UEFA
UEFA ua ndalon trajnerėve evropianė pirjen e duhanit nė terrenet sportive
Qė nga sezona e ardhshme, trajnerėt e klubeve evropiane nė futboll, nuk do tė mund tė pijnė duhan gjatė ndeshjeve tė Kupės sė UEFA-sė dhe Ligės sė Kampionėve.
Ky vendim ėshtė marrė nga komiteti ekzekutiv i UEFA-sė, i cili i ka pėrfunduar punimet dyditore.
Njė vendim i tillė ėshtė njė ngacmim, sidomos pėr trajnerėt Marcello Lippi dhe Hector Cuper, tė cilėt shumė shpesh janė parė duke pirė duhan, jashtė vijės anėsore tė terrenit.
Gjatė kėtyre punimeve, Komiteti ekzekutiv i UEFA-sė ka konfirmuar se Gjermania do tė jetė nikoqire e kampionatit evropian (U-21), i cili do tė mbahet prej 28 majit deri mė 8 qershor tė vitit tė ardhshėm.
Polonia, nikoqire do tė jetė nė kampionatin evropian tė kadetėve (U-19) nė vitin 2006.
Pėr shkak tė animit tejet korrekt gjatė gjithė kėsaj sezone nė Kupėn e UEFA-sė, tifozėt e ekipit skocez Celtic, janė nominuar me shpėrblimin FAIR-PLAY tė FIFA-s.
|