Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 26-03-12, 18:15   #4
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: 24 Marsi nje date historike!

24 MARSI 1999, DITA SHPĖTIMTARE E NJĖ POPULLI
E Premte 23 Mars 2012 12:46 Dedė Preqi
Vlerėsimi i Pėrdoruesve: / 10
I DobėtI Shkėlqyeshėm
Dedė Preqi



24 MARSI 1999, DITA SHPĖTIMTARE E NJĖ POPULLI


Sėcili popull nė botė e ka njė ditė tė vaqantė historike nė jetėn e vet,tė cilėn e pėrjeton dhe e shėnon nė faqėn e historisė sė vet kombėtare,si ditė tė humbjes totale, apo si ditė e ngadhnjimit dhe fitores, pėr liri dhe pavarėsi. Prandaj, pėr Kosovėn dhe shqiptarėt, 24 marsi ėshtė datė e veqantė, tė cilėn nuk mund ta harrojmė ,sepse ishte nė pyetje ekzistenca e njė populli tė tėrė, apo shfarosja e tij nga faqja e dheut, prej fashizmit tė egėr serb. Marsi pėr shqiptarėt gjithherė ėshtė shoqėruar me tė papritura dhe trazira tė ndryshme, dhe nė vend qė tė na sjellė aromėn e luleve tė pranverės, nė tė shumtėn e rasteve na sjelli aromėn e barotit dhe krismėn e tytave. Me 24 mars 1999, populli shqiptarė i Kosovė, i kishte drejtuar sytė kah qielli, duke pritur intervenimin e NATO-s, me ē‘rast pėr herė tė parė nė historinė kombėtare bombardohej armiku shekullor i popullit shqiptar.

Kush mund t‘i kuptonte ato rrethana tė popullit shqiptarė, kur bėhėj fjalė pėr jetėn,apo asgjėsimin e tij? Kėtė e kuptoj vetėm NATO, i cili i filloi sulmet ajrore mbi forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, si kundėrpėrgjigje ndaj dhunės dhe masakrave mbi popullatėn shqiptare.

Do tė thotė se, 24 marsi i vitit 1999, kjo datė ėshtė bėrė pjesė e rėndėsishme e historisė sė popullit shqiptar, e cila shėnohet si datė e dhėmbjes kombėtare, por dhe datė shpėtimtare e njė populli. Kjo ishte ajo pranvera mė e nxehtė nė historikun tonė, dhe dita mė e shenjtė e njė populli tė shtypur e tė robėruar nga njė egėrsirė, qė vėrsulej pa mėshirė dhe pa pushuar mė se njė shekull ndaj popullatės sė pa fajshme shqiptare.
Nė ato ēaste , dukej se ishte diēka e pa besueshme dhe e pa mundshme, qė gjithė ai arsenal armėsh dhe njė ushtri e kompletuar ,me polici e paramilitar tė armatosur, do tė largoheshin nga Kosova, nga vendi tė cilin e djegėn ,e masakruan dhe ēdo gjė e asgjėsuan, dhe duke dėbuar mė se 1 milion shqiptarė nga trojet e tyre. Populli shqiptarė kishte rėnė nėn ndikimin e njė bote e cila nuk njihte vlerėn e jetės dhe dinjitetit njerėzor, e cila kishte robėruar lirinė dhe dėshirėn njerėzore, qė e kishte bėrė atė vetėm objekt tė asgjėsimit, dhe kishte planifikuar,gjithashtu, ta shfrytėzojė plotėsisht, deri nė fund, por vetėm fuqia e NATO-s,dhe UēK-ja, ishin ato qė e shpėtuan nga asgjėsimi i mundshėm. Nė sytė e botės progresive dhe pro shqiptare, shihej dhe ndjehej njė gėzim, sepse po ndjekėt njė okupator, prej njė vendi dhe populli qė kėrkoi vetėm liri dhe pavarėsinė e vet, por nė anėn tjetėr , ndjehej edhe njė keqardhje,sepse me rastin e ikjes sė ushtrisė,policisė dhe paramilitarėve serb nga NATO, situata po keqėsohej edhe mė shumė, nga se,ēdo gjė shqiptare asgjėsohej nga kjo egėrsirė. Gjatė atyre 78 ditėve tė bombardimit tė NATO-s, mbi forcat serbe, ishin nė pyetje momentet e fundit, sepse serbėt kishin lloje tė ndryshme tė planėve, qė pėrmbajtja e tyre ishte ikja si detyrim, por edhe asgjėsimi i shqiptarėve nė mėnyrė tė pamėshirshme. 24 marsi i vitit 1999, ishte dita kur u shėnue e ardhmja e Kosovės, ku rrugėn e lirisė e hapi fuqia e Aleancės mė e fuqishme e botės, duke e pėrzėnė gjithė arrogancėn dhe barbarinė serbe nga Kosova. Kjo datė ėshtė pikėrisht dita kur populli i Kosovės dhe mbarė kombi shqiptarė i ngjalli shpresat e veta njėherė dhe pėrgjithmonė.

Ėshtė dita e kthesės sė madhe pėr zgjedhjen e qėshtjes sė Kosovės, dhe dita e njė vendimi historik tė sulmit ajror tė NATO-s, i cili ishte njė vendim i domosdoshėm pėr ta parandaluar njė gjenocid tė pa parė nė historinė e njerėzimit. Ishte dita kur u rrėzue diktatori i Ballkanit, Millosheviq dhe dėrgimi i tij me shumė bashkėpunėtorė kriminel, nė gjykatėn e Hagės. Populli shqiptar nuk mundet ti harroj, por i ruan ato kujtime dhe gjurma tė robėrisė shpirtėrore e fizike, tė cilat dėshmojnė edhe sot e kėsaj dite, qė ka ende njerėz me trauma tė lloj-llojshme , nga lufta dhe tmeri i asaj kohe, njėherit nuk harrohen edhe ata tė cilėt u martirėzuan pėr lirinė e kėsaj toke, prej tė cilėve ka akoma tė pa kthyer nė Kosovė, qė i kanė vjedhur kufomat e tyre dhe fshehur dikund kriminelėt serb.


Po tė mos ndodhte intervenimi i NATO-s, shqiptarėve u kanosej njė likuidim masiv biologjik, tė cilin e kishte planifikuar regjimi serb, nė krye me Milosheviqin. Kėto vlera universale , tė cilat janė bėrė themel i ndėrtimit dhe funksionimit tė njė shoqėrie dhe shpėtimit tė saj nga ē’farosja, apo zhdukja nga faqja e dheut, populli i Kosovės nuk mund ta harrojė pėr jetė , nė veqanti Aleancėn e NATO-s, nė krye me SHBA-tė, dhe Presidentin Bill Kllinton.

http://www.rrezore.com/index.php?opt...pora&Itemid=44

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Hajra : 26-03-12 nė 18:18
  Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:05.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.