Anėtarėsuar: 23-03-05
Postime: 9,331
|
Fragmente nga komedia "Pas Vdekjes"
I
Zeneli, Adham-Uti
(Hyjne bashke ndode te klubit, ku gjenden do karreklla, nje tryeze ne mes,
ngarkuar me gazeta, me doredoreshkrime. Me te djathte, njč dollap;
me te mengjer, nje telefon ne mur.)
Adham-Uti:
(Me zemerim.): Cude! Smund te marr vesh! Yt zot, kryetar i klubit, me dha fjale
te piqemi ketu me 8 pasdreke, dhe ti me thua qe ska dhe ardhe! I the, bre, se kush
jam une? A i tregove qe jam une, doktor Adham-Uti, qe po rri e pres?...
Zeneli:
(Duke qeshur nen buze.):
Doktor efendi, nuk i thashe gjesendi beut, se seshte ketu sot!
Adham-Uti:
Dreqi te marrte!...
Zeneli:
Qysh! Mos e thuaj prape kete fjale se...
Adham-Uti: Ma paske gjuhne si bilbil!
Zeneli:
(Me vete.):
Qenka i cmendur!
Adham-Uti-Zeneli-Vurkua
Vurkua:
(Duke hyre me rrembim):
Zenel, a erdhi Skendo beu?
Zeneli:
Jo, zoti Vurko, po sbesoj tč menojé. Prit pakez,ne mos ke pune.
Vurkua:
(Duke ndenjur.): Do ta pres te vije.
Adham-Uti :
(Madheshtor.):
Do te rri dhe pakez, sido qe kam pune shume!
Vurkua:
(Ne vesh te Zenelit.):
Kush eshte ky?
Zeneli:
(Duke folur fort.):
Si! Se njojtke, a? Zotenia eshte doktor
A-dha-mu-ti nga Frasheri, nga katund i Naim beut dhe...
Adham-Uti:
(I pret fjalen.):
Naimi ishte nga katundi im! Msou te flac!...
Zeneli:
(Duke qeshur nčn buze.):
Me ndje, zoteni, po...(Duke ulur kryet) me ndje, doktor Adham-Uti!
Vurkua:
(Duke qeshur.):
Lot a qesh, o Zenel? Cfarč emčr ky, me qafsh?
Adham-Uti:
(I vrenjtur.):
Duket ste pelqen!
Vurkua:
(Me qetesi.):
Jo, zoteni, fort i bukur, per bese!
Adham-ati yt i pari dhe Uti emer i dyt i Udhisit, si thote Omeri...
Zeneli:
(I habitur.):
Ja se cdomethene te jesh i ditur!Un i gjori ket emer e pandeje shqip...
Dhe duke ditur se doktori esht i krishtene, po mendoneshe se cdite
luset shent Adham-Uti qe te veje ta uroje dhe ti thoshe: per shume
mot gezuar!
Adham-Uti:
(E rende.):
Sido qe duket ky emčr, (keqyr Vurkon) un e kam nderuar!
Zeneli:
(Veshtron Vurkon):
Včrtet, včrtet! Zotenia eshtč sheronjes i ndegjuar
Adham-Uti:
Dhe shkronjetor, vjershetor!
Vurkua:
(Duke unjur):
Tu ngjate jeta, doktor Adham- -Uti! Besa gezonem qe njojta sot zoterine
tende! Nder i math, per zone! Une jam Vurkua, korres- pondenti i gazetes
«Rrufeja».
Adham-Uti:
A! Qenkej gazetar!
Vurkua:
Ndaj te lutem te me thuash cmendonen njerzt e medhenj per Shqiperine
qé te shkruajme ne gazeten tone.
Adham-Uti:
Domethene, ti kerkon sot nga une «interview»?
Vurkua:
Po, Zoteni, qe ta botoj te "Rrufeja".
Adham-Uti:
Mos thuaj «Rrufeja» po thuaj "Rrufea"! Rrufe, rrufea; liri, liria dhe jo lirija!
Do ti them dhe Skendo beut! Kjo gjuhe qe perdorni ju sot seshte shqip!
Pun e gjuhes ka rene ne duart te liga dhe kurre ska per te vatur mbare!...
Abe tari qe perdorni ju sot seshte per te qene!...
Vurkua:
(I mbire.):
Qysh! Po e ka vendosur Kongres i Manastirit...
