Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Hapėsirė filozofike-psikologjike
Emri
Fjalėkalimi
Hapėsirė filozofike-psikologjike Praktika e jetės njerėzore, sjelljet e individėve e tė shoqerisė. Proēeset mendore etj.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 06-06-05, 11:48   #3
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

QKA ĖSHTĖ ETNOCENTRIZMI?

Ne studimet sociologjike eshte i mirepranuar percaktimi se etnocentrizmi Ėshtė vleresimi dhe gjykimi i kulturave tė tjera sipas kritereve,standarteve tė kulturave vetjake. Etnocentrizmi ėshtė njė dukuri e pashmangshme e fazes konfrontuese tė modeleve kulturore tė shoqerive tė ndryshme.Psikozat e prirjet etnocentrike e shnderrojnė kulturen vetjake nė kriter krahasimor pėr tė vlerėsuar e gjykuar tė gjitha kulturat e tjera si tė mira ose tė kqija, tė larta ose tė ulta,si tė verteta ose tė dyshimta duke u nisur nga shkalla e ngjashmėrisė sė tyre me kulturen vetjake. Pėr tė karakterizuar popullin dhe kulturen e tyre njerėzit me psikoza etnocentrike pėrdorin pohime tė tilla: “Populli i zgjedhur”,”populli i qyteteruar”,Besimtar te vertete etj. Ndėrsa pėr popujt e tjerė pėrdorin karakterizimet: “Turma pa identitet”,”Race inferiore”,“Popull i prapambetur”etj. Psh: Sociologu Muriel Herbert ka shkruar se ekziston njė fis eskimez ,mjaft i izoluar nga rrjedhat e zhvillimit tė kulturave boterore me shtrirje tė gjėrė qė e quan veten “inuit”,dmth njerez te vertetė. Etnocentrizmi ėshtė njė reagim njerėzor universal,i pranishem dhe i zbuluar nė mentalitetet e veprimtaritė e tė gjitha shoqerive,tė gjitha grupeve sociale dhe praktikisht te tė gjithė individeve. Tė gjitha grupimet sociale kultivojnė nė forma tė ndryshme prirjet etnocentrike,por jo tė gjithė antaret e tyre nuk janė nė tė njejten masė.Nė vepren “Personaliteti autoritar”,mendimtari i shquar T.Adormo ka argumentuar se mė tė prekur nga psikoza etnocentrike janė pergjithesisht njerėzit me pak tė arsimuar,socialisht me tė izoluar dhe nga pikpamja fetare me besimtarė.Etnocentrizmi eshte njė dukuri komplekse me rrjedhoja tė shumėanshme,shpesh kontradiktore nė zhvillimet socialkulturore dh sidomos ne dinamiken e difuzimit tė kulturave tė ndryshme.Etnocentrizmi frenon nė masa tė caktuara procesin e difuzimit tė kulturave ,ndryshimet e tyre. Ne rradhė tė parė etnocentrizmi kultivon besnikėrinė e antareve ndaj vlerave kulturore,morale te grupimit social qe i perkasin, perforcon unitetin ne rradhet e tyre.pervoja tregon se grupimet sociale me etnocentrike pergjithesisht mbijetojne mė gjatė se grupimet e tjera.Etnocentrizmi nxit e justifikon sakrificat ,dhe shenjteron martirizmin nė emerė tė interesave apo te bindjeve,tė vlerave tė caktuara tė grupit social.Mendėsitė etnocentrike shprehen nė menyrė lakonike nė sentencen:“Une parapelqej vlerat e mia,traditat e mia kulturore megjithese e di qe ato mund te mos jene me te mira se tė tjereve.”Psh.: Nė mjaft shtete ku pesha specifike e njerezve me ngjyrė ėshtė me e madhe se ajo e tė bardhve,organizatat e ndryshme qeveritare e joqeveritare perpiqen tė lartesojnė krenarinė raciale, vetėnderimin pėr grupimin etnik sipas parimit “E zeza eshte e mrekullueshme”.Mendesite e praktikat etnocentrike ndikojnė nė perforcimin e frymes sė atdhedashurise,tė nacionalizmit. Mjaft sociologe mendojnė se ėshtė e pamundur tė kultivohet njė vetėdije e fuqishme,e konsoliduar kombetare pa praninė e dozave tė theksuara tė etnocentrizmit.Psikozat etnocetrike kultivohen nga diktaturat totalitare pėr tė perligjuar politikat ekspansioniste ose rruget e veqanta tė zhvillimit brenda vendit. psh. nė historine e Evropes tė shek.tė 20 ndoshta dymijevjeqareve tė fundit, njė nga diktaturat mė totalitare ėshtė ajo e instaluar nė Gjermani nga nazistet Hitlerian. Pėrpjekjet e shumėanshme,intensive pėr tė justifikuar njė regjim e politikė tė brendshme ultra totalitare dhe, sidomos pėr tė pėrligjuar njė politikė ekspansioniste ne shkallė tė gjėrė tė imponuar me luftė nga mė tė pergjakshmet kunder shumė vendeve tė tjera europiane,afrikane etj. Pėrvoja historike dėshmon se psikozat etnocentrike marrin trajta tė skajshme nė raportet ndėrmjet kultures sė imponuar nga pushtuesit dhe kultures se popujve tė pushtuar,psh: Gjate periudhes se pushtimit turk deri nė vitin 1912,ideologet dhe perfaqesuesit e kultures sė pushtuesve i konsidėronin shqiptaret ”arnaut te eger,” , "popull parakulturor",barbar qe nuk lidhen,me popullė me patologji akulturative,popull kunderkulturor etj.Keto etiketime tė kultures shqiptare pėrcaktoheshin nga rrugėt e ndryshme dhe,nė mjaft aspekte,nga kahja e kundėrt e zhvillimit tė kultures shqiptare nė raport me proceset e kultures sė pushtuesve turq.Shqiptaret qė jetonin nė zonat e pushtuara dhe sidomos ata qė braktisen qytetet e fushat e pushtuara dhe u ngujuan nė mallet e zeza tė panenshtruara ose nė mergim ,jo vetem qė i perqmonin nė forma tė ndryshme shumė elemente kulturore tė imponuara nė struktura pėrkatėse tė regjimit te pushtimit turk,por dhe zhvillonin mjaft elemente tė kultures shqiptare sikuder kulturė nė raport me elemente tė tilla,duke e ruajtur edhe vleren e besimit fetar, kombtar dhe etnologjik.


Vazhdon....

Qka ėshtė Idealizmi?
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:01.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.