Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shqipetaret > PAVARESIA KOSOVĖS
Emri
Fjalėkalimi


 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 12-09-12, 00:17   #11
Sulltan-Alim
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Re: Permbyllja e mbikqyrjes sė pavarėsisė 10 shtator 2012

"Permbyllja" e mbikqyrjes ishte mashtrim i sofistikuar ne koordinim te plote reciprok ne mes faktorit nderkombetar (pro) dhe atij vendor (lidershipit aktual).

Pompoziteti medial kushtuar kesaj ngjarjeje te casur edhe nga Bureshtetasit me me ndikim ne rrafshin nderkombetar le te kuptojme se ne fakt Mbikqyrja e Pavarsise nuk u permbyll por me kete rast iu tregua Serbise gjegjesisht Rusise se ndikimi i faktorit nderkombetar pro-perendimor do jete akoma me prezent ne vendim-marje kur Kosova eshte ne pyetje.

Mesazhet qe lane sot ne Prishtine diplomat te akredituar per ceshtje te Ballkanit ishin signal shqetesues per ata qe lexojne dhe kuptojne ndrysh nga ata qe besojne verber (propaganda qeveritare permes mediave).

Une besoj se ky test nderkombetar i lansuar qellimisht eshte ogur i keq per ata (makutet qeveritar) qe mendojne se tash do i kene "duart e lira". Pikerisht hallka e Veriut do jete sfida ku lidershipi aktual nuk do e kaloj provimin ngaqe deri me tash ata nuk dhane asnje prove se e kane per njemend shkaterrimin e bandave atje.

Terheqja nga 25. Korriku i vitit 2011 ishte shteg-hapja e vershimit gjegjesisht ndikimit rus dhe, per kete pesim pasojat e atij leshimi do ndjehen ne vijim.

Per mendimin tim, ata pjesemares nderkombetar qe ishin dje prezent pergjate ceremonive formale do duhej t`i kishin quar zyrtaret vendor neper vende rurale e vendbanime neper qytete ku jeta e nje individi me Pakon e Atisarit ka vleren e nje euroje ne dite. Tash? Paramendoni se cfare "suksesi" mund t`ua kene trumpetuar makutet per te arriturat ne Kosove kur dihet mirefilli se 30% e popullit jeton ne varferi ekstreme.

Cili nga keta lorder nderkombetar dhe vendor do pranonte te jetonte vetem nje dite me nje Euro? Nese mesatarja eshte norme atehere po del se ne Kosove nuk ka mesatare sipas recetave nderkombetare, por ka hajni fatale ne emer te Meritokracise, ne emer te shantazhit, patriotizmit ditor,...!

Me kete Lidership te qullet dhe te pakurrizor Kosoven e presin dite te liga.
  Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:12.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.