Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Hapėsirė filozofike-psikologjike
Emri
Fjalėkalimi
Hapėsirė filozofike-psikologjike Praktika e jetės njerėzore, sjelljet e individėve e tė shoqerisė. Proēeset mendore etj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 25-05-13, 18:11   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Fuqia e mendimit

Lutja


Nuk ėshtė askush t’i dėgjojė lutjet tuaja. Lutja juaj ėshtė monolog; lutjuni qiellit tė zbrazėt: Mbajeni nė mend – askush nuk ka pėr tė ju shpėrblyer shkaku i lutjeve tuaja. Po e ditėt vėrtet se ē’ ėshtė lutja, atėherė vetė lutja ėshtė shpėrblimi i vetvetes. Askush tjetėr nuk ka pėr tė ju shpėrblyer; shpėrblimi nuk ėshtė nė ardhmėri, e as nė jetėn tjetėr.

Por lutja ėshtė vetvetiu aq e bukur saqė kush do ta ēante kokėn pėr ardhmėrinė dhe kush do ta kishte dert pėr shpėrblimin? Mendimi pėr shpėrblimin, nė tė vėrtetė ėshtė lakmi. Lutja vetvetiu ėshtė aso kremtimi, ajo sjell aso gėzimi dhe aso ngazėllimi, saqė njeriu lutet shkaku i vetė lutjes. Nuk lutet nga frika, e as nga lakmia. Njeriu lutet sepse kėnaqet nė lutje. Krejt njė pėr tė, madje, se a ka Perėndi apo nuk ka.

Perėndia ėshtė mjet i cili ju ndihmon tė luteni. Po u mėsuat njėherė tė luteni, harroni ēdo gjė mbi Perėndinė. Vetėm lutja ėshtė e mjaftueshme – mė se e mjaftueshme.

Kur kėnaqeni nė vallėzim, a pyetni, vallė, se a ka Perėndi apo nuk ka. Kur kėnaqeni nė vallėzim, thjesht vallėzoni; s’e keni dert se a po ju shikon dikush nga qielli apo nuk po ju shikon. S’e keni dert pėr atė se yjtė, Dielli e Hėna do tė ju shpėrblejnė shkaku i vallėzimit tuaj. Vallėzimi ėshtė shpėrblim i mjaftueshėm vetvetiu. Po e dėshiruat kėngėn, kėndoni; s’ka rėndėsi se a po ju dėgjon dikush apo jo?

Kėshtu ėshtė edhe me lutjen. Ajo ėshtė vallėzim e kėngė; ajo ėshtė muzikė dhe dashuri. Kėnaquni nė tė dhe me kėtė ajo pėrfundon. Lutja ėshtė mjeti dhe lutja ėshtė qėllimi. Mjeti dhe qėllimi nuk janė tė ndarė – vetėm kėshtu e dini se ēfarė ėshtė lutja.

Kur them LUTJA mendoj nė hapjen ndaj Perėndisė. Nuk mendoj se duhet diēka tė thoni apo diēka tė kėrkoni, mendoj pėr hapje tė pastėr – nėse Ai dėshiron diēka tė ofrojė, jeni tė gatshėm ta pranoni.

Kjo ėshtė pritja e madhe, por pa dėshira – kjo ėshtė ajo qė ju nevojitet. Pritja ngulmuese, e vullnetshme – sikur diēka ka pėr tė ndodhur ēdo moment. Tė trazuar jeni duke pritur se ka pėr tė ndodhur diēka e panjohur, por nuk keni kurrfarė dėshire tė posaēme. Nuk mendoni se kjo apo ajo duhet apo nuk duhet tė ndodhė, posa qė diēka kėrkoni, lutja mė nuk ėshtė e pastėr.

Kur asgjė nuk kėrkoni, kur mbeteni tė qetė, por tė hapur, tė gatshėm tė shkoni kudo qoftė, tė gatshėm madje edhe tė vdisni, kur jeni vetėm pranues, pasivė, tė gatshėm tė pritni e tė pranoni, atėherė ndodh lutja.

Lutja nuk ėshtė diēka qė mund tė bėhet, ajo nuk ka kurrfarė lidhjeje me punėn. Ajo nuk ėshtė as akt as aktivitet – ajo ėshtė gjendje e mendjes.

Po deshėt tė flitni, flitni; por mbajeni nė mend se fjalėt tuaja nuk kanė pėr tė ndikuar nė ekzistencėn. Ato do tė ndikojnė nė ju, e kjo mund tė jetė mirė, por lutja nuk ka pėr tė ndikuar nė Perėndinė. Ajo mund tė ju ndryshojė juve, por nėse ju nuk ju ndryshon, atėherė ėshtė pa kuptim. Mund tė luteni me vite, por nėse kjo nuk ju ndryshon, ndėrpriteni, hidheni, ajo ėshtė pleh, mos e bartni mė tej.

Lutja nuk do ta ndryshojė Perėndinė. Gjithnjė mendoni se me lutjen do tė ndikoni nė Perėndinė. Se do tė jetė mė i butė, i prirur qė tė marrė anėn tuaj. Nuk ekziston askush qė do tė ju dėgjonte. Ky qiell i pafund nuk mund tė dėgjojė. Ky qiell i pafund mund tė jetė me ju, nėse ju jeni me tė – kjo ėshtė mėnyra e vetme pėr t’u lutur.

Unė po ashtu ju propozoj qė tė luteni, por lutja thjesht duhet tė jetė fenomen energjetik; jo raport midis Perėndisė dhe atij qė lutet, por fenomen energjetik.

Bhagwan Shree Rajneesh OSHO


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 25-05-13 nė 18:20
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 29-05-13, 16:51   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Fuqia e mendimit

Nga libri i Emil Kou (Émile Coué), “Si tė zotėrojmė vetvetėn me ndihmėn e autosugjestionit tė vetėdijshėm”


Sugjestioni dhe autosugjestioni; ilaē dhe metodė edukuese



Sot nuk ekziston asnjė mjek qe pak a shumė nuk i jap rėndėsi sugjestionit. Disa, duke pasur respekt ndaj vetvetes dhe profesionit tė vet, vlerėn e sugjestionit dhe autosugjestionit e paraqet si diē tė parėndėsishėm, ndėrsa tė tjerėt, sugjestionit dhe autosugjestionit i japin rėndėsi tė madhe si mundėsi pėr shėrimin e sėmundjeve.

Mjeku amerikan Herbert Parkin nė hyrje tė librit tė vet “Autosugjestioni” thotė:

“Pas katėrmbėdhjetė viteve tė pėrdorimit tė terapisė sugjestive nė shėrimin e sėmundjeve, vėrtetė mėsuara e autosugjestionit ėshtė mė e rėndėsishme se tė gjitha studimet qe behėn nė lėmin shėruese.”

