Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Tri zānamare ase harmonija nder elementa tė nryshem nė Shqypnķ
At Anton Harapi
-shqip-
At Anton HARAPI
Tri zānamare ase harmonija nder elementa tė nryshem nė Shqypnķ
Lodhė e kėputė, u ula me pushue. Kahė mushknķt e mija merrshin e epshin sį ku muejshin, kahė me gjymtyrė, tue luejtė, kerkojshin vend e mnryrė si me e shkue tė lodhunt, disi pį u kujtue u gjeta mjedis nji bukurije e stolije, qi por nana natyrė āsht e zoja me e sajue: aty diku afer, prej nji shkami tė gjallė, ēurrel dikojshin pikat e ujit tė ftohtė, qi, tė prarueme prej rrezeve tė diellit tė bjeshkve, si tishin thermija ari e argjani bishin tė shkelqyeshme mbi at ledinė tė njomė; piptina e kerthnestė pervujtshem i gjallnote ato brija, e, mbi krepa e gur njimi herė tė motnuem, endte agimi e jetės prendverore. I ap vetit edhe njiherė, siellem nė tjetren anė, e syvet tė mij u shtrihen fushat e hapta, qi nė blerimin e vet, porsi plisa tė qindisun me gjithnduer njyrje e trajte, grabitshem mė tėrhiqshin me i kundrue, kahė thekshem e andshem prekshin ahtet e zemrės seme; mbi krye tem, tė rrebta posi vigana, ngrehun rrishin ato maje tė thepisuna, rendue e stivue pa simetri, por me nji perpjekje tė kanshme, si tishin motra tė kapuna dora-doras; kundrimi i tyne mat madhni e rrebsi disi mė shtite nji drojė e nji tramė, e cilla amel tue mė kerkue ndisit, mė knaqte e mė qetėsote, kahė flladi i erandshem dallkadalė mi terte djersėt e mė pertrite fuqit, zogj gjinduersh kėrcejshin gemb mė gemb, e me ato levizje, me at shpejtsi e shkathtsi, qi janė vetun tė tyne, mu bate se po gėzoheshin per mik tardhun, e me at za aq tāmel e plot kumbim, qi lėshojshin tue kėndue, kahė thejshin monotonin e perjetshme tatij vendi, njiheri pajtoshshin nė mue ma timtat pejza tė thalbit tė jetės.
Por menja nuk mė pushote, mu bate se diē mė mungon e se tė gjith ajo bukuri e stoli natyre po mė thonė: Kerko ma pėrtej, se ke me e gjetė. Ngela e u vuna si nė pėrgjim; mat vetmi mu bate se po ndiej nji za kange. Thue janė zanat, qi po kėndojn?... i ap vetit, e braf,- ēohem mė kamė; kur qe, mbi nji mogilė, aty afėr shi tre bari tė cillėt njeni ma i bukur se tjetri po u bijshin zanamareve me nji perkim tė binshem, me nji harmoni tė pashoqe, e si mos tishin ato tri zaje, mė nji po merrshin kangen e kreshnikut. U meka e treta, harrova tė lodhunt, sdijta ma ku ishe: Barit ishin tre shqyptarė, njeni mysliman, njeni ortodoks e tjetri katolik. Mos ti kishe pa tė tre me zanamare nė dorė, kishe ba be, se nuk janė tre, por nji qi po i bjen, njikaq perkueshem jehote zani i zanamarevet tė tyne.
