Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Bibla
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Bibla Besimtarėt qė i pėrkasin besimit tė Krishtere mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar mbi mėsimet e nxjerra nga Bibla dhe jeta



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 26-04-12, 21:23   #1
Denim
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-02-12
Postime: 1,102
Denim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rreth martesės

Kur fėmijėt lindin nė njė shtėpi tė tillė, ku secilin vakt e shoqėrojnė lutja dhe leximi i Fjalės, hidhet themeli pėr njė jetė tė krishterė tė qėndrueshme. Sigurisht, ēdo fėmijė duhet tė ketė besim vetjak nė Zotin Jezus. Prindėrit nuk mund tė besojnė pėr fėmijėt e tyre. Sidoqoftė, shprehia e mirė ėshtė mbjellė qysh nė vogėlinė e tyre, dhe, tė rritur nga lutjet e prindėrve tė tyre qysh pėrpara se tė lindnin, mund tė kemi besim se Perėndia plot hir do t'i sjellė ata te Vetja nė kohėn e Tij tė mirė. Sa duhet tė zgjasė martesa? Kjo nuk ėshtė periudha e vetme nė histori kur njerėzit e kanė marrė lehtė martesėn, e megjithatė duke sikur fjala «shkurorėzim», tė cilėn dikur nuk guxonim ta shqiptonim, tani jo vetėm qė flitet, por praktikohet madje nga shumė besimtarė. Nė tė vėrtetė, pėr shumė veta fjalėt e Filipianėve 3:19, «lavdia e tyre ėshtė nė turp tė tyre», mund tė ishin pėrshkrimet me vend. E dimė se burrat kishin filluar qysh nė kohėn e Dhiatės sė Vjetėr tė linin gratė pėr shkaqe tė parėndėsishme, dhe te profetėt ka aluzione pėr gra tė pabesa, por nuk ka dyshim se kjo nuk ishte aspak synimi i Perėndisė pėr njerėzimin. Romakėve 7 fillon me fjalėt: «Apo nuk e dini o vėllezėr, (sepse unė po u flas njerėzve qė e njohin ligjin), se ligji ka pushtet mbi njeriun pėr sa kohė ai rron? Sepse gruaja e martuar ėshtė e lidhur nga ligji me burrin derisa ai rron, por, po i vdiq burri, lirohet nga ligji i burrit. Prandaj, nėse, kur i rron burri, ajo bashkohet me njė burrė tjetėr, do tė quhet shkelėse e kurorės; por, kur i vdes burri, ajo ėshtė e liruar nga ligji, qė tė mos jetė shkelėse e kurorės, po u bė gruaja e njė burri tjetėr». (Shih edhe 1 Korintasve 7:39). Kjo pjesė nga Shkrimi paraqet njė parim tė rėndėsishėm frymėror, pėr tė cilin nuk do tė flitet tani; por parimi mbėshtetet nė kėmbėnguljen hyjnore pėr qėndrueshmėrinė e martesės. Kur farisenjtė e pyetėn Zotin rreth vlefshmėrisė ligjore tė shkurorėzimit, Ai pėrmendi menjėherė krijimin e njeriut: «[Perėndia] i krijoi mashkull dhe femėr. Dhe tha: 'Prandaj burri do tė lėrė babanė e tij dhe nėnėn e tij dhe do tė bashkohet me gruan e tij; dhe tė dy do tė jenė njė mish i vetėm'». Pastaj shtoi: «Prandaj atė qė Perėndia ka bashkuar, njeriu tė mos e ndajė». Kur ata vazhduan ta ngisnin Zotin, duke pėrmendur lejimin e Moisiut pėr ta lėnien e gruas, Ai u tregoi atyre qartė se «Moisiu ju lejoi t'i ndani gratė tuaja pėr shkak tė ngurtėsisė sė zemrave tuaja, por nė fillim nuk ka qenė kėshtu». Sot duhet tė ketė shumė veta qė flasin ashtu siē bėnė disa prej dishepujve nė njė rast tjetėr: «Kjo e folur ėshtė e rėndė, kush mund ta kuptojė?» Por Fjala e Zotit ėshtė e qartė dhe e thjeshtė, sė cilės ne duhet t'i bindemi. Kur po i fliste Izraelit nėpėrmjet profetėve, Perėndia pėrdori shpesh shėmbėlltyrėn e martesės dhe pabesinė e njė gruaje pėr tė treguar tragjedinė e njė sjelljeje tė tillė. Osea ėshtė me siguri njėri prej shembujve mė tė spikatur. Ky profet pėrjetoi diēka tė tmerrshme duke u martuar me njė grua tė pėrdalė, dhe kjo i referohet kombit tė pabesė pėr tė cilin Perėndia kishte bėrė aq shumė. Ata ishin pėrgjigjur vetėm duke e braktisur atė dhe duke iu kthyer idhujve tė kombeve pėrreth tyre. Edhe tek Isaia Perėndia jep tė njėjtėn tablo: «Krijuesi yt ėshtė dhėndri yt» (Isa. 54:5). Nuk ėshtė pėr t'u ēuditur qė Ai u hidhėrua kur populli i Tij, siē tha Vetė Ai, shkoi pas tė dashurish tė tjerė. Jeremia pėrdor tė njėjtėn figurė: «Kthehuni, o bij tė pėrdalė», - thotė Zoti, - «sepse unė jam martuar me ju» (Jeremia 3:14). Si gjendet partneri? Kemi vėnė re tashmė se shėrbėtori i Abrahamit, i cili u dėrguar pėr tė gjetur njė grua pėr Isakun, u lut seriozisht pėr kėtė ēėshtje. Krahas shpėtimit tė shpirtit, zgjedhja e partnerit tė duhur ėshtė ndoshta vendimi mė i rėndėsishėm nė jetė. Prandaj ėshtė me rėndėsi jetėsore qė pėr kėtė tė