Mund tė theksojmė shumė citate tė tilla tė mjekeve tjerė dhe atyre qe nuk janė mjek e merren me kėtė veprimtari dhe ithtar qe kėrkojnė shėrim me ndihmėn e sugjestionit, respektivisht autosugjestionit. Numėr tė madh shembujsh qe janė shėruar sėmundjet e ndryshme nga praktika e Emil Kue-sė, qe janė theksuar nė kėtė libėr, mjaftojnė pėr tė bindė lexuesin nė forcėn e autosugjestionit. Me pak pėrkujdesje dhe durim, duke ju pėrmbajt kėshillave nė mėnyrė tė pėrpiktė qe janė dhėnė nė kėtė libėr, ēdo njeri vetė mund tė bindet.

Kėtu vetvetiu shtrohet pyetja: “Tė cilat sėmundje mund tė shėroi sugjestioni respektivisht autosugjestioni?”

Nė rrethin e mjekeve dhe jo mjekeve, dhe nė popullatė si tėrėsi, qėndron mendimi se sugjestioni, sidomos autosugjestioni, mund tė shėroi vetėm disa nga sėmundjet psikike, nuk mund tė aplikohet atje ku janė tė verifikuara sėmundjet organike. Aty ka mundėsi qe eventualisht tė amortizohen dhembjet.

Qe ky mendim nuk ėshtė i sakėt vėrtetojnė rastet e ndryshme qe janė shėruar sėmundjet psikike dhe ato organike me anė tė sugjestionit, ku janė cekė nė kėtė libėr. Kėshtu qe me sugjestion dhe autosugjestion jo vetėm qė shėrohen sėmundjet psikike, por edhe tė gjitha sėmundjet tjera qe mund tė shėrohen.

Nė pyetjen e drejtpėrdrejt se a shėron tė gjitha sėmundjet autosugjestioni? Emil Kue ėshtė pėrgjigjur:“Nėse kjo pyetje parashtrohet kur ėshtė fjala pėr shėrim me ndihmėn e autosugjestionit, ēfarė pėrgjigje kishit pritė nė pyetjen e ngjashme mbi mundėsitė tjera shėruese qe aplikohen nė medicinė? A thua se ka mundėsi qe me ilaēe mund tė shėrohen tė gjitha sėmundjet?”

Pėrgjigja nė kėtė pyetje ėshtė e njohur, pasi qe dihet se me ilaēe nuk mund tė shėrohen tė gjitha sėmundjet. Pėrkundėr kėsaj, janė tė njohura shumė raste ku autosugjestioni ka triumfuar nė shėrimin e plotė edhe tė atyre sėmundjeve, qe mjekėt bindshėm janė zotuar se nuk ka mundėsi tė shėrohen. E vėrtetė ėshtė qe ka raste kur autosugjestioni nuk ka kontribuar nė shėrimin e plotė, mirėpo ka arriftė qe gjendja e re e tė sėmurit tė barazohet barabar me shėrim.

Me autosugjestion mund tė shėrohen tė gjitha sėmundjet qe sot i shėron medicina bashkėkohore. Vetėm nuk mund tė aplikohet nė raste kur duhet njė intervenim i shpejtė i mjekut. Kjo metodė shėron, gjithashtu edhe pėrmirėson gjendjen e tė sėmurit edhe tė ato sėmundje ku medicina bashkėkohore nuk ka pasur mundėsi tė mjaftuar pėr shėrimin e ndonjė sėmundje.

Autosugjestioni i aplikuar sipas metodės sė Emil Kues, shėron sėmundje psikike dhe organike me njė kusht: i sėmuri duhet tė i pėrmbahet nė mėnyrė sa mė tė pėrpiktė udhėzimeve tė dhėna nė kėtė libėr. Mirėpo nga autosugjestioni nuk mund tė kėrkohet e pamundura.

Nga kjo vjen nė pėrfundim se autosugjestioni ėshtė metodė universale pėr shėrimin e sėmundjeve. Autosugjestioni i takon hapėsirės sė hulumtimit shpirtėror dhe pėrkryerjes andaj aplikimi i tij ėshtė aktual nė shoqėrinė bashkėkohore dhe do tė jetė nė tė ardhmen, sepse ajo nuk varet nga pėrparimi material dhe teknologjik i botės.

Autosugjestioni i nėnkuptuar nė kėtė mėnyrė, Kue nė kėtė libėr e paraqet si njė metodė universale pėr shėrim, jo vetėm se mė te mund tė shėrohet apo tė pėrmirėsohet gjendja e sėmundjes, por edh pse i sėmuri mund tė shėrohet pa ndihmėn e askujt. Rezultatet e punės sė Emil Kues nė mėnyrė tė qartė i shprehė kėto dy veti tė universalitetit autosugjestiv. Kjo nuk ėshtė e vėshtirė tė kuptohet nėsė nė mėnyrė serioze interesohem pėr kėtė metodė.

Mė nė fund kur flitet pėr autosugjestion si ilaē, duhet cekė edhe njė veti qe gati asnjė ilaē tjetėr nuk e posedon. Autosugjestioni ėshtė mėnyrė shėruese e parrezikshme. Nėse nuk pėrdoret nė mėnyrė tė rregullt nuk do tė ndihmon, mirėpo as qe ka me ndikuar nė mėnyrė negative nė tė sėmurin. Ėshtė e njohur qe shumė ilaēe ndikojnė kundėr sėmundjeve tė caktuara, mirėpo njėkohėsisht shkaktojnė efekte tė padėshiruara. Te autosugjestioni ky rast nuk ka ndodhė kurrė. Nėse nuk pėrdoret sipas rregullave, ai mund tė ndihmoi nė njė intensitet mė tė ultė sesa qe pritet, nė instancė tė fundit suksesi mund tė dėshtoi. Nė esencė, autosugjestioni kurrė nuk ėshtė i dėmshėm pėr njeriun. Vetia e tij aspak nuk ėshtė mė e parėndėsishme nga ato dyja qe janė cekur mė parė.

Prindėrit dhe edukatorėt gjithnjė kujdesėn qe me anė tė edukatės nga fėmija i vet tė krijon njė tip ideal tė njeriut nė ēdo pikėpamje. Ata tentojnė qe tė fėmija tė krijojnė veti tė mira, dhe tė largojnė veti gjenetike qe janė krijuar me mangėsi dhe atė:
- me ndikimin e drejtpėrdrejt nė fėmijė, duke i kėshilluar se ēfarė tė bėjnė nė rrethanat e caktuar, ose
- duke treguar shembuj nga jeta praktike.