Fshana kthelltė, e sa ku muejta, brohorita me at fjalen e Arkimedit: Eureka! E gjeta. Mu freskue shpirti kahe mu ba se po mė ēilet perdja e po shoh e po hetoj nat harmoni tė bindshme tė tri zanamarevet shemullin e simboline kjartė e tė gjallė tė paqes e tė qetsis kombtare nder tre elementa fetarė tė nryshėm. Thaēė me veti, thue se na shqyptarėt do tė jemi qė mos kurrkush nė botė? Thue do tė jemi aq tė namun si mos tė muejm me rrnue porsi shokė e vėllazen si jemi, por do ta lajm buken me gjak, do ta shkojm motin tue ndejė bark e shpinė, e, me helmin e dasis, do tė prishim doke, giuhė e karakter, do tė shkojm kundra interesave tona e do tė trrenojm njata shka vetė Perendija na ka falė e bota marė na ka njohtė, njisin kombtare? Jo kurr, po nat mnyrė si secilla zanamare, tue majtė kenen e cillsit e veta, bjen njiheri me tjerat motra tė nryshme, tue perftue kėnaqė e harmoni, njashtu tre elementat fetarė nė vendin tonė, pa ndeshė nata nė shka nuk perkojn, por tue u qandrue nata shka kan tė perbashktė, do tė formojn njatė harmoni kombtare, nė tė cillen jeta shqyptare do tė marrė frymė, do tė pushojė, do tė mkambet e do tė pėrparojė. Kush i thotė vetit shqyptar e don me rrnue i lirė nė shtet tė lirė, porsi gjytetas eporsi nenshtetas e ka me detyrė tė bashkohet me ne e tė punojė pėr perfitimin e harmonis sė jetės shqyptare, tė cillen kemi me e majtė e me e gėzue, jo tue marrė me i ra krahi njatyne tastavet, qi me disonancen e vet dajn e shkatrrojn; por tue intonue marė tė gjitha njato fille e veti tė jetės shqyptare, qi perbajn njisin e karakterit e tinteresavet tona.
Ketu, nji kahė ni, varg e vister mė dalin para gjith njato vshtirsi, tė cillat, shikjue me nji sy tė sqyet, i cenohen aq fort jetės e paqės fetare nė Shqypni, sa prej shum kuej mbahet i pamuejtun mu ēue nė vend pjan e projekt per harmonin nershej telementave fetarė nė vendin tonė. Ndiej kahė vikasin sa ku munen shum ligjruesa e fletorarė tue kerkue tė zhbihet ēė do ndiesi fetare, pse si thonė,- i vetmi religjion i shqyptarit janė niesit kombtare. Kunrroj mirė rropamet e pedanterizmit sulmues, tasajė shkallė kulture gjymsake, tatyne qi dallė-pallė duen me modernizue Shqypnin e shqyptarėt, tue i qitė karakterit e burrnije, e, vleren e nderen shqyptare, tue i zhye me llomin e fundrrijat, me moden e formalitetet, tė cillavet qė kaherė u ka dalė fryma nder popuj tEuropės.
Me gjith kėta, na do tė vijojm per mprojtjen e parimit ndertues e per dnimin e parimit rrenues. Por me folė tamam shqyp, po thomi, se nuk ka punė nė botė, sė cillės mos ti gjendet rrfana, e mat mnyrė si gati tė tanė popujt e gjytetnuem, megjithse kan nė gji tė vet besime tė nryshme, kann gjetė mnyren me rrnue nė paqė me shoqishojnė, pa pasė nevojė me sulmue besimin nė parim, ashtu edhe na, me njė grimė vullnesė tė mirė, pshtetė nder parime tarsyes, mund e sajojm nji modus vivendi e mund e majm fort mirė paqen e qetsin me shoqishojnė, megjithse jemi besimesh tė nryshme.
Asht e vertetė shka na tregon historija, se me kurrsen nuk kje trazue ma nieshem, a ma mirė me thanė, nuk kje prishė ma keqas njisija e fjeshtsija e popujvet, se me perbindshin e paknaqsis, tė dasis e tė grijes fetare. Por asht edhe e vertetė shka thotė Goethe, se tė gjitha perjudhėt e kohvet, nder tė cillat besimi, nė qė farė do mnyre mrrijti me pasė dorė e fuqi tė parė, ato kjenė tė lulueshme e fisnike, pse e naltuen ma fort zembren e nierit. Kėta po e thomi pergjithsiht e per dhena tė hueja,- Por kurrnji popull ma fort se shqyptarėt nuk e ndien kobin e mjerimin, qi perftoi nder ta mosperkimin nė jetėn besimtare. Mjaft me kujtue, se dasija nė besim per mot e shekuj ushqei robnin, humi doke e veti karakteristike, majti nė kamė grijen vėllaznore, shkretnoi lagje e vise, la nana pa djelm, motra pa vėllazen, nuse pa burra e vu futen e zezė anekand, rreh e rrokull neper Shqypni. Kush nuk din mandej, sa fort pengohet e vonohet perparimi kultural nė Shqypni prej nryshimit tė shqyptarvet nė ket pikė? Po, por qė me diten e independencė sonė, si duel kushtrimi per atme e shtet, pėr jetė e gjallnim tė pėrbashktė, djelmt e Shqypnis, pa nryshim besimia krahine, kamė per kamė u rreshtuen nder lllogore e duelen nė ball tė luftės, dora-doras u kapen e hin nė parlament, vun ligjė e parime, sajuen pjane veprimi tė perbashktė, sistemuen tė tanė jetėn kulturale, shoqni tregtare etj, etj, nė mnryė qi gjithkush u bind per ket punė, e Europės i erdh fare papritun bashkimi i shqyptarve kaq i shpejtė.
