|
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj. |
11-02-12, 15:26
|
#1
|
SuperAdmunininistratore
Anėtarėsuar: 04-12-07
Postime: 33,891
|
Titulli: Nga kėndi i njė nėne
Psikologėt thonė;
Pėr tė ndihmuar tjetrin, gjėja e parė qė duhet tė bėsh, ėshtė tė biesh nė nivelin e tij.
Duhet t`i shohėsh gjėrat nga kėndi i pėrsonit nė fjalė. Pėrndryshe, nėse ai ėshtė nė shkallėn e dyte, ti kot sė koti i flet gjėra nga shkalla e 20-tė.
Nėse ne si tė rritur jemi nė nivelin e pestė, njė fėmijė ėshtė nė nivelin -5.
Edhe pse jemi nė njė nivel aq tė lartė krahasuar me fėmijėt tanė, kjo nuk do tė thotė asesi se kemi tė gjitha pėrgjegjjet.
Ne, tė gjithė kemi pėrjetuar tė mbesim pa fjalė, pas njė komenti apo njė pyetje nga fėmijėt tanė.
Ajo qė dėgjova dje, nga Ylli im, ishte dicka nė vete.
Ishim duke shkuar nė kino, pėr tė parė filmin; "Djali dhe delfini".
Papritmas, m`u drejtua; Mam, do tė doja tė mos kisha lindur fare.
Pse? - u habita me t`vėrtetė.
Sepse ne do tė vdesim ashtu-kėshtu. Cka ėshtė qėllimi tė jetosh?
A nuk ka asgjė tė mirė nė kėtė botė a? -e pyeta gati e nevrikosur.
Jo po- u ngut ai- pėrmendi disa nga shokėt e tij, dhe disa lojėra me armė, tė cilat ky nuk ka tė drejtė t`i luaj pasi qė ende nuk ka mbushur moshėn.
Mami dhe babi? A nuk ėshtė dicka e mirė?
Po po, ju tė dy, familjet e juaja- dhe mendohej tė gjente dicka qė i sjell knaqėsi, dhe pas pyetjeve tė mia; "tjetėr? tjetėr?", ai vazhdonte dhe ndėr tė tjera zbuluam se ishin edhe futbolli, skijimi, bazeni, pushimet nė det, pushimet nė Kosovė, shkolla, festimet e ditėlindjes, bowling-u, kino, snowboard, playstation, cokollatat, anijet e mėdha, Disneyland, etj.
E sheh- i thashė- se paska shumė gjėra tė mira nė kėtė botė? Dhe kur tė rritesh akoma, edhe gjėra tjera do tė tė duken interesant dhe tė mira.
Si cka psh mam?
Ti duhet tė zbulosh vet Yll.
Pse mė quan Yll gjithė mam?
Njė histori thotė, secili njeri qė lind nė kėtė botė, e ka njė yll tė caktuar lart nė qiell, i cili i ndriqon rrugėn gjatė gjithė kohės. Kur linde ti Yll, mua m`u ndriqua jeta aq shumė, sa qė jam e sigurtė se ai Ylli im lart nė qiell, zbriti brenda nė ty. Sepse ti vazhdon tė mė ndricosh secilėn ditė. Dhe kjo ėshtė arsyeja ndėr mė tė fortat, pse mua mė duket kjo jetė shumė e mirė, dhe asnjėherė nuk mendoj se do tė ishte mė mirė sikur tė mos kisha lindur.
Buzėqeshja i ndriti fytyrėn.
Mendova; T`i them se kjo ėshtė hera e fundit qė dėgjoj dicka tė tillė, por prapė pėrmbajta veten, ngase dua qė ai tė flasė me mua, pėr mendimet e tij, cofshin ato edhe tė errėta...
Aq shumė kohė mė ka kėrkuar ato lojėra me vrasje, mbytje, armė, gjakderdhje, mosha e tė cilave ėshtė mbi 18-vjeqare. Pėrgjegjja ka qenė gjithmonė; JO.
A kanė fėmijėt, imagjinatė tė mjaftueshme, qė tė tentojnė tė manipulojnė prindėrit e tyre, nė mėnyrė qė tė marrin atė qė duan?