E terė kjo asgjė tjetėr nuk ėshtė vetėm veprim sugjestiv nė fėmijėn, respektivisht nė tė edukuarin. Mėnyra e tillė e punės nuk ka dhėnė rezultate tė pėrhershme, sepse sugjestioni vepron vetėm atėherė kur aprovohet nga ai nė tė cilin duhet vepruar. Te personat e caktuar duhet tė ekzistoi vullneti i fortė tė pranoi disa ide dhe nėse i pranon, pėrmbajtja e sugjestionit transformohet nė autosugjestion. Kėshtu autosugjestioni i nisur paraqet forcėn qe tenton tė realizoi pėrmbajtjen e sugjestionit tė pranuar. Kjo rrugė e tėrthortė nga sugjestioni deri tė autosugjestioni nuk ėshtė e lehtė, por as pa shpresė. Nė kėtė rrugė gjendėn shumė pengesa, kėshtu qe numri i vogėl i sugjestioneve transformohet nė autosugjestion. Mė vėshtir ka me qenė atėherė nėse jeta dhe puna e pėrditshme e prindit, respektivisht edukatorit nuk ėshtė nė pėrputhshmėri me idenė qe sugjeron. Ashtu ekziston mundėsia qe tė arrihet edhe efekti i kundėrt nga ai qe pritėt. Pėr tė gjitha kėto, prindėrve dhe edukatorėve ju preferohet qe tė shfrytėzohen shembujt nga jeta e tyre, qe nė tė rinjtė ndikojnė nė mėnyrė shumė mė sugjestive siē janė shembujt botėror.

Pasi qe ka pasur dėshirė tė evitoi rezultate tė mundshme negative me aplikimin e sugjestionit tė tėrthortė, Emil Kue preferon si mjet edukues autosugjestionin e drejtpėrdrejt. Prindėrit ashtu edhe edukatorėt duhet ti mėsojnė fėmijėt ose tė edukuarit tė shėrbehen me autosugjestione nė rinin sa mė tė hershme. Duhet kėshilluar qe pėr ēdo mėngjes dhe pėr ēdo mbrėmje nga njėzet here tė pėrsėrisin atė ēfarė ėshtė lėndė e sugjestionit. Pėr mirėmbajtjen e shėndetit psikofizik shfrytėzohet rregulla e pėrgjithshme e Eml Kue-sė:“Pėr ēdo ditė dhe nė ēdo pikėpamje unė jam mirė e mė mirė”.

Kjo tė fėmija dhe i edukuari drejtpėrdrejt do tė ndikon nė mėnyrė sugjestive, ēakė edhe nga shembulli jetėsor dhe i punės sė prindit si edukator kryesor.

Autosugjestioni nė ēdo pikėpamje ėshtė mė i mirė se sugjestioni, sepse ajo qe dėshirohet tė arrihet paraprakisht ėshtė pranuar nė vetėdije dhe si e tillė futėt nė nėnvetėdije. Kjo do tė arrihet vetėm atėherė kur mesazhi i dėshiruar pėrsėritet shumė here nė mėngjes dhe mbrėmje. Nėnkuptohet se pėrmbajtja e autosugjestionit tė pėrcaktohet nga prindi apo edukuesi sipas qėllimit qė donė tė arrij, e qė ėshtė nė pėrputhshmėri me interesat e pėrgjithshme shoqėrore.

Kue ka pretenduar qe tė i ndihmoi prindėrit nė edukatėn e fėmijės, kėtij problemi ia ka kushtuar njė kapitull tė veēantė nė kėtė libėr. Ka preferuar sugjestionin dhe autosugjestionin si mjet kėshillues. Ai ua tėrheq vėmendjen prindėrve qe gjumėsia fillestare mund tė shfrytėzohet nė mėnyrė mė tė suksesshme tė fėmija pėr rregullimin e ndonjė ērregullimi. Nė momentin kur fėmijėn e merr gjumi, nė mėnyrė tė kujdesshme dhe tė qetė duhet afruar afėr krevatit nė mėnyrė qe mos tė zgjohet nga gjumi dhe tė i pėshpėrit atė ēfarė fėmija duhet bėrė ose nuk duhet bėrė. Kjo mėnyrė e sugjestionit vepron nė mėnyrė tė shpejtė edhe me sukses.

Autosugjestioni ofron mundėsinė qe ēdonjėri vet, nė mėnyrė tė thjeshtė, lehtė tė largohet nga manitė e veta. Ēfarė kishin me dhėnė njerėzit nė mėnyrė qe tė largohen nga pirja e duhanit dhe alkoolit? Mjetin mė tė mirė dhe mė tė lirin qe ēdo njeri e ka prezent kur i nevojitėt nuk dinė ta shfrytėzojnė.

Pėr tu ēmėsuar dikush nga pirja e duhanit, mjafton qe gjdo mbrėmje pasi qe tė shtrihet nė krevat, dhe pėr ēdo mėngjes kur gdhihet nga gjumi nė mėnyrė tė qetė dhe me gjysmė zėri nė formė pėshpėritėse, qe pėshpėritjen e vet mund tė kuptoi fjalė pėr fjalė:“Unė tugitem nga duhani. Pasi qe e marrė cigaren, mė villet”.

Kėtė fjali duhet pėshpėritur nė formė tė cekur pesėmbėdhjetė deri njėzetė here. Tė disa gėrdia ndaj duhanit do tė filloi menjėherė tė nesėrmen, tė disa pas disa ditėve, ndėrsa tė disa kjo kohė do tė zgjatė mė shumė. Pa marrė parasysh periudhėn kohore me siguri ėshtė qe kėmbėngulėsia nė pėrdorimin e autosugjestionit do tė sjellė deri tė ēmėsuara e pirjes sė duhanit.

Ashtu duhet vepruar edhe tė alkoolistėt. Tė tillėt duhet tė formulojnė fjalin sa vijon:

Mua mė villet nga alkooli. Si tė marr alkoolin, mė villet”.

Nė mėnyrė tė pandėrprerė dhe mė gjysmė zėri pėrsėritėt njėzetė here para gjumit nė mbrėmje dhe njėzet here nė mėngjes pas gdhirės. Pas njė kohe tė shkurtėr do tė hetoni veprimin e autosugjestionit.

Kėta janė dy shembuj tė shprehive mė tė mėdha dėmtuese nga tė cilėt njerėzit, edhe pran vullnetit mė tė mirė, mė vėshtirėsi ēmėsohen. Pran kėtyre veseve, ka edhe vese tjera dėmtuese qe rrezikojnė shėndetin dhe nga tė cilėt ēdo njeri lehtė mund tė ēmėsohet, vetėm me pak durim.

Duke e pėrfunduar kėtė parathėnie mbi Emil Kue-nė dhe metodat e tija, dėshiroi qe metodat e tija edhe tek ne tė njoftohen sa mė mirė dhe tė aplikohen nė shtresa tė gjėra shoqėrore vetėm e vetėm pėr pėrmirėsimin e shėndetit tė njeriut. Kjo plotėsisht kishte mė i pėlqyer edhe vet qėllimeve tė Kue-sė, themeluesit tė kėsaj metode, si dhe tė miat si pėrkthyes ky libėr pėr tė gjithė lexuesit nė gjuhėn shqipe.

