Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Bajlozi i Zi
LaCosta,
Ni past ba vaki najsen barcelones qaty ne superkupė, ma mir mos um kallxoni 
|
Barca e pandalshme
Barcelona e ka regjistruar fitoren e radhės nė Primera Divisionin spanjoll. Viktimė e kėsaj jave ishte Getafe qė pėsoi me rezultat 1-4 para tifozėve tė vet.
Mysafirėt e filluan ndeshjen me njė formacion, ku mungonin disa nga lojtarėt kryesorė, ndėrsa mungesa qė binte mė sė shumti nė sy, ishte numri dhjetė.
Gjatė njė gjysme tė parė jo edhe aq dominuese, Blaugranėt arritėn tė shėnojnė vetėm njė herė.
Cesc Fabregas e kreu gjithė punėn para se tė pasonte te Adriano, ndėrsa mbrojtėsi i krahut shėnoi pėr epėrsinė e mysafirėve (32).
Pas njė ore lojė, nė fushė u inkuadrua Lionel Messi. Argjentinasi shėnoi golin e dytė tė katalunasve nga pika e bardhė (74), pasi paraprakisht Pedro u ndal nė mėnyrė tė palejuar nė zonė.
Vetėm pas katėr minutash, SuperMessi realizoi edhe golin e dytė personal falė njė aksioni tė bashkėlojtarėve tė tij. Asistimi ishte i Montoyas.
Njė autogol i shėnuar nga Javier Mascherano (80), mjaftoi pėr ti ngushėlluar paksa tifozėt vendas.
David Villa, i cili u inkuadrua nė pesėmbėdhjetė minutat e fundit, arriti tė regjistrohej nė listėn e golashėnuesve (90+1) dhe ta vendoste rezultatin pėrfundimtar.
Barcelona kryeson Kampionatin spanjoll me 12 pikė pas katėr javėsh.