|
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve... |
09-05-05, 18:53
|
#1
|
Moderator
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
|
NGA GURI SYLAJ
PSE DUHET TE JEMI NDRYSHE?
Ne nuk guxojm te kerkojm bashkimin e kombit- aty ku eshte shumica- ne nje shtet, sepse ne nuk duhet te jemi si Gjermanet!
Ae dini ju se kush jan Gjermanet qe ne te behemi si ata?
Ne nuk duhet te themi se Kosova ka deshire te bashkohet me shtetin ame sepse nuk guxojm me e perserite gabimin e bere ne Bujane para me shume se pesedhjete viteve, kjo ishte vetem nje enderr e nacionalisteve e nacionalizmi tek ne eshte i demshem. Neve jemi komb tolerant dhe ne nuk mund te jetojm pa multietnicitet.
Deshira per bashkim vertete eshte nje deshire e kahmoteshme porthene drej , gjithemone e lene pak anash sepse intereset tjera ishin me te fuqishme sidomos fryma internacionaliste e kombit tone ose thene troq e atyre qe kombit i rrinin here ne ball we here ne shpine. Ata mendonin dhe ka te till edhe sot, se Serbet Maqedonet Ruset ,Kinezet etj, pa ne , nuk mund te ia dalin te mbijetojn.
Ne nuk guxojm te kerkojm nje shtet sepse neve nuk n'a mjafton vetem nji, per ne do te ishte mire qe t'i kemi se paku nja dhjete.
Nje per Dugagjin, nje per Drenice, nje per Llap e keshtu me radhe Vlore , Tirane ,Shkoder ; Ulqine ; SHKUP, Tetove ,Presheve ETJ. Kur jemi shume jemi me te fortedhe nese nuk mund te merremi vesh per ndonje send , ne baze te te drejtes nderkombetare per integritet teritorial atehere mundemi lirisht te luftojm ne mes vetei.
Ne nuk guxojm me kerku dicka cka po kerkon Europa sepse neve jemi ndryshe. Vertete ne me bythe jemi ne Europe por kokat tona jangjithkund tjetere me se paku aty ku duhet tejene, mbi supet tona.
Ne nuk guxojm te kerkojm nje shtet sepse ne nje shtet eshte vetem nje kryetar e neve n'duhen me se paku dhjete e me shum vende te tilla. Ne ndoshta do t'a pranonim edhe nje shtet por me kusht qe kryetari , gjithemon te vijnga Bythecullakistani qe se paku te kemi nje pasqyre per te pare mire realitetin ton kombetare,
Dhe realisht shtrohet pyetja: cka ne guxojm?
Ne guxojm te jemi keshtu si jemi te ndare ete percare ne shume copeza e me shume kryetar.
Ne guxojm te jemi me dreqin kojshi e shtepin plot tym e trimeri.
Ne guxojm qe bythen t'a kemi ne Europe, duarte ne Amerike e kembe e koke ne Rusie Azi- ne guxojm te jemi keshtu si jemi e pse jo edhe zi e ma zi.
Ne guxojm gjthcka tjeter perveq asaje qe po e bene Europa -BASHKIMIN. .........
Menderime Guri Sylaj
Gjermani
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
|
|
|
09-05-05, 20:30
|
#2
|
Anėtarėsuar: 17-10-03
Postime: 471
|
Nuk e di Guri Sylaj se cfare fshihet pas ketij shkrimi. Sidoqetejete, po shtoj disa fjale.
Te kerkojme bashkimin e Kosoves me Shqiperi; mendoj se eshte e kote, per shume arsye. Nje nder faktoret kryesor se pse nuk do te ishte e arsyeshme, eshte faktori kohe.
Koncepti i Shqiperise se Madhe ka deshtuar. Sikur qe ka deshtuar plani i Serbise se Madhe etj etj.
