Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Shkenca & Teknologjia
Emri
Fjalėkalimi
Shkenca & Teknologjia Zhvillimi i shkencės, tė rejat dhe tė arriturat e fundit nga shkenca dhe teknologjia.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 31-01-12, 12:37   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Lightbulb Titulli: Alkimia

I pasionuar pas alkimisė ishte edhe gjeniu Leonardo Da Vinēi. Nė kėrkim tė "eliksirit tė jetės", ai kishte ēarė me dhjetėra trupa njerėzish tė pajetė. Ditėn pikturonte "Darkėn e fundit", ndėrsa natėn eksperimentonte fshehurazi nė kufoma njerėzish, pasi nė atė kohė, pėr njė veprim tė tillė dėnoheshe me vdekje. Edhe pse Leonrado nuk arrita ta gjej "eliksirin e jetės", as nė gjakun e as nė zemrėn e kufomave, megjithatė, ai arriti tė zbuloj i pari sistemin e qarkullimit tė gjakut dhe tė dėshmoj se arterioskleroza nė enėt e gjakut ėshtė shkaktar i sulmeve nė zemėr.

Kur jemi tek Leonrado dhe veprat e tija, pothuajse pėrherė enigmatike, qė edhe lėnė shumė mundėsi interpretimi, po e cekim portretin e Marias, tė cilin ai e kishte paraqitur nė sa piktura tė tij. Duke e pas parasysh qėndrimin e tij ateist, supozohet se Maria e paraqitur nė veprat e tij, e veēanėrisht, figura e saj tek piktura shumė e njohur murale nė kishėn Santa Maria delle Grazie tė Milaons, "Darka e fundit", nuk paraqet Shėn Marian - Zonjėn e bekuar, por njė Maria tjetėr - Maria Prophetissa. Maria Prophetissa ishte njė hebreje qė kishte jetuar nė Egjiptin antik dhe e cila nga alkimistet ishte shpallur "Shenjtore". Ajo ishte formuluese e principit, sipas tė cilit, secila substancė nė Tokė, ka njė trup dhe njė shpirt, pasuese e parimit tė njohur dhe pranuar shumė mė vonė edhe shkencėrisht ku thuhet se secili element ka veti specifike.

Ndoshta nuk do tė ishte e tepėr tė shkruhet nė kėtė artikull edhe pėr shkrimtarin dhe filozofin e shquar, Gėte (Johann Wolfgang von Goethe), gjegjėsisht pėr motivimin e tij pėr njėrėn nga veprat mė tė famshme botėrore - "Fausti-t". Nė dhjetor tė vitit 1768, kur Gėte ishte vetėm 19 vjeēar, goditet nga njė sėmundje e rėnd. Mjekėsia e atėhershme u tregua e pasuksesshme. Dr. Metz, njė alkimist i njohur, megjithatė, i mban shpresat e ndezura! Ai e pėrgatit njė pije (koktej) tė cilėn i jep Gėtes pėr ta pirė. Dhe si me magji, pas disa orėsh Gėte filloi ta rimarr veten dhe u shėrua plotėsisht. Qė nga kjo ditė, dhe deri nė fund tė jetės, ai iu pėrkushtua alkimisė. Aty gjente inspirimin pėr veprat e veta, edhe pėr "Faustin" e famshėm, vepėr tė cilėn ia pėrkushtoi tėrėsisht mjekut, shpėtimtarit tė tij, Dr. Metz-it.

Dhe ta pėrfundojmė kėtė pjesė me njė zbulim mjaft interesant. Dy gjeolog nga Zelanda e Re, Stuard Simmons dhe Kevin Brown, pasi i rishikuan edhe disa herė shėnimet, paraqitėn para mediave tė dhėnat e tyre sensacionale: Ata kishin zbuluar nė shtetin e vogėl tė kontinentit australian, Papua-Neuguinea njė minierė ari, me kapacitet enorm! Nė kushte normale, nevojiten miliona vite deri sa tė krijohet njė rremb ari nė njė masė gurore. Nė minierėn Ladolam, nė Papua-Neuguinea, pėr njė proces nevojiten vetėm 55 000 vite!