lutemi, dhe qė pėr kėtė ēėshtje, ashtu si pėr gjithēka tjetėr, tė mos mbėshtetemi veē nė arsyen tonė. Ndihma dhe kėshillat e besimtarėve tė urtė do tė jenė tė vlefshme pėrpara se tė marrim njė vendim tė madh. Fėmijėve tė Izraelit u ishte ndaluar tė martoheshin me ata tė kombeve tė tjera pėrreth tyre, duke qenė se ata ishin idhujtarė, dhe kėshtu do t'i kthenin shpinėn Perėndisė sė gjallė e tė vėrtetė. Nė kohėn e Nehemias, pasi hebrenjtė ishin kthyer nga mėrgimi nė Babiloni, u vėrejt se shumė prej tyre ishin martuar me gra tė huaja, dhe fėmijėt madje nuk mund ta kuptonin leximin e ligjit tė Perėndisė. Nė kapitullin e fundit tė librit tė tij Nehemia e qortoi popullin ashpėr, duke e kujtuar pėr shembullin e tmerrshėm tė mbretit Salomon, i cili, pavarėsisht nga urtėsia e tij, iu kthye nė moshė tė thyer perėndive tė grave tė tij tė shumta, e madje bėri diēka qė ishte ligėsi pėr Zotin, i cili i ishte shfaqur atij dy herė nė moshė tė re. Duke e zbatuar kėtė te njė i krishterė, ėshtė e qartė se partneri ynė duhet tė jetė besimtar. «A mund tė ecin bashkė dy veta, nė rast se nuk janė marrė vesh mė parė?» (Amosi 3:3). Pali, duke u shkruar korintasve, pėrdor njė numėr argumentesh tė tilla: «Mos hyni nė njė zgjedhė bashkė me tė pabesėt, sepse ē'lidhje ka drejtėsia me paudhėsinė? Dhe ēfarė afrie ka drita me terrin? Dhe ē'harmoni ka Krishti me Belialin? Ose ē'pjesė ka besimtari me jobesimtarin?» (2 Korintasve 6:14-15). Ku duhet tė kėrkojmė njė partner pėr jetėn? Nėse e kėrkojmė nė njė disko, nė njė koncert rroku anė njė shtėpi publike, nuk ka tė ngjarė se do tė gjejmė atė qė synon Perėndia pėr ne. Ėshtė kėnaqėsi kur dikush na thotė: «E takova Benin nė njė takim pėr lutje», ose «U takuam nė njė grup pėr studim biblik». Sigurisht, kjo mund tė ndodhė nė njė familje tė krishterė a gjatė njė njė takimi me familje tė tjera tė krishtera. Mė e rėndėsishmja ėshtė qė tė martohemi «nė Zotin». Thjesht pse dikush ėshtė besimtar, nuk do tė thotė se ai ose ajo ėshtė automatikisht individi me tė cilin Perėndia dėshiron qė ne tė martohemi. Ky ėshtė vendim qė nuk duhet bėrė duke nxituar. Duhet tė njohim jo vetėm individin nė fjalė, por edhe rrethin e tij familjar dhe shoqėrinė e krishterė ndaj sė cilės tė gjithėve u bėhet thirrje qė tė jenė besnikė. Shumė shpesh kjo nuk vihet re, dhe dy tė rinj fillojnė jetėn sė bashku duke shkuar nė drejtime tė kundėrta, ndonėse janė qė tė dy besimtarė. Nė kėtė vendim, ashtu si nė tė gjitha vendimet e tjera, duhet tė jemi tė gatshėm t'i nėnshtrohemi vullnetit tė Perėndisė, duke e ditur, po tė jemi tė ndershėm, se kjo duhet tė jetė nė fund tė fundit mė e mira pėr ne. Tė mos pėrsėritim fjalėt e njė vajze tė re, e cila tha: «U bėftė vullneti Yt, o Zot, por mė jep Tomin!» Kjo do tė thotė tė tallesh me pėrpjekjen pėr tė ditur mendjen e Zotit. Shkrimi thotė: «[Zoti] do t'u mėsojė tė pėrulurve rrugėn e tij» (Psalmi 25:9). Shpirti vėrtet i pėrulur ia lė vendimin Perėndisė, dhe Ai nuk do tė na zhgėnjejė kurrė. Disa i interpretojnė fjalėt e Palit te 1 Korintasve 7:16 pėr tė justifikuar martesėn me njė jobesimtar. Apostulli thotė: «Sepse ēfarė di ti, o grua, nėse ke pėr ta shpėtuar burrin? Ose ēfarė di ti, o burrė, nėse ke pėr ta shpėtuar gruan?» Nga konteksti ėshtė e qartė se bėhet fjalė pėr njė ēift qė ėshtė martuar kur tė dy ishin jobesimtarė, por tani njėri prej tyre ėshtė bėrė i krishterė. A duhet tė ndahen? Jo, nėse partneri tjetėr ėshtė i gatshėm tė vazhdojė, dhe shpesh kemi parė se si Zoti ka vepruar plot hir nė zemrėn e tjetrit, saqė ata janė bashkuar pėrfundimisht nė Zotin. Nga ana tjetėr, nėse njė besimtar martohet me dikė qė njihet se ėshtė jobesimtar, ose me dikė qė nuk e ka rrėfyer pozitivisht Zotin, kjo ėshtė njė hap mosbindjeje ndaj mėsimit tė qartė tė Biblės. Kjo nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė barrė e pabarabartė, ēka ndalohet shkoqur nė tekstin e cituar mė lart. Mund tė bėjmė pyetjen e drejtuar nė njė kontekst tjetėr: «A duam ne tė provokojmė Zotin deri nė xhelozi? A jemi ne mė tė fortė se ai» (1 Korintasve 10:22). Shumė veta, ashtu si vetė apostull Pali, janė zgjedhur pėr njė detyrė tė veēantė, ku njė grua do ta vėshtirėsonte zbatimin e detyrės. Nė Dhiatėn e Vjetėr nė mėnyrė qė tė kufizohemi te katėr profetė kryesorė, vėrejmė se Isaia dhe Ezekieli ishin burra tė martuar, por duket se Danielit dhe Jeremias