėshtė e jotja.
Mendo pėr mrekullinė e kėtyre fjalėve,
dhe pastaj lejo qė vetėdija jote tė zgjerohet,
kėshtu qė mund t'i pranosh
dhe t'ua kuptosh domėthėnien e vėrtetė.
Shih si bėhen realitet nė jetėn tėnde
dhe mos prano kurrė mė ndonjė pėrkufizim,
sepse tė gjitha premtimet e mia do tė plotėsohen,
nuk janė premtime boshe.
Mbaji thjesht nė besimin tėnd,
dhe nė besimin kurrė mos u lėkund.
Gjithēka vjen tek shpirtrat qė mė shėrbejnė
dhe qė vėnė gjithė besimin e tyre tek unė.
Shih si zhvillohet mrekulli pas mrekullie para syve tė tu.
Dalloji mrekullitė nė gjėrat e vogla tė jetės
ashtu si nė gjėrat e mėdha.
Hapi sytė e tu, qė tė mos humbėsh asgjė;
hape zemrėn tėnde dhe lėre dashurinė tė rrjedhė.
Dashuria e tėrheq dashurinė.
Cdo shpirt pėrmallohet pėr t'u dashur,
pra pėrse tė mos dhurosh dashuri,
dhe duhet tė marrėsh ashtu si ti jep.
Por mėso tė japėsh lirisht, pa asnjė kusht,
dhe shijoje jetėn plotėsisht.
__________________
--------------------------------------------------------------------------------
Vendlindje, ti ėndėrr qė mė ftofesh
lėshoma njė zė, pash' Hirin tėnd!
Shėtita pash' mė pash' (edhe Ferrin),
por Prushin tėnd s'ma dogj dot, asnjė vend!
[ e vodha, nga Panta_rhei ]
|
|
|
22-12-11, 21:54
|
#3
|
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
|
Titulli: Refleksion -Meditim
UNI APO INTUICION?
Si te dime nese na flet uni yne apo intuicioni yne? Per fillestare, ne qofte se nuk keni zakonin ta degjoni kete ze te qete te brendshem qe e quajme intuicion, mund te mos degjoni shume udheheqje. Duke kerkuar te qetesoni te tjere dhe te fitoni pelqimin e tyre, mund te keni hequr dore bile nga dijenia se cilat jane nevojat dhe deshirat e tua, nga frika qe mund te jene ne konflikt me atyre te njerezve te rendesishem ne jeten tende. Te kryesh ndryshime ne jete duket e paperballueshme sepse nuk je lidhur me udheheqjen tende te brendshme. Kjo udheheqje e mirefillte njihet ne keto menyra:
1. Zeri intuitiv eshte i qete, por kembengules. Mendimet vazhdojne te kthehen, por nuk shfaqen si urgjente. Zeri i unit kerkon qe te besh nje vendim tani, nga frika qe dicka mund te zhduket.
2. Mesazhe intuitive te tregojne drejtimin e vetezhvillimit dhe te ndjenjes ta shprehesh veten me plotesisht. Uni, perkundrazi, thote: "Pse ta caj koken?" "Kjo eshte pune e tepert". "Kjo eshte teper e shtrenjte". Uni paraqet arsyetime racionale per te mos vepruar dhe mbron gjendjen momentane.
3. Zeri intuitiv perdor fjali te thjeshta pohuese, si "Eshte koha te vazhdoj te shkollohem". "Duhet te shkruash". "Vazhdo". Keto pohime jane specifike dhe te dobishme. Uni vazhdon te pertype pohimet e vjetra dhe mbeshtetet shume ne justifikime.
4. Intuicioni vjen drejtperdrejt dhe qart ne mendjen tende. Zeri i unit eshte i pavendosur dhe i frikesuar. Eshte i preokupuar me perpjekjet te gjeje rrugen me te mire per te zvogeluar ose kontrolluar ngjarjet.
5. Zeri intuitiv te con jashte zones se rehatshmerise, por ti di ne zemren tende qe te udheheq per te bere gjene e mire. Zerit te unit i pelqen te te tregoje histori terrori.
6. Zeri intuitiv te jep nje hap ose qellim ne nje kohe. Uni ve qellime te kunderta ose krijon nje situate ku fitorja eshte e pamundshme.
7. Intuicioni te tregon cfare te besh per te qene besnik ndaj vetes. Uni te tregon cfare te besh per t'i bere punet te mira per te tjeret.