__________________
Violon d\'ingres!!!!
|
|
|
09-05-05, 22:09
|
#3
|
Moderator
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
|
nga guri sylaj
I nderuari Auberon pas ketij shkrimi nuk fshihet asgje e tere ajo qe une kam dasht me ehap si teme eshte se a duhet , si duhet dhe pse duhet shqiptaret te mesohen te reagojn si nje komb. Per mua eshte e kjart se ideja e nje Shqiperie Etnike e para me shume se pesedhjete -gjashtedhjete viteve eshte e tejkaluar por sot eshte me se e domosdoshme nje infrastruktur mbarekombetare p.sh rruga Durres -Prizrene e te ngjajshme qe nese dikush thot se nuk mundemi une me plot te drejt i them se nuk kemi dasht per ate edhe nuk e kemi.
Sot eshte me se i domosdoshm nje bashkpunim ne mes strukturave udheheqese ndershqiptare dhe ate jo per t'a rrenu politiken e njeri tjetrit por per t'a ndihmu qe ajo te jete sa me afer qellimit mbarkombetar e ai eshte dhe duhet te jete qe ne momentin kur kjo pjese e Ballkanit te hyj ne Europ, Trojet Shqiptre te jene te lidhura me njemije e nje fije ne mes vedi dhe ne Europ te mos shkojn kater a pese grupe shqiptaresh te llojeve eracave te ndryshme por te shkoj nje grup dhe nje race ,ajo shqiptare. Kete mundesi dhe kete te drejt mund te ia mohojm vetem ne vetevetes dhe askush tjeter.
DESHIROJ QE SECILI QE KA MUNDESI TE THOT DICKA KONKRETE NE KETE DREJTIM:
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
|
|
|
11-05-05, 12:26
|
#4
|
Anėtarėsuar: 06-03-04
Vendndodhja: Suedi
Postime: 360
|
Une do te inkuadrohem shkurt ne kete tem dhe kame bindjes se vetem me pavarsimin e kosoves do te behet bashkimi i te gjitha trojeve shqipetare dhe se qdo opcion tjeter do te qoj deri te coptimi i matutjeshem i ketyre trojeve deshiroi qe te diskutohet me tutje por pa emocione dhe ofendime
pershendetje te gjithve
|
|
|
11-05-05, 20:18
|
#5
|
Anėtarėsuar: 17-10-03
Postime: 471
|
Re: nga guri sylaj
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga GURI SYLAJ
Sot eshte me se i domosdoshm nje bashkpunim ne mes strukturave udheheqese ndershqiptare
|
Plotsisht ke te drejte.
__________________
Violon d\'ingres!!!!
|
|
|
11-05-05, 21:29
|
#6
|
Moderator
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
|
NGA GURI SYLAJ
I NDEUARI IB DHE JU AUBERONI JU FALEM NDERIT PER INTERESIMIN E JUAJ PER KETE TEME DHE QE NE FILLIM JO SE PAJTOHEM POR KAM KERKESE NGA TE GJITHE QE DISKUTIMET TE JENE KONSTRUKTIVE DHE TE NJE NIVELI CFARE I KA HIJE KETIJ FORUMI DHE NEVE SI VLLEZER QE JEMI.
Eshte kjo teme sa e veshtire, interesante, e pergjegjeshme por edhe e kohes.Te deklarohet sot se ne koken e shqiptarevenuk egziston me Shqiperia Etnike , Shqiperia e Madhe pa e konkretizu mire dhe drejt se cka atehere ka ne koken e shqiptareve, eshte nje papergjegjesi historike. Eshte nje deklarim qe ne dukje e han pazari por qe ky pazar deshirohet te mbetet vetem pazar i shqiptareve. Ne keso pazaresh, jo nje here, vetem se po humbim pjese te trojeve tona. Dhe ne te vertete shqiptaret as qe po i kerkojn trojet stergjyshore, ata po kerkojn qe ne trojet ku jetojn sot te jene zot te vetevetes. Kjo kerkese as nuk eshte Shqiperi e Madhe ,as Shqiperi Etnike por eshte krejt dickae prekshme dhe e natyrshme. Eshte nje kerkese reale dhe si e tille duhet te shtrohet pa u frigu se ndoshta dikujt nuk i pelqen. Bile- bile edhe nuk eshte mire me ju pelqy te gjitheve.