iu mohuan gėzimet e jetės familjare. Shumė gra qė kanė marrė thirrjen pėr t'i shėrbyer Zotit si misionare, e kanė pranuar se do tė mbeten tė pamartuara, edhe nėse mund tė kenė pasur plane pėr martesė, thjesht sepse Zoti u ka kėrkuar qė ta vėnė Atė pėrpara gjithēkaje tjetėr. E dimė se njerėz tė tillė do tė shpėrblehen nė nė ditė tė ardhshme, por edhe tani, nė kėtė jetė, ata gėzohen ngaqė po pėrdoren pėr lavdinė e Tij, dhe, duke cituar pėrsėri Palin, ata kujdesen pėr gjėrat e Zotit, qė tė jenė tė «shenjtė nė trup e nė frymė» (1 Korintasve 7:34). Pėr tė gjitha kėto ēėshtje, ashtu si pėr hollėsitė mė tė vogla tė jetės, duhet tė shtrohet pyetja: «O Zot, ēfarė do Ti qė tė bėj?» Dashuria nė familje Tek Efesianėve 5 vėrejmė se krijimi i burrit dhe i gruas nė fillim, si dhe marrėdhėnia e pėrditshme e burrave dhe grave tė tyre, ėshtė tablo e Krishtit dhe e bashkėsisė sė Tij. Prandaj ka shumė rėndėsi qė tė shohim se ēfarė thuhet pėr marrėdhėnien e burrit dhe tė gruas nė kėtė kapitull. Nė mėnyrė qė tė formojmė njė ide tė plotė pėr kėtė ēėshtje, ėshtė e nevojshme tė vėrejmė se ēfarė e paraprin kėtė pjesė. Mė parė nė kapitull u jepen udhėzime mė tė pėrgjithshme atyre qė, sipas fundit tė kapitullit pararendės, janė falur «nė Krishtin». Ata janė «fėmijė tė dashur tė Perėndisė»; jo mė errėsirė, por dritė nė Zotin, tė thirrur pėr tė qenė pasues tė Perėndisė, duke ecur, si shembulli i madh i dhėnė nė vargun 2, nė dashuri tė Vetė Krishtit, i cili dha Vetveten pėr ne, «si ofertė e flijim Perėndisė, si njė parfum erėmirė». Kjo e bėn apostullin, nėn drejtimin e Frymės sė Shenjtė, tė paralajmėrojė pėr ēdo lloj papastėrtie morale, madje pėr lakmi dhe tė folur pa mend, tė cilat janė tė pahijshme pėr besimtarėt. Prej kėndej ai paralajmėron pėr dehjen, duke dėshiruar qė besimtarėt tė mbushen me Frymėn, ēka do tė shprehej nė adhurim, nė ngritje frymėrore dhe nė lavdėrim tė Zotit tonė dhe Perėndisė, Atit tonė. Kjo pjesė pėrfundon me fjalėt kuptimplota: «Nėnshtrohuni njėri-tjetrit nė druajtjen e Krishtit!». Nė qoftė se tė gjithė besimtarėt sė bashku janė tė gatshėm t'i nėnshtrohen njėri-tjetrit, nuk do tė duket e paarsyeshme nė qoftė se gruas i bėhet thirrje t'i nėnshtrohet burrit tė saj, «porsi Zotit». Si gjithmonė, kur na jepen udhėzime, nuk na thuhet t'u bindemi pa ditur arsyen. Arsyeja pėr kėtė nėnshtrim ėshtė se burri ėshtė kreu i gruas, sikurse edhe Krishti ėshtė Kreu i bashkėsisė sė Tij. Nuk do tė merrej dot me mend qė bashkėsia tė zinte vendin e Zotit tonė, Kreut tė gjithė bashkėsisė. Atėherė nuk mund tė merret me mend qė njė grua tė dėshirojė tė zėrė vendin qė Perėndia i ka dhėnė burrit. Sigurisht, ėshtė me rėndėsi qė burri ta kuptojė pėrgjegjėsinė e tij si kreu i familjes. Sa herė qė njė grua udhėhoqi nė historinė e Izraelit, kjo ishte ose pėr shkak tė dobėsisė sė vendit, se asnjė burrė nuk po e zinte postin me pėrgjegjėsi, ose pėr shkak tė poshtėrsisė, si nė rastin e Jezebelės nė Izrael, e cila e kishte Ashabin plotėsisht nėn kontrollin e saj, ose tė Athalisė nė Judė, vajzės sė Jezebelės, e cila u pėrpoq tė vriste tė gjithė princat nė Judė, dhe u bė mbretėreshė. Lumturisht, kjo grua sundoi vetėm pėr gjashtė vjet, pasi princi i vogėl Joasi ishte ruajtur nga halla e tij dhe ishte rritur nga pėr t'u ulur nė fronin e Davidit, pėr tė mbajtur vijėn nga e cila duhet tė vinte Mesia. Kur ka vetėm dy veta pėr tė marrė vendime tė rėndėsishme, njėri duhet tė hedhė votėn vendimore, po tė shprehemi nė terma tė botės. Perėndia e ka bėrė tė qartė se burri duhet ta marrė vendimin pėrfundimtar. Sigurisht, ai do tė diskutojė me gruan rreth ēėshtjes, pasi ata janė bashkėtrashėgimtarė tė hirit tė jetės (1 Pjetrit 3:7). Nė letrėn drejtuar Timoteut Pali shpjegon se «sė pari u formua Adami dhe mė pas Eva. Dhe nuk u gėnjye Adami, por gruaja u gėnjye dhe ra nė shkelje» (1 Timoteut 2:13-14). Ajo qė ėshtė thėnė mė parė pėr ndryshimin midis burrit dhe gruas, pėrmendet ndoshta kėtu nė kėtė pėrsėritje tė historisė sė hershme tė njeriut. Efesianėve 5:24 e bėn tė qartė se norma e nėnshtrimit tė gruas ėshtė nėnshtrimi i bashkėsisė ndaj Krishtit: «Ashtu si bashkėsia i ėshtė nėnshtruar Krishtit, kėshtu gratė duhet t'u nėnshtrohen burrave tė tyre nė ēdo gjė». Te Kolosianėve 3:18 kjo shprehet ndoshta disi ndryshe: «Ju bashkėshorte, nėnshtrohuni bashkėshortėve tuaj, ashtu si ka hije nė Zotin».