Adham-Uti:
(Me rrembim.):
Kongres i Manastirit. ceshte Kongres i Anastirit? Kush vate? A vajta une?
Vurkua:
(Duke qeshur.):
Pse svajte, or zot?
Adham-Uti:
A! a! Perpara me thoshe: doktor efendi, tani qenkam vetem zot, se fola te verteten!
Thash ato qe jane! Dhe guxon te me kerkosh «interview»! Jo, jo, skam zakon une,
te jap "interview", jo, per gazetat tuaja.
Vurkua:
Spandeje kurre..., ste dije per armik te gazetave!
Adham-Uti:
Ja ku e- msove tani dhe thuaje ne gjithe bote me ane te «Rrufese», ne ka njerz te
kendojne te tille flete!... Keto jane fjalet e fundit!
Vurkua:
Jane mjaft pir tu cuditur! aOl-Uti (Me zemerim.): Pse per te quditur?
Adham-Uti:
(Me zemerim)Pse per te cuditur? Fundi, fundi, s'me dersin veshi per bote mua!
Dreq o pune! Ndčgjo. Cfitim do te kem une kur te shkruash ti per mua:
«Doktor Adham-Uti, sheronjes i ckelqyer, qe ka botuar kaqe vepra te bukura
ka gjetur nje bar te ri per ethet, nje tjeter me te quditshem, me te nevojshim
per grate shterpa, ka sot gati per te botuar nje abetar fort te mbaruar per
shqipen me letra te ra, dhe per abetar eshte munduar dhjete vjet plot edhe
tre muaj? Gazetat mua sme ryjne ne pune! Levdata nuke dua nga kerkush!
Po te kerkoje te tilla gjepura, mor zot, do te marre sot me te mire do te te
rrefeje se per cpune kam ardhe ! Skendo beu... ti tregoj vetem ket abetar
te msoj a mund te jet i pelqyer te xhonturqit a u vjen mbare qe te perhapet
dhe te perdoret nde shkolla te Shqiperise; a duan te ma blejne a mund te
shpres nga qeveria ne Stamboll pune te mire per kete sherbim te madh!
Skendo beu me tha ta sjell sot nde klub abetar keqyrin bashke me zonjezen
Lulushe, qesht mesonjese per cupa, dhe po te jete kjo per mbare, do ta vere
perpara nde shke qupave; dhe mu dorezua per xhonturqit, te kenaqen teper
dhe dic do te bejne per mua: mund te me dergojne deputet ne Stamboll!...
Vurkua:
Po ky abetar pse do te viret vetem nde shkolla te cupave?
Zeneli:
Vertet! Pse?
Adham-Uti
(Fodulll):
Po se kuptoni, a?
Vłrkua:
Per syt e ballit, jo!
Zeneli:
(Me gaz.):
Un e gjeta! Se cupat jane femra, u pjell mendja!...
Adham-Uti:
Cdel nga kjo gje?
Zeneli:
Qysh? Jane me te zgjuara se nga djemte dhe do te nxene me mire abetarin...
Skam arsye!Seshte e vertet?
Vurkua:
Si dy e dy bejne katre.
Adham-Uti
(I rende.): U kripsha trute... Shkaku i vertete eshte ky: cupat behen gra...
dhe burrat bejne si thone grate... Per kete send kam shkruar nje liber te
gjer e te gjate.
Vurkua:
Ahere, zoteni, pun e abetarit eshte ne dore te zonjezes Lulushe?
Adham-Uti:
Edhe ne dore te Skendo beut, se ky e ka fort mire me xhonturqit, i ka miq
me te vertete.
Vurkua
(I habitur.): I ka miq!
Adham-Uti:
Prandaj, si te thashe, as pyes fare per njerz te .tjere dhe per lepushkat tuaja!...
Vurkua
As per «Bashkimin e Kombit», as per «Diellin»?
Adham-Uti
Jo!
Vurkua:
As per «Rrufene», as per «Shkopin»?
Adham-Uti:
Aspak!... Mor zot, pse ben dem fjalet? Skerren dot fjale nga une... spres
nder nga njeri kurre... levdata sdua! Sido qe te thone, sheronjes si une jane
te rralle: sheroj sy, veshe, hunde, kembe! Cdo lengate druhet nga une!...
Do te thuash qe s'kam shume «mushterinj»!
Kurre mos arcin! Leri te vuajne! Kush u ka faj?
