Re: Shėrbimet Sekrete
Bllaca e Miftari ia rikujtojnė Veselit bashkėpunimin
Publikuar: 23.02.2012 - 09:26
Prishtinė, 23 shkurt Nazim Bllaca e ka ftuar tė mėrkurėn Kadri Veselin qė nėse dėshiron tė bindet ēka ka bėrė organizata e tij, le ta ndjekė gjykimin kundėr Fahredin Gashit e tė tjerėve, qė fillon mė 27 mars. Naim Miftari i ka thėnė ish-shefit tė SHIK-ut se pėr gjithēka qė po flet ka fakte, derisa i ka rikujtuar atij njė bastisje, siē e quan ai, bashkė me Bekim Haxhiun e Esat Ujkanin nė zyrat e Trepēės.
Tė dy kėta persona qė pretendojnė se kanė punuar pėr organizatėn e Kadri Veselit kanė reaguar ndaj cilėsimeve e deklaratave qė ka dhėnė ai nė njė intervistė pėr Kohėn Ditore dhe KTV-nė.
I nderuari z. Veseli, kam pėrcjellė intervistėn e fundit qė keni dhėnė dhe si rezultat i saj jam i obliguar pėr shkak tė krimeve tė bėra nga SHIK-u pėr vite me radhė tė tė drejtohem ty me njė kėrkesė, ka thėnė Bllaca nė njė reagim me shkrim tė dėrguar nė gazetė.
Lidhur me krimet e bėra nga SHIK-u dhe pozita ime nė raport me SHIK-un ēfarė ka qenė, ju bėj njė kėrkesė qė tė merrni pjesė nė procesin Bllaca 2 qė ka tė bėjė me veprat penale me karakter politik tė kryera nė vitet 1999-2000 kundėr zyrtarėve tė lartė tė LDK-sė, ka shkruar Bllaca. Ai i ka thėnė Veselit qė seancat janė publike dhe nė to mund tė marrė pjesė edhe ai nė cilėsinė e publikut pėr tė dėgjuar, siē ka thėnė ai, se si atak do tė jetė organizata qė ka drejtuar ai.
Z. Veseli, mos humbni kohė, por ejani aty ku procedohen provat dhe ku nuk ka vend pėr matrapazė dhe kodoshė, sepse populli e ka kuptuar legalitetin tuaj, thasėt me dokumente tė marra nga Beogradi, bashkėpunimin tuaj me gjithė kryeministrat e Kosovės, mungesa e dokumenteve tė SHIK-ut, financat e 90 agjentėve pėr dhjetė vjet, si dhe pėr trajtimin e njerėzve e pastaj vrasjen e tyre, ka thėnė Bllaca nė kėtė reagim. Nė fund tė reagimit i ka shkruar: Me respekt, Nazim Bllaca, autori i njė vrasjeje.
Naim Miftari nė reagimin e tij ka thėnė se nuk po mund ta kuptojė Veselin se pse po bėhet nervoz derisa asnjėherė nuk e ka akuzuar pėr asgjė. Miftari qė pretendon se e ka takuar tė paktėn 13 herė Veselin nė zyrėn e tij nė Prishtinė, ka thėnė se ai asnjėherė nuk ėshtė thirrur nė emėr tė SHIK-ut nė Kroaci te pėrfaqėsuesit e kompanisė INA, me tė cilėt kishte nėnshkruar kontratė pėr menaxhimin e 32 pompave nė Kosovė, tė cilat shfrytėzohen aktualisht nga Bedri Selmani, ish-deputet i PDK-sė.
Miftari ka thėnė se nė Zagreb nuk ka qenė vetėm, por me njė pjesėtar tjetėr tė SHIK-ut. Ai ka thėnė se nuk ka pasur nevojė tė thirret nė emėr tė SHIK-ut, kur shok e ka pasur Ante Gotovinėn e Branimir Glavashin (i pari ish-kryetar i Komunės sė Osjekut, ndėrsa i dyti gjeneral i ushtrisė kroate, i arrestuar nga Tribunali i Hagės).
Me i pas shokė ata nuk ke nevojė as kuletė me pas me vete, ka thėnė Miftari nė reagimin e tij. Ai ka ofruar si dėshmi kontratėn e nėnshkruar me INA-n mė 2 prill 2003, nga e cila kishte hequr dorė, siē ka thėnė, pas kėrcėnimeve se do tia vrisnin edhe djalin katėr vjeē.
Kurrfarė problemi nuk i kam nxjerrė Kadri Veselit. Problemi ka qenė kontrata me INA-n e Zagrebit. Pa hy nė atė punė e kemi pyet Adem Grabovcin, nėpėrmjet tij i kemi dėrgu fjalė edhe Hashim Thaēit edhe Kadri Veselit nėse jeni tė pėrzier nė kėtė punė mos tė hymė ne. I kemi ēu fjalė, unė, Zef Qupi, Shqyqyri Duraku, ata kanė thėnė hyn, ka thėnė Miftari. Problem nuk kemi pas derisa e kemi marrė kontratėn. Kur e kemi marrė kontratėn kanė nisur problemet nga Adem Grabovci dhe rrethi i tij. Nė atė kohė kanė qenė gjithmonė bashkė me vėllanė e kryeministrit, Blerim Thaēin (gjerėsisht nė Kohėn Ditore).
__________________
Thuaje tė pa shkruarėn,shkruaj tė pa thėnėn!
Toleranca, ka kuptimin e pėrafėrt me durimin. (Dilaver Kosova)
|