Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Diskutime Shoqėrore
Emri
Fjalėkalimi
Diskutime Shoqėrore Gjithēka dhe asgjė, ēdo problem e hall virtual.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 13-08-12, 22:17   #4
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Urbane

PRSIHTINA - FILLIMI DHE FUNDI I QYTETIT MODERN
Nga: Visar Haxhibeqiri

19 nėntori i vitit 1944 u shpall si datėlindje e re e Prishtinės, e cila pas Luftės sė Dytė Botėrore do mbetet pėrsėri nėn territorin e Jugosllavisė. Bashkė mė kėtė njė fytyre e re pėr qytetin duhej tė shfaqej pėr rendin e ri shoqėror. Andaj, qė prej 1947 kur Prishtina mori rolin udhėheqės si qendėr politike dhe administrative e Kosovės, jemi dėshmitarė tė ndryshimeve drastike nė emėr tė progresit, bashkim-vėllazėrimit dhe lirisė nė emėr tėmodernizimit

Viti 1953 la gjurmė tė pa shlyera dhe i japi rrugėtim tė ri zhvillimit tė qytetit tė Prishtinės. Nuk gabohemi nėse po kėtė vit e marrim si shfaje tė modernės me tė gjitha pėrparėsitė e
mangėsitė e saj edhe nė hapėsirėn e Prishtinės-Kosovės. Ishte viti kur Prishtina, pėr herė tė parė aplikoi Planin Gjeneral Urbanistik tė hartuar njė vit mė parė (1952). Ky plan u hartua duke u
bazuar nė njė kapacitet prej 50.000 banorėsh, nė njė sipėrfaqe prej 505 hektarė e 76 ari.
Autor i kėtij plani ishte arkitekti prof. Partoniq nga Beogradi. Me miratimin e kėtij plani fillon njė qasje e re e organizimit pėr zhvillimin e qytetit.
Nė fushėn e urbanizmit dhe tė
arkitekturės shfaqej njė lėvizje e pėrqendruar kryesisht nė kryeqendėr. Lėvizje si kjo, mėtonin tė kishin shkėlqim perėndimor dhe tė gjitha konceptet pėr sa i pėrket pėrmbajtjes, por edhe ato
vizuale formonin njė peizazh urbanistik tė shkėputur nga tradita dhe veēantitė tona. Ky peizazh urbanistik m’i ngjasonte shkrimit shqip pa “ė” .
Mos tė harrojmė qė tė gjitha kėto ndėrtime
nuk u ngritėn nė hapėsira tė lira, por u ngritėn mu nė zemrėn e qytetit, duke shkatėrruar pothuajse pėrfundimisht pjesėn mė tė rėndėsishme tė tij. U shkatėrrua Prishtina e vjetėr e rrugėve me kalldrėm, u shkatėrrua bėrthama e saj (ēarshia – hamami i madh), u shkėput indi kryesor urban lindje – perėndim “ divanjolli” pėr t’ia lėshuar vendin “kurorės sė qytetit modern”, sheshit “vėllazėrim – bashkim”dhe dy institucioneve kryesore tė politikės sė atėhershme: Kuvendit tė Komunės dhe Kuvendit tė Kosovės. Gjallėria e ēarshisė u zėvendėsua me zbrazėtinė e njė sheshi tė monitoruar nga tė dy anėt, e qė ironikisht, sot jep njė lidhje logjike pėr zbrazėtinė apo formalitetin e platformės sė “vėllazėrim - bashkimit“ tė dikurshėm .
Shteti, me gjithė shumė rrėnimet e indit urban dhe tė objekteve arkitektonike, insistonte edhe mė tutje pėr mėnjanimin e ēfarėdo ndikimi tė sė kaluarės nė zhvillimin mendor dhe
shoqėrorė. Ēdo gjė krahasohej me metra, norma, parametra civilizues bashkėkohorė, tė imponuar e tė pėrqafuar nga ne pa asnjė dozė kritike. Lartėsitė e katit, gjithashtu rrugėt, ndriēimi dhe arkitektura e rrugėve kishin humbur nga polivalenca e tyre jetėsore, ēfarė e kishin pasur mė pėrpara rrugėt e ēarshisė sė atėhershme, kurse rrugėt e lagjeve tash ishin pa mistikėn e gjėrave qė ndodhnin prapa mureve tė oborreve. Lagjet e reja ku ngriheshin shumė objekte kolektive, ishin
shterpė, stereotipe, jofunksionale, pa adresė, johumane dhe pa asnjė lidhje tė natyrshme nga aspekti i tipologjisė sė dispozitave tė objekteve tė tyre. Anakronizmat nė kėtė pikė ndryshonin varėsisht nga sirtarėt praj nga vinin projektet e gatshme, pa marrė parasysh kohėn se kur dhe vendin se ku vinin. Megjithate, nė kėtė kohė u ngritėn objekte me interes tė pėrgjithshėm shoqėrorė, tė cilat nė njė masė tė madhe kontribuan nė ngritjen e kulturės, ekonomisė dhe vetėdijes qytetare pėr nevojėn e formimit tė shtetit. U ngritėn shtyllat “bazė” tė njė shtetit: Biblioteka Universitare, Pallati i shtypit, Pallati i sporteve, Banka qendrore, Hotel “Grandi”,Fakulteti Teknik, Arkivi i Kosovės, Instituti Albanologjik, Depoja qendrore e barnave “Farmed”,si dhe Kinostudioja “Kosovafilmi”.
Disa mund edhe tė thonė se qytetet janė nė ndryshim konstant, si shkak i rrethanave tė ndryshme gjatė kohės, por nė Prishtinė, kėto ndryshime kishin njė arsye dhe qėllim: nė prapavijė tė krijojnė njė platformė hapėsinore pėr promovimin dhe zhvillimin e njė identiteti tė ri kulturor e politik , atėkohė – Identitetit Jugosllav.
Sipas kujtimeve tė Z. Shrafedin Sylajmanit, “nė vitin 1960/65, u organizua njė ndėr tubimet mė tė rėndėsishme dhe interesante nė kuadėr tė njė tribune tė quajtur “Njė minutė pra 8” nė lokalet e Shtėpisė sė atėhershme tė Armatės, me ērast u improvizua njė gjykim publik i Planin Gjeneral Urbanistik tė miratuar mė 1953. Nė kėtė tubim i prezantua njė maketė e zmadhuar e planit nė prezencėn e vet autorit Patroniq. Nė kėtė tubim merrnin pjesė krahas zyrtarėve komunal edhe aktorė tė teatrit gazetar, punėtorė tė kulturės dhe arsimit, njė numėr kėshilltarėsh tė Kuvendit Komunal, qytetarė etj. Nė tubim u emėrua prokurori, avokati mbrojtės dhe porota, e cila pas diskutimit disa orėsh nxori konstatimet gjegjėse, duke konstatuar dėshtimet e planit, respektivisht tė autorit tė tij. Ē’ėshtė e vėrteta – shprehet Z. Shrafedin Sylejmani, para kritikave tė shumėta tė argumentura tė kolegėve tė tij dhe qytetarėve, autori i planit jo vetėm qė s’ishte nė gjendje tė jepte shpjegimet e duhura por i mbuluar me djersė dhe me
fytyrė tė skuqur pėrballej me zgjidhjet e gabueshme qė kishte iniciuar nė planin e pėrmendur. Pas kėtij tubimi Z. Patroniq kurrė mė nuk morri guximin tė vijė nė Prishtinė. Nga ana tjetėr kuadrot vendore e morėn fatin e kėtij plani nė duart e tyre, duke bėrė korrigjime dhe dhėnė
zgjidhje mė tė mira dhe mė adekuate gjatė zbatimit praktik tė tij. Ky takim ishte njė dikutim demokratik i mirėfilltė i gjithė pjesėmarrėsve relevant nė atė periudhė” – pėrfundon Z. Shrafedin, qė nė atė kohė ishte e Kryetarit tė Prishtinės.