Vurkua:
Po abetarin pse kerkon ta shec te xhonturqit? Pse sia fal Shqiperise?
Adham-Uti:
Ah, ta fal!... Te vras mendjen une! Te punoj dhjete vjet dit e nate...
dhe pastaj ta fal... dhe kujt? Shqipetareve!... Dhe te mos ma dine!...
Sa vjet qe punojne shqipetaret per gjuhen ahqipe dhe sgjejne dot nje
abetar per te qene!... Une vetem e gjeta dhe tek e kam nde xhep! Zonjeza
Lulushe, ne ka dy koqe mend, do te cuditet kur ta kendoje! Do te lere mende!...
Vurkua:
Skam dyshim! Do te vije dhe ajo sot ketu?
Adham-Uti:
Posi, po! Skendo beu rae dha fjalen.
Vurkua:
A e nje zonjezen Lulushe?
Adham-Uti:
Po si se njo! Tervit kish temen me pak ethe. Per kete lengate kam gjetur,
si te thashe, nje bar te cuditshem: kush esh' per te sheruar sheronet, ne mos po
vdes ne gjume pa kupetuar, pa u munduar aspak, Keshtu, pra, kur e piu e em
e Lulushes...
Vurkua dhe Zeneli
(Bashke.):
U sherua!
Adham-Uti:
Vdiq, vdiq ne gjume, si ckeshe thene!...
Zeneli:
Bar i mire; nje me nje!...
Adham-Uti
(Te Vurkua.):
Keto jane, zoteni, veprat e mia! Levdata sdua! Fjalet i merz era!... Pune, pune..
Cdel nga gazetat? Kurrgj':... Prandaj mos u mundo kot, mos'humb kohen: nuke
kerren dot asnje fjale prej meje!
Vurkua:
(Duke qeshur pak.):
Mjaft jane keto qe fole, zoteni. Tani, tu ngjate jeta!
Lamtumire, doktor efendi!..('Del jashte me vrap.)
Adham-Uti
(Me inat.): Ah, i mallekuar! Me bere te flas shume! Pa dashur te dhashe
«interview»! Po te mos me dalc perpara syve tjater here!
III
Adham-Uti, Zeneli
Adham-Uti
(Shikon oren.): Cudi! Ora 8 1/2 dhe Skendo beu sduket te vije!... Bre Zenel, po
as zonjeza Lulushe serdhi?
Zeneli:
Jo, zot, jo! Spashe asnje grua te na vije sot ketu!
Adham-Uti
(Me zeinerim): C'domethene! Mos qeshin me mua... Dreq o pune! (Rri prane
tryezes dhe merr e kqyr doreshkrimet qe gjenden mbi tryeze. Pas pak, ngrihet
me vrap, i habitur, duke thene me rrembim.):
Vdiq Haxhi Aliu! Dreq o pune. Mos me bejne syte!... Po jo! Paska
vdekur pa prite e papandyer! Une e lashe mire! Pak i dobet, po jo per vdekje!
I gjori Haxhi Ali! I mjeri Ali Haxhi! I gjori deputet, e keshe mik! Dhe kerkonte
te me vinte ne buke te qeverise! Fatziu Haxhi Alil Haxhi! Paska vdekur!
Zeneli:
Jo, zot, jo! Ska vdekur! Po mbase heq shpirt!
Adham-Uti:
Ska dhe vdekur!... Po ahere, cthoni ketu? (Kendon doreshkrimin.):
«Me hidherim te math mesuam se deputet i ckelqyer Haxhi Aliu dha shpirtin»...
(Te Zeneli): Dreq o pune! Ju i vdisni n]erezit me te pahir!.
Zeneli:
Tu ngjate jeta, duet te dish se nje gazete me rendesi si «Liria» duhet te kete
gati shkrime per cdo puni, per cdo gjeme qe mund te takoje nje dite, qe te mos
ndodhet gafil. Per shembell: kete nate, ne mes te nates, mund te na vije nje
tel-shkrim te na lajmeroje se Haxhi Aliu henngri buk e fiq e vdiq! Drejtor i «Lirise »
ska kohe ahere te msoje se kur lindi i ndieri, nga kush lindi, ku lindi, cka bere
dhe cnuke ka bere ne jete te vet. Per kete shkak, Skendo beu ben gati shkri-met...
dhe keshtu Haxhi Aliu mund te vdese kur te doje, gazeta jone do te shkruaje per te
gjer e gjate qate cast.