__________________
--------------------------------------------------------------------------------
Vendlindje, ti ėndėrr qė mė ftofesh
lėshoma njė zė, pash' Hirin tėnd!
Shėtita pash' mė pash' (edhe Ferrin),
por Prushin tėnd s'ma dogj dot, asnjė vend!
[ e vodha, nga Panta_rhei ]
|
|
|
22-12-11, 21:56
|
#4
|
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
|
Titulli: Refleksion -Meditim
NDĖRGJEGJSHMĖRI
Kape mendjen tėnde: Aftėsitė Si
PA GJYKIM
* Shiko, por MOS GJYKO. Merr njė qėndrim tė lirė nga gjykimet. Vetėm faktet. Pėrqėndrohu nė ēfarė, jo nė tė mirėn ose tė keqen, tė tmerrshmen ose tė mrekullueshmen, nė atė qė duhet ose nuk duhet.
* DALLOJI DHE SHKĖPUTI MENDIMET E TUA nga faktet, nga kush, ēfarė, kur dhe ku.
* PRANO ēdo ēast, ēdo ngjarje, ashtu si njė ēarēaf i shpalosur nė lėndinė pranon edhe diellin edhe shiun dhe ēdo gjethe qė bie mbi tė.
* PRANO tė dobishmen, tė shėndetshmen, por mos e gjyko. PRANO tė dėmshmen, tė padobishmen, por mos e gjyko.
* Nė qoftė se zbulon qė e gjykon veten, MOS GJYKO GJYKIMIN TĖND.
ME NJĖ MENDJE TĖ NDĖRGJEGJSHME
* BĖJ VETĖM NJĖ GJĖ NĖ NJĖ KOHĖ. Kur je duke ngrėnė, ha. Kur je duke ecur, ec. Kur je duke u larė, lahu. Kur je duke punuar, puno. Kur je nė njė grup ose njė bisedė, pėrqėndroje vėmendjen tėnde nė po atė ēast ku je me personin tjetėr. Kur je duke menduar, mendo. Kur je duke planifikuar, planifiko. Kur je duke kujtuar, kujto. Bėj ēdo gjė me vėmendjen tėnde tė plotė.
* Nėse veprime tė tjera ose mendime tė tjera ose ndjenja tė forta ta heqin mendjen, LARGOJI dhe kthehu nė atė qė po bėn prapė e prapė e prapė.
* PĖRQĖNDROJE MENDJEN TĖNDE. Po tė zbulosh qė je duke bėrė dy gjėra njėkohėsisht, ndalu dhe kthehu nė njė gjė tė vetme nė njė kohė.
ME EFEKTSHMĖRI
* PĖRQĖNDROHU NĖ ATĖ QĖ FUNKSIONON. Bėj atė qė duhet bėrė nė ēdo situatė. Largohu nga e drejtė" dhe "e padrejtė", "e vėrtetė" dhe "e gabuar", "duhet" dhe "nuk duhet".
* RESPEKTO RREGULLAT E LOJĖS. Mos ta prish hundėn pėr ta dėnuar fytyrėn.
* Vepro aq SHKATHĖT sa mundesh, duke iu pėrgjigjur nevojave tė situatės nė tė cilėn gjendesh. Jo tė situatės ku dėshiron tė jesh; jo tė situatės qė ėshtė e drejtė; jo tė situatės qė ėshtė mė e kėndshme; jo tė situatės qė ... Mbaji parasysh QĖLLIMET E TUA nė kėtė situatė dhe bėj atė qė ėshtė e nevojshme pėr ti realizuar.
* LARGOHU NGA hakmarrja, inati i kotė dhe hipokrizia, qė tė plagosin dhe nuk tė hyjnė nė punė.
__________________
--------------------------------------------------------------------------------
Vendlindje, ti ėndėrr qė mė ftofesh
lėshoma njė zė, pash' Hirin tėnd!
Shėtita pash' mė pash' (edhe Ferrin),
por Prushin tėnd s'ma dogj dot, asnjė vend!