Denim Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 26-04-12, 21:25   #2
Denim
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-02-12
Postime: 1,102
Denim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rreth martesės

Pjetri na kujton se «kėshtu [d.m.th., me shpirt tė butė dhe tė qetė] stoliseshin dikur gratė e shenjta qė shpresonin nė Perėndinė, duke iu nėnshtruar burrave tė tyre, ashtu si Sara, e cila i bindej Abrahamit duke e quajtur atė «zot»; bija tė saj ju jeni, nė qoftė se bėni mirė» (1 Pjetrit 3:5-6). Ēdo letėr ka mesazhin e saj pėr burrat. Nė Shkrim ka gjithmonė drejtpeshim tė pėrsosur. Pjetri, pėr shembull, u thotė burrave: «Jetoni me gratė tuaja me urtėsi, duke e ēmuar gruan si njė enė mė delikate dhe e nderoni, sepse janė bashkėtrashėgimtare me ju tė hirit tė jetės, qė tė mos pengohen lutjet tuaja» (1 Pjetrit 3:7). Kėtu shohim, ashtu siē u vu re nė fjalėt drejtuar Timoteut, se prej burrit dhe gruas pritet qė ata tė luten sė bashku, krahas lutjeve vetjake tė secilit. Vini re pėrsėri se nuk ėshtė fjala pėr inferioritet tė gruas: burrit i thuhet ta nderojė atė, jo vetėm pėrpara njerėzisht tė tjerė, por edhe nė shtėpi dhe pėrpara fėmijėve. Fisnikėria dhe mirėsjellja janė cilėsi qė njė burrė i krishterė duhet t'i shfaqė ende nė ditėt tona, jo vetėm nė lidhje me gruan e tij, por edhe ndaj ndaj tė gjitha grave. Mė parė nė letėr lexojmė: «Nderoni tė gjithė». Nga kjo nxjerrim se, po tė mos e nderojmė njėri-tjetrin, kjo do tė ketė ndikim mbi lutjet tona: «Qė tė mos pengohen lutjet tuaja». Nė fillim tė jetės martesore nuk ėshtė gjithmonė e lehtė t'i pėrshtatemi marrėdhėnies sė re. Natyrisht qė nė fillim ekziston njė lloj vetėpėrmbajtje kur ėshtė fjala pėr tė diskutuar. Nė qoftė se dashuria e vėrtetė ėshtė e pranishme, dhe ekziston njė dėshirė e vėrtetė pėr tė qenė «njė nė Zotin», gruaja dhe burri do tė jenė shpejt nė gjende tė diskutojnė tė gjitha ēėshtjet pa kufizim. Dashuria e pėrbashkėt do t'i kapėrcejė nė fund tė gjitha problemet qė lindin nga ndryshimet nė temperament, edukim dhe pikėpamje. Kur e kuptojmė se sa i durueshėm ėshtė Zoti me ne, me siguri mund ta dėgjojmė njėri-tjetrin me vėmendje! Bibla pėrdor (nė origjinal) shprehen e tė folurit «gojė mė gojė». Nuk duhet tė jetė njė shprehje e njėanshme «gojė mė vesh»e mendimit. Ēdo partner duhet tė jetė i gatshėm ta dėgjojė tjetrin, duke mos harruar se Vetė Zoti ėshtė gjithmonė Dėgjues i padukshėm. Te Kolosianėve fjalia qė u drejtohet burrave, ėshtė e shkurtėr, por e rėndėsishme: «Ju bashkėshortė, t'i doni bashkėshortet tuaja dhe mos u bėni tė ashpėr ndaj tyre» (3:19). Sa keq qėduhen thėnė fjalė tė tilla! Ėshtė e lehtė qė tė lejohet tė zhvillohet njė rrėnjė ashpėrsie. Ajo fillon, ndoshta, duke vėzhguar nė mėnyrė kritike se si gruaja bėn gjėra tė caktuara. Nė vend qė kjo tė diskutohet me njėri-tjetrin, ngacmimi lejohet qė tė kthehet nė ashpėrsi, kėshtu qė burri, ose gruaja, mund tė tėrheqė vėmendjen e dikujt tjetėr pėr sa u pėrket dobėsive tė partnerit, ēka e vė nė pozitė tė vėshtirė partnerin, madje edhe mikun. Nė qoftė se burrat do t'i donin me tė vėrtetė gratė e tyre, ata do tė ishin tė gatshėm tė falnin ēfarėdo dobėsie tė vogėl, dhe do t'i ndihmonin gratė e tyre ta kapėrcenin atė. Pali sapo i ka urdhėruar kolosianėt tė tregojnė dashuri, e cila ėshtė lidhje e pėrsosur, dhe Pjetri na tregon se «dashuria do tė mbulojė njė shumicė mėkatesh» (1 Pjetrit 4:8). «Shumė tė dashur, le ta duam njėri-tjetrin» (1 Gjonit 4:7). Tek Efesianėve 5 burri urdhėrohet ta dojė gruan e tij; para se gjithash, sepse ai duhet tė jetė mishėrim i gjallė kėtu nė kėtė botė i Krishtit, i cili e deshi bashkėsinė dhe dha Vetveten pėr tė. Kjo ėshtė njė temė e rėndėsishme, tė cilėn apostulli e trajton nė pjesėn e mbetur tė kapitullit, duke treguar se si historia e Adamit dhe e Evės ishte hije e misterit mė tė madh: Krishtit dhe bashkėsisė sė Tij. Zoti ynė i bekuar dha Vetveten: nuk mund tė kishte dhėnė mė shumė. Burri duhet ta dojė gruan e tij nė tė njėjtėn mėnyrė. Sa dėshtojmė si nė tė kuptuarit e dashurisė sė pėrsosur tė Krishtit, ashtu edhe nė zbatimin e urdhėrimit tė Tij: «Ta doni njėri-tjetrin; sikurse unė ju kam dashur, ashtu edhe ju ta doni njėri-tjetrin» (Gjoni 13:34). Pėr burrin kjo ka njė domethėnie tė veēantė. Atij i bėhet thirrje ta tregojė kėtė nė dashurinė pėr gruan e