Arkitektura moderne e udhėhequr me idenė e iluminizmit pėr progresin e pa evitueshėm shoqėrorė qoftė edhe pėrmes definimit dhe pėrcaktimit tė ri tė hapėsirės, formės dhe funksionit, u nėpėrkėmb nė kundėrthėniet dhe paradokset qė shpien nė krizėn e projektit tė saj.
Nėse pėr Charles Jencks-sin, vdekja e arkitekturės moderne daton qė nga shkatėrrimi i Pruitt Igoe nė vitin 16 Mars 1972 nė SHBA, atėherė dėshtimi i realizimit tė Planin Gjeneral Urbanistik
tė Prishtinės si tė tillė, shėnon vdekjen e qytetit modern Prishtina, dhe njėherit fillimin e njė kapitulli tė ri – tė ēlirimit nga qyteti i ēlirimit.
Pa hezitim mund tė them qė nė qoftė se Planin Gjeneral Urbanistik 1953 ishte pikėnisje e qytetit modern tė Prishtinės, atėherė dėshtimi i po kėtij plani shėnon dhe fundin e qytetit modern Prishtina.
__________________
--------------------------------------------------------------------------------

Vendlindje, ti ėndėrr qė mė ftofesh

lėshoma njė zė, pash' Hirin tėnd!

Shėtita pash' mė pash' (edhe Ferrin),

por Prushin tėnd s'ma dogj dot, asnjė vend!

[ e vodha, nga Panta_rhei ]
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:28.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.