Ari deponohet nė shtresat gurore, nėse ai mė parė ėshtė larė me ujė qė buron nga shtresat tė thella tė tokės me temperaturė mbi 200 gradė celsius dhe i cili ka pėrmbajte tė squfurit. Simmons dhe Brown me zbulimin e tyre dėshmuan bindjet e alkimistėve! Ata thonė: "Nėse shkohet me kėtė sistem, vetėm brenda disa dekadave, mund tė rimbushen sėrish me shtresa ari shkėmbinjtė e njė miniere".
Pėr atė qė alkimistėt ishin qė moti tė bindur se ari "rritet" (krijohet) nga dheu, e vėrtetuan edhe zbulimet mė tė reja shkencore, gjegjėsisht, njė tjetėr shkencėtar australian, Frank Reith. Ai hulumtoi gjatė nėpėr galeritė nėntokėsore tė minierave tė arit, dhe aty zbuloi njė lloj baktere e cila nga pėrmbajtja e dheut thith njė sasi tejet tė vockėl ari dhe e deponon nė trupin e vet. Pse e bėnė kėtė? Mikrobiologu Derek Lovley, nga Universiteti i Masachusetts nė Amherst, thotė: "Ato baktere e shfrytėzojnė arin, sikurse ne oksigjenin!". Me kėto baktere Lovley eksperimenton edhe nė laborator. Brenda disa ditėsh thėrrmija tejet tė imėta ari dukeshin nė thjerrėzėn e mikroskopit. Kėto baktere energjinė e tyre e tėrheqin nga metalet e liruara nė ujė. E pėr ta zhvilluar njė proces tė ngjashėm, Lovley gjatė eksperimentimit, futi nė ujė elektrone tė cilat provokonin lirimin e mineraleve, pra edhe tė arit, tė cilin e absorbonin pastaj kėto baktere. Athua kishin arritur edhe alkimistėt ta vrojtonin njė gjė tė tillė?! Sidoqoftė, ata ishin tė bindur pėr lidhshmėrinė mes materieve tė gjalla dhe atyre, tė ashtuquajtura "tė vdekura". Ata i njihnin ligjet e hermetizmit sipas tė cilave jeta ėshtė njė dhe e pandarė, por format nė tė cilėn ajo paraqitet janė pambarimisht tė shumėllojshme dhe tė ndryshme. Pėr ta, ndarja e botės nė materie tė gjallė dhe tė vdekur ishte koncept i rrejshėm. Edhe ato gjėra qė nga forma e jashtme duken tė "vdekura", siē ėshtė edhe ari, nė fakt, nė to ē'thuren energji enorme tė atomit, por lėvizja harmonike e elektroneve rreth bėrthamės sė atomit, dhe shpejtėsia e tyre tejet e madhe, reflektojnė tek receptorėt tonė (qė janė tė kufizuar mjerisht), ngurtėsinė e metalit, gjegjėsisht tė ari.

Alkimia nė planin shpirtėror (psikik)

Energjia, materia dhe jeta janė tri shikime tė manifestimit ekzistencial - harmoni universale e hyjnores dhe tokėsores, krijuesit dhe njeriut - m'u ashtu siē thotė edhe Ligji i Hermesit: "Si poshtė, ėshtė lartė, si lartė ėshtė poshtė". "Si ėshtė makrokozmosi, ashtu ėshtė edhe mikrokozmosi" - njė ndėrlidhuri ndėrmjet pjesėve mė tė imėta tė materies dhe atyre mė gjigante qė lėvizin nė gjithėsi. Ēdo lėvizje provokohet padyshim nga njė lloj energjie, sakaq, energjia ėshtė vetia themelore e materies, burimi i njė aksioni, i njė veprimtarie. Po ashtu, sipas hermetizmit, qė ėshtė edhe bazamenti i alkimisė, ēdo lloj energjie, ēdo manifestim ekzistencial, nė cilėndo mėnyrė, pėrmban nė vete dije. Dhe kjo dije zhvillohet pėrmes spirales kozmike, ose siē quhet ndryshe, "dije kozmike", "energji hyjnore", e nė kėtė spirale bėnė pjesė edhe qenia mė e pėrsosur, shėmbėlltyra e Krijuesit, njeriu, qė supozohet tė ketė edhe formėn mė tė lartė tė dijes. Edhe katėr elementėt themelorė: ajri, zjarri, uji dhe toka, nė planin shpirtėror, nuk janė asgjė tjetėr, pos njė nyjė nė procesin e evolucionit transcendental, dukuri pėrmes sė cilave "dija kozmike", "energjia hyjnore", paraqitet dhe ndryshon, duke kaluar nga njė gjendje nė tjetrėn.