tij. Apostulli na tregon se «kush do gruan e vet, do vetveten. Sepse askush nuk urreu mishin e vet, por e ushqen dhe kujdeset me butėsi pėr tė, sikurse edhe Zoti bėn me bashkėsinė» (Efesianėve 5:28-29). Gjithashtu, ai thekson: «Kėshtu burrat duhet t'i duan gratė e veta porsi trupat e tyre». Ėshtė e drejtė qė tė kujdesemi pėr trupat tanė, pasi ata janė tempujt e Frymės sė Shenjtė; por, burra, nė kėtė mėnyrė duhet tė doni edhe gratė tuaja. Zoti ynė e ushqen dhe kujdeset pėr bashkėsinė e vet. Pėrsėri na jepen fjalėt nga faqet e para tė Biblės: «Prandaj burri do tė lėrė babanė e tij dhe nėnėn e tij dhe do tė bashkohet me gruan e tij, dhe tė dy do tė jenė njė mish i vetėm» (Efesianėve 5:31). Apostulli e thotė kėtė «mister tė madh» nė lidhje me Krishtin dhe bashkėsinė e Tij, por ai nuk mund tė largohet nga kjo ēėshtje pa i kujtuar lexuesit e tij: «Por secili nga ju kėshtu ta dojė gruan e vet sikurse do veten e vet; dhe po kėshtu gruaja ta respektojė burrin» (Efesianėve 5:33). Po fėmijėt? Martesa nuk u krijua vetėm pėr shoqėrinė e tė dy partnerėve: vumė re se prindėrit tanė tė parė u ngarkuan me detyrėn pėr tė qenė tė frytshėm, pėr t'u shumėzuar dhe pėr tė mbushur tokėn. Nė kėto ditė kur dėgjojmė tė flitet aq shumė pėr mbipopullimin e botės dhe mangėsitė e burimeve, mund tė pyesim veten nėse kėto fjalė kanė ende ndonjė domethėnie. Me sa shohim, Perėndia nuk e ka shfuqizuar kurrė kėtė detyrė. Kur u drejtohen brezave pasardhės, fjalėt e Zotit u thonė atyre qartė: «Ju dhe fėmijėt tuaj». Lum ata fėmijė qė lindin nė njė familje tė krishterė! Qysh para se tė lindin, prindėrit luten pėr ta, dhe, sapo tė bėhen tė vetėdijshėm, ata dėgjojnė kėngėt e adhurimit dhe fjalėt e Biblės, pėr tė mos pėrmendur kontaktet me besimtarė tė tjerė, qoftė nė shtėpinė e tyre a nė grumbullime tė tjera tė krishtera ku i marrin prindėrit herė pas here. Nė kohėn e Dhiatės sė Vjetėr Perėndia u premtoi bekime tė veēanta familjeve qė u bindeshin fjalėve tė Tij. Sa mė shumė vlen kjo nė kėto ditė tė privilegjuara kur Perėndia po thėrret nga kombet njė popull pėr Emrin e Tij! Ē'gėzim tė madh kanė prindėrit e rinj kur u lind fėmija i parė! I njomė nga dora e Perėndisė, «i krijuar nė mėnyrė tė mrekullueshme», ai ėshtė njė qenie e formuar nė mėnyrė tė pėrsosur, me frymė dhe me shpirt tė vetin, me vullnet tė vetin e me njė jetė qė nga ēasti i lindjes ėshtė e ndarė nga nėna. Por nganjėherė neve mund tė na besohet njė vogėlush a vogėlushe qė nuk ėshtė formuar nė mėnyrė tė pėrsosur. Nuk ėshtė e lehtė ta pranojmė kėtė, dhe shpesh njė fėmijė i tillė do tė ketė nevojė pėr shumė vite pėrkujdesjeje tė veēantė. Para sė gjithash, fėmija me tė meta ka kėrkesa tė mėdha pėr dashurinė dhe durimin e prindėrve. Vetė fėmija, pasi tė rritet, mund tė jetė i pabindur dhe i zhgėnjyer. Vėllezėrit dhe motrat mund tė zemėrohen nga kujdesi qė i kushtohet kėtij pjesėtari tė familjes. Nga ana tjetėr, prindėrit e njė fėmije tė tillė mund tė nxjerrin mėsime tė vlefshme tek kthehen ēdo ditė nga Zoti pėr forcė dhe urtėsi. Babai i njė djali me tė meta tė theksuara mendore, pėr shembull, ka shkruar tre libra tė mrekullueshėm, duke pėrshkruar me thjeshtėsi dhe ndershmėri se si i plotėson Perėndia nevojat e prindėrve dhe se si iu pėrgjigj lutjeve tė tyre hap pas hapi. Kėta libra kanė qenė burim ngushėllimi dhe force frymėrore pėr njė numėr tė madh prindėrish nė situata tė njėjta. Njėri prej kėtyre prindėrve ėshtė shprehur: «Nuk do tė kishin lėnė gjė pa bėrė pėr t'i lexuar kėta libra. Leximi i tyre na ka afruar shumė me Zotin». Pavarėsisht nėse jemi prindėr fėmijėsh tė shėndoshė a tė sėmurė, mund ta quajmė ende privilegj se «bijtė janė trashėgimi qė vjen nga Zoti» (Psalmi 127:3). Edukimi i njė fėmije «nė disiplinė dhe nė kėshillė tė Zotit» ėshtė pėrgjegjėsi e madhe dhe serioze. Nga njėra anė nevojitet gjithė dashuria dhe durimi i babait dhe i nėnės. Nga ana tjetėr nevojitet mėsimi dhe pėrmirėsimi i vazhdueshėm e i qėndrueshėm, nė mėnyrė qė fėmija tė mund tė jetojė nė mes tė njė bote tė korruptuar, ku gjithēka i pėrshtatet vullnetit tė njeriut (dhe tė Satanit), dhe ku vullneti i Perėndisė nuk llogaritet. Bibla na ka paralajmėruar se bota nuk do tė pėrmirėsohet. Ēdo brez pasardhės ballafaqohet me problemet e lakmisė, tė shtypjes, kokėfortėsisė dhe dhunės – tė gjitha rezultat i drejtimit qė Satani u bėn punėve