Adham-Uti:
(Keqyr doreshkrimin.): He, he! Pa dyshim, Haxhi Aliu do te kenaqej fort sikur te
kendonte kete shkrim plot me levdata!... Pra, me thuaj, bre Zenel, sa dit jane qu
shkrua ky artikull?
Zeneli:
Jane mjaft dit, zoteni, se drejtori i «Lirise » di cpunon kurdohere; per gjithe njerzt e
ckelqyer kemi gati shkrime te vdekjese! Kemi per mbretret, se jet e ketyre varet
shume here nga nje filxhan me kafe, nga nje thike, nga nje revol!... Kerai shkrime
gati dhe per deputenjte, se me te shumet jane pleq... kemi per shkronjetore te ndegjuar, per njerz te medhenj, me nje fjale.
Adham-Uti:
Per njerz te medhenj?
Zeneli:
Po si, po! K per shembull, nje sheronjes i math mund qe te beje kembet bige si cdo
njeri tjeter...
Adham-Uti:
Ashtu bir, ashtu vertet (Si mendohet do pak.). Nuke me thuaj, pag urate, me ke a sme ke
per te math, mua Adham-Utin?
Zeneli:
Mi pyet ne je plak?
Adham-Uti:
Jo, bre bir! Te pyes a me ke mua pe raath?
Zeneli:
Ne je fort i gjate?
Adham-Uti
(Me betesi):
Zo, bre Zenel! Dua te me th ne jam dhe une nje njeri i math, domethen jam
i ndegjuar si sheronjes, si shkronjetor ment?...
Zeneli:
Ashtu thuaj, de!...
Adham-Uti:
Fole pa ndrim. Une, doktor Adham-Uti a ajam njeri i math?
Zeneli
(Me ndrim):. Ne je?...
Adham-Uti:
Njeri i math?
Zeneli:
Besa! Sdo pyetur: je i math?
Adham-Uti
(i kenaqur): Mos qesh me mua!...
Zeneli:
Jo, per koke te Skendos, ska dyshim qe je i raath!
Adham-Uti:
Nga m0 kuptove?
Zeneli:
Se nuke je i vogel.
Adham-Uti:
Tjeter shkak?
Zeneli:
Se ke mjeker dhe ske qime ne krye, je shinik, ma ke si kungull! Ndaj them se
jesh a qeros,a i mencur.
Adham-Uti
(I kenaqur):
Ditke dhe tc tilla?
Zeneli:
Mi ka mesuar gjyshja, ndjese paste!
Adham-Uti:
Ndjese paste! Paska qenur e mencur. Beut yt, Skendo beu, do te kete bere gati
dhe per mua nje shkrirm te vdekjes. Fole, bre Zenel, me qafsh!
Zeneli:
Sdo pyetur! Ska dyshim; se vertet sje deputet po sje sot trim i ri, je burr i
thyer... fjala mos na dalte e dalte e marrte dhene!...
Adham-Uti:
Mire, mire! Po, bre Zenel, a mund te te ve bese?
Zeneli:
Per cpune?
Adham-Uti:
A mund ti mbash fjale te fshehur?
Zeneli:
Sa per kete gje, mos ki frike: Jam si pishku... S'me kerren dot fjale as me dare.
Shpyrti me del po fjala sdel nga goja ime! (Me vetehe). Nde kish e nde xhami...
Adham-Uti:
Fort mire! Me kenaqe... Na merr kete mexhite.
Zeneli:
Sido qe jam mysliman me vjen te bej kryq me dy duar...
Adham-Uti: Pse?
Zeneli:
Thone qe je fort doreshtrenguar.
Adham-Uti:
Mos beso boten.
Zeneli:
Nje mexhite per mua?
Adham-Uti:
Kam dhe dy te tjera per ty, bre Zenel, sikur te me tregonje...
Zeneli:
Dreq o pune! E mora vesh, per zone! Do te shoh cka shkruar im zot dhe per ty...
shkrimin qč do te botoje «Liria» kur te na lesh shendene?
Adham-Uti:
Te lumte, a ma rrefen?,
Zeneli:
Dreq o pune! Pse jo! Po te lutem dhe une, ne vend te mexhiteve te me besh nje
te mire tjeter qe ste koshton gjisend prej xhepit, se thone qe jot shoqe tep vetem
pese grosh diten...
