Titulli: 14/01/2012
Si e perjetuan kuqezinjet. 14 janarin
Djemtė nga Tirana nuk ishin shoqėruar nė qeli nga Policia e Kosovės por kishin zhvilluar biseda pas njė godine ku lotėt nga tė dyja palėt nuk kishin munguar
Aktivistėt ishin rrahur barbarisht pėrse qėndruan ulur sikurse bėnė serbėt nė Bėrnjak dhe Jarinjė pėr javė tė tėra dhe nuk u hyri gjemb nė kėmbė
Udhėtimi
I ftohti dhe shiu qė mbuloi Tiranėn nė mėngjesin e 14 janarit nuk i ndali 80 aktivistėt nga Shqipėria tė cilėt pėrmes dy autobusėve shoqėruan gjithė rrugėn me kėngė patriotike drejt Merdarės dhe Dheut tė Bardhė. Tė rinjtė tė veshur kuqezi e shoqėruan gjithė rrugėn drejt pikės kufitare tė Morinės me kėngė patriotike ndėrkohė qė entuziazmi se mbėrritja pranė aktivistėve tė Vetėvendosjes nuk fshihej dhe nga parullat anti-serbe qė hera-herės ishin tė ekzagjeruara dhe shoqėroheshin me tone tė ashpra. I habitshėm dukej fakti se pėrveē kėngės Xhamadani vija-vija, udhėtarėt e dy autobusėve mosha mesatare e tė cilėve nuk i kalonte tė 23 vjetėt ishin tė informuar dhe mbi kėngėt folklorike si Thrret Prizreni mori Shkodėr e shumė tė tjera. Mirėpo i gjithė ku hov dhe adrenalinė tė cilėn nuk e mposhti as i ftohti me temperaturat nėn zero gjatė njė ndalese pushimi nė atė qė quhet Rruga e Kombit do tė ndėrpritej nė pikėn kufitare tė Morinės. Pėr hir tė sė vėrtetės, gjithė rrugės ekzistonte frika e kthimit mbrapsht nga pala e policisė sė Shqipėrisė. Njė zot e di se pėr ēfarė arsye por kjo erdhi nga deklaratat e Ministrisė sė Jashtme tė Tiranės se Vetėvendosja po imitonte ekstremistėt serbė dhe nga pėrkrahja qė kryeministri Berisha i kish dhėnė nė vazhdimėsi deklaratave tė Hashim Thaēit. E megjithatė, mbėrritja nė Morinė kaloi nė qetėsi. Policia e Shqipėrisė i kaloi dy autobusėt nė heshtje ndėrkohė qė tentoi tė pengonte mediet e shumta tė pranishme pėr tė filmuar rrugėtimin e aktivistėve nga Tirana. E ndėrsa autobusėt me targa tė Tiranės dhe tė mbuluar me flamurin kuqezi nė pjesėn e parme tė tyre, hynė nė pikėn e kontrollit tė palės kosovare, njė vonesė e cila i kaloi dy orė u bė e padurueshme. Shkaqet e vonesės nuk bėheshin tė ditura por aktivistėve nuk iu lejua tė zbrisnin nga autobusėt e ndėrsa ky ėshtė njė veprim taktik i Policisė sė Kosovės. Siē u mor vesh mė pas, ishin lajmėruar pėrforcime nga Prizreni pasi pika kufitare nuk kishte mė shumė se 10 policė. Aktivistėt e zemėruar pasi hapėn derėn e autobusit me forcė, zbritėn nė tokė ndėrsa policia e Kosovės pėrdori spraj me spec djegės pėr ndaj syve tė tyre si dhe dhunė fizike. Dy aktivistė u shoqėruan dhe u mbajtėn pėr rreth gjysmė ore ndėrsa gjithė pjesa tjetėr e vullnetarėve nisi protestėn nė kufirin e Kosovės. Nė tentativat pėr tė negociuar me policinė, u ra dakord qė kufirin tė kalohej nė kėmbė ndėrkohė qė atyre iu kujtua se Shqipėria nuk ja mbylli derėn Kosovės mė 1999. Siē treguan aktivistėt e ndaluar nė kufi, policėt qė i shoqėruan pasi u kishin kėrkuar falje u ishin shpjeguar se urdhri vinte nga Prishtina zyrtare dhe se ata ndjeheshin nė siklet. Nė fakt, djemtė nuk ishin shoqėruar nė qeli por pas njė zyre dhe duke folur pėr bllokimin ishin prekur tė dyja palėt dhe biseda ishin shoqėruar me rrėnqethje dhe me lot. Pas negociatave u ra dakord qė aktivistėt tė iknin nė kėmbė nė autostradėn Ibrahim Rugova pasi autobusėt nga Tirana, sipas policisė, kishin probleme nė dokumentacion. Nė pritje tė njė autobusi nga Prishtina, tė rinjtė udhėtuan rreth 1 orė nė kėmbė ndėrsa nė informacioni se ēpo ndodhte nė Merdarė dhe nė Dheun e Bardhė mungonte.
