|
Poezia Emocionet qė lind kjo forcė magjike, dėshirėn pėr tė na ndryshuar ... |
19-10-04, 15:50
|
#61
|
Anėtarėsuar: 19-10-04
Vendndodhja: Belgique
Postime: 3
|
MONOLOG PA DIALOG
MONOLOG PA DIALOG
(Bisedė me nėnėn)
Shpeshėherė nėna mė thotė
Gruja nė shtėpin e burrit
heq tė zitė e ullirit
pse nuk e di se dua tė di e di
mi qan hallet e veta nėna
ofshama e thellė ia pėrshkron trupin e dobėt
gjaku i gufon me ritėm tė ngadalėsuar
njė ndjenjė mjegulle
ia rrethon fytyrėn
e pastron loton pa tingull
kėrkon ndihmė spremton koha tI ndihmoj
por tėrhiqem zvarr nga kjo bisedė me nėnėn
e monologut me shpirt pa frymėmarrje
njė monolog krejt i pavlefshėm
njė monolog pa dialog
si dallgėt e detit pa ujė
__________________
TUNG PERSHENDETJE
|
|
|
19-10-04, 16:54
|
#62
|
I sinqertė me tė gjithė.
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
|
andy
Te pershendes me te vertet punim shum i bukur te uroj pun te mbar dhe shkrime edhe me te mira ne te ardhmen.
Me respekt per ty
Dr.Leone
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
|
|
|
19-10-04, 17:17
|
#63
|
I sinqertė me tė gjithė.
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
|
Letra qe su sos kurre.
Jam e ulur ketu ne shkalle
dhe po te shkruaj kete leter te bardhe
Kur pra do te kthehesh valle?
Bir me ka marre malli per ty
ta dish, te dua me shume se k'ta dy sy
Bir vetem ty te kam
bir per ty zemra me qan
Me mire te binte termeti
sesa te egzistonte kurbeti
Ke ikur larg refugjat
dhe gjumi sme merr dit e nat
Bir mos te ka ndodhur gje?
se letra nga ti nuk kam marre me.
kam shume kohe qe po te pres
nga ky mall nje dite do vdes.
Shikoj tutje ne horizontin e larget
dhe mendja tek ti me rrin e vaket.
nga koka mend po pellcas
nga buzet me iku dhe ai pak gas.
tashme te pres te vish
atje me sdo te rrish
nuk kam nevoje per pasuri
se thesari im je ti
Ndaj eja o i vogelthi im
se ty te kam falur dashurine.
Ti je gezimi me i madh qe kam
nena as me jeten e saj nuk te ndan.
Ti linda bir te perkunda ne djep
te rrita,u bere i gjate si plep.
Mbaj mend netet kur rija pa gjume
dhe jashte bente shterngate, furtune.
Me keto dy duar djepin ta perkunda
per dy vjet me rradhe me gjirin tim te menda
Babane dot se njohe e di
s'more nga ai ndopak dashuri
Ta dish bir, ai fort te deshi
por nje nate te lige vdekja e gjeti
e di bir e di, u rrite pa baba
por nena vetem asnje hap ste la.
Mundohesha te te gjeja ty buken e gojes
ne dimer te coja gjer tek pragu i shkolles
Kur kthehesha me prisnin mijera pune
por nuk kisha lodhje se te doja shume.
Dhe tani te dua per mua je kerthi
he pra bir i nenes kur do te vish ti?
Qe kur ti ke ikur motra eshte bere grua
nena te eshte plakur nga floku ne thua
Motra ste ka pare eshte pergjeruar
ka dy vjet me varrin,eshte e martuar
syte sme jane shterur, zeri me eshte mbaruar
kane qe ate dite qe ike larg merguar.
Ne te dyja bashke muhabet bejme ndonjehere
shikoj shpesh nga rruga, te pres ty ne dere
njera porsi korbe, tjetra kukuvajke
njera rrin ne dere, tjetra ne varrziun nate
Se mbaj mend o bir sa vjet kam pa te pare
lotet s'me jane shterur syte me digjen zjarr.
as vete se di se si kane duruar
kaq vjet pa te pare si nuk jane verbuar!!
Eja pra o bir se une po te pres
te prek flokun tend e pastaj te vdes.
Eja te te shoh, ty bir sa je rritur
se kur u largove dukeshe i mitur
Une i lutem Zotit te mos na kete denuar
nena te prese ne dere e djali te rrije merguar.