Ta cekim se tė gjitha format e jetės u janė tė nėnshtruar ligjeve tė evolucionit, gjithēka lėviz drejt formės mė tė lartė dhe mė tė pėrsosur tė ekzistencės. Edhe synimi i natyrshėm i njeriut pėr deponimin e pėrpjekjeve pėr zbulime (nė mikrokozmos) paraqet pasqyrimin e ligjit tė pėrgjithshėm tė evolucionit (nė makrokozmos). Ato lėvizje, thėnė shkurtimisht, janė pėrparime kah format mė tė larta dhe mė tė pėrsosura tė dijės. Janė investime dhe pėrpjekje pėr ta arritur piedestalin mė tė lartė tė pėrsosmėrisė shpirtėrore, pėrndritjen, niveli astral, shenjtėrinė, e me kėtė edhe amshueshmėrinė, pėr t'u bėrė pjesė e elementit tė pestė - pjesė e akashės, caqe kėto shumė tė njohura dhe synime parėsore tė besimtarėve tė devotshėm. Pėr besimtarėt e mirėfilltė por edhe pėr alkimistėt, vdekja nuk ekziston, por ekziston vetėm transformimi i gjendjeve, ndėrrimi i dimensioneve.

Gjithēka qė ekziston, si nė univers, ashtu edhe tek qenia njeri, ekziston nė njėrėn nga gjendjet e kėtyre katėr elementeve themelorė ose ambiental, qė ne po i quajmė elemente kozmike. Gjithēka qė ėshtė krijuar, qė krijohet, kalon nėpėr kėto katėr element kozmik, nėpėr kėtė nyje tė procesit evolutiv, nga trajta mė e ulėt, drejtė mė tė lartės, duke pėsuar edhe ndryshime, duke u transformuar nga njė gjendje nė tjetrėn.

Elementi i tokės - Elementi bazė i veprimtarive nė fushėn e alkimisė, por edhe zanafilla e krijimit tė njeriut (sipas religjioneve) nga Krijuesi. Shkenca (qė njeh deri mė sot 92 element natyror) ka vėrtetuar se, pothuajse tė gjitha elementet qė ekzistojnė nė natyrė, ekzistojnė edhe tek qenia njeri. Edhe alkimistėt eksperimentet e tyre i kanė zhvilluar duke pėrdor kėta element natyror, por edhe Zoti, m'u nga kėta element pėrbėrės ka modeluar krijesės mė tė pėrsosur - njeriun. Toka paraqet stabilitetin, peshėn, masėn. Edhe nė planin material (fizik) edhe nė atė shpirtėror (psikik), elementi i tokės pėrfaqėson bazėn elementare tė ekzistencės.

Elementi i ujit - Uji ėshtė element pastrues, ndėrtues, ushqyes dhe burim i domosdoshėm pėr jetėn. Dheu pa ujė do tė thahet pėr pak kohė - do tė bėhet shkretėtirė, nuk do tė ketė mė vlerė, pasi nuk mund tė jap asnjė lloj fryti. Secili nga ne e dimė se, pėr tė krijuar brumin fillestar tė diēkaje, ėshtė i domosdoshėm elementi i uji. Me kėtė brumė kanė eksperimentuar edhe alkimistėt, po me kėtė brumė (baltė), Krijuesi i ka dhėnė formė krijesės sė tij. Gjendja e ujit, nė rrethana normale, pa ndikim tė ndonjė lloj energjie, ėshtė e qetė - jo aktive. Natyra e tij nė kėtė gjendje ėshtė e butė, por edhe ftohtė.
Elementi i zjarrit - Veti bazė e elementit tė zjarrit ėshtė nxehtėsia. Ngritja e temperaturės vė nė lėvizje grimcat e trupave dhe me kėtė aktivizon energjinė e cila ėshtė burimi i vitalitetit, entuziazmit, aktiviteteve, pra fuqi e gjithėmbarshme, qė kuptohet - ndėrton ose rrėnon. Derisa natyra e tokės dhe ujit ėshtė e qetė, natyra e zjarrit ėshtė gjithnjė aktive, shpėrthyese, ekspansioniste. Elementi i zjarrit i vė nė lėvizje edhe elementin e tokės edhe tė ujit. Brumi i krijuar nga dy elementėt e parė, me ndihmėn e elementit tė zjarrit, finalizohet.

