|
Kinematografia dhe Televizioni Pėrshtypje mbi filmat e fundit vendor apo tė huaj.
Dokumentarėt, komeditė, tragjeditė, festivalet e filmit. VIP-at, artistėt, yjet e filmave. |
06-06-12, 09:09
|
#1
|
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
|
Titulli: Lajme nga bota e artit
, Mirush Kabashi rrėfen “Apologjinė e Sokratit”
Mardi 29 mai 2012
Soirée Albanaise
« Apologie de Socrate » avec Mirush Kabashi (Tirana) Performance
Lieu : Salle Rameau
Duartrokitjet e publikut dhe ovacionet zgjatėn gjatė, duke pėrshėndetur performancėn e Mirush Kabashit nė monodramėn “Apologjia e vėrtetė e Sokratit”, e shfaqur nė festivalin teatror “Pranvera e Europės”, nė Lion tė Francės.
“Nuk e imagjinoja qė gjuha shqipe tė tingėllonte kaq bukur nė vesh”, i tha shkrimtari Zhak Bruja ambasadorit shqiptar nė Francė, Ylljet Aliēka. “Kultura shqiptare ėshtė e panjohur pėr ne francezėt, e ndjehem i tronditur deri nė themelet e qenies sime para demonstrimit tė artit tė madh tė kėtij populli tė vogėl”, shtoi shkrimtari lionez Bruja.
Korrespodenti i portalit LajmeShqip.com, njofton nga Lioni se Drejtori i Pėrgjithshėm i Festivalit Teatror, Reno Lekyje, e cilėsoi tė jashtėzakonshėm interpretimin e Kabashit nė sallėn Rameau nė qendėr tė Lionit. “Ishte i jashtėzakonshėm. E kisha parė Mirush Kabashin nė Youtube, por, ta ndjekėsh direkt nė skenė ėshtė gjė tjetėr. Shfaqja e trupės shqiptare ishte nga mė tė mirat e Festivalit. E kisha njė parandjenjė kur vendosa qė trupa shqiptare, e udhėhequr nga Mirush Kabashi, tė kishte vendin e nderit nė Festival”, u shpreh Lekyje.
Protagonisti Mirush Kabashi u shpreh pas shfaqjes se jo vetėm qė shfaqja u prit me shumė duartrokitje e thirrje entuziaste, jo vetėm qė mori pjesė pėr herė tė parė nė festivalin “Pranvera Europiane”, por dhe sepse pėr herė tė parė spektatorėt lionezė dėgjuan gjuhėn shqipe,raportoj vipat.
Premiera e shfaqjes “Apologjia e vėrtetė e Sokratit”, me udhėheqės artistik Alfred Bualotin, i pėrket vitit 1997 dhe pėrveē qyteteve tė vendit ajo ėshtė shfaqur tė paktėn nė 15 vende tė Evropės, si dhe nė Kanada.
Nė shtator tė vitit 1997 Mirush Kabashi ėshtė nderuar me ēmimin “Aktori mė i mirė” i edicionit tė 9-tė tė Festivalit Ndėrkombėtar tė Teatrit nė Kajro (Egjypt) si dhe ka fituar ēmime tė tjera nė Ukrainė, Bullgari, etj.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 06-06-12 nė 09:14
|
|
|
09-09-12, 09:57
|
#2
|
Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Titulli: Lajme nga bota e artit
Venecia, filmi italo-shqiptar, dokumentari mė i mirė i festivalit
Venecia, 08.09.2012
Historia e dhimbshme e eksodit shqiptar, shfaqur mė 3 shtator nė Festivalin e Filmit nė Venecia, pėrmes dokumentarit La nave dolce, u vlerėsua dje me ēmimin Francesco Pasinetti.
Sipas gazetarėve tė kinemasė (SNGCI), tė pranishėm nė Venecia, dokumentari mė i mirė i Festivalit tė Venecias 2012 ėshtė La nave dolce, me regji tė Daniele Vicarit, njė bashkėprodhim shqiptaro-italian i Indigo Film dhe Apulia Film Commission, prodhuar me Rai Cinema nė bashkėpunim me Ska-Ndal Production (pėrfaqėsuar nga Ilir Butka dhe Genc Pėrmeti) dhe Telenorba.
Sipas tė gjitha mediave tė huaja, qė nuk i kursyen hapėsirat e tyre pėr tė prezantuar filmin e Vicarit dhe tė producentėve italo-shqiptarė, dokumentari i cili u shfaq jashtė konkurrimit, u prit me njė sukses tė madh nga publiku dhe kritika, shkruan gazeta tiranase Panorama.
