Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 05-02-13, 18:56   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Gjendet receta pėr pavdekėsi?


Pyetja e pėrjetshme: Gjendet receta pėr pavdekėsi?


Njerėzimi gjithmonė ka qenė nė kėrkim tė recetės e cila do ti mundėsontė pavdekėsinė, sipas hulumtimeve tė cilat vijnė nga Japonia, kjo do tė jetė e mundshme sė shpejti.
Shin Kubota, shkencėtari japonez nga universiteti Kyoto, konfirmoi mitin rreth kandilave tė pavdekshėm tė detit.
Turritopsis nutricula ėshtė emėrtimi teknik pėr kėtė lloj kandili e cila pėr shkencėtarėt ėshtė e njohur si e vetmja qenie e gjallė nė planetin tonė e cila ėshtė e pavdekshme.
Kandili ka aftėsinė e pazakontė tė rinovimit tė pafund. Kur kjo plaket, apo kur sėmuret, ajo prapė shndėrrohet nė polip.
Profesori Kubota beson se te ky kandil deti gjendet kura pėr pavdekshmėri dhe se jeta e njeriut mund tė zgjatet pėr disa mijėra vjet.
Turritopsis nutricula e ka zbuluar Christian Sommer, student gjerman i biologjisė, por deri tani pavdekshmėria e saj nuk ishte konfirmuar.
Shkencėtarėt thonė se ky lloj kandili ėshtė pėrhapur nga deti Mesdheu deri nė oqeane, kėshtu qė sot mund tė shihen nė brigjet e Panamasė, Floridė dhe Japoni.




__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 20-02-13, 16:18   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Disa arsye befasuese pse duhet tė pini shumė kafe


Ka shumė arsye pse tė mos pini kafe, por kjo pije e zezė, tė cilėn njerėzit nėpėr botė e pėrgatisin pėr fitore tė reja nė punė, ka efekt pozitiv nė shėndetin tonė.

Keni dėgjuar shumė kėshilla se si kafja ėshtė e keqe pėr shėndetin dhe qė duhet tė shmanget, por nėse jeni nė dyshim nėse duhet ta filloni ditėn me tė ose tė qėndroni vigjilent gjatė kohės sė pėrgatitjes sė provimit, mos u dėshpėroni, sepse shkencėtarėt pohojnė qė kafja e zezė fsheh efekte tė pabesueshme pozitive.

Edhe pse kafeina mund tė nxisė ankth dhe pagjumėsi, kafja ėshtė e mbushur me antioksidantė tė fortė qė veprojnė nė shėndetin e njerėzve mė mirė se pemėt dhe perimet. Por shkencėtarėt nga Universiteti amerikan “Duke”, thonė se si kafja duhet tė pihet e kultivuar organikisht e cila nuk ėshtė e trajtuar me kimikate tė ndryshme qė mund tė anulojnė tė gjitha dobitė e saj.

Nėse ditėn e filloni me kafe tė shtėpisė ose kafe qė ėshtė kultivuar organikisht ja ēfarė ju pret:

Kafja redukton rrezikun nga diabeti i tipit 2 – sa mė shumė kafe qė pini keni mė pak shanse pėr t’u prekur nga diabeti. Pėr shembull, studimi i Universitetit UCLA ka treguar qė femrat nė postmenopauzė qė pinė mė sė paku katėr filxhanė kafe nė ditė kanė gati 50 pėr qind mė pak probabilitet tė sėmuren nga diabeti i tipit 2 sesa personat qė nuk e shijojnė aspak kėtė pije tė zezė. Nė fakt, ēdo filxhan shtesė i kafes nė mėnyrė tė shtuar redukton shansin pėr tė zhvilluar diabet, tė paktėn kėshtu pohojnė shkencėtarėt australianė.

Si vepron: shkencėtarėt konsiderojnė qė konsumimi i kafes rrit koncentrimin e proteinės specifike nė gjak, e cila mbron nga diabeti, respektivisht rrit tolerancėn e trupit nė glukozė ashtu qė pėrshpejton metabolizmin.

Kafja mund tė ripėrtėrijė qelizat e prekura nga kanceri – Njė kohė tė gjatė ėshtė konsideruar qė kafja shkakton kancer, por hulumtimet e reja kanė treguar qė ajo mund tė mbrojė trupin nga disa forma tė karcinomave, me siguri duke nxitur regjenerimin e ADN-sė. Pėr shembull dy studime tė ndara tė Universitetit tė Harvardit tė kryera nė vitin 2011 kanė treguar qė femrat tė cilat pinė disa filxhanė kafe nė ditė kanė rrezik mė tė vogėl nga kanceri endometrial, derisa gjashtė filxhanė kafe nė ditė reduktojnė pėr 60 pėr qind mundėsinė qė meshkujt tė fitojnė kancer tė prostatės.