Elementi i ajrit - Ajri ėshtė element i pėrsosmėrisė, element qė drejtpeshon, qė plotėson ēdo gjė, element qė i jep jetė, formės sė finalizuar nga tre elementėt e tjerė, m'u ashtu siē i dha jetė, pėrmes frymės, krijesės sė modeluar nga balta, vetė Krijuesi.

Kėta katėr element janė edhe baza e ligjit tė amshueshmėrisė, ligjit tė pėrhershėm tė ndryshimeve: lindjes, zhvillimit, transformimit, shpėrbėrjes...

Kėtu qėndron edhe magjia, sekreti i alkimisė sė brendshme, asaj nė planin, nivelin mė tė lartė tė niveleve tė mundshme shpirtėrore: lėvizja drejtė formave mė tė larta tė pėrsosmėrisė ekzistenciale, transformimi nga pėrbėrja mė e ulėt, ajo materiale, qė herdokur shpėrbėhet dhe i kthehet elementit tė tokės, drejt trajtės mė tė lartė, elementi eterik, bashkimit, njėsimit, me unin e vėrtet, me vet shpirtin, me frymėn e Krijuesit. Sinteza e tė qenit njė me Krijuesin, nė fakt, ishte dhe mbetet synimi parėsor i alkimistėve.
Ndėrsa nė nivelet mė tė ulėt tė transformimit shpirtėror, thėnė mė thjesht, nė jetėn e pėrditshme, sekreti i alkimisė sė brendshme qėndron nė jetėsimin e synimeve pėrmes formave tė ndryshme psikologjike. Kėtu bėhet fjalė pėr transformimin e vetive negative, gjegjėsisht shprehive dhe emocioneve tė padėshiruara, nė veti pozitive: urrejtjes nė dashuri, dėshpėrimit nė gėzim, vuajtjes nė lumturi, mjerimit nė mirėqenie, frikės nė guxim, dėshtimit nė sukses etj., me njė fjalė, transformimin e mendimeve.
Trupi i njeriut edhe nė nivelin mė tė ultė tė transformimit, nė planin shpirtėror, paraqet elementin e tokės - bazėn elementare tė ekzistencės, strukturat e pėrgjithshme tė molekulave organike.
Tė gjithė e dimė se trupi unė pėrbėhet nga njė pėrqindje e madhe e ujit: kockat e njeriut pėrmbajnė 22% tė lėngut tė ujit, shtresimet dhjamore 25%, indet muskulore pėrmbajnė rreth 75% , ndėrsa plasma e gjakut pėrmban mbi 90% tė kėtij elementi jetėsor. Megjithatė uji ndryshon gjendjen varėsisht prej temperaturės - nėn minus 0, molekulat tėrhiqen fort dhe nuk lėvizi dhe kėshtu uji kalon nė gjendje tė ngurtė. Kjo gjendje ėshtė e pavlerė - nuk ka aktivitet. Nė nyjėn e procesit transformues shpirtėro (psikologjik), njeriu nė kėtė gjendje ėshtė pasiv, pa vullnet, i dėshpėruar, i demoralizuar, i mjerė, depresiv. Mund tė thuhet se kjo ėshtė gjendje e pa jetė e njeriut.

Me rritje e temperaturės, molekulat fitojnė energji dhe "rrėshqasin" mes tyre, duke ndryshuar gjendjen nė tė lėngėt. Nė kėtė gjendje, gjithnjė nė nyjėn e procesit transformues shpirtėror, fillojnė tė mbushėn hapėsirat dhe tė nivelizohen ato. Edhe kėtu aktivitetet janė tė kufizuara ose, sipas ligjit tė zakonshėm tė ujit, ato "rrėshqasin" tė pakontrolluara, varėsisht prej rastėsive, kuptohet tatėpjetė! Dėshpėrimi apo gėzimi, vuajtja apo lumturia, mjerimi apo mirėqenia, sukses apo dėshtim nė kėtė fazė janė produkte tė rastėsisė. Ky proces i takon elementit tė ujit.