Ky libėr nė vitin 1932 ėshtė shitė mbi 194.000 ekzemplarė vetėm nė Francė. Ėshtė e pėrkthyer nė katėrmbėdhjetė gjuhė tė huaja, andaj pėr kėtė arsye ėshtė e njohur dhe e pranuar nė terė botėn. “nuk na venė nė qarkullim vetėm vullneti por edhe emancipimi”
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-06-13, 07:32   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Fuqia e mendimit

Tė ardhmen tėnde e krijon ti


Veprat dhe pasojat e tyre.

Ka njė ligj nė Natyrė, i cili bashkon shkaqet dhe pasojat. Nė vėshtrim tė parė mund tė shpallet nė aksiomėn e pranuar tė Shkencės: Veprimi dhe Kundėrvprimi reagimi janė tė barabartė e tė kundėrt. Ky ligj ėshtė i tillė qė, kur ekuilibri i Natyrės trazohet, priret ta rivendosė; kjo ėshtė e vėrtetė universale nė Natyrė.

Tė gjithė qė kanė studiuar diēka shkencore nuk mohojnė ekzistencėn e Ligjeve tė Natyrės. Kėto ligje nuk janė urdhėra. Ato janė thjesht paraqitje e disa vargjeve tė caktuara, apo renditje, qė janė vėzhguar kur ndodhin, pra, kur dicka ndodh, njė gjė tjetėr e pėrcaktuar e pandryshueshme pason. Kjo ėshtė thelbėsore pėr tė kuptuar ēfarė quhet Karma, e duhet kuptuar qartė. Ligjet e njerėzve janė urdhėra qė zbatohen apo abstenohen, dhe, dėnimi lidhur me prishjen e tyre ėshtė i diktuar. Por me Ligjin e Natyrės ėshtė ndryshe. Disa kushte shpallen dhe, kudo qė ato janė, kushte tė tjera tė pėrcaktuara pasojnė e duhet tė pasojnė. Natyra tė lė plotėsisht tė lirė tė mbjellėsh ēfarė tė duash. Por nėse kėrkon oriz nuk mbjell dot elb apo gjemba gomari. “Mos u mashtro; Zoti nuk pėrqeshet; njeriu korr atė qė mbjell”. Kjo ėshtė Karma; as mė pak e as mė shumė. Nuk do ta kesh tė vėshtirė tė pėrvijosh idenė e Ligjit nė botėn mendore e morale. Tė gjitha botėt janė tė lidhura, e nė tė gjitha, Ligji ndikon. Nuk asgjė nė formė urdhėri; tė lė tė lirė tė zgjedhėsh, por pėrcakton qartė se disa kushte do tė vijojnė pashmangshmėrisht si pasoja tė zgjedhjeve tė tua. Ky formulim mund tė bėjė ndokėnd tė mendojė se nuk ėshtė i lirė, e s’mund tė bėjė gjė. Por, merrni ligjin e rėndesės – qė trupat priren tė lėvizin drejt qendrės sė tokės. Njė injorant mund tė mendojė: “Si ia bėn tė ngjitesh sipėr?” Duke i kundėrvėnė forcės sė Natyrės qė tė tėrheq njė tjetėr forcė tė Natyrės, me anė tė sė cilėn ngrihesh – forcėn muskulare. Nuk po thyen ligjin e rėndėsės, por ndjen se funksionon nė pėrpjekjen, me tė cilėn ngrihesh kundėr forcės sė gravitetit. Ndėrsa studioni, gjeni se ligjet janė tė padhunueshėm, prandaj njeriu mund tė lėvizė lirshėm mes tyre; por me njė kusht tė vetėm – t’i njohė e t’i kuptojė; ndryshe ėshtė skllav. “Natyra pushtohet me bindje”. Nuk mund tė luftoni kundėr Natyrės, ėshtė shumė e fortė pėr fuqitė e vockla tė njeriut; megjithatė mund ta detyroni tė bėjė saktėsisht atė qė doni, nėse njihni ligjet me tė cilat funksionojnė fuqitė e saj. Njeriu nuk urdhėrohet nga Natyra, nuk ėshtė skllav i saj; ėshtė mes ligjesh e forcash tė zbulueshme e tė llogaritshme, me anė tė tė cilave mund tė sundojė e t’i pėrdorė. Natyra as e braktis apo shmanget nga rruga e saj. Njeriu dėshton sepse dija e tij ėshtė e papėrkryer, e kjo papėrsosuri e ka tradhėtuar. Religjionet antike e disa moderne shpallin se ėshtė e mundur tė shpėrngulet siguria e njė ligji, ajo siguri e padhunueshme pandryshueshmėrisht, drejt sferave tė mendjes e moralit. Nė fakt, njeriu ėshtė vėrtet zot i fatit tė vet, pasi mund tė veprojė nė botėt qė modelojnė tė adhmen, duke bėrė veten atė qė kėrkon tė jetė.

Ka tre ligje shtojca nėn Ligjin e pėrgjithshėm tė veprimit:


1) Mendimi ėshtė fuqia qė ndėrton karakterin; si mendoni, ashtu bėheni.

2) Forca qė quajmė dėshirė, apo vullnet (dy forma tė sė njėjtės forcė) ju afrojnė me gjėrat qė dėshironi.

3) Efekti i sjelljes suaj mbi tė tjerėt, duke u shkaktuar lumturi apo mjerim, ju sjell lumturi apo mjerim si shpėrblim. Nėse dikush kupton kėto tre ligje e di si t’i pėrdorė, bėhet zot i sė ardhmes sė vet, krijues i fatit tė vet.



1) Mendimi ndėrton karakterin. Mund ta provoni kėtė nėpėrmjet autoritetit tė shkrimeve tė shenjta ose nga pėrvoja juaj, e cila ėshtė mbase mė e duhura, sepse ėshtė e juaja e nuk mund tė vihet nė dyshim. Nėse doni tė dini me siguri absolute se mendimi bėn karakterin, provojeni. Mėnyra ėshtė tepėr e thjeshtė. Le tė marrim shembullin se jeni gjaknxehtė; ky nuk ėshtė krim, por njė dobėsi tepėr e zakonshme. E dini se mėrziteni shpejt. Duke e pranuar, mos menduni pėr tė kurrė mė, sepse nėse mendimi ngjiz karakterin, tė menduarit do t’i japė jetė e do ta rritė; mendoni pėr tė kundėrtėn – durimin – pėr disa minuta ēdo mėngjez. Bėjeni rregullisht, sepse ky ėshtė eksperiment shkencor. Mendoni pėr tė si tė keni qejf; veten si durimtar, pastaj mendoni pėr njerėzit mė acarues qė njihni. Nuk do tė ngelet nė mendjen tuaj as irritimi mė i vogėl. Duhet tė bėni durim nė kėtė pamje mendore. Pėrsėriteni ēdo mėngjez pėr njė javė. Do tė shihni se mendimi i durimit do t’ju vijė ndėrmend edhe pa e thirrur gjatė ditės. Kjo ėshtė shenja e parė se mendimi juaj mėngjezor po funksionon. Nė fillim do tė shfaqet pas njė shpėrthimi nervor. Vazhdoni derisa mendimi pėr tė duruar vjen para provokimit. Pas disa muajsh do tė gjeni durimin si pjesė tė karakterit tuaj. Nė kėtė mėnyrė mund tė zhdukim dobėsi pas dobėsie dhe tė ndėrtojmė karakterin, si njė murator gur pas guri, murin.