Si vepron: shkencėtarėt konsiderojnė qė komponimet nga kafja parandalojnė proceset inflamtore nė trup, ndėrsa nė veēanti antioksidanti metilpiridinė i cili mund tė gjendet vetėm nė kafe sepse krijohet gjatė pjekjes apo fėrgimit tė kokrrave.

Kafja redukton rrezikun nga dementia – edhe pse shkencėtarėt nuk e kanė tėrėsisht tė qartė se nė ē’mėnyrė sėmundja e Alzheimerit ndryshon trurin, janė tė sigurt qė kafja redukton rrezikun nga humbja e kujtesės. Hulumtimi i shkencėtarėve skandinavė ka treguar qė personat tė cilėt kanė pirė tre deri pesė filxhanė kafe nė ditė kanė 65 pėr qind mė pak shanse tė preken nga dementia sesa njerėzit tė cilėt nė ditė kanė pirė dy ose mė pak filxhanė tė kafes.

Si vepron: shkencėtarėt besojnė qė antioksidantėt nga kafja luajnė rol tė rėndėsishėm sepse parandalojnė bllokimin e enėve tė gjakut, tė cilėt janė njė nga shkaqet kryesore tė humbjes sė kujtesės. Reduktohet rreziku nga diabeti i tipit 2, i cili po ashtu ėshtė shkaktar i dementias, dhe reduktohet kolesterina qė ka ndikim tė rėndėsishėm negativ nė funksionet kognitive.

Kafja mbron meshkujt nga sėmundja e Parkinsonit – me rishikimin rezultateve tė 26 studimeve tė ndryshme shkencėtarėt kanė pėrfunduar qė meshkujt qė pinė dy deri nė tre filxhanė kafe nė ditė kanė 25 pėr qind mė pak rrezik nga sėmundja e Parkinsonit sesa meshkujt qė abstenojnė nga pija e zezė. Fatkeqėsisht kafja nuk ka efekt tė dobishėm nė femra.

Si vepron: shkencėtarėt nuk janė tė sigurt sė nė ē’mėnyrė kafja mbron meshkujt nga Parkinsoni.

Kafja zvogėlon depresionin – Hulumtimi i madh i Universitetit Harvard i kryer nė 50 mijė infermiere nė periudhėn prej 25 vjetėsh ka treguar qė femrat tė cilat kanė pirė katėr filxhanė kafe kanė 20 pėr qind mė pak probabilitet tė vuajnė nga depresioni sesa ato qė nuk kanė pirė aspak kafe. Studimi finlandez ka treguar qė kafja te meshkujt redukton rrezikun nga vetėvrasja.

Si vepron: shkencėtarėt as nė kėtė rast nuk janė tė sigurt se si vepron kafja, por ekzistojnė teori tė cilat pohojnė qė kafeina pėr njė kohė tė shkurtėr pėrmirėson disponimin dhe stimulon trupin gjė qė mund tė largojė emocionet negative.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-02-13, 17:05   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Thumbs up Titulli: Lajme nga Mjekesia

Arrin pilula pėr kthjellje tė shpejtė nga mamurllėku





Enzimat qė pėrshpejtojnė metabolizmin e alkoolit nė stomak krijojnė efektin e miliona qelizave tė mėlēisė tė cilat nxisin dekompozimin e tij dhe vjen deri te rėnia e nivelit tė alkoolit nė gjak.

Adhuruesit e alkoolit sė shpejti do tė mund tė kthehen nė gjendje tė kthjellėt nė afat prej disa sekondash, pohojnė shkencėtarėt nga Instituti i Teknologjisė Massachusetts. Ata kanė shpikur koktejin e enzimave pėr dekompozim tė shpejtė tė alkoolit, shkruan DailyMail, ndėrsa pohojnė qė do tė duket thuajse miliona qeliza tė mėlēisė janė vendosur nė stomak.

Njė nga enzimat, oksidaza (oxidase), pėrgjegjėse pėr dekompozimin e alkoolit gjithmonė ėshtė nė kombinim me produktin e peroksidit tė hidrogjenit, i cili ėshtė potencialisht i dėmshėm nėse konsumohet shpesh.

Prandaj ėshtė e nevojshme tė pėrdoret me enzimat tjera pėr tė parandaluar efektin e tij tė dėmshėm. Testimet kanė treguar se si pėrdorimi i kėtyre enzimave rezulton me kthjellje momentale dhe rėnie tė alkoolit nė gjak, ndėrsa vetė trajtimi quhet kundėrilaēi pėr dehje.