Anija e ėmbėl, e cila mori kėtė emėr pėr shkak tė anijes qė mbartte sheqer, tregon zbarkimin nė brigjet italiane tė mbi 20 mijė shqiptarėve mė 7 gusht tė vitit 1991. Njė histori dhimbjeje dhe shprese, e treguar mjeshtėrisht dhe nė mėnyrė fare tė sinqertė pėrmes vetė heronjve tė kėsaj ngjarjeje tė 21 viteve mė parė. Janė njerėz tė cilėt jetuan ferrin dhe parajsėn e largimit nga njė vend komunist drejt shpresės, e cila gjithsesi nuk ishte ajo qė kishin ėndėrruar.
Disa prej tyre gjithsesi ia dolėn, tė tjerė
Atė ēfarė ndodhi atė verė mbi anijen Vlora e tregojnė Halim Milaqi (komandanti i Vlorės), Eva Karafili, Agron Sula, Kledi Kadiu, Robert Budina, Nicola Montano, Domenico Stea, Fortunata DellOrzo, Luca Turi, Raffaele Nigro, Maria Brescia etj.
Dhjetė vjet mė parė e mora kėtė ēmim pėr filmin tim tė parė artistik. Kėtė radhė, ēmimi Pasinetti shkon pėr njė dokumentar e kjo ėshtė shumė e rėndėsishme pėr kinemanė dokumentaristike, ėshtė shprehur dje gjatė ceremonisė sė dorėzimit tė ēmimit regjisori Daniele Vicari.
Mėsohet se kjo ėshtė hera e parė qė SNGCI ka vendosur tia japė ēmimin Pasineti njė filmi jashtė konkurrimit, duke e kthyer fokusin e vet drejt njė tjetėr kinemaje, qė premton tė tjera kėndvėshtrime dhe breza tė rinj kineastėsh.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|
|
|
01-03-13, 17:31
|
#3
|
Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Titulli: Lajme nga bota e artit
CIA vret zėvendėskryeministrin e Kosovės(Kosta Beqiraj), kreun e krimit tė organizuar
Ėshtė destinacioni i radhės i operacionit tė Njėsitit Divison, pjesė e shėrbimit sekret amerikan tė SHBA-sė, nė episodin mė tė ri tė serialit amerikan Nikita. Si raporton KTV, cak ėshtė zėvendėskryeministri i Kosovės, Kosta Beqiraj, qė seriali e identifikon si kreun e krimit tė organizuar, tė trafikimit tė drogės dhe njerėzve nė Kosovė.
Para nisjes pėr nė Kosovė, ka dyshime nėse ndėrhyrja nė njė shtet tė pranuar ndėrkombėtarisht do tė shkaktonte incident diplomatik.
Personazhi kryesor i serialit, Nikita, qė luhet nga aktorja Maggie Q (nė foto), niset pėr nė Kosovė pėr tė gjetur mjekun Heidecker, i cili vjen kėtu pėr tia mirėmbajtur kėmbėn artificiale Beqirajt.
Ai e kishte humbur kėmbėn, kur njė vit mė parė CIA kishte dėshtuar ta eliminojė zv/kryeministrin e Kosovės.
Por, Nikitia ia del ta gjejė nė vilėn ku ai mban prostituta. Ndihmėsit e tij tė shumtė bėjnė qė Beqiraj tė arrijė ti marrė peng Nikitėn dhe Heideckerin.
Duhet intervenimi i bazės nė SHBA, qė e dėrgon nė Kosovė pjesėn tjetėr tė ekipit tė Division-it, pėr ta shpėtuar Nikitėn.
Nė vilėn e Beqirajt, fillimisht amerikanėt vrasin dy pjesėtarė tė FSK-sė e mė pas hyjnė brenda, ku e heqin pėrfundimisht qafe edhe zv/kryeministrin, duke e vrarė, por duke e lėnė tė kuptohet qė kėtė e bėri njė nga rojat e tij.
Pas suksesit tė operacionit nė Kosovė me vrasjen e Beqirajt, presidenti i jep detyra tė reja tė rėndėsishme Njėsitit Division.
Seriali Nikita ėshtė nė sezonin e tretė dhe transmetohet nė CW Network nė SHBA, ku shikohet nga mesatarisht 2.4 milionė shikues ēdo natė.