tė kėsaj bote. Nė mes tė gjithė kėsaj ligėsie duhet tė ketė raste si familja ku u rrit Timoteu. Gjyshja, dhe pastaj nėna, e kishte mėsuar atė tė dėgjonte me vėmendje Fjalėn e Perėndisė, dhe nė moshė tė re ai e njohu Zotin dhe i shėrbeu Atij. Kėtu nėna ka detyrėn mė tė rėndėsishme. Si rregull, ajo ka mė shumė kohė pėr t'iu kushtuar fėmijėve sesa babai, i cili fiton zakonisht bukėn e gojės dhe tė cilit do t'i duhet tė mungojė nė shtėpi pėr shumė orė gjatė ditės. Atėherė nėnat e krishtera kanė njė pozitė tė privilegjuar. Ato e kanė jetėn e paprishur nė duart e tyre, pėr t'i dhėnė asaj formė dhe pėr ta ndikuar pėr tė mirė. Nė librat historikė tė Biblės lexojmė pothuajse gjithmonė emrin e nėnės sė mbretit. Nė tė vėrtetė, nganjėherė lexojmė se njė nėnė mbretėreshė e kėshilloi tė birin pėr tė bėrė keq, si nė rastin e Athalisė, por shpesh ajo arriti ta bėnte tė birin t'i druhej Zotit, dhe qėndroi nė krah tė tij edhe pasi ai u kurorėzua mbret. Shumė shėrbėtorė besnikė tė Perėndisė janėtė gatshėm tė na tregojnė pėr ndikimin e njė nėne tė pėrshpirtshme. Ėshtė e vėrtetė se sot babai ka shpesh mė shumė kohė tė lirė sesa prindėrit tanė dikur, dhe ėshtė gjithmonė mirė kur privilegjin e lutjes me fėmijėt pėrpara se ata tė flenė, ose tė tregimit tė historive biblike, e gėzojnė nėna dhe babai bashkėrisht. Pėrndryshe, mund tė ketė njė situatė ku secili prind ka njė fushė tė pėrcaktuar aktiviteti, tė cilėn tjetri nuk duhet ta cenojė. Ky rrezik nuk ekziston aq shumė sot sa nė kohėt e mėparshme. Sidoqoftė, ėshtė mirė tė shqyrtojmė se ēfarė na thotė Bibla pėr edukimin e fėmijėve. Libri «Fjalėt e Urta» ėshtė i mbushur me kėshilla praktike pėr kėtė ēėshtje.
Denim Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-04-12, 21:26   #3
Denim
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-02-12
Postime: 1,102
Denim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rreth martesės

Njėri prej vargjeve mė tė njohura ėshtė ky: «Mėsoji fėmijės rrugėn qė duhet tė ndjekė, dhe ai nuk do tė largohet prej saj edhe kur tė plaket» (Fjalėt e Urta 22:6).

Tek Efesianėve 6:4 lexojmė gjithashtu: «Dhe ju, etėr, mos provokoni pėr zemėrim fėmijėt tuaj, por i edukoni nė disiplinė dhe nė kėshillė tė Zotit».

Pali mund t'u thoshte fėmijėve tė tij frymėrorė: «Ishim zemėrbutė midis jush, ashtu si mėndesha qė rrit me dashuri fėmijėt e saj» (1 Thesalonikasve 2:7). Ai dinte si tė fliste prerė kur ishe e nevojshme, por gjithēka bėhej me dashuri. Nė profecinė e Oseas Perėndia i thotė popullit tė Tij tė pabesė: «Kur Izraeli ishte fėmijė, unė e desha dhe thirra nga Egjipti birin tim.... Unė vetė e mėsova Efraimin tė ecė, duke e mbajtur nga krahėt; por ata nuk e kuptuan qė unė po i shėroja. Unė i tėrhoqa me litarė tė dashamirėsisė njerėzore, me lidhje dashurie» (Osea 11:1-4). Ne qė nėpėrmjet hirit kemi pėrjetuar njė dashuri dhe durim tė tillė nga Perėndia plot hir, duhet tė pėrpiqemi t'i edukojmė fėmijėt nė tė njėjtėn frymė tė qėndrueshmėrisė dhe dashurisė. Ku tė jetojmė? Jo gjithė tė sapomartuarit janė nė gjendje tė gjejnė njė vend tė pėrshtatshėm pėr tė jetuar. Nė zgjedhjen e shtėpisė ka natyrisht shumė faktorė qė duhen marrė parasysh: punėsimi, shėrbimet publike, sė fundi shkolla – por njė pikė shumė e rėndėsishme ėshtė tė jemi afėr bashkėsisė lokale. Kur populli i Izraelit po udhėtonte nėpėr shkretėtirė, vendi i adhurimit, tabernakulli, ishte nė mes tė kampit. Priftėrinjtė dhe levitėt i kishin tendat pranė tij, ndėrsa tė gjitha fiset e tjera fushuan pėrreth tyre, tri fise nė ēdo anė. Kur arritėn nė tokėn e premtuar, Vetė Perėndia e zgjodhi vendin ku do tė vinte Emrin e Vet. Jerusalemi, siē mund tė shohim nė hartė, u vendos aq nė qendėr, saqė izraelitėt mund tė vinin nė tempull pėr tė festuar Zotin nga ēfarėdo zone e vendit. Zgjedhja e njė shtėpie nga e cila bashkėsia lokale nuk mund tė arrihet me lehtėsi, mund tė sjellė me kalimin e kohės pjesėmarrje tė parregullt nė tė, dhe madje «shkuarje nė kishėn pranė shtėpisė» pėr rehati, duke pėrfunduar nė mosvajtje kurrkund fare. Kjo mund tė duket sikur nuk ka tė ngjarė dhe si pesimiste, por pėrvoja tregon se kjo rrjedhė ngjarjesh ėshtė mjaft e zakonshme. Ėshtė kėnaqėsi kur kemi njė shtėpi qė mjafton nga madhėsia pėr tė argėtuar njerėzit e Zotit, por duhet tė tregojmė kujdes qė tė mos jemi krenarė pėr shtėpinė, sa t'i mbajmė larg