Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 05-12-05, 22:54   #18
GASHI75
 
Anėtarėsuar: 05-11-04
Vendndodhja: KOSOVĖ
Postime: 261
GASHI75 e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek GASHI75 Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek GASHI75 Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek GASHI75
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga MemphiSx
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga fadil
Pershendetje:

Ku jeni ju o njerze te turpshem qe keni shkruar gjithqka qe ju ka rene ndermend per Fatmir Limen , si e ndieni veten tashte natyrisht se jeni te turperuar , keni treguar se ju nuk jeni asgje me shume se tradhtar te kombit shqiptar.

sepse drejtesia nderkombtare e vertetoi se UĒK.ja dhe luftetaret e saje kan luftuar per lirin e Kosoves.

O mir se u ktheve nga Shtepia permirsuese e Shtimjes :D :D :D

Ti be daj garant je cmend,po kush i tha more Fatmirit me shku ne Hagė.ncncncn,se kush do te del tradhetar ne ket rast shum shpejt do t'shihet ;)
Na vjen mir qe nuk eshte denu nje Shqiptar,kurse per t'bamat qe jan ba dikush do t'jap pergjegjsi ;)
Mos e privatizo UCK-se sepse ajo ka lind nga gjiri i Popullit,jo nga kriminelet ;)
Fjala e Fatmir Limės - Komandant Ēelikut drejtuar qytetarėve nga tė gjitha viset e Kosovės dhe trojet etnike shqiptare, tė cilet ishin tubuar para Fakultetit Filozofik ne Prishtine me 1 dhjetor 2005





Tė dashur vėllezėr shqiptar nga mbarė rruzulli tokėsor,


Mė lejoni qė t`iu them: Mirė se ju gjetėm, mirė se ju gjetėm bashkėluftėtarė tanė, mirė se ju gjetėm familje tė dėshmorėve, mirė se ju gjetėm invalid tė luftes ēlirimtare, mirė se ju gjetėm veteranė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, mirė se ju gjetėm rinia shqiptare, mirė se ju gjetėm pensionerė, mirė se ju gjetėm fshatar, mirė se ju gjetėm arsimtarė, mirė se ju gjetėm punėtorė shėndetėsor, mirė se ju gjetėm studentė e nxėnės nė Kosovėn e lirė demokratike.

Tė gjitha keto janė shtresat e Kosovės, por mbeta papėrmendur: Mirese ju gjetėm femijėt tanė tė dashur, e ardhmja e Kosovės.


Tė nderuar qytetarė - vėllezėr dhe motra,


Kjo ėshtė partia e Kosovės!


Sot, ne jemi ardhur paksa me zemėr tė thyer sepse populli i dashur nė kthimin tonė mungon bashkėluftetari yne Haradin Bala. Shpresojmė dhe jemi shumė tė bindur se mbrojtja e zotit Balaj shumė shpejt do t`i paraqes faktet plotėsuese dhe ai shumė shpejt do tė kthehet i lirė, nė Kosovėn e lirė.


Liria jonė ėshtė fitorja juaj !


Ne u liruam sepse, para sė gjithash, Ju kishi besim nė pafajėsinė tonė.


Siē e dini, nė kohėn e ngritjes sė aktakuzės ne shprehėm bindjen tonė nė pafajesinė tonė. Ajo mė e rėndėsishmja pėr neve ishte, dhe ajo qė pėrcaktoi fatin tonė ishte se populli i Kosovės nuk e humbi besimin nė ne dhe na besoi se jemi tė pafajshėm. Dhe, mė nė fund, mė nė fund, kėtė e vėrtetoi edhe drejtėsia ndėrkombėtare!


Tė nderuar vėllezer dhe motra,


Nė ditėn e aktakuzės Ju sigurisht e dini fjalėn time qė e pata thėnė dhe tani dua ta pėrseris : Asnjėherė nė jetėn time me asgjė, asgjė nuk kam tėntuar t`i marrė Kosovės pėrveē qė t`i jap ēdo gjė, nė qoftė nevoja edhe jetėn!


Mirepo, pėr dy vite e ca na u cungua kjo e drejtė dhe tani, ashtu e shkruajti Zoti, unė ende jam i gatshėm pėr t`dhėnė pėr Kosovėn. Ashtu siē jeni Ju, ashtu siē ėshtė i gjithė populli i Kosovės pėr tė ndėrtuar, po e them pėrseri, pėr tė ndertuar njė shoqėri demokratike, njė Kosovė ku ēdo qytetar i sajė tė jetė i lirė dhe i barabartė me plot kuptimin e fjalės i barabartė para ligjit. Nje Kosovė tė cilėn do ta ndertojmė dhe ajo Kosovė padyshim do tė jetė Kosova e pavarur dhe demokratike!


Qytetarė tė nderuar,


Populli i Kosovės, dua ta shfrytezoj rastin, pasi qė nė kemi ardhur, ashtu ka dasht fati, gati nė pėrfundim tė festave tona tė mėdha t`iu uroj: Festėn e Flamurit, Ditėlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljen publike tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės !


Vėllėzer dhe motra,


E shfrytezoj kėtė rast t`iu bėj njė thirrje si vėlla, si prind, si djalė, sido qė ta merrni Ju tė nderuar qytetarė : Ju ftoj qė kėto gėzime qė na erdhėn nė Festėn e Nėntorit t`i festojmė me dinjitet, ashtu siē na ka hije. E, mbi tė gjitha, ftoj ēdo familje tė Kosovės, ēdo prind, ēdo burrė, ēdo djalė, ēdo student, nxenės - mos lejoni tė pėrēaheni nė momentet mė vendimtare pėr Kosovėn. Asgjė mė tė rėndėsishme nuk ka se sa ndėrtimi i realitetit tė ri !


Ju ftoj, ju ftoj tė nderuar qytetarė, Vėllezėr dhe motra, ju ftoj qė tani nė kėtė moment e deri nė ndėrtimin e vendit tonė vetėm tė mendojmė pėr Kosovėn dhe si shqiptarė tė Kosoves ta ndertojmė shtetin tonė se bashku me tė tjerėt !


Tani edhe njėherė ju falenderoj pėr mikėpritjen:


Ne na liruan, Ju jeni ata qė na keni liruar dhe qė na keni kthyer nė atdhe!


Ju falenderoj tė gjithėve nga zemra. Gezuar!
__________________
Pa asnjė mėdyshje mund tė konstatohet, se pėr popullin shqiptar interesi mė parėsor nė kėtė etapė tė historisė sė tij, ėshtė ēlirimi i plotė e ribashkimi i Atėmėmdheut si dhe ndėrtimi i njė shoqėrie plotėsisht sovrane e demokratike
GASHI75 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:26.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.