Adham-Uti:
ckerkon nga une, bre djale?
Zeneli:
Ketu, skerrej gjesendi, vetem sa jetoj si mos me keq.
Adham-Uti: E?...
Zeneli:
Mendonem te vete ne Misir, nAleksandrie.
Adham-Uti:
E pastaj?
Zeneli:
Ty, zotni, ste behet fjala dy, ndaj te lutem te mapsh nje leter per kryetarin e
«Bashkimit» te me vere ne pune.
Adham-Uti:
Po a e di emerin e kryetarit?
Zeneli:
Besa jo! Emri sme vjen nder ment, po me kane thene qeshte nje mustaqemath
me nje trup atje lart dhe me dy sy...
Adham-Uti:
Do te thuash: nje cope mish me dy sy! Ha, ha, ha... doemos qe ka te holla?...
Zeneli:
Po, zoteni, ka do ara nga e shoqja; eshte nga ata burra qe rrojne nga grate!
Adham-Uti:
Seshte per te share per kete pune, mor i mallekuar, se dhe une vete... po cna
duhen keto fjale? Thuaj pra, cpune do te kerkosh nga kryetari i «Bashkimit»?
Zeneli:
Faqja me nder te me vere tellall nde burse.
Adham-Uti:
Po a di ti te besh nje te tille pune?
Zeneli:
Po si po! Te kam nje ze si shpelle...
Adham-Uti:
Ze te forte ka dhe veshgjati, po s'rryn dot ne burse, bre Zenel. Pastaj sa mund te
fitoje nje tellal qe te ushqeje vedin dhe familen e vet?
Zeneli:
Une, doktor efendi, familje skam. Vertet rroj me nje grua disa vjet, po se kam
me kurore.
Adham-Uti:
Mos thuaj «kurore», po thuaj ti je mysliman. E mira eshte ta besh grua, qe te
rrosh rne nder ne sy te botes.
Zeneli:
Bota pandeh se une jam i martua: them kurdohere dhe gazeta "Kuvendi"
keshtu ka shkruar.
Adham-Uti:
Po kini genjyer ti dhe "Kuvendin"?
Zeneli:
Zoteri, genjeshtra eshte kripa e se vertetes, si me ka thene sekretar i
«Bashkimit» mot qe pat ardhur ne Selenik.
Adham-Uti:
Kush, bre dreq?
Zeneli:
Smbajtke ment fare, bre djale, i paske trute si hirre! Per kete lengate
kam shkruar nje liber fort te cuditshem.
Zeneli:
Doktor efendi, e gjeta! E gjeta!
Adham-Uti:
Se thon Arkimidhi, jo; sekretar i "Bashkimit" quhet zoti Maci!?
Adham-Uti:
E cte thosh zoti Maqi?
Zeneli:
Me thosh se nde Misir gjithe shqipetaret jane te verber dhe vetem ay
eshte me dy sy, pa i genjen dhe i mjel pareshtur.
Adham-Uti:
E verteta eshte se shqiptaret e Aleksandrites kane qene gjithmone
grekomane te rrepte dhe zoti Maci(Leonidha Naci) ca me teperr,
njeri i poshter, njeri rrugash, i ka hequr nga hunda, per te tradhetuar
atdhene, sikurse kane veperuar doktoret e mallekuare Harisi, Harisi, Naumi
dhe Tru-Tuli(M. Turtulli) qe arriti ne shkalle tč nalte me thashethome, me
llageme, me djallezira, me dhelperira. Pra dhe Maci yt, bre Zenel, kčte rruge
ka zenč. Mos me keq, o zot!...
Zeneli:
Ahere qenkam krejt budalle qe se paskam kupetuar. Te te them te verteten:
dic rmora erč...por kur e pashe te veshur kaqe bukur, pusho Zenel, thashe me
vetehe, se ky zoteni do te jete doemos nje shqipetar i ckelqyer.
Adham-Uti:
Veshur bukur, po! Por duet te dish se petkat i kish blere duke grabitur arken
e «Bashkimit»! E di fort mire une kéte faqezi! I duket vedi buall dhe eshte
vetem nje krimb i dheut. Le te veje pra ne dreq te math bashke me miqte e vet,
dhe te vime ne punen tone. Ku e kishim f jalen?
Zeneli: Ku e kishim fjalen?