[ e vodha, nga Panta_rhei ]
|
|
|
14-01-12, 19:16
|
#5
|
Anėtarėsuar: 06-06-08
Postime: 2,154
|
Titulli: Refleksion -Meditim
14. janar 2012
Ēdo gjė qė po ndodhė sot nė Kosovė, nė kalimet kufitare, i kisha tė rregjistruara nė kujtesėn time. Pėrcjellja e lajmeve gjatė ditės i riktheu kujtimet e kaluara. Dhuna, pėrdorimi i forcės institucionale, dhunės institucionale, pėrsėri doli nė sipėrfqe. Pamjet e njohura nga e kaluara (jo e largėt), gazi lotėsjellės, gazėrat e ndryshme kimike, shofrat e gomės, makinat e blinduara, policėt e armatosur deri nė dhėmbė u pėrsėriten nė rrugėt tona. U ballafaqua shteti (jonė) me popullin (rininė) tonė. Kush ishte kundėr kujt sot? Kush me kend luftoi sot? Kush humbi e kush fitoi sot? A ėshtė kjo politikė. A ėshtė udhėheqje e shtetit? Ēka ėshtė kjo? Kush ka tė drejtė? Kush po gabon mė shumė? Kush po e rrezikon dhe shkaterron shtetin? Kush po e mbronė shtetin?
Shumė e shumė pyetje sjellen vėrdallė... Shumė mendime, analiza dhe krahasime janė nė opsion. Pse po ndodhė kjo qė ndodhi? Ēka do tė ndodhė nė vazhdim? Ēfarė do tė sjellin ditėt e ardhme? Fajtori nuk kėrkohet. Fajtorė nuk ka dhe as qė do tė ketė. Nė "luftėn" nė mes tė popullit dhe shtetit tė tij nuk ka fitimtarė. Pėsojnė tė gjithė. Mė sė shumti pėson ardhmėria jonė...
Dhuna e sotme. Dhuna nė mesin tonė e ushtruar nga njerėzit tonė, kundėr njerėzve tonė ėshtė dhuna mė e keqe, mė e rėndė dhe mė e ndytė qė ekziston...
Nuk dua tė mendoj mė shumė....(kam arsye)!
|
|
|
15-01-12, 08:26
|
#6
|
Anėtarėsuar: 06-06-08
Postime: 2,154
|
Titulli: Refleksion -Meditim
15. janar 2012
Nata mė e gjatė, pas qershorit 1999 kaloi. Pak kush bėri gjumė tė qetė. Duke iu falenderuar teknikės mundėsia e pėrcjelljes sė ngjarjeve tė djeshme, bėri qė sadopak tė "gjendemi" nė vendin e ngjarjes. Pėrjetimet ishin gati tė njejta. Dallonin vetėm vendi dhe kushtet. Dikush nė rrugė, nė natyrė, nė temperaturat dimėrore e dikush nė dhomėn e nxehtė, me kafe nė dorė.
Fotografitė e pėrleshjeve, skenat rrenqethėse, skenat brutale, zėrat e ējerrė, bėrtimat, lutjet, urdhėrat krijojnė kaos nė linjėn e mendimeve. Shihen pėrballė njėri tjetrit "makineria" shtetėrore (e cilit shtet?) dhe rinia e njomė (e cilit popull?).. Makineria shtetėrore e pajisur me tė arriturat e fundit tė teknikės "bindėse" dhe rinia, ardhmėria jonė qė kėrkon realizimin e synimeve, dėshirave dhe idealeve shekullore. Rinia e pajisur me nga njė shall rreth qafės dhe nje strajcė me ndonjė ushqim ditor nė shpinė, por me njė dėshirė qė tė jetė vetvetja, "freskohet" me ujė tė ftohtė, "hekurroset" me shofra gome dhe "zbutet" e "vetėdijėsohet" nga shėrbyesit e makinerisė shtetėrore tė cilėt paguhen nga prindėrit (taksapaguesit) e tyre.
Shumė interesant, shumė, shumė. Po ballafaqohen njerėzit e njejtė, nga familjet e njejta. Po ballafaqohen shokėt, miqėt tė njohurit qė deri dje i ndanin tė mirat dhe tė kėqijat bashkė...
|
|
|
15-01-12, 15:56
|
#7
|
Anėtarėsuar: 11-10-07
Postime: 37,446
|
Titulli: Refleksion -Meditim
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga jadore
NDĖRGJEGJSHMĖRI
Kape mendjen tėnde: Aftėsitė Si
PA GJYKIM
* Shiko, por MOS GJYKO. Merr njė qėndrim tė lirė nga gjykimet. Vetėm faktet. Pėrqėndrohu nė ēfarė, jo nė tė mirėn ose tė keqen, tė tmerrshmen ose tė mrekullueshmen, nė atė qė duhet ose nuk duhet.
