Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Zona e Argëtimit > Kafja e Forumit
Emri
Fjalëkalimi
Kafja e Forumit Tema të ndryshme



 
 
Funksionet e Temës Shfaq Modët
Prev Postimi Mëparshëm   Postimi Tjetër Next
Vjetër 27-03-13, 15:14   #10
zanaa
Prap e fshehur pas Teje
 
Avatari i zanaa
 
Anëtarësuar: 19-10-12
Vendndodhja: Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje më gjenë duke t'kërkuar Ty
Postime: 612
zanaa i pazëvëndësueshëmzanaa i pazëvëndësueshëmzanaa i pazëvëndësueshëmzanaa i pazëvëndësueshëmzanaa i pazëvëndësueshëmzanaa i pazëvëndësueshëmzanaa i pazëvëndësueshëmzanaa i pazëvëndësueshëmzanaa i pazëvëndësueshëmzanaa i pazëvëndësueshëmzanaa i pazëvëndësueshëm
Gabim Titulli: Një!

Një
djalë i vogël iu ngjit nënës së tij në kuzhinë një natë derisa ajo po
bënte gati darkën dhe ia dorëzoi një copë letre ku ky kishte shkruar
diçka në të.

Nëna pasi i thau duart me përparësen e saj filloi ta lexojë copëzën e letrës ku shkruante:

Për kositjen e kullosës: 5 euro
...
Për pastrimin e dhomës sime këtë javë: 1 euro

Për atë që kam shkuar në dyqan për ty: 0.50 euro

Për atë që e kam ruajtur vëllanë e vogël derisa ti ishe në shitblerje: 0.25 euro

Për hedhjen e mbeturinave në kontejner: 1 euro

Për sjelljen e një dëftese të mirë: 5 euro

Për fshirjen dhe rregullimin e oborrit: 2 euro



Gjithsej më ke borxh: 14.75 euro




Hëmm!
Nëna filloi ta shikonte të birin derisa ai rrinte pranë saj dhe sikur
ia lexonte kujtimet që i silleshin asaj nëpër kokë. Ajo e kapi lapsin,
e ktheu së prapthi letrën që e kishte shkruar i biri dhe shkroi:


Për nëntë muaj që të kam bartur në bark derisa ti rriteshe: falas (gratis)


Për të gjitha netët që kam ndenjur pa gjumë, jam kujdesur dhe jam lutur për ty: falas
Për të gjitha kohët e zahmetshme dhe për të gjithë lotët që më ke shkaktuar ti përgjatë viteve: falas

Për të gjitha netët e mbushura plot tmerr dhe shqetësimet që kam pasur: falas


Për lodrat, ushqimin, teshat madje edhe fshirjen e hundëve tua: falas, bir.

Kur t’i mbledhësh krejt këto, çmimi i dashurisë sime për ty është: falas



Kur
përfundoi së lexuari atë që kishte shkruar e ëma, sytë iu mbushën me
lot dhe duke e shikuar drejt në sy të ëmën i tha: “Nënë, vërtet të dua
shumë”. E mori lapsin dhe me germa të mëdha shkroi në letër: “E PAGUAR”.
__________________
Zhgënjimi t'a mbyll' zemren,por t'i hapë sytë...
zanaa Nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
 


Anëtarët aktiv që janë duke parë këtë Temë: 1 (0 Anëtarët dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janë ON
Kodi [IMG] është ON
Kodi HTML është OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohët janë në GMT +1. Ora tani është 09:04.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.