Pėr ta vėnė nė lėvizje kėtė pėrbėrės kryesor tė trupit tė njeriut, pėr t'i kontrolluar mendimet, pėr tė synuar caqeve e dėshiruara, jetėsimin e tyre, nevojitet energji. Ėshtė nxehtėsia - elementi i zjarrit qė ngritė temperaturėn, aktivizon energjinė e cila, siē e kemi cekur edhe mė lartė, ėshtė burim i vitalitetit, burimi i motivimit, burimi i frymėzimit, burim i imagjinatės, burim i entuziazmit, burim i tė gjitha aktiviteteve mendore pėr realizimin e qėllimeve tė pėrcaktuara. Kjo energji shpėrthyese aktivizon neuronet tona, i vė nė lėvizje miliarda qeliza, molekulat e tė cilave fitojnė aq shumė energji, sa pėrhapėn nė tė gjitha drejtimet dukė kaluar kėshtu nė gjendje tė gaztė, nė avull.

Avulli - elementi i ajrit, ngjitet pėrpjetė, lėviz me lehtėsi drejtė lartėsive, atje ku ėshtė gjithēka e kristaltė, e pėrsosur dhe hyjnore. Edhe pse nė dukje tė lė pėrshtypjen e njė energjie tė qetė ose thėnė mė saktė, tė plogėsht, megjithatė fuqia e tij ėshtė enorme! Ėshtė aq e madhe kjo fuqi, sa, siē e dimė tė gjithė, ėshtė nė gjendja ta vė nė lėvizje njė kompozicion tė madh vagonėsh treni, qindra tonelatash tė rėnda. Ky ėshtė sekreti i alkimisė sė brendshme, atij transcendental: i njėjti komponent, e njėjta pėrbėrje - H2O, por nė procesin transformues, me fuqi tėrėsisht tė ndryshme.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 31-01-12, 12:38   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Lightbulb Titulli: Alkimia

Sukseset nė fushėn shkencore

Lirisht mund tė thuhet se alkimistėt ishin mė shumė se "prodhues ari" dhe magjistar! Ata i dhuruan botės, artin e shkencės - ishin pionierė nė shėrbim tė saj. Megjithėse ata, veprimtaritė e tyre i bazonin nė katėr elementet themelor ambiental (dhe tė pestin, elementin eterik - akashėn, qė konsiderohet elementi fillestar krijues ose elementi i (para)origjinės), njė numėr i konsiderueshėm i elementeve kimik qė sot shkenca i njehe (gjithsej 114 - natyral dhe artificial), janė produkt, janė zbulimi i alkimistėve. Gjithashtu, edhe shumė pajisje qė edhe sot e kėsaj dite pėrdorėn nė laboratorė tė ndryshėm, sikurse janė epruvetat nga qelqi, janė zbulimi i alkimistėve, si dhe shumė zbulime tė tjera tė suksesshme pa tė cilat shkenca e sotme do tė ishte tejet e varfėr.

Ishte Paracelsusi (Philippus Aureols), mjeku dhe alkimisti antik, i cili analizoi trupin e njeriut dhe e konsideroi atė si njė sistem tė proceseve kimike dhe erdhi nė pėrfundim se lėndė kimike tė pėrfituara nga bimėt ndikojnė nė trupin e njeriut dhe mund ta shėrojnė atė. Ishte ky sinjali i parė prej tė cilit lindi kimia farmaceutike dhe mjekėsia shėruese alternative (fitoterpia).