Ti bir nga letra ime mos u fut ne trishtim
se po ste pashe ne kete bote te shoh ne amshim.
Bota e te gjalleve qenka e mallkuar
mbart ne shpine te saj shume te deshperuar
Eh o biri nenes nuk di cte te them
kam shume plage ne zemer e shpirti me dhemb
Me lot rrit dy femije e i nxjer ne jete
vajza transferohet,djali shkon n'kurbet.
Me motren kam folur, leter i kam derguar
me eshte caktuar dita atje per ta takuar.
Eh ta dish o bir si endet shpirti im
nje here ne k'te bote nje here ne amshim.
Nuk di o bir jo, cte te them vertete
e mbushur me sprova paska qene kjo jete.
jam ketu ne shkalle ndjehem e vetmuar
koka sec me zien malli me ka copetuar
Eh o bir i nenes rri ketu te pres
nje here te te shoh e pastaj te vdes
Po i lutem Zotit te leshoje murlan
per nje cast te veten djalin t'me sjelle prane.
O ju shume rruge qe kemben sdi ku hedh
nena rri e pret e djali boten bredh.
nena rri e pret, e djale aty nuk ka
eshte bere e skalitur, veteveten po ha.
O ju dallendyshe qe veni e vini
djalit tim te vetem adresen a ja dini?
Pyet e pyet nena, por me kot
as murlan as zogj nuk ja sjellin dot
Stilolapsi i nenes sec mbeti pa boje
dy fjalet e fundit i mbeten ne goje
mbeti leter e shkruar,ngeli pa adrese
e vuri nen koke qe kollaj te vdese
nena e shkrete nga dhimbja vdiq aty ne shkalle
djali mbet ne mergim as vdekur as gjalle.
Dr.Leone
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
|
|
|
19-10-04, 17:53
|
#64
|
Jeta vazhdon...!
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
|
:cry: :cry: :cry: :cry: :cry: :cry: :cry: :cry: :cry: :cry: :cry: :cry:
|
|
|
21-10-04, 13:05
|
#65
|
I sinqertė me tė gjithė.
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
|
[b]Dhimbje ne Zemer
Avione qe ulen
Te tjere qe ngrihen
Valigje qe zbrazen
Endrra qe fiken
Sy te permalluar
Nje lot I pathare
Buze qe dridhen
E sna thone dot nje fjale
Nje zemer e lodhur
Nga zhgenjimi tkurrur
Nje enderr e tretur
Ne shkretire ne pluhur
Nje yll qe me ndjek
I heshtur nga lart
Me lodhi gjithcka
Shpirti mu plak
Me lodhi ky fat
Me hedh e me pret
Dhimbja sot qan
Me lodhi kjo jete!!!!!!!!!
Dr. Leone[/b]
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
|
|
|
21-10-04, 13:06
|
#66
|
I sinqertė me tė gjithė.
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
|
Dua te jetoj
dua te jetoj
ne kete qiell te kalter
ku zogjte fluturojne pa fund
dua te jetoj ne kete det te paster
ku peshqit ujor te me salutojne
dua te jetoj ne kete shkemb te larte
ku shqiponjat e medha
te me ngrene folen
dua te jetoj
me muziken e bukur
qe cdo qenie
te preferoj pa dashur
dua te jetoj larg cisternave xhelozie
afer endreve optimiste
dua te jetoj
prane tokesise time
ku balta e saj
ne me rrisi me girin e saj
Dr. Leone
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
|
|
|
21-10-04, 13:08
|
#67
|
I sinqertė me tė gjithė.
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
|
PĖR DĖSHIRĖN
dua te e pi kohen
sikur pike uji ne funde te gotes
atehere kur vjen ndjenja dhe kalon veneve tere trupit
e sje ti me zhurmen
ne agun e heret te dites
sa deshire e madhe
i perpire ne kohe dhe xhysem i xhveshur
kur cdo gje shpejton per diku
une jam perplot kohe
kam kohe per te deshiruar dicka
sa mund i madh te gjen ne gjum
tani koha me eshte shoqeri ne loje
tani pime sebashku ne nje tavoline
dhe tregojme se c'kemi ne brendine tone
sa shume qe kam une per te thene
sot ne mengjes pas agimit
pastrova koken e pluhurosur
dhe thitha nje pike shprese
per ti falur deshires driten e besimit
Dr. Leone
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
|
|
|
21-10-04, 13:08
|
#68
|
I sinqertė me tė gjithė.