“Nanokapsulat e mbushura me enzime pėrshpejtojnė djegien dhe tretjen e alkoolit dhe mund tė vendosen nė pilulė tė zakonshme”,– ka thėnė udhėheqėsi i ekipit tė shkencėtarėve, profesori i biokimisė dhe inxhinieri biomolekular, Yunfeng Lu. Injeksionime kėto nanokapsula ka kthjellur minjtė laboratorikė pėr pak sekonda. Ai thekson qė nevojiten edhe testime tjera para se pilulat tė lėshohen nė qarkullim pėr shitje.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-06-13, 18:20   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Thumbs up Titulli: Lajme nga Mjekesia

Shkencėtari shqiptar zbulon gjenin qė shkakton parkinsonin






08.06.2013


Shkencėtari shqiptar nga qyteti i Durrėsit, Edor Kabashi, ka zbuluar gjenin pėrgjegjės pėr sėmundjen e parkinsonit.

Kabashi, i cili jeton dhe punon nė Kanada prej vitesh, ka nisur mė herėt kėrkimet pėr kėtė sėmundje. Ai zbuloi se tek kafshėt, se mutacionet nė gjenin C90RF72, shkaktojnė sėmundjen e parkinsonit.

Ky zbulim shihet si mjaft i rėndėsishme pėr mjekėsinė botėrore, pasi parkinsoni shkaktohet nga vdekja e neuroneve qė lidhin muskujt me trurin. Sipas Kabashit, ky ėshtė njė hap mjaft i madh nė gjetjen e shtigjeve tė reja pėr kurimin e kėsaj sėmundjeje.

Njė studiues kanadez u shpreh mjaft krenar pėr zbulimin e Kabashit. “Jemi shumė krenar pėr kėtė gjetje tė doktor Kabashit. Ne e mbėshtesim punėn e tij, shkruan “Shekulli”.

Kabashi ėshtė studiues i njohur nė Kanada. Ai drejton grupin kėrkimor pėr sėmundjen e sistemit nervor nė Universitetin e Montrealit.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-06-13, 17:16   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Sėmundjet e lėkurės, uji i detit i parandalon dhe kuron


Sėmundjet e lėkurės janė tė ndryshme dhe zakonisht gjatė verės pakėsohen. Dielli ėshtė njė prej faktorėve qė ndikon nė kėtė pėrmirėsim tė sėmundjes qė mund tė keni.

Tė ekspozosh lėkurėn nė diell sjell shumė tė mira. Por dielli nuk ėshtė i vetmi qė vepron dhe ju ndihmon nė zhdukjen e sėmundjeve tė lėkurės. Kush i kalon pushimet nė plazh me siguri e ka vėnė re efektin e ujit tė detit. Ai ėshtė i jashtėzakonshėm nė shėrimin e tyre, njė ilaē i vėrtetė.

Nė fund tė sezoni zbulojmė se jemi mė tė bukur dhe se kemi njė lėkurė mė tė shėndetshme, dhe kjo jo rastėsisht.

Efektet pozitive tė ujit tė detit janė zbuluar edhe pėrmes njė studimi korean tė cilėt kanė dalė nė pėrfundimin se uji I detit shėron sėmundjet e lėkurės.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-06-13, 16:00   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Exclamation Titulli: Lajme nga Mjekesia

Pas dy vjetėsh gati pėr transplantin e kokės






Torino, 19.06.2013

”Nė dy vjet ne do tė jemi nė gjendje pėr tė kryer njė transplantim koke”. Kjo ėshtė shpallja e Dr Sergio Canavero, neurokirurgu i Torinos.

Projekt i botuar nė revistėn ndėrkombėtare kirurgjikale ‘Neurologji’ ėshtė pagėzuar si Heaven/Gemini.

Njė emėr qė tregon mundėsinė e bashkimin e dy seksione tė ndryshme tė palcės kurrizore, atė tė njė organi tė dhuruar, me gjymtyrė tė mbetur nė qafėn marrjen subjektin, transmeton gazetaidea.

“Donatori i trupit dhe kandidat ideal pėr tu marrė janė pėrkatėsisht njė individ i cili ka humbur fatkeqėsisht jetėn e tij nga njė lėndim nė kokė, pa lėndime tė konsiderueshme pėr organet e tjera- thotė Canavero -ose ata tė cilėt kanė pėsuar njė goditje fatale, dhe (marrės) njė person qė vuan nga njė sėmundje e rėndė degjenerative neuromuskulare ose njė person tetraplegjik”.

Dhe tė jetė e mundur pėr tė rindėrtuar vazhdimėsinė e palcės kurrizore, thelbi i vėrtetė i sipėrmarrjes,-shpjegon Canavero-janė kimikatet speciale.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 3 (0 Anėtarėt dhe 3 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:08.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.