Madje u lypen flije e flije tė mėdha per me dalė secilli prej gervoje tė vet mas katerqind e sa vjetsh; edhe secilli, si kristjani si myslimani flijoi pikpamje, u ēili shteg rrymve tė reja, e ku me tė mirė e ku me tė vshtirė, iu pershtat jetės sė re shqyptare. Ky asht nji fakt, qi na zemron me ndiellė e me sartue per herė e ma mire per bashkimin kombtar e per paqen e qetsin vėllaznore ndermejt elementavet tė nryshem fetarė. As sasht e vėrtetė fjala e atyne qi thonė, se na mungojn pikat perpjekse nder tė cillat mund tė perkojm e mund tė bashkohemi. Ma parė e ma dalė tė gjith sa jemi, kristjan e mysliman, e njohim Zotin per babė e atmen per nanė, prandej, tue dashtė e tue e drashtė Zotin, duem ata qi don Zoti shokėt tonė, e ruhemi mos tu bajm keq, pse na vret Zoti. Tie u orvatė manej secilli veēmas e tė gjith mė nji, per nam e nderė, per tė marė e tė mirė tė fisit shqyptar, tė gjuhės, tė vendit, tinteresavet e tė gjith atyne punvet, qi perbajn visarin tonė, na disi pa u kujtue gjindemi tė bashkuem. Pra kemi ku e nė shka bashkohemi, po deshtem me kenė konsekuent nder parime tė besimevet qi majm.
Edhe pernjimen nė ket pikė asht ba nji perparim mjaft i madh, aq sa sod nuk ka shqyptar me mend nė krye e qi ka verte per ideal Shqypnin, i cilli nuk dishmon se lufta, kundershtimi e trazimi ndermjet nesh per ēashtje fetare, jo vetun janė fare tė kota po edhe na damtojn e na shnierzojn. Rreziqet e jashtme e anmiqt me kercnime tė veta na janė kenė shkollė e na kann ba mu mbledhė tok mė nji, nė prehen tatmes, porsi zogjt e pulės mlidhen nen krahė tė nanės, kur bjen skyfteri, me lak e me gjak xum me e majtė qetsin gjytetse e neper te majtem edhe qetsin fetare, tue lanė manesh qė do nryshim e pikpamje jete, e tue e qandrrue tė tanė kujdesin per me pshtue gjallė ekzistencėn e interesat tona jetsore.
Nuk asht nė shekull gja ma e mirė se paqa, sasht fjalė ma e amel, se ajo, e cilla kandshem i tregon nierit aftsin, qi ka per lumni, ajo i nenkupton e i plotson tė tana tė mirat, qi zembra mund tė dishrojė, ajo asht drita e mendes, forca e vullnesės, i vetmi gėzim i fjeshtė, qi nieri mund tė provojė nė ket jetė.
Qe na sod, falemi nderės Zoti, gėzojm nji qetsi relativisht tė mjaftueshme. Pernjiherė nuk druem se po na kėrcen kush mė shpinė; anmiqt e jashtem njimend se nuk prajn, por me gjith kėta na sod jemi tė lirė me mendue per veti. Veēse posė paqės botnore tė jashtme, do tė shikjojm me e majtė sidomos paqen gjytetse tė mrenshme, ky do tė jet kahri ma i madhi, jo vetun i atyne qi kan frenin e shtetit nė dorė, por edhe i secillit shqyptar, qi don Shqypnin, pse pat thanė aj i moēmi Si vis pacem, para bellum, shterngoju nė do me e gėzue paqen; e na kurrsi nuk kemi me e ba ket gabim ma mire, se tue e shkue jeten me shoqishojnė nė bashkim e nė qetsi gjytetse.