Adhani-Uti:
A! Fjala ishte per jeteshkrimin qe do tč botoje «Liria» per mua kur te vdes.
Qe te ma tvegosh, te faIa nje mexhide.
Zeneli:
Dhe mč dhe fjalen e nderit dhe per dy mexhide te tjera.
Adham-Uti:
Sa bukur mbajtke ment kur te vjen mbare! Tregoma pra, dhe kur te shkoc
ne Misir do ti shkruaj kryetarit «Bashkimit», kushdo qofte, mustaqemath a
nje cope mish me dy sy, te te ndihmoje,
Zeneli: Besa!
Adham-Uti:
Besa-bese, more dreq, vetem te me tregosh shkrirain qe ka bere gati per mua
Skendo beu.
Zeneli: Pse jo: po tani skujtonem dot se ku gj6ndet.
Adham-Uti: Kerko, me rrofsh
Zeneli: Po duet te ma kthesh prape qe ta vloj.
Adham-Uti: Ska dyshim.
Zeneli: Fort mire! Kur ta gjej, nje dite...
Adham-Uti: Cdite, bre burre! E dua tani.
Zeneli:
Tani? (Kercet telefoni dhe Zeneli vete me vrap e pyet me telefon): Allo!...
Une Zeneli!...Kush? Posi, po; erdhi dhe po te pret ketu doktor Adham--Uti, po zonjeza Lulushe ska dhe ardhe. (Te Adham-Uti) Esht im zot, Skendo beu.
Adham-Uti:
A! Dale te flas vete me bejne. (Shkon ne telefon). Allo!... Jam une Adham-Uti...
Shume mi-re, po ti qysh je?... o si, po, kur me the i vajta ne shtepi...
Po, i dhemb nje sy... Cduhet bere? Pas mendjes sime syr i semure duet kerryer
me vrap, qe te mos i dhembe dhe tjetri!... I thashe po nuke kandiset. Ti vete prape?
Fort mire, po kush do te me paguaje?... A! Zotrote, fare mire!... Kur? Qe kete cast
vete ti kerrej syne, ne me lente!... Ashtu po, pas dy ore do te kthenem ketu te flasem
per abetarin shqip... do te shoq, do té shoq se ceshte!...Ma, te te gjej vertet nde klub!...
Po si, po: edhe zonjeza Lulushe duet te gjendet -ketu...
Te fala shume... Qofsh me shendet!
Zeneli: Kujt i dhemb syri, doktor efendi?
Adham-Uti: Si se paske mesuar? Mehdiut.
Zeneli: Mutesarifit?
Adham-Uti: Skendo beu me lutet ta sheroj.
Zeneli: Dhe zotnia jote kerkon ti kerrej syne?
Adham-Uti:
Ndryshe sbehet, se i pelcasin qe te dy. Une e kam gjetur kete methode te re: te dhemb
nje ' dore? Preje qe te shpetoje tjetra! Te dhemb nje kembe? Me vrap sharroe qe te
shpetosh tjetren! Te dhemb nje sy? Kerre,je qpejt qe te mos se-muret dhe tjetri!
Keshtu m'ra dhe per time shoqe: i dhembi nje dite syr i djathte: me vrap ja qita dhe
sot syr i mengjer eshte shendosh e mire, sa shikon edhe naten...
Zeneli
(I habitur):
Dreq o pune! Sheroke fort bukur! Ahere, zoteni, po te dhembi do kujt koka, i dash'ka prere?
Adham-Uti:
Pusho, bre Zenel! Keto gje'ra jane te larta, te thella; ti si kupeton dot... une kam ngrenur
jeten time...Po mos harro, te lutem, fjalen qe me dhe per jeteshkrimin.
Zeneli: As zotrote mos harro te dy mexhidet.
Adham-Uti:
Peshin, bre burre! Po kerko te gjesh sa te vete te Mehdiu dhe te kthenem. Ah!
Po te vije zonjeza Lulushe ketu, thuaj te rrije te me prese.
Zeneli: Fort mire, doktor efendi. Udha e mbare!... (Adham-Uti del jashte).
Fragmenti eshte shkeputur nga komedia "Pas Vdekjes", qe eshte nje nder veprat me te arrira artistikisht dhe me te fuqishme, per demaskimin qe u behet perfaqesuesve me tipike te pseudo patrioteve, atyre qe per interesat vetjake ishin gati te sakrifikonin cdo ceshtje te atdheut.
|