Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Toleranca fetare!
Emri
Fjalėkalimi
Toleranca fetare! A jemi ne Shqipetarėt popull tolerant nė fe?



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 22-10-13, 12:09   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Xhihadi global; fe, politikė apo biznes?

Xhihadi Global: fe, politikė apo biznes?







Nė vitet e ardhshme "pikė e nxehtė" e Islamit radikal nė Evropė me propabilitet tė madh mund tė bėhet Ballkani. Nė fokusin e vėmendjes sė ekspertėve kėto muajt e fundit ka qenė Mali i Zi. Nga kjo republikė - njė resort i mrekullueshėm, i qetė dhe me qėndrueshmėri tė habitshme - filluan tė vijnė njoftime nė lidhje me aktivizimin e veprimtarisė sė islamit radikal.Kėshtu, pak kohė mė parė u bė publik informacioni mbi ndalimin e njė familje serbe qė ka pėrqafuar ideologjinė dhe praktikat vahabiste. Gjatė bastisjes sė shtėpisė, kryefamiljarit dhe dhėndėrrit tė tij iu gjetėn armė dhe municione. Siē u bė e qartė, tė dy burrat nė mėnyrė periodike "shkonin pėr tė luftuar nė Siri" nė mbėshtetje tė shokėve tė tyre tė idesė nė luftėn kundėr Bashar Al-Assad.

Pothuajse nė tė njėjtėn kohė nė veri tė Malit tė Zi, jo larg kufirit me Kosovėn, u zhvillua "tubimi" tradicional i vahabistėve. Ky takim u mbajt nėn flamujt e Turqisė dhe Arabisė Saudite. Sipas tė dhėnave tė fundit, tani nė rajonet veri-lindore tė Malit tė Zi (kryesisht myslimane, mė tė varfėrat nė vend) janė evidentuar si tė paktėn 200 pasues tė Islamit radikal. Nė vėshtrim tė parė kjo shifėr nuk duket tė jetė dhe aq e madhe. Por Agjencia e Sigurisė Kombėtare e vendit ėshtė tejet e shqetėsuar nė lidhje me rritjen e prirjeve tė tilla dhe deklaron mbi rrezikun e drejtpėrdrejtė kėrcėnues pėr vendin.

Ndėrsa nė Bosnjė dhe Hercegovinė vahabistėt dalin shpesh herė nė rolin e trajnerėve nė palestrat e shkollave. Ėshtė vėrtetuar se militantėt e pėrgatitur nė territorin e BiH-sė janė pėrfshirė nė shpėrthimet e trenave nė Madrid nė vitin 2004. Nė trupat e militantėve tė vrarė tė opozitės nė Siri janė gjetur shpesh pasaporta boshnjake. Raporti i fundit i tillė i pėrket datės 27 shtator tė kėtij viti.

Njihet fort mirė me islamizmin radikal edhe Maqedonia. Sipas tė dhėnave tė ekspertit maqedonas tė sferės sė sigurisė Ivan Babanovski, kampet e "Al-Qaeda" kanė qenė tė vendosura nė atė pjesė tė territorit tė Republikės, e cila kontrollohej nga terroristėt e "Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare". Kėto janė pikėrisht ato trupa qė ndėrmorrėn intervencionin nga Kosova nė Maqedoni nė vitin 2001. Meqė ra fjala, sot nė Kosovė, nė kampin e madh pranė Kaēanikut, trajnohen vullnetarėt qė nisen mė pas pėr tė luftuar nė Siri.