tė gjithė mysafirėt. Qoftė e ngushtė a e gjerė, duhet tė mos harrojmė se shtėpia jonė ėshtė njėra prej dhuratave tė Perėndisė, e cila duhet pėrdorur ashtu siē na thotė Ai. Ē'prehje duhet tė ketė pasur Zoti ynė i bekuar kur u ftua nė shtėpinė e Martės dhe tė Marisė a nė atė tė ēiftit mikpritės nė Emaus! Apostujt, gjithashtu, u kėnaqėn kur morėn ftesa tė tilla, dhe ėshtė privilegj tė argėtosh ata qė janė tė Krishtit. Mund tė gėzohemi kur i mobilojmė shtėpitė tona me shije, e megjithatė duhet tė mos harrojmė se jemi shtegtarė rrugės pėr nė shtėpi. Kur u paraqiti me krenari tė dėrguarve babilonas thesaret e tij, mbreti Ezekia u pyet: «Ēfarė kanė parė nė shtėpinė tėnde?» Profeti i tha se gjithēka qė kishte grumbulluar ai dhe etėrit e tij, duhej ēuar nė Babiloni. Edhe tė krishterėt duhet t'i mbajnė tė gjitha zotėrimet tokėsore me dorė tė liruar, qė, nė qoftė se Ai na thėrret pėr tė braktisur gjithēka, pėr shembull, pėr tė shkuar dhe pėr tė shėrbyer si misionarė, ne tė mos i bėjmė zotėrimet tona pengesė pėr t'iu bindur Atij. Ai na i ka dhėnė tė gjitha me begati pėr t'i gėzuar, por ato janė ende tė Tijat, dhe neve na kėrkohet qė tė jemi kujdestarė besnikė tė asaj qė na ka besuar Ai. Ēfarė tė japim? Asnjė shtėpi nuk mund tė drejtohet pa njė lloj buxheti, dhe ėshtė detyrė e tė dy partnerėve qė tė kujdesen nė mėnyrė qė tė jetojnė brenda mundėsive tė tyre. Edhe nė kėtė ēėshtje, ashtu si nė ēdo tjetėr, «dashuria ėshtė pėrmbushja e ligjit». Nuk ka arsye pse gruaja tė mos blejė pėr vete rroba tė mira herė pas here, as nuk ėshtė gabim qė burri tė blejė njė libėr, ose tė jepet pas njė hobi tė padėmshėm, nėse e lejon buxheti. Nė Dhiatėn e Re lexojmė se Perėndia «na jep gjithēka bujarisht pėr ta gėzuar» (1 Timoteut 6:17), por e njėjta pjesė e Shkrimit vazhdon tė na tregojė se ne kemi pėrgjegjėsinė pėr ta pėrdorur me mend pasurinė tonė (sado e vogėl qė tė na duket). Prandaj vargu vijues i nxit tė kamurit «tė bėjnė tė mira, tė bėhen tė pasur nė vepra tė mira, tė jenė bujarė dhe tė gatshėm pėr tė dhėnė», d.m.th., ta ndajnė me tė tjerėt atė qė kanė. Siē vė nė dukje edhe apostulli, kjo nuk ėshtė thjesht njė detyrė, por njė investim - «duke mbledhur si thesar njė themel tė mirė pėr tė ardhmen», dhe nė tė njėjtėn kohė duke shtėnė nė dorė atė qė ėshtė me tė vėrtetė jetė - «jetėn e pėrjetshme». Zoti ynė tha se «bijtė e kėsaj bote, nė brezin e tyre, janė mė tė menēur se bijtė e dritės» (Luka 16:8), dhe vuri nė dukje se besnikėria jonė «nė tė vogla» (nė kėtė rast pasuri materiale) tregon besnikėri nė gjėra frymėrore. Jo ēdo kryefamiljar shėnon llogaritė e tė ardhurave dhe tė shpenzimeve, por nuk ėshtė ide e keqe qė tė fillohet nė kėtė mėnyrė, qė tė shmanget hyrja nė borxh, e cila prish dėshminė tonė pėrpara botės. Lexova dikur pėr njė predikues, tema tė cilit titullohej «Paraja». Ligjėrata e tij ishte e ndarė nė tri pjesė: e para, «Merrni sa tė mundni», pastaj «Kurseni sa tė mundni» dhe e treta, e cila kishte shqetėsuar tė paktėn njėrin prej tė pranishmėve, «Jepni sa tė mundni». Mund tė mos pajtohemi pėr frymėn pėr tė grumbulluar sa mė shumė, e cila kishte pėrshkruar pjesėn e parė, por Zoti Jezus nuk ka lėnė tė dyshojmė se «ka mė shumė lumturi tė japėsh, sesa tė marrėsh» (Veprat e Apostujve 20:35). Ai dhe dishepujt e Tij nuk ishin kurrė tė pasur, por Juda, administratori i tyre, duhet tė ketė qenė udhėzuar shumė herė «t'u jepte diēka tė varfėrve» (Gjoni 13:29) si dhe tė blinte atė qė nevojitej pėr festat. Nėn ligjin, populli i Izraelit ishte urdhėruar t'ua jepte tė dhjetėn e tė gjitha tė ardhurave levitėve, tė cilėt, nga ana e tyre, ua jepnin njė tė dhjetėn e tyre priftėrinjve. Ne nuk jemi nėn ligjin, por besimtari sot ka mundėsi tė investojė nė atė qė i sjell Perėndisė lavdi dhe qė do tė japė fryte pėr pėrjetėsinė. A mund tė japim ne mė pak se Izraeli i atėhershėm? Xhepit tonė i bėhen thirrje tė ndryshme dhe mund tė mos jemi nė gjendje tė vendosim gjithmonė se ēfarė kauze tė mbėshtetim mė shumė; por edhe pėr kėtė duhet tė lutemi vazhdimisht: «O Zot, ēfarė do Ti qė tė bėj?» «Sekreti i Zotit u tregohet atyre qė kanė frikė prej tij» (Psalmi 25:14) dhe, po tė qėndrojmė pranė Atij, Ai do tė na japė urtėsi nė kėtė ēėshtje dhe nė ēėshtje tė tjera. Si tė japim? Letrat e Palit japin udhėzime tė qarta pėr dhėnien e krishterė. Ndėrsa ai vetė u pėrpoq tė mbante