Nė librin e tij tė vitit 1536, "Medikamenti i mrekullive tė mėdha", Paracelsusi pėrshkruan bazamentin e hulumtimit tė qelizave, njė ēelėsi i teknologjisė sė shekullit 21: "Zemra shėron zemrėn", mushkėria shėron mushkėrinė, shpretka shėron shpretkėn; e njėjta shėron vetėn." Asgjė tjetėr nuk bėnė as terapia qelizore: qelizat e marra nga pacienti, pėrgatitėn nė laborator, dhe sėrish injektohen nė organin e dėmtuar. I njėjti princi vlen edhe sferėn e transformimit shpirtėror - ėshtė mendja ajo qė shėron, forca jonė e brendshme, janė mendimet pozitive baza shėruese e tė gjitha deformimeve psikike, pra ne jemi shėrues tė vetvetes, siē jemi edhe kreator tė ardhmėrisė - tė lumtur ose plot vuajtje, varėsisht prej kahjes sė mendimeve. Dhe sėrish po rikthehemi tek zanafilla, tek ligji i Hermesit, tek "Bibla e hermetizmit": "Si poshtė ashtu edhe lartė..." Dukja e botės suaj tė jashtme ėshtė pasqyrim i botės suaj tė brendshme i botės sė mendimeve. Mendimet janė zanafilla e ēdo gjėje, e tė gjitha proceseve psiko-fizike. Tė menduarit ėshtė burim i njė aksioni, energji, prej tė cilės edhe ēdo gjė fillon, njė mekanizėm, qė vė nė lėvizje tė gjitha proceset pasuese, pozitive apo negative, tė brendshme apo tė jashtme.
Alkimisti dhe mjeku francez, Jean-Baptiste Denys pohonte se kishte zbuluar njė barė qė shėron sėmundjet shpirtėrore. Ishte i pari qė injektoi gjakun e kafshėve tek njeriu - njė tė sėmuri psikik, njė djaloshi tė ri, ia injektoi gjakun e deles. Edhe pse djaloshi nuk u shėrua, megjithatė, me pėrpjekjet e tij, Denys u bė njeriu i parė nė historinė e njerėzimit qė praktikoi transfuzionin e gjakut, mėnyrė kjo e domosdoshme nė mjekėsin e sotme.

Mjaftė shumė ėshtė nė praktikim e sipėr, nė fushėn e hulumtimeve tė shkencės sė mjekėsisė, edhe elementi mė i dashur i alkimistėve, elementi mė me vlerė, pasqyrimi i shkėlqimit dhe pastėrtisė, pėrsosmėrisė sė Perėndisė - ARI. Nė kohėt e lashta ari konsiderohej si simbol i zemrės sė njeriut dhe fuqisė sė Zotit. Rėndėsia dhe domethėnia e veēantė e arit pėr njeriun, nuk ėshtė zbehur aspak as nė ditėt sotme. Ari sot ėshtė barometėr matės i zhvillimit ekonomik tė njė shoqėria. Rezervat e depozituara tė arit, janė siguria mė e mirė e njė shteti. Nė raste krizash ekonomike, atėherė kur kartėmonedhat kthehen nė letra pa vlerė dhe nuk luajnė mė asnjė lloj roli, tė gjithė kėrkojnė qė tė gjejnė strehė te shkėlqimi verbues i arit.

Ari, po ashtu ėshtė ndėr stolit mė tė preferuara tė njeriut, nė veēanti i adhuruar tejet shumė nga gjinia e bukur - zbukuruesi mė i preferuar i qafės, dorės, gishtit. A mund tė paramendohet njė martesė pa prezencėn e kėtij metali tė ēmuar?! Edhe nė manifestime tė ndryshme, e nė veēanti nė sport, garuesi mė i mirė pėrherė nderohet me medalje tė artė. Edhe personalitetet mė tė famshėm botėrore dekorohen me medalje tė artė. Pra nė planin material, ari merr formėn e simboleve tė ndryshme, por edhe nė planin shpirtėror ari e ka po atė vlerė! Sa e sa herė kemi dėgjuar tė vlerėsohet mendimi i dikujt si i artė! Vepra e tij e artė... punė e artė... por edhe nderimi i njė njeriu tė dashur e tė ēmuar, tė cilin, nga respekti qė kultivojmė ndaj tij, i japim epitetin mė tė lartė, duke e konsideruar si - mikun/eshėn e ARTĖ!
Edhe nė figurat e pikturuara tė shenjtorėve, gjegjėsisht rreth kokės sė tyre, gjithnjė shihet njė aureolė i shkėlqyer, njė kurora e ndritshme ngjyrė ari, simbolikė e amshueshmėrisė.