* DALLOJI DHE SHKĖPUTI MENDIMET E TUA nga faktet, nga kush, ēfarė, kur dhe ku.
* PRANO ēdo ēast, ēdo ngjarje, ashtu si njė ēarēaf i shpalosur nė lėndinė pranon edhe diellin edhe shiun dhe ēdo gjethe qė bie mbi tė.
* PRANO tė dobishmen, tė shėndetshmen, por mos e gjyko. PRANO tė dėmshmen, tė padobishmen, por mos e gjyko.
* Nė qoftė se zbulon qė e gjykon veten, MOS GJYKO GJYKIMIN TĖND.
ME NJĖ MENDJE TĖ NDĖRGJEGJSHME
* BĖJ VETĖM NJĖ GJĖ NĖ NJĖ KOHĖ. Kur je duke ngrėnė, ha. Kur je duke ecur, ec. Kur je duke u larė, lahu. Kur je duke punuar, puno. Kur je nė njė grup ose njė bisedė, pėrqėndroje vėmendjen tėnde nė po atė ēast ku je me personin tjetėr. Kur je duke menduar, mendo. Kur je duke planifikuar, planifiko. Kur je duke kujtuar, kujto. Bėj ēdo gjė me vėmendjen tėnde tė plotė.
* Nėse veprime tė tjera ose mendime tė tjera ose ndjenja tė forta ta heqin mendjen, LARGOJI dhe kthehu nė atė qė po bėn prapė e prapė e prapė.
* PĖRQĖNDROJE MENDJEN TĖNDE. Po tė zbulosh qė je duke bėrė dy gjėra njėkohėsisht, ndalu dhe kthehu nė njė gjė tė vetme nė njė kohė.
ME EFEKTSHMĖRI
* PĖRQĖNDROHU NĖ ATĖ QĖ FUNKSIONON. Bėj atė qė duhet bėrė nė ēdo situatė. Largohu nga e drejtė" dhe "e padrejtė", "e vėrtetė" dhe "e gabuar", "duhet" dhe "nuk duhet".
* RESPEKTO RREGULLAT E LOJĖS. Mos ta prish hundėn pėr ta dėnuar fytyrėn.
* Vepro aq SHKATHĖT sa mundesh, duke iu pėrgjigjur nevojave tė situatės nė tė cilėn gjendesh. Jo tė situatės ku dėshiron tė jesh; jo tė situatės qė ėshtė e drejtė; jo tė situatės qė ėshtė mė e kėndshme; jo tė situatės qė ... Mbaji parasysh QĖLLIMET E TUA nė kėtė situatė dhe bėj atė qė ėshtė e nevojshme pėr ti realizuar.
* LARGOHU NGA hakmarrja, inati i kotė dhe hipokrizia, qė tė plagosin dhe nuk tė hyjnė nė punė.
|
u Jadork sa me pelqen kjo qe ke sjell ktu
__________________
"Nuk ėshtė koha qė ka rėndėsi, por vetvetja".
|
|
|
22-01-12, 02:59
|
#8
|
Anėtarėsuar: 06-06-08
Postime: 2,154
|
Titulli: Refleksion -Meditim
22.01.2012
Erdhi edhe njė ditė D. Cirkusi i ashtuquajtur parlament, vazhdoi punėn me joseriozitetin e vet nė njė situatė shumė serioze. Tė zgjedhurit dhe pėrzgjedhurit e popullit vazhduan tė tregojnė papjekurinė e tyre politike (edhe edukatėn familjare dhe shkollore). Duke filluar nga prania nė seancė, nga hyrje daljet gjatė seancės, telefonatat dhe bisedat me njėri tjetrin gjatė diskutimeve tė tjerėve, dhe deri tek diskutime dhe votimet banale dhe primitive. Kodi i mirėsjelljes, qė i takon njė Parlamenti dhe njė parlamentari, si duket nuk ėshtė obligim dhe nuk ekziston nė kokėn dhe mendjen a tyre! Loja me votime, loja me mocione, loja duke keqpėrdorė aritmetikėn e votave (duke votuar pa menduar me kokėn e vet), gjithnjė e mė tepėr po e shndėrron institucionin mė tė lartė tė shtetit nė cirkus tė vėrtetė. Aty nuk dihet mė kush pin e kush paguan. Shkelen ligjet dhe pėrdhosen vendimet e veta paraprake, me arsye dhe paarsye. Aty shkelet edhe Kushtetuta.