Ai transmetohet edhe nė Britani tė Madhe, Francė, Holandė, Bullgari dhe nė shtete tė tjera.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|
|
|
01-07-13, 15:50
|
#4
|
Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Titulli: Lajme nga bota e artit
Regjisori kroat me projekt madhor, kėrkon ta rrisė imazhin e Kosovės
Prishtinė, 01.07.2013
Nė konkursin e shpallur nga Qendra Kinematgrafike e Kosovės (QKK) pėr subvencione tė filmave tė metrazhit tė gjatė ka konkurruar edhe regjisori me famė ndėrkombėtare, Arsen Ostojiē. Ai ėshtė fitues i mbi 100 ēmimeve ndėrkombėtare, pėrfshirė vlerėsimin e Akademisė Filmike Evropiane pėr filmin nga mė tė mirėt nė vitin 2009, ēmimin pėr filmin mė tė mire tė shkurtėr nė New York International Film, ndėrsa nė vitin 2005, regjisori kroat Ostojiē nga 26 kritikė filmi tė Hollivudit ėshtė votuar se ka bėrė filmin mė tė mirė kroat nė pesė vitet e fundit.
Projekti filmik me tė cilin ka konkuruar regjisori Ostojiē pėrfshin ngritjen ndėrkombėtare tė Kosovės dhe demaskimin e propagandės serbe.
Ostojiē ka nė ekipin e vet edhe skenaristin i njohur boshnjak me famė ndėrkombėtare, Fedja Fehim Isovic. Siē shkruan gazeta Zėri skenaristi Isoiviē ka bėrė njė skenar enkas pėr Kosovėn me emrin Bjeshkėt e Nemuna, ku trajton dhunėn shtetėrore tė Serbisė tė ushtruar nė Kosovė dhe pėrpjekjet e popullsisė shqiptare pėr ta fituar lirinė. Ndonėse tė shtypur nė mėnyrėn mė tė egėr, skenaristi Isovic nė skenar veēon vlerat se si pėrkundrejt vrasjeve dhe torturave masive, megjithatė shqiptarėt ka mbrojtur popullatėn serbe nė Kosovė.
Projekti filmik, siē shkruan Zėri, gjithashtu demaskon strategjitė e policisė serbe e cila vriste serbėt dhe inskenonte sikur vrasjet i kanė kryer shqiptarėt, me qėllim qė mė pastaj tė ndėrmarrė operacione tė spastrimit etnik dhe tė fajėsojė shqiptarėt pėr gjoja dhunėn ndaj popullsisė serbe.
Por, nė anėn tjetėr flitet se projekti i cili do tė subvencionohet i ėshtė premtuar njė projekti vendor (projektit tė Blerta Zeqirit, Dasma) , cilėsia e tė cilit lė shumė pėr tė dėshiruar dhe qė nuk mund tė kontribuojė pėr interesin e Kosovės qė ky vend mė nė fund tė prezantohet me projekte serioze filmike nė festivalet prestigjioze ndėrkombėtare.
Janė 20 filma tė gjatė dhe pesė animacione qė kanė konkurruar pėr subvencione tė cilat ndahen nga QKK-ja.
Nga regjisorėt e Kosovės Zėri ka konfirmuar pjesėmarrjen e regjisorėve vendorė, si: Naser Shillova, Halil Budakova, Ekrem Kryeziu, Mentor Berisha, Visar Arifaj, Jetmir Grezda, Shkumbin Ferizi, Blerta Zeqiri, etj, disa prej tė cilėve edhe nė vitet e kaluara kanė pėrfituar subvencione financiare nga QKK-ja me projektet e tyre filmike. Pėrveē kėtyre, kėsaj radhe nė garė janė edhe projekte tė huaja, si ato tė regjisorit tė ri francez Mathiev Jouffre, kroati Jakov Sedlar dhe regjisori i ri slloven i filmave dokumentarė, Bostjan Slatensek.
Ndėrkaq, juria 7-anėtarėshe nė kuadėr tė QKK-sė e pėrbėrė nga Ilir Butka, Doruntina Basha, Ilir Bokshi, Fatmir Spahiu, Visar Krusha, Emin Halili dhe Shkelzen Maliqi, pritet qė gjatė javės sė parė tė korrikut ti vlerėsojė pjesėmarrėsit nė konkursin e projekteve filmike tė vitit 2013, ndėrsa rezultatet tė shpallen njė javė mė vonė. Kosova ndan 600 mijė euro nga buxheti i Ministrisė sė Kulturės pėr projektet filmike dhe ende nuk ka arritur qė njė projekt filmik ta prezantojė nė festivale tė rėndėsishme ndėrkombėtare.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|
|
|
17-12-13, 11:18
|
#5
|
Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Titulli: Lajme nga bota e artit
Nusja e Kosovės, fotoja e ditės nė National Geographic
Venecia, 17.12.2013
The Bride, fotografia qė portretizon njė traditė unike tė makijazhit tė nuseve nė Kosovė, realizuar nga Nita Zeqiri, e cila po shfaqej nė ekspozitėn ndėrkombėtare Smart Cities & Hybrid Indenties nė Venecia, Itali, ka bėrė qė fotografia nga shteti i Kosovės, mes shumė shteteve, tė zgjidhet si fotoja e ditės nė National Geographic.