Vetem gjate shekullit qe e lam pas, shqiptaret, jo nje here e kan shtru kete problem neper kuvende te ndryshme e edhe ne forma te tjera, mvaresisht prej momentit,por qe gjithmone jan nda pa rezultate cfare i kan pritur. Arsyet jan te shumta, por njera prej arsyeve kryesore eshte se ne asnjehere nuk e kemi ditur ose nuk kemi arritur qe kerkesen tone t'a kristalizojm drejt dhe te gjithe se bashku. Gjithmone eshte gjetur dikush qe me mburrje ka deklaruar se kryeqyteti i jon eshte Stambolli, Moska apo Beogradi.
Shqiptaret para se t'a njohin nje kryeqytet jasht tokave ku jetojn me shekuj duhet te mirren vesh per kryeqytetin e tyre. Do te ishte shume qesharake nese shqiptaret kerkojn qe ne Europen e Bashkuar te perfaqesohen me pese kryeqytete pavaresisht nga deshira e tyre qe secili te jete kryetar. Shqiptaret duhet t'a kene te kjart se problemi kryesor j,sot , jan ata vet dhe askush nuk mund te ju ndihmoj ne kete rast me shume se ata vetevetes. Momenti historik kerkon menquri, guxim dhe organizim te mirefillt kombetar. Shqiptaret ne rend te pare duhet te shohin se cfare i duhen vetevetes e mandej cfare i duhen Europes. Nje komb i pa organizuar mire, i udhehequr dobet, europes do t'i shkaktoj vetem probleme dhe si i till do te jet i pa deshiruar ne gjirin e saje. Ajo, Europa , nuk do te kete kohe e as mundesi qe te merret gjat me problemet e shqiptareve dhe ne ndarjen e detyrave mbrenda Bashkesise Europiane, shqiptaret keshtu si jan sot, mund te lihen nene perkujdesjen e "miqeve te tyre te vjeter", Per kete fajin nuk do t'a kete Europa por ne vet sepse jo njehere po tregojm se nuk jemi te zot te udheheqim me veteveten.
Pres qe reagimet do te jene te llojllojshme.Dikush do te thote se kemi beremjaft , tjetri se kemi bere sa kemi patur mundesi , dikush sa na kan leju rrethanat por te gjitha keto , sipas mendimit tim jan arsye te gabuara. Shtrohet pytja se a kemi bere dhe a kemi arrit cka kemi deshiru dhe pergjegjeja eshte -thjesht- JO.
Kjo JO rrjedh nga arsyeja se shqiptaret edhe sot nuk e kan te kjarte- si komb- se cka ne te vertete deshirojn. Individ te caktuar ndoshta edhe kan arrit disa qellime te tyre por si komb kemi ngelur ende larg.
me nderime Guri SYLAJ
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
|
|
|
13-05-05, 08:19
|
#7
|
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
|
Ju pershendes!
menyra se si eshte shprehur kjo teme, disi nuk i pershtatet ambientit politik shqiptar, qe eshte ne nje drejtim te politikes nderkombetare, pikerisht ne Kosove. Konceptet Shqiperia e Madhe dhe Shqiperia etnike, jane te ndryshme politikisht dhe ne kundershtim me njeratjetren. Pse? Ngase, koncepti Shqiperia e Madhe, konteston ardhmerine e shqiptareve, si koncept i papranueshem per askend, bile edhe si nje koncept tradhetie per shqiptaret si komb, eshte nje koncept qe luftohet kudo ne bote me termin 'E MAdhe', ku frekuenton tentime per pushtime te reja e zmadhime territoriale te nje vendi, jasht konventave nderkombetare. Pra Koncepti SHQIPERIA E MADHE eshte armiqesor!