2) Dėshira afron dėshiruesin dhe atė qė dėshirohet. Nė univers shihni gjithandej forcėn motivuese si tėrheqje. Pėr sa kohė objektet e jashtme e nxjerrin prej jush e quajmė Dėshirė. Kur e njėjta fuqi drejtohet nga pėrbrenda e quajmė Vullnet. Ēdo gjė qė doni ta zotėroni tėrhiqet drejt jush prej dėshirės, sepse ka Njė Jetė nė gjithēka dhe jetėt e ndara nga format e ndryshme pėrpiqen gjithmonė tė ribashkohen.

3) Siē u jepni Lumturi apo Mjerim tė tjerėve, ashtu do tė korrni Lumturi apo Mjerim pėr veten. Sipas efektit tė veprimeve tona mbi tė tjerėt vjen reagim i njėjtė mbi ne. Nėse mbillni oriz do tė korrni oriz. Por, nėse bėhet njė vepėr e mirė vetėm pėr shtysa egoiste, pėrfundon si tipar egoist.

Njėmendėsoni kėto tre ligje dhe mund tė ndėrtoni tė ardhem tuaj duke i zbatuar ato. Njohuri tė pamjaftueshme pėr Karmėn janė zakonisht tė rrezikshme, pasi njė prej pasojave ėshtė prirja pėr tu ulur e thėnė: “Ėshtė Karma ime!”. Si gjithė Ligjet e Natyrės, nuk ėshtė forcė detyruese por mundėsuese. Mbani mend se “Pėrpjekja ėshtė mė e madhe se fati”. Mendimi dhe dėshira e ēastit ėshtė shpesh e mjaftueshme pėr tė balancuar forcat e kundėrta. Mund tė dėshtoni pėr momentin, por do tė fitoni nesėr, apo ditėn tjetėr. Duhet tė jepni ndihmėn tuaj pėr tjetrin qė vuan nėn Karmėn e vet, sepse nėse nuk bėni mė tė mirėn tuaj, atėherė po prodhoni Karmė qė trashėgon mungesė ndihme nė ēastin e nevojave tuaja.

Gjithsesi, detyra juaj ėshtė gjithmonė tė ndihmoni.

Detyra jonė ėshtė gjithmonė vepėr e mirė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-06-13, 20:43   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Fuqia e mendimit

Lumturia fillon sot!



Ta pritėsh lumturinė qė do tė lajmėrohet nė njė tė ardhme ėshtė diēka qė nuk do tė thotė se patjetėr do tė ndodhė ndonjėherė. Pėr tė qenė tė lumtur duhet tė punojmė sot pėr lumturinė. Lumturia ka karakter emocional, dhe jo material, kėshtu qė ajo ėshtė gjendje e mendjes. Pėr tė qenė tė lumtur, kėtė lumturi duhet ta pėrfitojmė (krijojmė).

Nė lumturinė tonė ndikon memoria (kujtesa) qė e kemi nė mendjen tonė. Kujtesa nė mendje ėshtė refleksion i gjithė asaj ēfarė kemi pėrjetuar nė jetė. Ajo ēfarė mbartim nė mendje paraqet atė me tė cilėn identifikohemi (bėhemi njė/njėjtė me tė). Ēdo aksion qė e kemi ndėrmarrė nė jetė dhe qė ndėrmarrim krijon njė kujtim nė mendjen tonė.

Pra, nė njėfarė mėnyre, lumturia varet nga kujtimet qė i mbledhim me vite. Pėr tė qenė tė lumtur edhe sot edhe nė tė ardhmen, ėshtė kryesore tė zgjedhim ēfarė do tė bėjmė sot, si do tė reagojmė nė atė ēfarė ndodhė rreth nesh. Nė kėtė mėnyrė do tė krijojmė memorie/kujtesė pozitive qė nė tė ardhmen do tė bėhet njė pasqyrė e re.

Meqenėse reagojmė ndaj rrethinės, nė rastet mė tė shumta, pėrshtatshėm me mėnyrėn nė tė cilėn rrethina reagon nė ne, ėshtė e nevojshme tė kemi para sysh njė gjė. Mėnyra sesi tė tjerėt reagojnė ndaj nesh janė refleksionet e tyre, refleksionet e memories sė tyre, kurse refleksionet e huaja nuk kanė kurrfarė lidhje me ne. Mendja e secilit prej nesh reflekton fjalėt dhe akcionet qė shkakun e kanė ekskluzivisht nė mendjen tonė, dhe jo nė akcionet dhe fjalėt e huaja.

Refleksionet e mendjes sonė janė shumė tė fuqishme. Nganjėherė as nuk jemi tė vetėdijshėm se sa ato mund tė jenė tė fuqishme. A do ta kemi kujtesėn e mbushur me bukuri apo hidhėti, varet ekskluzivisht (vetėm) nga ne.

Lumturia ėshtė njė ndjenjė shumė jokonzistente (jostabile). Te shumica prej nesh, nė momente jemi tė lumtur, por pas disa orėve mė as qė na kujtohet ajo lumturi. Qė tė mundemi fare ta mbajmė lumturinė mė gjatė se disa orė nevojitet tė dijmė ēfarė domethėnė pėr ne fjala lumturi? Nėse nuk e dimė ēfarė ėshtė ajo pėr ne, si do tė dijmė si ta realizojmė atė. E dhe pse nganjėherė presim lumturinė qė do tė vijė pėr shkak tė ndodhive tė mėdha, ajo megjithatė mund t`i ketė rrėnjėt e saja edhe nė sendet shumė tė vogla. Ekzistojnė aq shumė pėrvoja tė imėta pėr tė cilat as qė jemi tė vetėdijshėm vetėm pėr arsye se jemi tė prirur tė marrim kafshata tė mėdha. Nuk ka asgjė tė keqe nė lumturinė e madhe dmth. lumturinė qė e sjellin realizimet/arritjet e mėdha nė jetė, mirėpo pėr tu kėnaqur nė bazėn e pėrditshme nevojitet tė mėsohemi tė jemi tė lumtur me sende tė vogla.

Kur mendojmė me termat e lumturisė dmth. kur i sjellim nė mend, nėpėrmjet kujtesės momentet e lumtura nė jetėn tonė, atėherė trupi dhe mendja jonė fillojnė tė reagojnė nė harmoni me kėto ndjenja. Sa mė shpesh mendojmė me termat e lumturisė, aq mė shumė do tė jemi tė lumtur, sepse truri nuk e njeh dallimin nė mes asaj ēfarė ka qenė apo ēfarė do tė jetė dhe asaj ēfarė ėshtė.