Mbėrritja nė Prishtinė
Pas njė pritje disi tė gjatė nė njė lokal buzė autostradės, njė autobus mbėrriti pėr tė marrė aktivistėt ndėrsa ishte rėnė dakord qė fillimisht ata tė mbėrrinin nė selinė e Vetėvendosjes nė Prishtinė e mė pas tė shpėrndaheshin nė pikat kufitare ku po zhvillohej protesta pėr tė mbėshtetur lėvizjen. Autobusi u ndal 100 metra larg selisė sė Vetėvendosjes ndėrsa edhe pse pas 8 orėve rrugė me peripeci, tė gjithė gjetėn forcat pėr tė rinisur kėngėt patriotike deri nė dyert e lėvizjes. Marshimi ato 100 metra habiti ēdo kalimtar tė cilėt pyesnin se nga vinim. Pėrshėndetjet e makinave tė Prishtinės nuk mungonin pėrmes borive ndėrsa hyrja nė ambientet e Lėvizjes u pėrshėndet nga Xhelal Sveēla i Vetėvendosjes i cili pasi raportoi situatėn ku dhjetėra ishin arrestuar mes tė cilėve edhe 6 deputetė, bėri thirrje pėr tė pritur derisa tė vendoset nėse protesta do mbaronin atė natė apo tė ardhurve nga Tirana do u duhej tė udhėtonin drejt pikave kufitare. Ndėrkohė, Dardan Molliqaj kish deklaruar para policisė sė Kosovės gjatė tubimit nė kufi se Kosova ja mbylli me dhunė derėn Shqipėrisė dhe ja hapi po me dhunė Serbisė. Nė fakt, entuziazmi mbaroi kur u raportua se bllokimi do merrte fund atė natė pėr shkak tė temperaturave dhe arrestimeve tė shumta.
Mikpritja e Vetėvendosjes
Kushdo kish dėgjuar pėr mikpritjen shqiptare por shumė besojnė se ajo ėshtė njė traditė qė i pėrket sė shkuarės. E nė fakt tė rinjtė e Vetėvendosjes vėrtetuan se mikpritja ekziston. Pas disa orė bisedimeve ku dhe u prezantuan nė njė kafene modeste tė lėvizjes, aktivistėt nga Tirana u ndanė nė shtėpitė e atyre nga Prishtina pėr tė fjetur. Ai 24 orėsh nė Prishtinė ngjante sikur tė ishin 3 ditė. Tė nesėrmen nė mėngjes lajmi se disa prej aktivistėve ishin liruar nga stacionet e policisė i gėzoi tė gjithė dhe u pėrshėndet me duartrokitje dhe me kėngė po nė kafenenė e vogėl ku ishin njė natė mė parė. Pas njė mbledhje kryesie tė Lėvizjes, aktivistėt u pėrshėndetėn nė njė takim dhe nga Albin Kurti. Mėrzia nga njė udhėtim qė dukej se shkoi dėm dukej hapur nė sytė e tė gjithėve por nė fakt u mėsua shumė teksa shihje tė rinj tė Kosovės qė hynin tė shoqėruar nga tė tjerė me grafitė e kėmbėve tė thyera nga rrahjet nė Merdarė apo tė tjerė me rroba me baltė dhe me sy tė ėnjtur nga lotsjellėsit. Ata ishin rrahur barbarisht pėrse qėndruan ulur nė Merdarė dhe nė Dheun e Bardhė sikurse qėndruan serbėt e veriut nė Bėrnjak dhe Jarinjė pėr javė tė tėra dhe nuk u hyri gjemb nė kėmbė.
nga shekulli.
|