veten dhe shokėt me sa tė mundej, duke punuar me duart e tij, Pali mund tė gėzohej ende kur shenjtorėt filipianė i dėrguan «jo vetėm njė herė» kur ishte nė nevojė (Filipianėve 4:16) dhe korintasve ai u kushtoi dy kapituj nė letrėn e tij tė dytė rreth ēėshtjes sė «shėrbesės ndaj shenjtorėve» (2 Korintasve 8 e 9). Njėri prej vargjeve mė kuptimplota nė kėtė pjesė ėshtė 2 Korintasve 9:7: «Secili le tė veprojė ashtu si ka vendosur nė zemėr, as me keqardhje, as nga shtrėngimi, sepse Perėndia do njė dhurues tė gėzuar». Madje nė Dhiatėn e Vjetėr, pėr shembull kur nevojiteshin materiale pėr ndėrtimin e tabernakullit a tė tempullit, u theksua se secili qė dha, e bėri kėtė «i shtyrė nga zemra e tij» (Eksodi 25:2; 1 Kronikave 29:9). Aq mė shumė ne, qė jemi shumė tė privilegjuar dhe, nė pėrgjithėsi, mė tė pasur sesa ata qė atėherė dhanė me gėzim pėr shėrbesėn e Perėndisė, duhet t'i shqyrtojmė zemrat dhe t'i japim me dėshirė veprės sė Zotit, qoftė brenda a jashtė vendit. Korintasve iu bė thirrje tė jepnin, «sepse ju e njihni hirin e Zotit tonė Jezus Krisht, i cili, duke qenė i pasur, u bė i varfėr pėr ju, qė ju tė bėheni tė pasur me anė tė varfėrisė sė tij» (2 Korintasve 8:9). Sė pari, dhėnia duhet tė jetė e rregullt. Dhėnia e rastėsishme pėrfundon shpesh nė mosdhėnie. Mbledhjet javore pėrmendjen te letra e parė e Palit drejtuar korintasve: «Tė parėn ditė tė ēdo jave secili nga ju le tė vėrė mėnjanė aq sa mundet sipas tė ardhurave tė tij» (1 Korintasve 16:2). Mė kujtohet njė vizitė te njė e ve e moshuar. Mė parė mblidheshim nė shtėpinė e saj, por, pasi i kishte vdekur i shoqi, grupi ishte shpėrndarė dhe ajo kishte mbetur vetėm. Kur u ndamė pas vizitės, ajo nguli kėmbė dhe na dha njė shumė tė madhe pėr veprėn e Zotit. «Mos ke gabuar?» - e pyetėm. Por ajo u pėrgjigj me fjalėt: «Jo, e ndaj kėtė ēdo Ditė tė Zotit tek ulem vetėm dhe kaq kam mbledhur». Apostulli e dinte se, nė qoftė se shenjtorėt do tė ndanin ca para ēdo javė, do tė kishte njė shumė tė mirė pėr tė varfrit nė Jerusalem kur ai do tė vinte nė Korint. Po tė japim «sipas tė ardhurave» nuk do tė ketė ankesa pėr mbėshtetje tė pamjaftueshme tė veprės sė Zotit. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė shumė aktivitete tė krishtera tė rėndėsishme duhet tė shkurtohen pėr shkak se besimtarėt nuk japin dhurata. Zoti e lavdėroi tė venė e varfėr qė dha «gjithė sa kishte», ndonėse ishte pėr mirėmbajtjen e njė ndėrtese qė Ai tha se do tė shkatėrrohej pėr shkak tė pabesisė sė atyre qė shėrbenin atje. Ajo ia dha Zotit dhe Zoti e pranoi atė me dėshirė, ashtu siē bėnte me ēdo mirėsi qė i tregohej «mė tė voglit tė kėtyre, vėllezėrve tė mi». Kjo nuk do tė thotė se ne duhet t'u japim pa dallim tė gjitha shoqatave bamirėse qė kėrkojnė mbėshtetje financiare; edhe nė kėtė ēėshtje mund tė lutemi pėr urtėsi dhe tė sigurohemi se Perėndia do tė na e japė kėtė. Pėr korintasit lexojmė se ata «dhanė veten mė parpara te Zoti» (2 Korintasve 8:5) dhe kėshtu dhuratat e tyre ishin tė pranueshme. Kėtu vėrejmė se dhėnia nuk kufizohet vetėm nė para. Nė qoftė se Zotit i kemi dhėnė veten, koha jonė, dhuntitė tona, shtėpitė tona dhe gjithēka qė kemi, mund tė pėrdoret nė shėrbim tė Tij. Megjithatė, duhet tė ruajmė kėndvėshtrimin e duhur. Nė qoftė se kujdesi ynė pėr veprėn e Zotit bie ndesh me pėrgjegjėsitė tona shtėpiake dhe familjare, mund tė jemi drejt njė katastrofe nė familje; por, nė qoftė se angazhimet tona shekullare na pengojnė qė tė shkojmė nė takimin pėr lutje, ose qė t'i japim veprės sė Zotit, atėherė rrezikojmė tė marrim mbi vete qortimin serioz qė iu drejtua dikur popullit tokėsor tė Perėndisė: «Njė njeri do tė vjedhė Perėndinė? Megjithatė, ju mė vidhni [...] tė dhjetėn dhe ofertat» (Malakia 3:8). Falė Perėndisė qė, po tė jemi tė gatshėm dhe tė bindur, siē e bėjnė tė qartė vargjet nė vazhdim, Ai ėshtė i gatshėm tė hapė pragjet e qiellit dhe do tė derdhė «mbi ju aq shumė bekime, sa nuk do tė keni vend tė mjaftueshėm ku ta shtini» (Malakia 3:10).

Qofshin shtėpitė tona si ato nė Betani dhe Emaus, ku Shpėtimtari mund tė ndihej si nė shtėpinė e Vet dhe ku tė Vetėt mund t'i shėrbenin dhe tė gėzonin shoqėrinė e Tij, parashijim i vėrtetė i bekimeve tė vendit tė pėrgatitur nė shtėpinė e Atit!
Denim Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:45.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.