Le tė kujtojmė me kėtė rast se "Kosova e Pavarur" ėshtė projekt i SHBA-sė dhe aleatėve tė saj dhe nuk ka gjasa tė ndodhė ndonjė gjė nė kėtė territor pa dijeninė e tyre. Dhe, pėr fat tė keq, kjo ėshtė vetėm njė pikė nė gjeografinė e gjerė tė kampeve tė trajnimit tė militantėve, tė cilat financohen nga Perėndimi, theksoi nė njė intervistė me Radiokompaninė "Zėri i Rusisė", eksperti nga Gjermania, Dr Hans Kreh:

- Nė lidhje me kėtė temė ekziston raporti shumė interesant i revistės sė autoritetshme e tė respektuar amerikane "Defense and Foreign Affair Strategic Policy", i cili u botua disa muaj mė parė. Nėse do t’i besohet kėtij raporti, shėrbimet e inteligjencės tė SHBA-sė tashmė qė prej shumė muajsh po pėrgatisin nė Jordani 3000 militantė pėr desantim tė mėtutjeshėm nė Damask. Ata tashmė u pėrpoqėn njė herė pėr tė bėrė kėtė, por u bllokuan nė pėrleshjet me grupet e tjera rebele, tė cilat penguan avancimin e tyre drejt destinacionit. Kurse nė revistat arabe unė kam lexuar se shėrbimet sekrete franceze janė pėrfshirė gjithashtu nė trajnimin e njėsive tė militantėve.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 22-10-13, 12:11   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Xhihadi global; fe, politikė apo biznes?

Xhihadi Global: fe, politikė apo biznes?






Moskė, 22.10.2013

Tashmė qė prej kohėsh nuk ėshtė mė sekret pėr askėnd se nė vendet aleate lindore NATO-ja po krijon faktikisht plasdarmėn pėr militantėt e "Al-Qaeda", tregoi pėr Radiokompaninė "Zėri i Rusisė" eksperti rus pėr Lindjen e Mesme, Stanisllav Tarasov:- Turqia fillimisht e mohonte praninė e grupeve terroriste nė territorin e saj. Por gjatė zhvillimit tė ngjarjeve nė Siri shtypi amerikan, evropian, ndėrsa mė pas edhe ai turk, filluan tė pohojnė se zonat pranėkufitare janė vendosur kampet, nė tė cilat pėrgatiten militantėt, apo nėpėrmjet tė cilave realizohet transportimi i tyre prej vendeve tė ndryshme, veēanėrisht nga Libani.

Fakte, qė dėshmojnė pjesėmarrjen e drejtpėrdrejtė tė Ankarasė nė trajnimin e militantėve, arritėn tė gjejnė edhe aktivistėt e tė drejtave tė njeriut nga "Human Rights Watch". Organizata u bėn thirrje autoriteteve turke pėr tė marrė masa nga mė tė rreptat, i tregoi "Zėrit tė Rusisė" eksperti mbi Sirinė dhe Libanin, Lama Fakih:

- Ne kemi arritur tė zbulojmė se njė grup njerėzisht, tė pėrfshirė nė vrasjen e 190 banorėve paqėsorė, ishte i pėrbėrė nga militantė tė huaj (mercenarė), tė cilėt, sipas mendimit tonė, kanė depėrtuar nė Siri nėpėrmjet territorit tė Turqisė. Ne kemi evidentuar gjithashtu se disa persona, tė cilėt kanė financuar kėto operacione, e kanė bėrė kėtė nga vendet e Gjirit Persik.

Falė financimit bujar grupeve terroriste, tė pėrqendruara rreth "Al-Qaeda", nė kuptimin e plotė tė fjalės u ėshtė hapur njė frymėmarrje e dytė. Kurse Siria ėshtė shndėrruar nė poligon pėr trajnimin e rekrutėve nė kushte lufte, tha analisti politik tunizian Mohammed Yasin al-Djilas:

- Qė nga fillimi i krizės siriane nė disa vende kanė filluar tė organizojnė pikat e rekrutimit tė militantėve. Tė ashtuquajturat qendra, numri i tė cilave ėshtė mjaft i madh, kanė gjetur njė pėrhapje tė gjerė veēanėrisht nė Libi dhe Tunizi. Prej tyre militantėt e trajnuar i dėrgojnė nėpėrmjet Turqisė dhe Jordanisė nė Siri. Numri i militantėve nga Tunizia arrin nė disa mijėra vetė. Nė Libi janė ngritur baza me pajisje shumė tė mirė teknike, ku militantėt kryejnė kursin e plotė tė trajnimit. Instruktorė tė tyre janė anėtarėt e "Al-Qaeda" qė vijnė nga Algjeria fqinje.