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
|
ATĖ DITĖ
Atė ditė
Do tė flet syri
Pėr gjėrat qė ka parė
Pėr tė mirėn e tė keqen
Pėr shikimin e shpėrlarė
Atė ditė
Do tė flet veshi
Pėr dėgjimin nė kėtė botė
Pėr t'lejuarėn, pėr pėrgjimin
Madje pėr ēdo fjalė tė kotė
Atė ditė
Do tė flasin
Edhe kėmba e dora tok
Pėr ēdo hap qė ėshtė bėrė
Pėr ēdo goditje pa nevojė
Atė ditė
Do tė hesht gjuha
Ajo foli nė kėtė botė...
Kur tė shkapėrderdhen yjet
E tė qahet qielli
Kur tė pėrzihen detet
E tė humb shkėlqimin dielli.
Kur tė dridhet fuqishėm Toka
E tė shemben malet
Kur tė humb bukurinė agimi
E tė trazohen varret.
Kur nėna tė braktis fėminė
E jetimi tė kėrkon hakun
Kur tirani tė ulurinė
E dėshmori tė ndalė gjakun.
Atė ditė
Do tė flet zjarri
Atė ditė
Do tė sundon vapa
Atė ditė
Ah, atė ditė
Atė ditė
Nuk ka kthim prapa.
Dr. Leone
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
|
|
|
21-10-04, 13:09
|
#69
|
I sinqertė me tė gjithė.
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
|
Femijet tuaj nuk jane femijet tuaj
Femijet tuaj nuk jane femijet tuaj
Ata jane djemte dhe vajzat e jetes
Qe premton per ta,
Pse jane me ju, nuk ju takojne juve,
U jepni dashuri,por jo mendimet tuaja,
Ata kane te tyret,
Mund te kufizoni trupat,por jo shpirtrat e tyre,
Sepse ata burojne nga shtepite e se nesermes,
Atje ku ju nuk mund te arrini,madje as ne enderr.
Mundohuni te beheni si ata,
Por mos kerkoni qe ata te behen si ju,
jeta nuk shkon mbrapa, as nuk genjen.
Ju jeni harku prej te cilit femijet tuaj,
Si shigjeta te gjalla hidhen ne ardhmeri.
Ndersa Shigjetari sheh shenjen ne rrugen e perjetshme
Ai ju lemon me pushtetin e vet,
le te jete kjo kenaqesi per ju,
Se Ai do shigjeten qe fluturon,
Dhe harkun qe eshte i qendrueshem.
Dr. Leone
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
|
|
|
21-10-04, 13:14
|
#70
|
I sinqertė me tė gjithė.
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
|
Nese ka ndokush poezi humoristike le ti dergon ketu qe te behet kjo faqe interesant pasiqe edhe keta e kan nji far bukurije..
me respekt per ju
Dr.Leone
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
|
|
|
21-10-04, 13:16
|
#71
|
I sinqertė me tė gjithė.
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
|
Per ty Atdhe..ashtu.. Forum
Me fytyra te ndryshme anonimesh
me rrjeshta te shkurtra e gjata fjalimesh
mblidhen lloj lloj njerezish
ne nje vend te madh takimesh
Mblidhen bashke e fillojne te diskutojne
me tavolina rrumbullake prej kaucuku kuvendojne
ndodh qe rreth temes shume s'u behet vone
ndaj s'pertojne por nisin e chat-ojne
Dikush i merzitur nga jeta reale
nje tjeter i fiksuar nga ajo virtuale
te tjere per te kaluar kohen e lire
dhe te tjere qe qajne te shkretat halle
Qindra vizitore ketu na vijne
i pasuri dhe i varferi ketu bashke rrijne
nje ambjent kaq i bukur e perfekt
ku robte alkol e duhan nuk pijne
Sherre e zenka te bera po pa zarar
flirte e dashuricka plot po me karar
sa te dush shqipetare neper bote nga malli
shume shpejt jane kthyer ne atdhetar
Qofshin mysliman e qofshin te krishtere
kuvendojne per teologji gjithe shend e vere
Qofshin toske e qofshin edhe gege
diskutojne per gjuhen shqipe qe ka kaq vlere
Gjithe cunat nga Velipoja ne Vermosh
i kena pa genjeshter, te gjithe trimosh
dhe gocat simpatike e te embla saqe
te vje deshira qe per pune shpie ti ndihmosh
Ketu merr kuptim te plote demokracia
se zbatohet dite per dite sociologjia
ketu cdokush eshte popullor dhe vip
e asnje s'ka nevoje ta ruaje policia
Ja pra shifni sa shume veta ketu bisedojne
cdo dite e cdo jave me barcaleta gezojne
a tu befte dita njemije o forum
se ketu shyqyr po nisin shqipot te bashkejetojne
Dr. Leone
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
|
|
|
04-11-04, 04:37
|
#72
|
Anėtarėsuar: 04-11-04
Vendndodhja: Nmaje tė gazibabės
Postime: 2
|
Pasiqe eshte edhe shkrimi im i par ne ket forum lexova shum shkrime ketu por ja qe keta poezit e Dr.Leones me kan fascionuar dhe nuk munda te rij pa u regjistruar qe ta falenderoj per keta reshta kaq bukur te thurura.
