Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 14-01-13, 11:53   #10
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

AKSH: Do tė hyjmė nė luftė me Serbinė






Publikuar,14.01.2013

Armata Kombėtare Shqiptare ėshtė shfaqur sėrish, tani nė Vushtrri. Ajo ka shpallur mobilizim tė anėtarėve tė vet, tė nxitur, siē kanė thėnė anėtarėt e Shtabit tė AKSH-sė pėr Kosovė, “nga kėrcėnimet serbe se do ta ndajnė njė pjesė tė territorit tė Kosovės dhe kėrcėnimeve pėr ta larguar me forcė lapidarin e UĒPMB-sė nė Preshevė”.

Nė njė takim qė ėshtė mbajtur mė 9 janar 2013, nė Vushtrri, Shtabi i AKSH-sė, zona nr. 2, Kosovė, ka marrė vendim pėr mobilizimin e tė gjithė eprorėve dhe pjesėtarėve tė vet. Nė vendim, thuhet ndėr tė tjera, “se AKSH, Njėsia Speciale “Kobra”, duke parė gjendjen e tensionuar nė Luginėn e Preshevės dhe nė veriun e Republikės sė Kosovės, tė shkaktuar nga Serbia fashizoide, mori vendim tė prerė, qė nga data 10 janar 2013, tė shpallė mobilizimin e tė gjithė pjesėtarėve tė Armatės Kombėtare Shqiptare.

Pjesėtarėt e AKSH-sė duhet tė jenė tė gatshėm dhe tė pėrgatitur pėr t’i mbrojtur shqiptarėt nė trojet e tyre etnike, nė mėnyrė qė ēizmja e zezė e shkaut tė mos shkelė kurrė nė trojet shqiptare”. Vendimin e ka nėnshkruar shefi i shtabit, kolonel “Kaēaku” si dhe komandanti i Njėsisė Speciale “Kobra”, me gradėn gjeneral.

Ndėrkaq, nė njė deklaratė, e cila gazetės Zėri i ka arritur nėpėrmes postės elektronike, kolenel Kaēaku ka thėnė se AKSH-ja do t’i mbrojė shqiptarėt kudo qė kėrcėnohen nga politika fashizoide serbe dhe se nė asnjė pėllėmbė tė tokės shqiptare nuk do tė shkelė mė ēizmja serbe. “Serbia fashiste, ėshtė mėsuar me represionin e vazhdueshėm ndaj shqiptarėve. Ajo i ka dėbuar shqiptarėt nga trojet e veta, nė Toplicė, ka vrarė burra, gra e fėmijė, e ka spastruar atė pjesė tė tokės shqiptare, nga shqiptarėt autoktonė, tė cilėt tė pambrojtur dhe tė pafuqishėm nuk kanė mundur t’i bėjnė ballė spastrimit etnik serb.

Gjithashtu, Serbia ėshtė pėrpjekur qė ta shfarosė popullin shqiptar nė Kosovė, duke vrarė e masakruar, duke i pėrdhunuar femrat shqiptare dhe duke i dėbuar nga trojet e veta, gati 1 milion shqiptarė. Kjo politikė serbe e shfarosjes sė njė populli, ka vazhduar edhe pas lufte nė veri tė Mitrovicės, kur nė sy tė forcave paqeruajtėse tė KFOR-it, u vranė shumė shqiptarė, u plagosėn shumė tė tjerė, ndėrsa 12 mijė u dėbuan nga shtėpitė e tyre”, thuhet nė deklaratėn e komandant Kaēakut.

Sipas kėtij tė fundit, njė gjė e tillė po ndodh edhe tani, kur Serbia po tenton ta ndajė njė pjesė tė Kosovės, ndėrsa ka shtuar masa represive ndaj shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės. “Me Serbinė patjetėr do tė hyjmė nė luftė. Ajo akoma nuk dėshiron ta ketė tė qartė se Presheva, Medvegja dhe Bujanoci janė toka shqiptare, tė cilat nuk guxon t’i prekė askush. Shqiptarėt atje nuk janė jetimė, ata ka kush t’i mbrojė. Janė edhe ata vetė tė pėrgatitur qė ta mbrojnė truallin e vet, por jemi edhe ne qė do tė na kenė pranė pėrherė. Politika gjenocidiale e Millosheviqit akoma dominon nė Serbi, atė e zbatojnė pasardhėsit e tij, por nuk do tė arrijnė kurrė ta realizojnė atė qė synojnė, e kjo ėshtė spastrimi etnik”, ka vijuar kolonel Kaēaku.

Pėr fund, ai i ka ftuar tė gjithė shqiptarėt qė tė jenė tė kujdesshėm, ndėrsa institucionet e Kosovės qė tė mos negociojnė dhe tė mos bėjnė pazar me tokat e shqiptarėve.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 8 (0 Anėtarėt dhe 8 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:24.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.