Por tė kalojmė tek praktikimi i kėtij metali me kaq shumė vlera, nė fushėn e shėndetėsisė. Sot shkenca ka arritur qė arin ta kthej edhe nė tableta, pėr trajtimin e sėmundjeve tė artritit reumatik, si terapi pėr luftimin e qelizave kancerogjene, sėmundjes sė AIDS-it etj. Hulumtimet dhe eksperimentimet e shumta kanė dėshmuar se strukturat e kėtij elementi nė mėnyrė ideale i transportojnė nėpėr trupin e njeriut lėndėt (materiet) shėruese. Bile ari vlerėsohet tė jetė edhe si mjet shumė i pėrshtatshėm pėr transportimin e gjeneve deri nė qelizat e njeriut. Athua ėshtė ky metal lėnda e parė pėr "Gurin e dijes", i cili na udhėzon drejt "eliksirit tė pėrjetėsisė"? Alkimistėt nuk patėn sukses nė zbulimin e tij, megjithatė rezultatet e sukseset e tyre nė shumė fusha po i pėrjetojmė dhe shijojmė ne sot!

Me 21 korrik tė vitit 1969, raketa "Saturn V" qė po dėrgonte pėr herė tė parė njerėz drejt satelitit tonė - Hėnės, startoi falė zbulimit tė alkimistit arab, Abu Musa Dshabir ibn Hayyan. Ky alkimist qė nė shekullin e 8, tė erės sonė, arriti tė prodhoj pėr herė tė parė acidin nitrik, acid i cili pėrjetoj njė karrierė tė jashtėzakonshme, dhe deri para pak vitesh ishte pjesė pėrbėrėse e karburantit tė raketave.

Shumė herėt, para se rryma dhe poēet elektrike nė dhomat tona ta transformonin natėn nė ditė, alkimisti Hennig Brand, nė vitin 1669, duke kėrkuar "Gurin e dijes", nga eksperimentet e bėra me urinė, zbuloi njė lloj drite tjetėr, dritėn artificiale - fosforin, elementin e parė kimik tė kohės sė re. Mė vonė u pa se kjo lėndė ėshtė mė shumė se sa njė burim drite pėr llamba nate. Me fosfor zhvillohen shumė mė mirė dhe mė shpejtė edhe bimėt. Sot fosfori shėrben si lėndė bazė pėr pėrfitimin e fosfateve , njė pėrbėrės elementarė i plehut kimik.
Nė kėrkim tė njė lėndė absolutisht tė pastėr, e perfeksionuan alkimistėt artin e distilimit, dhe arritėn tė pėrfitojnė alkoolin e pastėr. Ata zbuluan pėr herė tė parė njė substancė, me tė cilėn, pėrveē dezinfektimit, mund tė tretej, pastrohej rrėshira, vaji dhe pėrbėrės tjerė tė kėsaj natyre - asokohe shihej si mrekulli, ndėrsa sot, gjė e rėndomtė por dhe e domosdoshme nė pėrditshmėri.

Automobil pa bateri startuese (akumulator) - pėr kohėn e sotme e pamundur! Por edhe bateri pa acid sulfurik, pothuajse e parealizueshme! Sot nė botė prodhohen rreth 130 milion tonelata tė kėtij acidi. Me emrin Vitriol (lat. Vitrum - qelq) njihet qė moti, dhe pėrmendet edhe ne shkrimet e alkimistit tė njohur arab, Abu Musa Dshabir ibn Hayyan, qė kishte zbuluar edhe acidin nitrik. Mėnyra e prodhimit, pėrmendet edhe ne shkrimet e alkimistėve, Albertus Magnus (1200–1280) dhe Basilius Valentinus (1600). Mirėpo, kėrkimet e para shkencore pėr kėtė acid dhe pėrdorimi i tij pėr nevoja praktike u realizua nga farmacisti, kimisti dhe alkimisti i njohur gjerman, Johann Rudolph Glauber (1604 -1670). Glauber ishte edhe themeluesi i fabrikės sė parė kimike nė botė, dhe njeriu i parė qė kiminė e bėri profesion jetėsor.
As fishekzjarrėt me ngjyra tė lloj-llojshme qė sot zbukurojnė qiellin nė festa e manifestime tė ndryshme, nuk do t'i kishim sot pa ndihmėn e alkimistėve! Ky pluhur i zi (barut) u zbulua nga alkimistėt kinez qė nė vitin 1044, por u perfeksionua pėrbėrja e tij nga nitrat kaliumi, qymyri-druri dhe acidi sulfurik, nga alkimisti me pseudonimin Marcus Graecus. Meqė Kisha ndalonte veprimtarit alkimiste, shumė alkimist nė atė kohė, veprat e tyre i shėnonin me pseudonim. Edhe libri, "Liber ignum ad comburendos hostes" - Libri mbi zjarrin pėr t'i djegur armiqtė, u shkrua me pseudonimin e Marcus Graecus-it. Me recetat e tij, Marcus Graecus u bė edhe babai i kėtij lloji eksplozivi. Tek mė vonė, kur u zbulua dinamiti (nė vitin 1886 nga kimisti suedez, Alfret Nobel, i njohur nė tė gjithė globin pėr fondacionin e "Ēmimit Nobel") dhe TNT-ja (i zbuluar nė vitin 1863 nga kimisti gjerman, Jospeh Wilbrand), ky pluhur i zi mbeti nėn hijen e tyre.
Qė nė antik, alkimistėt arritėn tė zbulojnė procesin e galvanizimit (veshjen e njė sendi me njė shtresė tė hollė metali qė nuk ndryshket). Sot, me kėtė proces, shumė mjete tė ndryshme dekorohen (shtresohen) nė dukje tė jashtme, qė nga rubineti e deri tek bizhuteritė e lloj-llojshme. Procesi i galvanizimit nė esencė, megjithatė, ka mbetur i njėjtė qė nga antika.