Dr.Leone te uroj cdo te mire ne jete dhe lus Zotin te te ndihmoj aty ku je dhe deshiroj ta vazhdosh ket rruge qe te na thuresh edhe me shum poezija.
Pranoni pershendetjete e mija.
Me respekt
Gazibaba
__________________
Tė donin njerėzit tė jenė tė ditur aq sa dėshirojn tė jenė tė bukur sdo tė kishte mbetur asnjė injorant nė botė...
Gazibaba.
|
|
|
30-12-04, 10:25
|
#73
|
I sinqertė me tė gjithė.
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
|
Paradoks ne ditet tona
Paradoksi i kėtyre kohėrave
qėndron nė atė se sot ne kemi
rrugėkalime tė gjera, por pikėpamje tė ngushta.
Shumė shpenzojmė e pak kemi
Shumė blejmė e pak kėnaqemi
Kemi shtėpi tė mėdha por familje tė vogla
Shumė lehtėsira, por pėrherė e mė pak kohė
Grada me kate, por fort pak ndjenja
Mė shumė njohuri e mė pak gjykim
Mė shumė ekspertė, por mė shumė probleme
Mė shumė mjeksi, por mė pak shėndet
Pijmė shumė, tymosim shumė dhe prishim pa mend
Zemrat fort pak na qeshin,
Ecim me shpejtėsi rrufe, fort shpejt zemėrohemi
Qėndrojmė vonė e ngrihemi tejet tė lodhur,
fort pak lexojmė e fort shumė na tėrheq televizori,
Falemi rrallė
Pronat kanė sjellė prona, por vlerat kanė rėnė pėrtokė
Flasim pa mbarim, rrallė duam, shumė urrejmė,
Sigurojmė jetesėm por nuk jetojmė
Jetės i kemi shtuar vite por jo viteve jetė.
Rrugėn pėr nė hėnė e kemi bėrė shtėpinė tonė
Por rrugėn pėr tek fqinji mezi e gjejmė
Kemi pushtuar hapėsirėn e jashtme
Por nuk gjejmė dot atė tė brendshmen.
Kemi mė shumė por jo mė mirė
Kemi pastruar ajrin e ndotur shpirtin
Kemi shpėrbėrė atomin por jo paragjykimet.
Sa shumė shkruajmė e sa pak mėsojmė
Sa shumė plane e sa pak besnikė.
Sa shumė vrapojmė sa pak presim.
Sa shumė informacion, sa pak dije
Sa shumė fjalė sa pak komunikim
Kohė e fastfudeve dhe mezitretjeve
E mbipeshės dhe mendjelehtėsisė
E fitimeve kolosale dhe marrėdhėnieve mikroskopike
Kohė e paqes botėrore dhe dhunės familiare
Mė shumė kohė e lirė, por mė pak ēlodhje
Mė shumė ushqim, por mė pak shėndet
Tė ardhura me bollėk e divorce nė masė
Shtėpi tė rrethuara dhe familje tė shkatėrruara.
