Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 05-11-14, 13:46   #39
petrol
 
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
petrol i dashurpetrol i dashurpetrol i dashur
Gabim Pėrkthyesi Skėnder Luarasi dhe kėndvėshtrimi i studjuesit Agron Tufa.

Petro Luarasi
Pėrkthyesi Skėnder Luarasi dhe kėndvėshtrimi i studjuesit Agron Tufa.


Nė median ‘’Start’’ lexova shkrimin ‘’Pėrkthimi nė Shqipėri: zanafilla e dy paradigmave tė pėrkthimit’’ tė zotit Agron Tufa, shkrimtar, studjues e pedagog i letėrsisė sė huaj nė UT.
Ndėr tė tjera ai shkruan: ” Pėrgjatė gjysmės sė dytė tė shekullit XX, duke pasur parasysh edhe llojin e letėrsisė qė, ideologjikisht, lejohej tė pėrkthehej dhe vetėm tradita e realizmit, dolėn njė gjeneratė e ndritshme pėrkthyesish qė sollėn nė toskėrisht e nė gjuhėn letrare tė pas vitit 1972 kryeveprat e shkrimtarėve realistė. Kėshtu kemi pėrkthimet e Petro Zhejit, Skėnder Luarasit, Misto Treskės (“Tė mjerėt” e Hygoit), Bujar Dokos dhe Klio Evangjelit (romanet e Dikensit), Vedat Kokonės nga frėngjishtja dhe rusishtja, Lili Bares - vetėm nga rusishtja, Pavli Qeskut, Pirro Mishės, Viktor Kalemit, Jorgo Bllacit, Ismail Kadaresė, Dritėro Agollit, Dhori Qiriazit etj.’’ 1. (Start, 11.2. 2014. gazetastart.com/index.php?p=hg&hid=19697)
Nuk diskutoj pikėpamjet, kriteret vlerėsuese dhe njohuritė e tij mbi historinė e pėrkthimit dhe pėrkthyesve nė Shqipėri, si : Mit’hat Frashėri, Vangjel Korēa, Tajar Zavalani, por ndalem vetėm tek kėndvėshtrimi i pedagogut e studjuesit A.Tufa mbi vendin qė zė Skėnder Luarasi (1900-1982) nė lėmin e pėrkthimit shqip
Ndryshe nga sa shkruan A.Tufa, Skėnder Luarasi i pėrket pėrkthyesve tė viteve 20-tė sepse provohet qė nė vitin 1919 ka pėrkthyer nė SHBA tė paktėn tri vepra: ‘’Jul Cesarin’’e ‘’Tregtarin e Venedikut’’ tė Shekspirit dhe ‘’Skėnderbeun…’’e T.Uinkop-it. 2. (P. Luarasi, Skėnder Luarasi nė tempullin shekspirian, http://gazetadielli.com/skender-luar...n-shekspirian/ )
Deri nė vitin 1936 Skėnder Luarasi pėrktheu tė paktėn edhe 6 vepra tė tjera: Enoh Arden-Tenison (1933), Sakuntala-Kalidasa (1933), Vilhelm Teli-Shiler(1934), Novela-Oscar Uajld (1934), Prometeu i lidhur- P.Shelli) dhe “ Lirika” - Li Taj Pe. Dy pėrkthimet e fundit kanė “humbur” ).3 (P.Luarasi. Vepra tė botuara tė pėrkthyera nga Skėnder Luarasi http://www.dardania.biz/vb/upload/sh...t=32729&page=2)
Nė shtypin e viteve 30-tė shkruhej: ‘’Kemi edhe pėrkthyesa qė janė punėtorė, tė aftė, tė zellshėm,tė cilėt na kanė falur pėrkthime kryeveprash tė vėshtira. Nė krye tė tyre qėndron Skėnder Luarasi me Sakuntalėn e Kalidasės, Vilhelm Tell-in e Schillerit dhe Novelat e Oscar Wilde…’’ 4. ( Vilhelm Teli, Illyria, 15 korrik 1934, f.3.)
Et’hem Haxhiademi vlerėsonte se ‘’me njė vepėr tė tillė (Vilhelm Teli i Shilerit) dhe tė tjera si kėto duhet tė pasurohet pa vonesė lėmi i vogėl i literaturės sonė. Zoti Skėnder Luarasi i cili ka ditur kaq bukur tė pėrkthejė me gjithė hollėsirat e saj kėtė kryevepėr e cila e mėson rininė tė dojė dhe tė mbrojė lirinė, letrarėt e pakėt shqiptarė duhet ta pėrgėzojnė dhe ta urojnė nxehtėsisht.Nga pjesa ime pėrkthimin e Luarasit dua ta quaj njė nga pėrkthimet mė tė goditura qė janė ba deri sot nė Shqipėri.’’5. (Et’hem Haxhiademi, Vilhelm Teli i Shilerit, Demokratia’’, 23.9. 1934, f.3.)
Gazeta ‘’Besa’’ dhe gazeta austriake ‘’Salzburger FolksBlat’’ njoftonin se Akademia Gjermane e Munchen-it i dha Skėnder Luarasti medaljen e argjendtė pėr pėrkthimin e veprės ‘’Wilhelm Tell’’.