Me gjithė sukseset e alkimistėve (nė mesin e tė cilėve kishte koka gjeniale) qė, siē e kemi cekur edhe mė lartė, konsiderohen hulumtuesit e parė nė histori, e tė cilėt bėnė shumė zbulime tė rėndėsishme tė pranuara edhe nga shkenca bashkėkohore e qė sot gjejnė zbatim praktik pothuajse nė secilėn fushė tė jetės, duke filluar nga dekoret personale, kuzhinat, automjetet e deri tek industria e rėnd, prapė se prapė, puna e tyre, veprat e tyre janė margjinalizuar dhe pak kush merr guximin tė diskutoj pėr to, veēanėrisht nė rrethe intelektualėsh - thjesht, nga frika se do tė bėhet objekt pėrqeshjeje. Mirėpo, kėta njerėz me bindje tė njėanshme, qė mendojnė se shkenca e kompjuterėve do t’i zgjidhė tė gjitha dilemat tona, mashtrohen shumė keq! Shkenca nuk ėshtė shkop magjik! Shkenca ėshtė vazhdimėsi m'u e kėtyre traditave tė vjetra hermetike. Ishin njohurit e kohėrave tė vjetra, arti i popujve antik, qė gėrshetonin nė vete: misticizmin, filozofinė, religjionin etj., shkėndijat e para, flaka qė mbajti pishtarin e ndezur, burimi i sukseseve tė shumta me tė cilat sot krenohet shkenca. Andaj, unė mendoj, se ēdo hap i hedhur i shkencės drejt njohurive tė reja nė botėn e madhėrishme dhe plot sekrete tė natyrės (qė njeriut i janė tė shpalosura vetėm pjesėrisht), ēdo zbulim qė arrin ta bėjė ajo, nė mos asgjė tjetėr, sė paku ta kthej kokėn prapa dhe ta falėnderoj burimin. Po e pėrfundoj kėtė shkrim me njė thėnie tė mrekullueshme tė njeriut ton tė madh, me trupi, mendje e shpirt, z. Daut Demaku: "KUR PI UJĖ, KUJTO BURIMIN!"


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-02-12, 17:35   #3
Domira
 
Avatari i Domira
 
Anėtarėsuar: 02-02-05
Postime: 16,716
Domira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Alkimia

ZC te lumte per keto shkrime, shkenca te ben te ndjehesh mire kur mirresh me te...eh :-)
__________________
Ėndrrat e mia dua ti fal vetem ty!
Domira Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-02-12, 20:47   #4
Tomori
 
Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
Tomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Re: Alkimia

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Domira Shiko postimin
ZC te lumte per keto shkrime, shkenca te ben te ndjehesh mire kur mirresh me te...eh :-)
Egzakte zonja Domira
__________________
USHTARI ATDHEUT
Jetoj e punoj per nji Shqipni te lire etnike
e demokratike, qe populli shqiptar me jetue
zot dhe krenar ne liri e lumtuni, ne
trojet e tona iliro-dardane.
LEKA I. MBRET I SHQIPTAREVE
Tomori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:40.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.