Edhe kėtė javė munguan deklaratat e pastėrta, tė kjarta dhe tė kuptueshme nga institucionet. Analizat tregojnė se askush nuk e din se kush ka tė drejtė. Ēka ėshtė "e mira" dhe ēka "e keqja" jonė? Kush e ka mirė dhe kush e ka keq? Kush ka tė drejtė dhe kush nuk ka? Kush po gabon e kush jo? Intelektualėt po heshtin. Tė pavarurit po meditojnė nė heshtje. Analistėt dhe b-analistėt po presin sinjale dhe direktiva nga bossat e politikės ditore, varėsisht nga premtimet dhe pagesat.
Ora po afrohet. Diēka do tė ndodhė pėrsėri sot. Nuk mund tė themi "nuk e kemi ditur", "nuk kemi besuar" sepse do tė jetė vonė. Trimat dhe tė menēurit do tė dalin nga vrimat dhe do tė japin deklarata pasi tė kryhet krejt kjo qė ka filluar, dmth. pasi tė shohin se ēka ndodhi...
|
|
|
05-02-12, 09:00
|
#9
|
Anėtarėsuar: 06-06-08
Postime: 2,154
|
Titulli: Refleksion -Meditim
Shokėt...
Shokėt e fėmijėrisė. Shokėt e lagjės apo mėhallės. Shokėt e shkollės fillore dhe tė mesme. Shokėt e studimeve. Shokėt e punės dhe shumė e shumė shokė tjerė, varėsisht nga periudha jetėsore, vendi apo ngjarja. Tė gjithė janė shokė, konsiderohen, duhen, ndihmohen, hajnė e pijnė dhe e kalojnė kohėn bashkė. Por ekzistojnė edhe disa shokė qė quhen shokė tė idealit dhe shokė tė luftės. Mendohej se kėta janė shokėt e vėrtetė, shokėt mė tė besueshėm dhe shokėt e gatshėm pėr njėri tjetrin deri nė sakrificė, deri nė vdekje...
Mendohet se kishte pak shokė tė sakrificės, pėr shkak tė faktit se kishte shumė pak njerėz qė flijohen pėr njėri tjetrin. Me fjalė dhe zotime kishte mjaftė shokė tė tillė, por nė vepėr shumė, shumė mė pak. Ky konstatim mund tė vėrtetohet shumė lehtė. Edhepse ishin betuar nė ideal, edhepse luftonin pėr tė njejtin ideal nuk u nevojit kohė e gjatė qė tė del nė shesh ideali i tyre.
Liderizmi, interesi material dhe siguria personale bėri qė tė harrohet ideali. Filluan ndarjet, fėrkimet, thashethemet, sulmet dhe akuzat me qėllim tė mbrojtjes individuale ose vetanake dhe sigurisė personale.
Ata, qė deri dje ishin shokė tė idealit, edhepse tė shpėrndarė nėpėr struktura tė ndryshme politike, shoqėrore apo tė biznesit, filluan tė "harrojnė" tė kaluarėn e pėrbashkėt. Erdhi koha e "fshirjes sė kujtesės" pėr tė kaluarėn tė cilės deri dje i kėnduan me zė tė lartė dhe me tė cilėn u mburrėn. Po "harrohet" e kaluara e cila sot i solli kėtu ku janė dhe kanė frikėn se po e humbin pozitėn. Po afrohet koha e pėrgjegjėsisė pėr gjėrat e bėra dhe tė pabėra. Me shumė dėshirė do tė fshihej njė pjesė e tė kaluarės pėr tu ruajtur e tanishmja.
Shokėt u ndanė nė bazė politike dhe pėr shkak tė interesave materiale. E harruan tė kaluarėn jo tė largėt. I harruan tė gjitha, sa qė e mohojnė edhe veprimtarinė dhe luftėn e pėrbashkėt. Hjekin dorė nga e kaluara, nga shoqėria e dikurshme dhe shndėrrohen nė "tė panjohur" edhepse nata e dita nuk i ndante. U bėnė tė panjohur dhe tė huaj pėr njėri tjetrin. Nuk janė armiqėsuar por akuzohen nė mes veti, pėr tė shpėtuar kokėn, pasurinė dhe biznesin.
Shokėt e idealit paskan vepruar, punuar, sakrifikuar pėr "ideal"...
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:52.
|
|