E ardhmja e Kosoves
Javėn e kaluar qendra Woodrow Wilson nė Washington zhvilloi njė konferencė tre orėshe mbi tė ardhmen e Kosovės gjatė sė cilės ekspertė dhe analistė ranė dakort nė pėrgjithėsi se rajoni i Ballkanit mund tė hyjė nė njė fazė mė tė vėshtirė paqendrueshmėrie. Nė konferencė u shpreh pak optimizėm se zgjidhja e statusit pėrfundimtar tė Kosovės do tė kontribojė pėr qėndrueshmėrinė nė rajon.
Ekspertėt thanė pa hezituar se gjėrat nuk po shkojnė mirė nė Kosovė dhe nė pėrgjithėsi nė Ballkan. Komentet mė pesimiste i bėri analisti i ēėshtjeve tė sigurimit, David Kanin, i cili argumentoi se pėrpjekjet e mira tė komunitetit ndėrkombėtar nuk do tė jenė tė suksesshme po qe se fraksionet rivale eknike tė rajonit nuk dėshirojnė njė zgjidhje paqėsore tė konfliktit.
Zoti Kanin shprehu bindjen se nuk do tė ketė zgjidhje afatgjatė nė se njerėzit nė rajon nuk vendosin tė marrin pėrgjegjėsinė pėr tė ardhmen e tyre. E ardhmja e tyre ėshtė e ndėrvarur. Edhe nėse ato do tė hyjnė nė Nato apo nė Bashkimin Evropian siē po ndodh me disa, apo edhe nė se bėjnė pėrparime nė ekonomi dhe reforma, kjo nuk do tė jetė zgjidhje. Nė se trupat tona largohen, nė se pushtimi de fakto merr fund, ashtu do tė marrė fund edhe situata e tanishme. Nuk do tė ketė mė Bosnje. Do tė ketė diēka tjetėr dhe ēdo gjė do tė jetė e lakmueshme pėr tu rrėmbyer pėrsėri.
Zoti Kanin tha se pavarėsia e Kosovės do tė zgjidhte pak probleme por mund tė nxiste shpėrbėrje tė entiteteve tė tjera brenda ish Jugosllavisė.
Geert Ahrens, diplomat gjerman nė pension me njė eksperiencė 15 vjeēare nė Ballkan tha se Sėrbia ėshtė dobėsuar ndjeshėm nga humbjet qė ka pėsuar gjatė shpėrbėrjes dhjetė vjeēare. Vendi tha ai ėshtė dobėsuar kaq shumė psikologjikisht saqė situata atje ėshtė e ngjashme me atė tė Gjermanisė pas luftės sė parė botėrore. Ai vuri theksin nė lidhjet historike tė Serbisė nė Kosovė dhe realitin zhgėnjues qė Serbia nuk mund tė riafirmojė sundimin e saj mbi rajonin e pėrbėrė nga 90 pėrqind shqiptarė. Zoti Ahrens favorizoi pavarėsinė e Kosovės por shprehu shqetėsim se njė zhvillim i tillė mund tė pėrshpejtojė shpėrbėrjen e Maqedonisė, ku gati njė e treta e popullėsisė ėshtė shqiptare. Ai beson se marrėveshja e Ohrit pėr ndarjen e pushtetit nė Maqedoni nuk po funksionon.
Analisti i zbulimit Kanin beson se shumė pak ėshtė arritur nga pėrfshirja prej njė dekade e komunitetit ndėrkombėtar nė Ballkan. Ai ia atribuon njė pjesė tė madhe tė paqėndrueshmėrisė dhe trazirat e fundit nė Kosovė, Serbi, Bosnje dhe Maqedoni, njė iniciative diplomatike tė Gjermanisė qė njohu pavarėsinė e Slovenisė dhe Kroacisė nė vitin 1991.
Folės tė tjerė nė konferencė pėrshėndetėn njė propozim nga Instituti Amerikan i Paqes pėr tė parandaluar dėshtime tė tjera nė rajon. Instituti po i bėn thirrje Shteteve tė Bashkuara dhe Bashkimit Evropian tė shtojė pėrpjekjet pėr tė nxitur paqen dhe qėndrueshmėrinė nė Ballkan.
__________________
vetėdija e lartė e rėndon njeriun
|