Udhėtime rrufe e ambalazhe tė asgjesuara
Trupa mbi peshė dhe moral i flakur
Po edhe nėse pėrpiqeni ti numėroni dhuntitė e Allahut, nuk do tė mund tė arrini ti pėrcaktoni. Me siguri Allahu shumė fal dhe shuė mėshiron. (Nahl:18)
Me respekt
Dr.Leone
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
|
|
|
30-12-04, 10:34
|
#74
|
I sinqertė me tė gjithė.
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
|
ĒANTA E UDHĖTIMIT
ĒANTA E UDHĖTIMIT
Oj ēantė
A nuk u lodhe nga udhėtimi
A stė ka ardhur koha pėr tu kthyer
Tė kam mbajtur mbi supet e mia njė kohė tė gjatė
Dhe kurrizi mė ėshtė kėrrusur
... U lodha ...
Udhėtim akoma udhėtim...
Drejt njė bote tė panjohur
U bėre jastėku im
Ajo me tė cilėn ndaja jetėn time
Shoqėruesja e udhėtimit tim tė gjatė.
... Ah moj ēantė ...
Ti qė mbajte dhembjet dhe rėnkimin tim
Ruajte tė fshehtat e mia...
E ēmendur je ti!
Je e dashuruar pas udhėtimit!?
Ti nuk ke as vend as vatan
Kurse unė
Kam humbur vatanin dhe ėndrrat e mia ...
Nuk kam strehė qė mė mbulon
As vatan qė mė strehon.
Sillem vėrdallė rrugėve
Dhe jam kėtu
Duke ecur e ecur
I humbur mes rrugicash
Kaloj male e lumenj
Kėmbėt nuk mė mbajnė mė...
Nuk di a kam vend nė kėtė libėr
Asgjė nuk mė kujtohet
Pėrveē lotėt e nėnės nė ēastin e ndarjes
Ti oj ēanta ime
Tė lutem, mė thuaj
Kush e shkroi qė ne tė dy tė jemi shokė rruge
Tė pėrgjėrohem me atė qė tė bėri ty
Shoqėruesėn time tė pėrjetshme.
Tė lutem...
A nuk ka ardhur koha qė tė tė lė nė njė cep
Qė ti tregoj rrėfimin shoqes time tė jetės
Nė takimin qė kam ėndrruar prej kohėsh
E di qė je xheloze pėr kėtė
Ngase ti kėrkon tė qėndroj me ty
Tė shetisim ēdo vend tė kėsaj bote
Sikur SINDIBADI
Tė bėhem rob i yti.
Mos u frikėso moj ēantė
Se akoma mė merr e mė dėrgon aty ku dėshriron ti
Por, do tė mė humbasėsh njė ditė...
E do tė merr malli pėr mua
Ti do tė plakesh
Do tė jesh e arrnuar
Por mos u mėrzit
Nuk ka mėrzi mė te madhe
Se tė humbasėsh vatanin
Dhe tė mos mund tė kthehesh atje
Lerma mua mėrzinė...
Ajo ėshtė shoqja ime e jetės
Ėshtė bashkėudhėtarja ime
Herė e mundi e herė mė mundė
Kam frik tė vdesė dhe tė lė vetėm
Kush do tė mbajė pas meje?
Kush do tė kujdeset pėr ty, oj ēanta ime?
Tek ti shikoj atdheun tim
Shokėt, familjen
Fėmijėrinė time, ditarin tim
Rėnkimet e thellėsisė sė shpirtit
Nga pesha e kohės sė pluhurosur
E mbushur me helmin e verdhė qė rritet e rritet
Tallet me ne, na rethon
E pasta na hedhė nėpėr rrugė
Tė errėta e qorrsokaqe.
Oj ēantė ...
A nuk ka ardhur koha tė kuptosh
Se ai qė humb vatanin ėshtė
I pa vend nė kėtė botė tė ēmendur.
Pa vend, pa identitet
Ėshtė thjesht njė numėr nė pasaportė.
Dr.Leone
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
|
|
|
21-01-05, 15:50
|
#75
|
Anėtarėsuar: 28-02-04
Postime: 2,480
|
DT.LEONE JU UROJ QE FRYMEZIMI JUAJ KUR MOS TE MBAROJ PASI JE ME TE VERTET NJE POET QE ME POEZIT E TUA NA KUJTON PJESE TE JETEVE TONA , URIME E SUKSESE PER KETE VIT .
__________________
dashuri fruti i jetes se burgosurit te perjetshem .
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:07.
|
|