Fotografia ėshtė realizuar nė rajonin e Prizrenit. Vizatimet ėn fytyrė thuhet se kanė njė traditė mė tė vjetėr se 1000 vjet. Ato i takojnė rajonit tė Prizrenit, nė Zhupė, Ljubinje tė poshtme, aty ku edhe realizuar fotografia.
Ajo paraqet njė traditė ndonėse jo fort tė njohur pėr publikun kosovar, por llogaritet tė jetė shumė e vjetėr. Fotografja Nita Zeqiri ka thėnė pėr Zėrin se ka disa vite qė ka hulumtuar nė trashėgiminė kulturore dhe shpirtėrore nė Kosovė.
Unė pėr 3 vite jam duke punuar nė dokumentimin e trashėgimisė kulturore dhe shpirtėrore nė Kosovė me projektin Tung Kosova, me kėtė projekt kemi dokumentuar edhe shumė pjesė tė tjera tė kulturės. Si fotografe, veēantia te kjo nuse ishte pėrshkrimi i ciklit tė jetės nė fytyrė. Kjo fotografi mendoj qe ka nxitur kureshtjen e njerėzve tė eksplorojnė mė shumė pėr Kosovėn. Pėr mua si fotografe ka njė rėndėsi tė madhe, ta kem njė vlerėsim tė tillė nga National Geographics nė njėfarė mėnyre me motivon tė punoj mė shumė nė fushėn e fotografisė dhe promovimit tė kulturės dhe traditave nė Kosovė, ka thėnė Nita Zeqiraj pėr Zėrin.
Pas publikimit tė fotografisė nė National Geographic menjėherė ka pasur komente tė shumta rreth fotos. Vetė autorja ka thėnė se ėshtė pritur shumė mirė: Prej se ėshtė publikuar fotoja nė National Geographic ka pasur reagime tė shumta dhe ato pozitive nga njerėz anembanė botės, ka thėnė Zeqiri.
Njė nuse ashtu si ėshtė edhe nė foton e Bride, Kosovo tė Zeqirit, ėshtė edhe personazhi qendror i dokumentarit mbi martesat e hershme nė rajonin e Prizrenit, e realizuar nga Qendra Kosovare pėr Studime Gjinore. Tregimi qė rezulton nga ky dokumentar flet pėr pėrvojat e jetės sė grave dhe familjeve tė tyre nė zonat e largėta dhe rurale dhe trajton ēėshtjen e martesės sė hershme.
Ndėrkaq, sot kjo traditė ėshtė nė prag tė zhdukjes, pasi vetėm njė zonjė 65 vjeēe vazhdon tė merret me kėtė, pra pėrgatitjen e nuseve tė reja sipas traditave tė tyre. Fytyra e nuses ėshtė pikturuar nė shumė shtresa tė bukura tė ngjyrave. Tri qarqet e artė simbolizojnė ciklet e jetės qė janė tė lidhura me njėra-tjetrėn nga rrugėt e arta qė i kalon gjatė jetės sė tyre. Qarqet e brendshme tė kuqe janė simbole tė pjellorisė. Ndėrkaq e gjithė fytyra ėshtė e mbuluar nga pikat e kuqe dhe blu, me tė cilėt i dėshirojnė asaj njė familje tė shėndetshme dhe tė lumtur.
Smart Cities and hybrid Identities, ėshtė festival ndėrkombėtar i fotografisė, videove artistike, grafikės kompjuterike, arkitekturės dhe arteve performuese dhe mbahet nė kuadėr tė Karnavalit tė Venecias. Ėshtė organizuar nga International ArtExpo dhe ėshtė kuruar nga Luca Curci. Pėrveē Zeqirit, nė ekspozitėn me fotografi, janė prezantuar edhe artistė si Antonella Iovienella nga Italia, Nirit Zer nga Turqia, Liene Straupe nga Letonia, Linda Riseley nga Australia e shumė tė tjerė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:56.
|
|