A e keni pyetur ndonjėherė veten ēfarė ndodh kur jemi tė pranishėm nė moment? Prania nė moment na jep njė fokusim total nė atė ēfarė ndodhė momentalisht rreth nesh. Nė kėtė mėnyrė ne jemi tė befasuar me ēfarėdo qoftė qė zhvillohet rreth nesh, vetėm pėr arsye qė jemi kėtu dhe pėr shkak kėsaj jemi shumė tė lumtur dhe tė kėnaqur. Shoqėrimi me miqtė ėshtė njė mėnyrė e shkėlqyeshme e fisnikėrimit tė kohės, tė disponimit dhe tek e fundit tė vetė jetės. Kėto shoqėrime nuk lypet tė jenė patjetėr tė natyrės identike sa herė qė shoqėroheni. Me pak kreativitet ato mund tė bėhen freskim i vėrtetė edhe pėr ne edhe pėr ta. Sė bashku me shokėt mund tė bėjmė gjithēka, me rėndėsi ėshtė vetėm qė edhe ne edhe atyre na intereson pėrnjėmend ajo ēfarė bėjmė. Mund tė fotografojmė, tė ziejmė, tė luajmė ndonjė lojė sė bashku, ta bėjmė njė strip, tė shkojmė nė piknik, ta shikojmė njė film inspirues dhe gjėra tė ngjashme.

Natyra gjithmonė ka pasur efekte tė mira nė shpirt dhe trup. Vetitė e saja mirėbėrėse qėndrojnė nė dispozicion pėr tė gjithė ne. Nevojitet vetėm pak motivacion pėr tė marr guxim pėr akcion dhe pėr tu nisur nė natyrė. Shėtitjet, kėrkimi i teorive tė reja natyrore, planifikimi, kopshtet botanike, piknikėt, peshkimi e gjėra tė tilla janė disa nga opsionet qė mund t`i bėjmė pėr tė ra nė kontakt me natyrėn. Nuk e di a e keni vėrejtur, por disponimi ynė nė natyrė gjithmonė ėshtė mė i ndryshėm sesa nė qytet.

Njė libėr i mirė, njė muzikė e mirė nė mp3 player apo njė revistė e mirė nė kombinim me ndonjė pemė nė njė vend tė bukur natyror, mund tė jetė mėnyrė e shkėlqyeshme pėr relaksim dhe distancė nga jeta e pėrditshme. Pėrveē rekviziteve tė nevojshme mjafton vetėm tė ulesh dhe tė mbėshtetesh pėr njė peme. Pak lexim, pak dėgjim tė muzikės dhe pak vėshtrim dhe pėr njė orė mund tė bėhemi njė person i ri. Nėse jemi njerėz qė e preferojmė mėnyrėn urbane tė relaksimit, atėherė pemėn mund ta zėvendėsojmė me relaksim nė ndonjė kafeteri qė ju pėlqen.

Lumturia shumė varet nga ajo sesa jemi kreativ dmth. sesa i lejojmė vetes qė tė jemi kreativ. I vetmi kufizim qė na imponohet nė jetė ėshtė kufizimi i imagjinatės sonė personale. Pikėrisht pėr kėtė arsye vjen deri te monotonia dhe ngurrimi nė jetė. Aq shumė gjėra na ofrohen pėr ēdo ditė, nevojitet vetėm tė marrim zemėr dhe tė nisemi nė akcion. Veēanėrisht nėse jetojmė nė qytet, nė ēdo kėnd na ofrohen mundėsi tė panumėrta tė pėrditshme. Teatra, kino, kurse tė ndryshme, punėtori dhe gjėra tė ngjashme janė vetėm pjesė e ofertės sė asaj ēfarė mundemi tė bėjmė.

Pasi po flasim pėr futjen e risive nė jetė, njėra nga opsionet e dėshirueshme ėshtė anėtarėsimi nė ndonjė klub apo grup me mendime tė njėjta me ty. Nevojitet vetėm tė definohet cila ėshtė fusha jonė e interesit pėr tė vendosur nė cilin klub apo grup tė anėtarėsohesh. Ndonjė interesim i ri nė grupin e njerėzve mund tė jetė pėr ne njė freskim i shkėlqyeshėm i jetės.

Gjithēka bėjmė nė jetė, me rėndėsi ėshtė sesi e ndjejmė veten kur e bėjmė atė. Nėse emocionet dominante tek ne janė ato tė gėzimit, kėnaqėsisė dhe shijimit, atėherė jemi nė rrugėn e drejtė sepse kjo ėshtė ajo qė na mbushė me plotėsi. Nėse nuk ėshtė kėshtu, nėse e ndjemė acarimin, mundimin dhe pakėnaqėsinė, atėherė diēka duhet tė ndryshojmė nė jetėn tonė. Emocionet qė na lindin kur jemi duke bėrė diēka janė gjithmonė indikative (qė tregojnė gjendjen reale). Sipas tyre mund tė njohim sa jemi nė harmoni me vehten, dhe sa nuk jemi.

Mundėsi kemi shumė. Me rėndėsi ėshtė qė tė vihemi nė lėvizje nga inercioni dhe ta definojmė ēfarė jete dėshirojmė. Pas kėsaj nevojitet vetėm trimėrisht tė nisemi kah realizimi i gjithė asaj ēfarė ndjejmė se ėshtė familjarizuese pėr ne.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-08-13, 13:23   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Fuqia e mendimit

Manipulimi i informacionit


"Me anė tė pėrdorimit tė zgjuar dhe ngulmues tė propagandės, madje edhe parajsa mund t‘u paraqitet njerėzve si ferr, dhe anasjelltas jeta mė mjerane si parajsė"

Adolf Hitleri, "Mein Kampf".



Duke qenė se mjetet e informimit janė shtuar - nga shtypshkronjat te telefoni, radioja, televizioni dhe interneti - vėrshimi i lajmeve mbushamendėse ėshtė shtuar nė mėnyrė tejet dramatike. Ky revolucion komunikimi ka ēuar nė mbingarkimin me informacion, teksa njerėzit janė tė mbytur me lajme tė panumėrta qė vijnė nga pothuajse ēdo drejtim i mundshėm. Tė shumtė janė ata qė kėsaj trysnie i pėrgjigjen mė shpejt dhe i pranojnė ato pa i hetuar apo pa i analizuar.

Propaganduesit dinakė i pėlqejnė kėto lloj mėnyrash - sidomos atė mėnyrė tė menduari qė i bėn njerėzit tė veprojnė pa u menduar. Propaganda e nxit kėtė lloj mėnyre tė menduari, duke trazuar emocionet, duke shfrytėzuar pasiguritė, dykuptimėsitė e gjuhės dhe duke nėnshtruar rregullat e logjikės. Sikundėr dėshmon edhe historia, taktika tė tilla mund tė dalin jashtėzakonisht punėbėrėse.