"Financuesit" kryesorė tė xhihadit, me sa duket, nuk duan tė nxjerrin kurrfarė mėsimesh nga pėrvoja e hidhur e sė kaluarės. Le tė kujtojmė faktin se korparmata e parė islame e ekspeditės u formua me mbėshtetjen e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės qė gjatė kohės sė Luftės afgane tė viteve 1979-1989. Disa dhjetėra mijėra shtetas tė vendeve tė botės arabe, po ashtu si dhe pakistanezė, luftuan atėhere kundėr ushtrisė sovjetike me pėrkrahjen aktive tė shėrbimeve tė zbulimit tė shteteve tė Evropės Perėndimore dhe Lindjes sė Mesme. Kurse mė pas filloi pėrshkallėzimi i theksuar i valės sė dhunės: sulme terroriste filluan tė ndodhnin nė Arabinė Saudite, Egjipt, Algjeri, Maroko. Mė tej pasoi shtatori i "zi" i vitit 2001 nė Shtetet e Bashkuara, shpėrthimet nė Madrid, Londėr, ndėrsa kohėt e fundit sulmi terrorist nė Boston. E megjithatė, Perėndimi deri tani vazhdon tė ushqejė iluzionin se "muxhahidinėt e rinj" nuk janė gjė tjetėr veēse marioneta nė duart e tij. Dhe nuk arrin tė vėrė re se zinxhiri, me tė cilin i mbante lidhur ata, ėshtė kėputur tashmė qė prej kohėsh.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-10-13, 19:40   #3
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Xhihadi global; fe, politikė apo biznes?

krejt feja islame esht BIZNES nuk ka mbet asgjė shpirtnore ne Islam kemi deshmi me ngjarejt qe po ndodhin ne BIK kohve te fundit ose me xhamit siq esht e fshatit Marin afer skenderajt kur imami shtron rrug shperndan ndihna edhe te miturve ju jap nga 40 € per me marr pjes ne msimet kuranore ne at XHAMI ,kjo ishte ma par per momentin nuk e di se si esht gjendja se nji her at Hoxhen nga elbasani e kan pas largue ,po gjendja esht e njejt ne ter Kosoven
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-10-13, 20:21   #4
Dardanesha
 
Avatari i Dardanesha
 
Anėtarėsuar: 09-07-12
Postime: 3,813
Dardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Titulli: Xhihadi global; fe, politikė apo biznes?

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Guri i madh Shiko postimin
krejt feja islame esht BIZNES nuk ka mbet asgjė shpirtnore ne Islam kemi deshmi me ngjarejt qe po ndodhin ne BIK kohve te fundit ose me xhamit siq esht e fshatit Marin afer skenderajt kur imami shtron rrug shperndan ndihna edhe te miturve ju jap nga 40 € per me marr pjes ne msimet kuranore ne at XHAMI ,kjo ishte ma par per momentin nuk e di se si esht gjendja se nji her at Hoxhen nga elbasani e kan pas largue ,po gjendja esht e njejt ne ter Kosoven
1. Ku e di ti qka eshte feja Islame ?

2. Per diqka qe se njeh, ski afinitet edhe aftesi me ndi, me besu, me e pas ne shpirt , ski te drejte me e marre neper goje e me i mvesh lloj lloj etiketimesh.

3. Ne kete rast paske nis me fol per lisa e e paske bitis per fshisa. Mos e perzij asnje individ me fene Islame, merre e lexoje Kur'anin e mos kqyr qa bon filani e fisketu po bazohu ne Kur'anin famelarte, e jo me u mar me thashetheme si grate e katunit gardhiqeve.
__________________
Mos prano therrimet. Zoti te ka bere FEMER ...JO MILINGONE!!!
Dardanesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 8 (0 Anėtarėt dhe 8 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:38.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.