SuperAdmunininistratore
Anėtarėsuar: 04-12-07
Postime: 33,891
|
Titulli: Reflektime
Sot, ndodhi ni aksident.
Ni djale 22 vjet, ne kolone komunikacioni, rruges per ne pune, ne mengjesin e hershem, mendoi;
Do t`i parakaloj keto dy kerre para meje, dhe nuk do te vonohem ne pune.
Shpejtesia ne ate pjese te rruges, ishte 70 n`ore.
Ne parakalim e siper, djali 22 vjeq, arriti diku rreth 100 km n`ore.
Ne anen e kundert, erdhi autobusi, 80 n`ore.
Djali i ri, i dha gaz pak me shume, me shprese se do te arrinte te dilte ne anen e vet.
Kjo nuk ndodhi kurre.
Autobusi, doli nga rruga, aq sa mundi, por nuk ishte mjaftueshem.
Djali i ri, u perplas me veturen e tij ne qoshin e autobusit, dhe fluturoi jashte rruges.
Dy kamt iu kputen, edhe vdiq ne moment.
Ni djale i ri, 22 vjeq, shnosh e mire, krejt jeten perpara, del ne sabah per me shku ne pune edhe e bon ni gabim qe i kushton me jete.
Thojne; Zoti t`i qerron syte, para taksiratit. (Taksirat duhet me kane aksident)
Pata bo llaf nihere me dikend t`afert, pasi shkoj dhe voziti drejt e ne bander, por fatmirsisht shpetoi mire, e pata pyetur;
A nuk e pe banderin a qka ke puna? Qka ndodhi?
Tha; Banderi ne syte e mi, beso qe nuk pat madhesi ma te madhe, se kokrra e qibrititit.
Nashta thashe, pernime Zoti " t`i qerron syte".
Autobusi, kogja i madh osht. Dy kerre perpara veq, rruga e drejte, dmth tona mundsite i ka pas me e pa autobusin, po o dal...
Nejse, qka deshta me thane, ai djale shkoj, dikun sigurisht ni nane e ni babe, e kan ni merzi e ni trishtim t madh..
E tjert, u ndine keq boll, per sa kohe? 5 minuta nashta, edhe krejt ecen punve t veta.
Po du me thane, per ni jete kaq t re, a nuk ish dashte me u ndal koha pak???
Me u ndal jeta, veq per pak, per qat rreth?
Vdekja si duket, eshte bere diqka qe ndodh minimum nje here n`muaj.
Ktynehere, nuk e maj n`mend, qe kan vdek njerez kaq shume e kaq shpesh, sikur sot!
__________________
*I keep your heart.. I keep it in my heart!*
|