Njė histori mbi propagandėn

Sot fjala "propagandė" ka kuptim negativ, duke lėnė tė kuptohet pėr marifete tė pandershme, por fillimisht kjo fjalė nuk kishte kėtė ngjyrim kuptimor qė ka sot. "Propaganda" me sa duket e ka prejardhjen nga emri latin i njė grupi kardinalėsh katolikė romakė, Congregatio de Propaganda Fide (Kongregacioni [Kisha] pėr Propagandimin e Besimit). Ky komitet, i quajtur Propaganda shkurt, u themelua nga Papa Gregori XV nė vitin 1622 pėr tė mbikėqyrur misionarėt. Gradualisht, "propaganda" mori kuptimin e pėrpjekjeve pėr tė pėrhapur besimin fetar. Por koncepti i propagandės nuk lindi nė shekullin e 17.

Qysh nga kohėt e lashta, njerėzit kanė pėrdorur ēdo mjet qė kanė pasur nė dispozicion pėr tė pėrhapur ideologjitė apo pėr tė rritur famėn dhe pushtetin. Pėr shembull, arti ka shėrbyer pėr qėllime propaganduese qė nė ditėt e faraonėve egjiptianė. Kėta mbretėr i ngrinin piramidat e tyre pėr tė pasqyruar imazhin e pushtetit dhe qėndrueshmėrisė.

Ngjashėm, arkitektura e romakėve shėrbente pėr qėllime politike: mbulimin me lavdi tė shtetit. Termi "propaganda" mori ngjyrim negativ gjatė Luftės sė Parė Botėrore, kur qeveritė filluan tė luanin rol aktiv nė dhėnien e trajtės informacionit tė luftės tė pėrhapur nga media. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, Adolf Hitleri dhe Jozef Gėbelsi dolėn se ishin mjeshtėr tė propagandės.Duke vijuar me Luftėn e Dytė Botėrore, propaganda sa vinte e bėhej gjithnjė e mė shumė njė vegėl e madhe, pėr tė nxitur politikėn kombėtare. Qoftė blloku perėndimor, ashtu edhe ai lindor, bėnė fushata tė plota, pėr tė fituar masat e mėdha tė njerėzve asnjanės qė tė merrnin anėn e tyre.

Ēdo aspekt i jetės kombėtare dhe asaj politike u shfrytėzua pėr qėllime propagandistike. Vitet e fundit, sofistikimi nė rritje i teknikave tė propagandės ėshtė bėrė i dukshėm nė fushatat zgjedhore, sikurse nė reklamimin e shoqėrive tė duhanit. Tė ashtuquajturit ekspertė dhe udhėheqės tė tjerė janė pėrdorur pėr ta portretizuar pirjen e duhanit si magjepsėse dhe tė shėndetshme dhe jo si rrezik pėr shėndetin e njerėzve, sepse i tillė ėshtė.

Sipas pėrllogaritjeve tė Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė, ēdo vit vdesin jo pak, por 5 milionė njerėz. Kjo shifėr ėshtė e barabartė me zhdukjen nga harta tė njė popullsie sa ajo e Shqipėrisė dhe Kosovės.

Pėrgjithėsimet

Njė tjetėr taktikė mjaft e suksesshme e propagandės ėshtė pėrgjithėsimi. Pėrgjithėsimet kanė prirjen tė errėsojnė faktet e rėndėsishme pėr tė dhėnat e vėrteta tė ēėshtjes dhe pėrdoren zakonisht pėr tė poshtėruar grupe tė tėra njerėzish. "Ciganėt (apo emigrantėt) janė vjedhės" ėshtė, pėr shembull, njė frazė qė dėgjohet shpesh nė disa vende europiane.

Por, a ėshtė e vėrtetė kjo?Damkosje tė tilla s‘bėjnė tjetėr vetėm se shkaktojnė njė lloj furie ksenofobie dhe shpeshherė raciste kundėr tė huajve. Faktet kanė treguar, megjithėkėtė, se kur bėhet fjalė pėr vepra kriminale, fajtorėt nė atė vend ka mė shumė tė ngjarė tė jenė vendės nė vend se tė huaj. Anketimet kanė treguar se nė Greqi, "96 nga 100 pėr qind tė krimeve kryhen nga grekėt". Shkaqet e veprimtarisė kriminale janė ekonomike dhe shoqėrore, jo "raciale". Gjithė fajin e ka media qė "nė mėnyrė sistematike kultivon ksenofobinė dhe racizmin, duke shtrembėruar realitetin".

Disa njerėz i fyejnė ata qė nuk ndajnė tė njėjtin mendim me ta, duke vėnė nė pikėpyetje karakterin apo motivet e tyre nė vend se tė pėrqendrohen te faktet. Etiketimi s‘ėshtė veēse njė mėnyrė negative dhe e lehtė pėr tė mbajtur mend njė person, njė grup apo ndonjė ide. Etiketuesit shpresojnė qė taktika e tyre tė bėjė punė.

Nė qoftė se njerėzit hedhin poshtė personat apo idenė nė bazė tė etiketimit negativ nė vend qė t‘i peshojnė vetė faktet dhe provat, atėherė strategjia e etiketuesit ka bėrė punė. Ky marifet u zbulua nga Instituti pėr Analizėn e Propagandės nė vitin 1938.Instituti pėr Analizėn e Propagandės vėren se "emrat e kėqij kanė luajtur njė rol tmerrėsisht tė fuqishėm nė historinė e botės dhe nė zhvillimin tonė individual. Ato kanė shkatėrruar reputacione, …kanė ēuar [njerėz] nė biruca dhe ua kanė prishur aq shumė mendjen njerėzve sa kanė qenė tė gatshėm tė marrin pjesė nėpėr beteja dhe nėpėr kasaphana pėr tė vrarė tė afėrmit e tyre".

Loja me emocionet

Sido qė ndjenjat janė tė pavenda kur bėhet fjalė pėr pohime tė bazuara mbi fakte apo nė logjikėn e argumentit, ata luajnė njė rol tė madh sa i pėrket bindjes. Thirrjet qė u bėhen ndjenjave krijohen nga reklamuesit e praktikuar, qė luajnė me ndjenjat me po aq mjeshtėri sa edhe virtuozi luan nė piano.

Urrejtja ėshtė njė emocion i fuqishėm qė shfrytėzohet me mjeshtėri nga propaganduesit. Njė gjuhė e ngarkuar ėshtė veēanėrisht e volitshme pėr arritjen e qėllimeve tė caktuara. Duket se pėrdorimi i fjalėve tė pahijshme nxit dhe shfrytėzon urrejtjen kundėr grupeve fetare apo raciale dhe etnike.Disa propagandues luajnė me krenarinė.

Shpesh dėgjojmė pėr fraza tė tilla si: "Ēdo njeri i zgjuar e di se…" apo "E po njė person me aq pak shkollė sa ke ti s‘mundet tė…". Thirrjet e gabuara qė i bėhen krenarisė bėhen me qėllim pėr tė shkaktuar te tė tjerėt frikė dhe pėr t‘i bėrė tė mendojnė se janė budallenj. Profesionistėt e artit tė bindjes janė shumė tė mirėnjohur pėr kėto.