Dhe frika ime ishte; Ėshtė vėrtetė Ylli im ndriques duke menduar kėto gjėra nė kokėn e tij tė vogėl? A po rriten ato mendime tė tmerrshme s`bashku me tė?
Apo ishte vetėm tentim pėr blerjen e lojėrave tė ndaluara? Shpresova shumė, tė ishte kjo e fundit.
Ndoshta ishte vetėm mendim momenti? Me tė cilin mė duhet tė punoj kujdesshėm, qė tė mos kthehet asnjėherė, as si mendim!
__________________
*I keep your heart.. I keep it in my heart!*
|
|
|
14-02-12, 19:59
|
#2
|
Administratorėt
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
|
Titulli: Nga kėndi i njė nėne
Mami si je?
Shumė mir jam, mamit.
Krejt mirė je?
O mirė jam moj, ēka ke qė po mė pyet qe dy herė?
O mam ishte e tmerrshme jam zgju natėn, krejt qull e kisha bėrė jastėkun nga lotėt, se tė pash ėndėrr qė vdiqe, je e sigurtė qė je shumė mirė?
Ha,hahahaahah u qesha, vetėm njė ėndėrr paska qenė mamit, se unė me sa po e shof veten gjallė qenkam e po flas me ty nė telefon.
Qeshu ti qeshu, unė kesh ka kupi tuj qa e kesh ka tranohna deri sa e pash qė ishte vetėm njė ėndėrr.
Tė lutem i thash mbaj mend, edhe kur tė mė vijė ajo ditė e ti tė jesh zgjuar e tė mė shofėsh tė vdekur duhesh tė mos qajsh, dije qė vdes e lumtur qė ju lė juve mbrapa.
Mam mjaft se nuk po kam kohė me fol mė tepėr, e kur tė takohemi po gabon po e nxen goje kėtė muhabet mė.
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Murgesha : 14-02-12 nė 20:00
|
|
|
15-02-12, 14:11
|
#3
|
SuperAdmunininistratore
Anėtarėsuar: 04-12-07
Postime: 33,891
|
Titulli: Nga kėndi i njė nėne
"Nuk ėshtė kurrė vonė tė jesh ai/ajo qė do tė mund tė ishe"
Familja, rrumbullaku dhe dasmat.
Nė njė dasmė, sheh lumturinė e kėtyre krijesave, tė lindura moti kohė, nga dy prindėr, tashmė tė mundur nga mplakja.
Njė nėnė ulur nė njė qoshe tė lokalit, dy sytė mbushur lot krenaire, hidhėrimi e gėzimi, mburrje e keqardhje, lumturie e dhimbjeje, mungese e pranie, dhe lista vazhdon.
Nė mesin e lokalit tė gjithė vallėzojnė me njė buzėqeshje tė madhe nė fytyrė, dhe per disa orė, kan harruar tė gjitha obligimet, detyrat, pėrgjegjėsitė, brengosjet, shqetėsimet, vuajtjet, mjerimet, tė cilat jeta na i fali shumicės nga ne.
Tė kėqijat munden nga tė mirat, dhe mirėsinė sheh nė secilėn fytyrė.
Heton edhe shiqime tė vjedhura tė tė rinjėve, tė miturit duke vallėzuar shkujdesshėm, tė moshuarit duke biseduar e qeshur me zė tė lartė, dhe tė martuarit tė dashuruar.
Tė gjithė sė bashku mė ngjajnė me molekula, tė lidhura fort ndėrmjet vete, tė cilat formojnė njė top tė rrumbullakėt, qė fluturon lirshėm nė hapsirė, dhe herė luftojnė, herė pėrqafohen, por nė atė rrumbullak mbesin.
Kur nata lėshohet nė tokė me qetsinė e saj, nėna bie nė shtrat, pas 1001 punėve tė lodhshme e tė gėzueshme, njė lot ia ngroh syrin.
Njė lot sakrifice.
Njė lot pėr njė molekulė tė tharė, zhdukur tashmė...
Njė lot nėne, peshon sa?
__________________
*I keep your heart.. I keep it in my heart!*
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:44.
|
|