‘’Informohemi se Akademia Gjermane e Munchen-it i konferoi shkrimtarit shqiptar prof.Skėnder Luarasi medaljen e argjendtė t’Akademisė Gjermane pėr pėrkthimin e tij tė veprės ‘’Wilhelm Tell’’tė Friedrich Schiller-it.’’ 6. (Besa. Ēquajtja e njė letrari shqiptar, 27.3.1935)
‘’Akademia Gjermane nė Mynih shkrimtarit shqiptar Skėnder Luarasi pėr pėrkthimin e Vilhelm Telit tė Shilerit, i ka dhėnė ‘’Medaljen e Argjendtė‘’ tė Akademisė Gjermane. Luarasi ka qėnė nxėnės nė Gjimnazin e Fraishtadt-it nė tė cilin nė 1926 ka mbaruar maturėn.’’ 7. (Gazeta Salzburge ‘’Folks Blat’’,12.4.1935)
Haki Stėrmilli shkruante nė librin ‘’Burgu’’:
‘’7 Shkurt 1933 Sot, nė kohė tė zamrės m’erdh me postė Sakuntala, dramė pesė aktesh, vepėr e poetit Hindian Kalidasa qė ka jetue njimij e pesėqind vjet mė par[. Vepra ash pėrkthye nga gjermanishtja nė gjuhėn tonė prej Profesor Z.Skėnder Luarasit dhe ai ma ka ēue si nji kanisqė qė i dėrgon i shėndoshi tė sėmurit, me nji shėnim miqėsuer. Me nji herė u vuena me e shijue Sakuntalėn, Mbretneshėn e Bukuris, tė Pastėrtis, tė Pafajsis dhe tė Hirėsis sė Hindit dhe s’e lėshova nga duert deri sa u kėnaqa dhe u ngopa me tė deri sa e mbarova. Pėrkthimi asht i pėrsosun, pjella e njė mjeshtrije tė holle[ qė i zotnon tė dy gjuhėt dhe aq i lehtė e i rrjedhshėm sa i duket njeriut se asht tue lexue nji vepėr origjinale e jo nji pėrkthim. Vepra vetė, Sakuntala, asht nji mrekulli e pashoqe nga ato qė ngjajnė nė Hindin misterioz. Qysh nė hov tė parė u rrėmbye shpirti i em dhe fluturoi mbi horizontin e Veriut plot magji e bukuri. Shpirti i em i unshėm, mbasi brodhi nji kohė ndėr lulishtet e Parrizit Hindian, u end rreth Sakuntalės si nji flutur rrotull qiririt, por kur u shue ajo dritė lumnie si prej nji murranit t'egėr rashė e u mbyta nė Ganges, nė lumin e lotve tė derdhun prej dėshpėrimit. Po. U fundosa nė thellėsinat e kėtij lumi dhe vdiqa, por dora e Perėndis sė Brahmės qė pat mėshirė pėr mue mė shpėtoi, mė ringjalli dhe mė lumnoi tue mė ribashkue me Sakuntalėn. Qė tė mos zgjatem po e shkurtoj: Nė vazhdim tė leximit tė veprės zemra e eme shpesh here u rrėmbye nga rryma e dashunis sė flaktė qė dikohet herė mbas here, u pezmatue e u kėnaq simbas rasės dhe shumė herė mbeta i shtangur ase me shpirt pezull. Me nji fjalė derdha lot dėshpėrimi e gėzimi dhe shkaktarja e kėsaj gjendjeje qe Sakuntala.’’ 7. (Haki Stėrmilli, ‘’Burgu’’, f.245-246)
Kėto janė disa referenca mbi disa nga vlerat e Skėnder Luarasit si shqipėrues dhe periudhėn kur ka nisur kėtė veprimtari.
Shpresojmė se ky shkrim do tė zgjojė kureshtjen dhe pėrgjegjshmėrinė intelektuale mbi veprimtarinė e personaliteteve tė rangut tė Skėnder Luarasit edhe tek pedagogė e studjues tė tjerė qė shkruajnė tekste e hartojnė programe akademike pasi nuk hasen shumė tė tillė. Pėr kėtė temė njė panoramė mė tė gjerė jep studimi ‘’Skėnder Luarasi personaliteti, veprimtaria dhe vepra letrare’’ (P. Luarasi: Skėnder Luarasi personaliteti, veprimtaria dhe vepra letrare http://www.dardania.biz/vb/upload/sh...ad.php?t=32729)

Petro S. Luarasi

Imazhet E Bashkangjitura
Tipi Dosjes: jpg 3 PETRO EGJIPT.jpg (12.7 KiloByte, 0 shikime)
petrol Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 4 (0 Anėtarėt dhe 4 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:52.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.