Parullat dhe simbolet

Parullat janė shpallje tinėzare qė zakonisht pėrdoren pėr tė shprehur pozita apo qėllime. Pėr shkak tė dinakėrisė sė tyre, ėshtė e lehtė qė tė jesh nė njė mendje me to.Demagogėt janė mjeshtėr nė pėrdorimin e parullave tė shkruara dhe tė folura, ndėrsa njerėzit nuk arrijnė tė dallojnė synimin e vėrtetė qė qėndron pas demagogjive tė tyre.

Sido qė demagogėt pėrdorin mjeshtėrisht tema tė tilla si atdheu, familja, ndershmėria morale etj., gjetiu e kanė synimin.Kėshtu qė arti i propagandės mund tė paralizojė mendimet, pengon tė menduarin e qartė dhe aftėsinė shquese dhe i kushtėzon njerėzit tė veprojnė si turmė e ēorganizuar.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-10-13, 18:18   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Fuqia e mendimit

Ēka ėshtė Meditimi Transcendental?


Teknika e meditimit transcendental ėshtė njė teknikė mjaft e thjeshtė dhe e lehtė pėr ndryshimin e qenies nė brendinė tuaj. Ajo mundėson qė mendja juaj tė qetėsohet dhe tė pėrjetojė burimin e mendimit – vetėdijen e pastėr, niveli ky mė i qetė i vetėdijes.





Meditimi Transcendental rrit pėrqendrimin, redukton dhimbjen dhe forcon lidhjet emotive. Ėshtė aftėsi dhe njėherazi njė nevojė e mendjes njerėzore.

Hulumtime mbi transcendetimin
Studimet e para mbi teknikat e Meditimit Transcendetal janė bėrė nė UCLA dhe Shkollėn e mjekėsisė tė Universitetit tė Harvard-it nė vitet e 70-ta. Nė kėto studime thuhet se me anė tė teknikave tė Meditimit Transcendental, prodhohet njė gjendje unike e vetėdijes “vetėdije e relaksuar” nė mendje dhe trup. Asnjė lloj tjetėr i meditimit nuk e krijon kėtė gjendje.

Qė atėherė, shumė studime kanė dokumentuar njė gamė tė gjerė tė indikatorėve fiziologjikė tė vetėdijes sė relaksuar. Edhe pse trupi ėshtė nė pushim tė thellė, mendja ėshtė e zgjuar dhe jo nė gjumė, siē pasqyrohet me rritjen e valėve alfa gjatė praktikės TM.

Pėrfitimet e menjėhershme dhe afatgjate
Transcedentimi nė mėnyrė automatike i vetėdijes ėshtė ēelėsi i efektit tė teknikave tė Meditimit Transcendental dhe nuk shfaqet gjatė meditimeve tė tjera, tė cilat kanė pėr bazė koncentrimin dhe pėrqendrimin e mendjes.
Nė mė tepėr se 350 studime tė publikuara, ėshtė zbuluar se Meditimi Transcendental prodhon pėrfitime tė menjėhershme pėr mendjen dhe trupin.







Meditimi Transcendental zvogėlon stresin dhe shqetėsimin
Njerėzit qė vijnė tek unė pėr tė liruar stresin apo me ndonjė ērregullim qė shfaqet nga stresi, kanė nevojė pėr njė meditim efektiv, i cili mėsohet lehtė dhe prodhon rezultate tė vazhdueshme.

Edhe pse MT ėshtė njė teknikė mentale, duke marr parasyshė marrėdhėnien nė mes tė trupit dhe tė mendjes, praktikimi i MT, sjell poashtu efekte tė gjera fiziologjike. MT lejon mendjen tė relaksohet nė brendinė e saj – nė mėnyrė krejt tė natyrshme. Mėsuesit e MT, e quajnė kėtė transcendetim tė lehtė. Kjo ėshtė ajo qė e bėnė MT mė tė veēantė, dhe pse kjo teknikė sjell pėrfitime tė mėdha pėr mendjen dhe trupin, qysh prej fillimit tė praktikimit”.

Niveli i lartė i hormonit kortizol, shkakton stresin. Studimet kanė vėrtetuar qė gjatė praktikimit tė MT, ky hormon ka shėnuar rėnie, ndėrsa nuk ka pas ndonjė ndryshim tė dukshėm gjatė relaksimit (pushimit) tė zakonshėm.

Asnjė teknikė tjetėr pėr menaxhimin e stresit, nuk i afrohet pėrmasės pėr lirimin e stresit sa MT. – citon Norman Rosenthal, M.D., psikolog, nga Universiteti Georgetown.

Hulumtuesit e universitet tė Stanfordit, nė 146 studime tė pavarura, kanė gjetur se, teknika e MT ėshtė dy herė mė efikase pėr tė zvogėluar shqetėsimin (ankthin) nė krahasim me koncentrimin, pėrqendrimin apo teknikat tjera.

Sipas tė gjitha studimeve tė bėra nėpėr botė pėr meditimin transcendental, nėse meditojmė dy herė nė ditė nga njėzet minuta, ne i kemi falur vetes energji tė cilėn mund ta vėmė nė funksion tė sė mirės sė vetvetes. Nėse kėto seanca meditimi zhvillohen nė tė njėjtin orar tė ditės, atėherė kjo do tė jetė akoma edhe mė mirė. Meditimi Transcendental ėshtė njė procedurė e thjeshtė dhe e natyrshme qė pėrgjithėsisht praktikohet me sytė mbyllur e me mendje tė hapur. Por ėshtė njė nga metodat mė tė praktikuara nė botė pėr tė qenė efektivė nė vetėzhvillim.


Pėrmbledhje e deklaratės nga “American Heart Association”

Duke u bazuar nė studime kardiologjike, teknika e MT ėshtė e vetmja teknikė qė ka treguar rezultate pėr uljen e shtypjes sė gjakut. Sipas AHA, pėr arsye tė studimeve negative dhe rezultateve jo tė qarta, tė gjitha metodat tjera tė Meditimeve (duke pėrfshirė pėrqendrimin) janė vlerėsuar me Klasėn III, pra pa pėrfitime. Prandaj, teknikat e tjera tė meditimit, nuk rekomandohen nėpėr klinika pėr tė ulur shtypjen e gjakut.

Poashtu, nė studimet e publikuara tė AHA, thuhet qė ulja e shtypjes sė gjakut me praktikimin e MT, poashtu ul edhe shkallėn e vdekshmėrisė, sulmit nė zemėr dhe goditjes nė tru.

Deklarata shkencore e AHA konkludon qė trajtimet alternative qė pėrfshijnė teknikėn e MT, janė tė rekomanduara pėr tė gjithė individėt qė kanė shtypjen e gjakut mė tė lartė se 120/80 mm Hg.



__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:17.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.