Shumica e inteligjetavet na kupton fare mire se shka duem me thanė, por shumica e popullit tultė, si nder mysliman si nder kristjan shqyptarė, nė rrethin e vogėl tė pikpamjevet tė veta e majn tė pamujtun ket bashkim e paqė, per tė vetmen arsye, pse tue pasė kene msue qė nė familje e nė vocrri me e shikjue e me e majtė, jo vėlla por anmik shqyptarin e besimit tjetėr, skann si e menojn paqen nė bashkimin e nafrim, kurse skann ngim ta shohin huptė njatė, me cillin kann nji gjak, nji gjuhė, nji tokė, nji interesė, nji emen e nji nderė, nji mnyrė rrnese etj, etj. E qe se si ēashtja e besimevet nder ne jet e mlueme porsi gaca nen hi, e qė do anmik, i mrenshem a i jashtem, ti ardhmen dita e ti pamen gjasen, ska nevojė per tjeter, por me e ēprushė sa pakė at lvore qetsije me tė cillen jet i mluem tharmi i paknaqsis, e ka me i pasė shqyptarėt me i ēue peshė e me i pėrdorė kundra shoqishoqit per dam e per humje tonė e qe ngadhnimin e qellimevet tanmiqvet. Knej rrjedhė nevoja e madhe tė studiohet mirė kjo pikė, prej sė cillės mvaret vijimi i marė jetės sonė kombtare, tq qiten nė shesh teoretikisht e praktikisht tė gjitha vshtirsit e tė ngrehet binari i aftė, mbi tė cillin na do shkojm nė paqe shoq me shoq.
Kjo asht arsyeja, per tė cillen shum shqyptarė e shum tė huej rrin tue sartue zi e ma zi mbi ne; thonė, se myslimant e kristjant janė larg me shoqishojnė, sa tė lemt prej prenimi, prandej nuk kann si merren vesht e si rrnojn nė paqė. Po kėta a mund tė jenė ma larg e ma nė kunėrshtim, se janė kristjant me evrej, tė cillėt i dhan deken Krishtit, me sa myslimant nemose e nderojn tue e majtė si nji nder profetė? E pra nė Gjermani, nAustri e gjithkun ku ka evrej asht gjetė mnyra e rrfanase si me e majtė paqen nierzore e gjytetse! Ska jo, shtet nė botė, ku mos tė luftohet nder lamije ideale,e pakė janė shtetet, nder tė cillat nryshimi i besimit mos tė ket krijue pikpamje e rrymė tė nryshme jete; prandej ku ma shum ku ma pak, ku nė nji mnyrė ku nė nji tjetėr, gati gjithkund e gjejm nė kamė luftėn fetare, por me ket nryshim, se nder vende tė gjytetnueme kjo levizje merr nalt nė lamije tė ditunis, kufizohet mrena arsyes e bahet me mnyrė e mjete bujare, tue marrė nji pozicjon tė dejė per nierz tė gjytetnuem; me sa popujt e pagjytetnuem e barbar nuk dijn me luftue me fjalė e me shkrim, me meine e me arsye, por me pushkė e me shpatė; luftojn pėr fe tue ushtrue mizorit, qi ka mendja keq me i kujtue. Tė tanė pune pra asht kėt, qi tė gjytetnohet shqyptari, por tė gjytetnohet njimen, se manej asht nreqė edhe paq gjytetse e fetare.
Prej se shum nder inteligjenta tonė nuk dijn as nuk duen me i da kėto dy lloj luftimi, mrrijn me punue sistematikisht per tė shuemt e qė do religjonit nė Shqypni, e me kaq kujtojn se e kann gjetė mnyrėn per me i krijue paqen vėllaznore e gjytetse nder shqyptarė. Knej rrjedhin kėrkesat, apelat, e kushtrimi i qitun prej disa fletorevet tona Mretit e Ministrive pėr tė hjekunt e mėsimit tė besimit nder shkolla fillore, knej tė lanut mas dore tė qė farė do shkasi, vlere a kontributi, qi mund i apin vendit, nierz tė zot e me kompetencė, porse fetare, knej paragjykimet e pa themel se besimia priori nuk mund tė trajtojė as mund tedukojė, por shka tė prishė e tė rrėnojė etj, etj. E pra nierzt e shteteve tItalis e tjera shteteve e kombeve tė gjytetnueme, qi pranojn per parim besimin nė shtet, e jo vetun e lanė fare tė lirė, si nAmerikė, por e njohin besimin a besimet zyrtarisht, si nItali, nė Gjermani e tjera vende, kėta po thomi, qysh se pranojn nder shkolla tė veta mėsimin e besimevet tė nryshme, madje diku-diku e lypin edhe nė bazė ligjore, kėta sigurisht nuk e menojn punen si tė naltpermendunt inteligjenta shqyptarė, tė cillėt nuk barin kurrfarė besimi nė Shqypni,e kujtojn se pshtimi i Shqypnis asht tė zhbimt e ē do besimi nė vend tonė.