Kurse koncepti SHQIPERIE ETNIKE ka tjeter domethenie e realizim, ku kerkohet ribashkimi territorial shqiptar ballkanik, qe eshte e drejte e cdo kombi. Ketu nuk shihet tendenca per pushtime a ripushtime, por qe te bashkohen KU BUKES I THONE - BUKE, E UJIT I THONE - UJE!
Kete koncept nuk duhet injoruar, sepse vetem ky mund te realizoj te drejten kryesore te Kosoves, per nje shtet te pavarur, e jo PAVARESI PA SOVRANITET mu sikur u shpreh politika beogradase, qe po e imiton politika nderkombetare.
Eshte dicka qe do te ndodhi pa dijen tone te sotme. Vullneti i popullit shqiptar te jete nje shtet shqiptar ballkanik, mund te realizohet me kohe, kurse keto nderskamca qe te shuhet deshira e shqiptareve per bashkim, jane te papranueshme! POLITIKA NDERKOMBETARE, VERTET, E DREJTON SHQIPERINE E KOSOVEN, POR ESHTE EDHE NJE POLITIKE TJETER E POPULLIT SHQIPTAR SI KOMB, QE DO TA TEJKALOI KETE POLITIKE!
Historia e perseritur i ka friguar shqiptaret, po eshte nje guxim qe do te dali ne drite, te cilin secili intelektual shqiptar (nese politikani shqiptar nuk guxon), do ta ngriti vetedijen shqiptare per ribashkim dhe ne kete pike duhet te rrehet pandalje, si pika qe shpon gurin!
Kjo cfare shprehet ne kete teme eshte e kjarte, si teori politike pas se ciles duhet te ecin shqiptaret, si term politik, kurse si term kombetar e shqiptar, eshte e papranueshme dhe nuk duhet te jemi kasnec te politikave te huaja, qe kane synim Kosoven pa sovranitet, Shqiperine e mvarur dhe mbetjen keshtu si jemi - harrna gjeografike ne harten ballkanike!
Nese flet, si shqiptar, si kombetar i vertete, atehere duhet te japesh kushtrim per ribashkim, e nese je nje politikan i mvarur nga pozita politike apo dic tjeter, atehere kryeje detyren qe te takon brenda kafazit politik!
Mos i kryeni detyrat e tjereve ne emer te kombit, se mjafte jemi bere monoton me historine e perseritur!
Nderime!
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
|
|
|
13-05-05, 10:45
|
#8
|
Moderator
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
|
NGA GURI SYLAJ
ODISE
Ju falenderoj perzemersisht per inkuadrimin ne teme dh ju shpreh rrespektin tim per ate qe keni shkruar.
Une , kete teme e kam shtruar thjeshte qe te shpreh mendimin tim dhe te ndegjoj , dhe ate me shume vemendje se cka te tjeret thone ne kete teme.
Nje , une nuk i takoj asnje parije politike jo se jam me i menqur se te tjeret por mundesit e mija per te dhene kontributin tim ne ndonjeren prej tyre , eshte i vogel dhe parimi im eshte se P.P NE MERGATE JAN TE PANEVOJSHME; POR UNE JAM I VETEDIJSHEM EDHE PER ARSYEN E EGZISTIMIT TE TYRE.
Ne shkrimet e mija jam une personalisht dhe mundohem qe ato te jene vetem ne frymen e mirkuptimit, duke mos i perjashtu edhe kritikat dhe mospajtimet sepse ato jan pjese normale te nje debati normal.
nese ne shkrimet e mija del dicka qe nuk frymon per te miren e shqiptarev ateher kerkoj publikisht falje dhe me plot deshire do te hiqnja dore nga shkrime te tilla.
