Djemtė e Grabovcit rrahin policin

Foto: Driton Bublaku
Prishtinė Dy djemtė e shefit tė grupit parlamentar tė Partisė Demokratike tė Kosovės(PDK) Adem Grabovcit, Ngadhnjim dhe Guxim Grabovci e kanė rrahur deri nė alivanosje njė polic tė Kosovės nė mesnatėn e 14 shkurtit, pasi i kishte ndalur ata pėr tejkalimin e shpejtėsisė nė magjistralėn Prishtinė-Fushė Kosovė.
Polici nga Vushtrria Avni Selaci gjendet nė pushim mjekėsor, duke vuajtur pasojat qė ia shkaktuan dy djemtė e shefit tė shefave.
Ai ka pėsuar lėndime nė fytyrė nga goditjet e rėnda qė ka marrė nga vėllezėrit Grabovci.
Polici Selaci bashkė me njė kolegė tė tijin kishin qenė duke patrulluar nė magjistralen Prishtinė Fushė Kosovė, ndėrkohė qė kishte tejkaluar njė veturė e tipit BMW me shpejtėsi tė madhe.
Policėt iu kishin vėnė nė ndjekje tė tyre duke e ndalur kėshtu veturėn nė hyrje tė Fushė Kosovės. Shoferi i veturės qė mė vonė ishte kuptuar se ėshtė djali i Adem Grabovcit, nuk e kishte me vete librezėn e veturės. Vozitėsi e kishte bėrė njė telefonatė me qėllim qė ti sillej libreza. Nuk kishte vonuar shumė dhe nė vendin e ndalimit kishte ardhur edhe vetura e dytė, njė xhip. Veturėn e dytė kishte qenė duke e vozitur djali tjetėr i Adem Grabovcit ndėrsa kishte qenė i shoqėruar me njė djalė dhe njė vajzė.
Polici kishte qenė duke pritur qė ti tregohej libreza e sjellė dhe djali qė kishte qenė nėn shoqėrinė e djalit tė Grabovcit tenton tė afrohet tek makina. Polici Selaci ia kishte tėrhequr vėrejtjen qė tė mos afrohej dhe pa pritė, djali i Grabovcit qė po voziste veturėn xhip, i kishte rėnė policit grusht nė fytyrė.
Pėr tė zmbrapsur sulmin, polici i goditur kishte pėrdorur edhe sprejin ndėrsa kishin ardhur edhe pėrforcime tė tjera nga policia. Policėt e posaardhur e kanė dėrguar kolegun e goditur pėr tia dhėnė ndihmėn e parė ndėrsa dy djemtė e Grabovcit dhe dy dėshmitarėt okularė ishin shoqėruar pėr nė stacion policor.
Polici tregon pėr gazetėn Zėri se ishte goditur nga vozitėsi i veturės xhip qė kishte ardhur pėr tia sjellė librezėn e veturės shoferit tė ndaluar.
Mė ka goditur ai qė ka ardh pėr tia sjellė librezėn. Nuk e di nėse ka pasur diēka nė dorė, mė ka sulmuar nė fytyrė, thotė polici Selaci nga stacioni policor nė Fushė Kosovė
Burime tė gazetės brenda organeve tė rendit, qartėsojnė se e tėra ka ndodhur nė orėt e para tė ditės sė premte, tė javės qė po lėmė pas.
Pa dhėnė detaje se kush kanė qenė sulmuesit, Flora Ahmeti nga Zyra pėr Informim e Policisė sė Kosovės njofton se ka ndodhur njė rrahje nė afėrsi tė njė pompe nė magjistralen Prishtinė-Fushė Kosovė, pėr ēka njė polic i Kosovės ėshtė detyruar tė pėrdorė sprej.
Ngjarja qė nė polici ėshtė regjistruar si mospėrfillje e urdhrave tė ligjshme apo mospėrfillje e urdhrave tė policit ėshtė regjistruar mė datėn 15 shkurt nė ora 1 e 15. Njė polic i njėsisė sė trafikut kishte urdhėruar ndaljen e njė veture pėr ēka edhe ka pėsuar njė rrahje ku ėshtė sulmuar i njėjti polic, ka thėnė Ahmeti duke konfirmuar shoqėrimin e dy tė dyshuarve dhe dy dėshmitarėve pėr nė vend tė ngjarjes.
Tė dyshuarit janė tė lindur mė 1991 dhe 1993 por nuk mund tė flasim pėr detaje tė tjera, ka shtuar mė tutje ajo.
Ndonėse Ahmeti nuk ka dhėnė detaje tė tjera pėrkitazi me rastin, zyrtarė policorė me kusht anonimiteti qė nė atė kohė kanė qėlluar nė stacion kur janė sjellė tė dyshuarit, tregojnė pėr sjellje tė pahijshme tė tyre.
Ata janė sjellė duke reaguar se pse janė sjellė aty duke e pasur parasysh se djemtė e kujt janė, ka thėnė njė zyrtar policor.
Gazeta gjatė tė martės ka bėrė pėrpjekje qė tė kontaktojė me shefin e grupit parlamentar tė PDK-sė, Adem Grabovcin pėrkitazi me kėtė rast, por njė gjė e tillė ka qenė e pamundur, pavarėsisht insistimit tė disahershėm tė gazetės.
Pas intervistimit nė stacion policor dhe nė konsultim me prokurorin themelor, tė ndaluarit sipas saj janė liruar nė procedurė tė rregullt.
Departamenti i pėrgjithshėm i Prokurorisė Themelore nė Prishtinė pėrkatėsisht prokurorja Merrushe Llugiqi tashmė ka nė duar kėtė rast. E kontaktuar nga gazeta pėr tė mėsuar mė shumė rreth rastit qė ka nė duar qė nga 15 shkurti, prokurorja e rastit me tė kuptuar interesimin e gazetės, ka thėnė se nuk ka kohė qė tė flasė me gazetarėt.
Shefi i saj madje, kryeprokurori i Prokurorisė sė Apelit, Imer Beka as qė ėshtė lajmėruar, pavarėsisht tentimeve tė disahershme tė gazetės.