Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Poezia
Emri
Fjalėkalimi
Poezia Emocionet qė lind kjo forcė magjike, dėshirėn pėr tė na ndryshuar ...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 22-12-04, 12:56   #10
CICERRIMA
 
Anėtarėsuar: 01-11-04
Vendndodhja: ULQIN
Postime: 44
CICERRIMA e ka pezulluar reputacionin
Gabim K E S A J N A T E .....

Kesaj nate te ftohte,derisa era fishkellon mu te dritarja e dhomes,mora te shkruaj nje leter dhe njeherit uroj festen e Vitit te ri.
Bora e bardhe eshte ulur afer shtepis sime,ne bregun me te afert te qytetit.Ndoshta edhe per kete arsye gjithmon me pelqente te jetoja ne periferi,larg zhurmes dhe tollovis urbane.Qetesin e kesaj nate te shurdhet,perpos eres jashte dhe tik-takut te ores ne mur, e prish edhe shpirti im i trazuar si dallget e detit.E kane trazuar kujtimet rinore,albumet dhe ditaret,leksikonet e femijeris dhe kujtimet e vjetra dhe te embela qe s harrohen kurr.
E kane trazuar dhe se lejne te qete. Rrugedaljen e vetme e shoh qe te i rrefehem dikujt.E kujt tjeter pervec mikut tim akoma besnik,kompjuterit.
Ti... vazhdon te jesh ketu...atje,por gjithnji shume afer zemres sime.Ne kete moment ndoshta je e ulur ne prehrin e bashkeshortit tend dhe ai me dashuri dhe endje te i perdhel floket,fytyren e njome dhe te bukur,duke perfunduar me puthje dhe atehere zakonisht epshet e dashuris perfundojne ne krevatin martesor.
Abazhuri me driten e vet te nemitur,qendron gjithnji ne skajin e dhomes sime dhe me perkujton castet romantike qe dikur i perjetuam se bashku.Enderroj qe ata te perseriten.
Nuk te kam folur ngahera.Nuk kemi komunikuar kohe bukur te gjate.Por....zemra ime e ndjen qe edhe ajo e jotja eshte e luhatur...e trazuar, jo e qete.Ndoshta edhe gabohem,por per kete te kerkoj ndjese..e nese nuk gabohem,prap kerkoj ndjese sepse realiteti nuk nderron,ate e dij mire.
Jam i sinqerte sonte sepse disa gjera nuk mundem te ia mohoj as vetvehtes.Pas shume viteve,une perseri te uroj vitin e ri,ketu..ne kete forum ringjalles per mua,sepse e ndjej thelle qe je e rregullte ne kete adrese. Nuk e dij a do i lexosh,por nuk do ndryshoj gje edhe sikur te mos i vesh re,sepse fati me ka larguar nga ti,kur te kisha shume prane.Do me pyesje ,ndoshta...cdo te thote kjo?Perse nuk me le te qete...largohu nga jeta ime,sepse jam e huaja.Ate ti mire e din,apo jo?Kur u deshem,ti ishe i pavendosur.Tani vuaj, vet je fajtor.
Pergjigjen as nuk mundohem ta kerkoj,sepse ate e din ti...e ke lexuar ne syte e mi,veren e kaluar.
Si thua ,kam te drejt te te uroj vitin e ri?Si thua, a munden valle,buzet tona te bashkohen edhe njehere,...te rreshqasin duart ne shpinen e zhveshur dhe trupi te arrij kulminacionin e temperatures pa rroba dhe jorgan? Une them qe po.
Mos ia ve fajin dhe mos paragjyko ne shovinizem mashkullor.Mos aludo ne synime avanturiste dhe grabitqare apo opsesioneve shfrenuese te nje burri te martuar.Fajtore eshte zemra ime
Do kalojne edhe shume vite por festat e Vitit te ri do te te i uroj gjithnji.Do uroj qe ato gjithnji te te gjejne shendosh e mire dhe te lumtur.
Do uroj nga zemra qe ne nje VIT TE RI, te mbushet mendja dhe perseri te jemi bashke.Une dhe ti....dhe dashuria e jone.
Une e pyeta vehten mire.Pyete edhe ti....te lutem.
CICERRIMA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:27.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.