Me nderime dhe rrespekt per Ju Odise dhe per te gjithe antaret e Forumit te DARDANISE.
guri sylaj
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
|
|
|
13-05-05, 18:21
|
#9
|
Anėtarėsuar: 17-04-05
Postime: 38
|
SHQIPERIA E SHQIPTARVE ,VDEKJE TRADHTARVE
SHIPERIA KURRE NUK KA QENE E MADHE POR TE JEMI PER NJE SHQIPERI NORMALE ,JU QE KRAHASONI TROJET SHQIPTARE ME SERBIN E MADHE JENI SERB DHE HISTORIN SHQIPTARE NUK E DINI PYETNI BABALLERET E JUAJ PER KETE .VDEKJE ATYRE QE JANE KUNDER SHTETIT SHQIPATR NE BALLKAN.
LONG LIVE UNITED STATES OF ALBANIA.,WITHTH THE BLES OF USA IT WILL BE DONE.
AMIN
|
|
|
13-05-05, 18:39
|
#10
|
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
|
Re: SHQIPERIA E SHQIPTARVE ,VDEKJE TRADHTARVE
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga mergim
SHIPERIA KURRE NUK KA QENE E MADHE POR TE JEMI PER NJE SHQIPERI NORMALE ,JU QE KRAHASONI TROJET SHQIPTARE ME SERBIN E MADHE JENI SERB DHE HISTORIN SHQIPTARE NUK E DINI PYETNI BABALLERET E JUAJ PER KETE .VDEKJE ATYRE QE JANE KUNDER SHTETIT SHQIPATR NE BALLKAN.
LONG LIVE UNITED STATES OF ALBANIA.,WITHTH THE BLES OF USA IT WILL BE DONE.
AMIN
|
Mergim,
Spo te pret shpata ne nje vend O burre?
Cka osht puna jote?
|
|
|
13-05-05, 21:26
|
#11
|
Moderator
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
|
Nga guri Sylaj
MERGIM-
TE FALEM NDERIT QE JE MUNDU ME THENE DICKA POR AJO QE PO ME INTERESON SINQERISHT ME E DITE ESHTE SE, A E DINI JU VET CKA KENI DASHT ME THENE APO HAJT VEQ T'A BEJE NJE ARGAT!
ARGATI I KEQ NUK TE VYEN AS NE ARE AS NE DEBAT E AS RRETH LAKNORIT.
TE PERSHENDES DHE TE DESHIROJ PAK ME SHUME SERIOZITET NE DEBAT OSE TE LUTEM MOS I PSHTILL DORZAT .
Guri Sylaj
ARB, MOS U MERAKOS HE BURR , NE ODE EDHE ATA QE NUK DIJN NGANJIHERE FLASIN JO PER DICKA TJETER POR EDHE ATA DESHIROJN ME DITE . POR NJE QENDRON .AI QE NUK DIN E FLET E PRISH MUHABETIN.
ME NDERIME GURI SYLAJ
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga GURI SYLAJ : 09-12-09 nė 08:32
|
|
|
20-05-05, 09:39
|
#12
|
Moderator
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
|
Nga guri sylaj
Shqiperia kurr nuk ka qene Shqiperi e madhe por kurr nuk ka qene as shqiperi etnike dhe edhe e para edhe e dyta dikujt po i tngllojn ndryshe ,ndryshe per kete arsy ne , shqiptaret duhet te orjentohemi , me te gjitha mundesite per nje SHQIPERI REALE dhe ajo as nuk mund te behet per nje dite e as vetem nga nje pjese , ate mund dhe duhet t'a bejme te gjithe dhe per cdo dite.
Ju lutem qe diskutimet, mundesisht , te orientohen ne kete drejtim dhe pa u brengos fare se cka do te mendoj ajo apo kjo parti ai apo ky individ , thjeshte nje mendim i secilit qe siq thot Odiseu ne nje shkrim te tij , mendon me koken e vet dhe merr fryme permes gabzherrit te vet.
Me nderime Guri SYLAJ
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:50.
|
|