Suksesi i politikės sė Sllobodan Millosheviqit
Nexhmedin Spahiu
Sikur tė mos ishte politika e Millosheviqit pėr boshatisjen e shqiptarėve nga Kosova, nė regjistrimin e 2011-shit Kosova do ti kishte 3.2 milion banorė
Kosova ka rreth 1.7 milion banorė. Ky ėshtė rezultati i regjistrimit tė popullsisė mė 2011. 30 vite mė parė Kosova kishte 150 mijė banorė mė pak. Kjo tė jep pėrshtypjen sikur Kosova ėshtė Skandinavi ku mortaliteti ėshtė mė i madh se nataliteti dhe vetėm ardhjet e azilantėve nga mbarė bota e mbajnė numrin e qėndrueshėm tė popullsisė.
Nataliteti prej 3% siē e pat Kosova pėr 3 dekada dyfishon popullsinė e njė vendi
Kosova gjatė kėtyre 30 viteve kishte shtimin e popullsisė rreth 3% nė vit. Rrjedhimisht numri i popullsisė pėr 30 vite (30 X 3% = 90 % plus shtimi progresiv ne pėrqindje) ėshtė dyfishuar.
Kosova mė 2011 duhej ti kishte 3.2 milion banore. Dhe tani tė gjithė pyesin ku u avulluan 1.5 milion banorė tė Kosovės. Lufta i mori rreth 15 mijė veta, qe i bie vetėm 1% e kėtij numri tė avulluar. Ku mbetėn 99% tė kėtij 1.5 milionėshi?
Vallė kaq shumė banorė kosovarė i mori mėrgimi gjatė kėtyre 3 dekadave?
500 mijė azilkėrkuesit kosovarė
Pėrllogaritjet tregojnė shifrat rreth 500 mijė azilkėrkuesve kosovarė gjatė tre dekadave. Ēka harrohet kėtu? Harrohet se kėta 500 mijė veta ishin pikėrisht brezat qė ishin nė pjellori e sipėr: tė rinjtė pak para martese ose sapo tė martuar. Kjo ishte pjesa mė vitale e popullsisė sė Kosovės. Kėshtu, nėse kanė mėrguar 500 mijė veta tė kėsaj kategorie ėshtė e pritshme qė ky numėr tė jetė trefishuar nė mėrgim nė ndėrkohė qė shtimi brenda nė Kosovė mezi ka zėvendėsuar tė mėrguarit.
Shembulli i familjes sime
Pėr tė parė se si duket kjo nė terren do ta marr shembullin e familjes sime.
Mė 1981 ne u regjistruam 10 veta. Gjyshi, gjyshja, baba, nėna, tre vėllezėrit dhe tri motrat.
Ēfarė ndodhi gjatė kėtyre 3 dekadave (1981-2011). Gjyshi e gjyshja vdiqėn. Tri motrat u martuan dhe shkuan nė familjet tjera dhe tri nuse erdhėn nė familjen tonė. Qė tė gjithė ne, bashkė me nuset tona, lėshuam Kosovėn mė 1991. Mbetėn nė Kosovė vetėn baba e nėna. Secilit nga ne i lindėn nga 2 fėmijė. Unė me gruan time u kthyem nė Kosovė kurse dy vėllezėrit me familjet e tyre ngelėn nė mėrgim.
Ne regjistruam ata qė mėrguan, por jo edhe fėmijėt e tyre
Nė regjistrimin e vitit 2011 u regjistruam 6 veta (baba, nėna, unė, gruaja dhe 2 fėmijėt), 2 vėllezėrit i regjistruam si diasporė, por jo edhe 4 fėmijėt e tyre tė lindur nė Perėndim.
Kėshtu, sikur tė mos ishte politika e Millosheviqit pėr boshatisjen e shqiptarėve nga Kosova, nė regjistrimin e 2011-shit ne do tė regjistroheshim 14 veta (baba, nėna, 3 vėllezėrit, 3 nuset dhe gjashtė fėmijėt), por tani u regjistruam vetėm 6 veta dhe vetėm 2 si diasporė. Kjo fotografi familjare ėshtė plotėsisht e pėrputhshme me shifrat e pėrgjithshme tė regjistrimit nė Kosovė.
Lexues tė nderuar, secili nga ju bėjeni njė kėso llogarie nė familjet tuaja dhe pak a shumė do tė jetė kjo situatė. Kėsisoj e kuptoni pse Kosova e 3.2 milion banorėve ngeli 1.7 milion.
Rezultati i politikės sė Millosheviqit
Sikur tė mos ishte politika e Millosheviqit nuk do tė ishte ndalur as zhvillimi i shkollave, bizneseve etj, kosovarėt do tė zgjeroheshin drejt territoreve rrallė tė banuara tė Serbisė dhe nuk do tė asimiloheshin siē po asimilohen dalėngadalė ata qė kanė ngelur nė mėrgim. Dikush do tė thotė se ēfarė lidhje ka numri i popullsisė me kualitetin e popullsisė pėr shtet formim e komb-formim? Ka lidhje, por jo direkte. Numri mė i madh, konkurrenca mė e madhe, dhe shndėrrimi i sasisė nė cilėsi dhe anasjelltas.
Ndėrhyrja nė fazėn e masės kritike tė zhvillimit tė Kosovės
Njė tjetėr fakt ėshtė se nė ndėrkohė, me njė ballafaqim kaq tė dendur me Perėndimin, kosovarėt janė civilizuar dhe, mė tutje, nataliteti i tyre nuk do tė jetė si mė parė, por do tė jetė si ai i Evropės. Kėsisoj, Serbia ka siguruar qė territori i saj tė mos jetė i dyndur nga shqiptarėt. Pra Millosheviqi ka vepruar pikėrisht kur shqiptarėt e Kosovės ishin nė fazėn e masės kritike tė zhvillimit. Ky edhe ishte qėllimi i politikės sė tij i shprehur nė mėnyrė eksplicite nė memorandumin e Akademisė sė Shkencave e tė Arteve tė Serbisė.