Tash ma, botnisht po dihet, se Bolshevikėt e Rusis sistematikisht e me bajerak i kann shpallė luftė mendore e materiale ēė do besimi e per parim e programatikisht duen me ngrehė e me perhapė ateizmin; po kje kush nder inteligjenta e nder shkrimtarė tė fletorevet tona parimit tė Bolshevizmit; na nuk kemi fjalė me tė, as nuk kemi nevojė tė polemizojm, pse ata vetit i dėnon arsyeja e ēė do nieri me mend nė krye, ata i dėnon kryesija e shtetit tona e ligja e ēė do shteti tEuropės. Pra nuk mahet paqa gjytetse me ateizem, qi nė fund tė fundi sasht tjeter por Bolshevizmi nė praktikė, as smbahet qetsija gjytetse tue e dermue shqyptarin nė njatė shka ka ma per zemer, nė besimin nė nji Zot, prej tė cillit dikojn niesit ma tė sinqerta e ma bujaret per jeten nierzore, por, prap po e thomi, ket paqė tė dishrueme kemi me e gjetė nė gjytetnimin e vėrtetė.
Por ta shikjojm punen ma per safermi e nė praktikė.
1. Nder vende tė gjytetnueme gjem, se paqa e perpjekjet miqsore ndermejte gjytetasvet tė besimit tė nryshem shprehen teoretikisht me fjalėn tolerancė e mahen praktikisht, tue qitė nė punė e tue zbatue parimet e tolerancės, d.m.th. tue durue shoqishoqin. Njimen se fjala tolerancė, si thotė Ad. Harrack, asht ni fjalė mjaft e vrashtė per nierz tė gjytetnuem: Toleranz ist eines intoleriertes Wort (Aus Wissenschaft und Leben I.. Giessen ,1911, 233.) , me gjith kėta, shikjue nder parime tė sė vėrtetės, nuk asht fjalė e pavend, e si motit ashtu nder ditė tė sodit me shum arsye mund tė pėrligjet. Edhe pernjimen, nji besim po nuk esht me i ra ndesh vetit e mu ba i pakenun, der torvatet nemose me e perligjė arsyetisht ekzistencėn e vet, der tė mbajė sadopak ndonji shejzė a thermi tė sė vėrtetės, do ti gjegjė me nji jo Besojmės sė nji tjetrit besim. Nė ket veshtrim secilli besim per parim do ta majė intolerancėn teoretike-dogmatike kundrejt besimevet tjera.
Nder tė gjith elementat fetarė, qi kemi nė vendin tonė, ku ma shum, ku ma pakė asht perpajnue mjaft thellė menimi se besimet i ka da Zoti, d.m.th. se tė gjitha besimet, megjithse tė kunderta, janė njinji tė verteta. Nė popull rrjedhė ky gabim prej padije sikurse sa e sa gabime tjera, qi duen luftue me dituni e me gjytetnim. Por indiferentizmi fetar nder inteligjenta, me sa tė gjitha besimet mahen tė vėrteta si njeni-tjetri, mė gitet shum ma i paarsyeshem, se ateizmi, i cilli dogri e mohon zotin. Ky nemose asht leal, shka mendon njata e thotė sinqerisht, nuk shtihet, sflet nji fjalė pėr nji tjeter, me sa aj, i cilli ndrron Zot per gjith rasė e per gjith gjurmė, per tė cillin Zoti zemermirė e Zoti mizuer, Zoti me dije tė pamarueme e zoti budall, Zoi i gjithpushtetshem e Zoti qolja e qoftja e nierzvet asht gjithnji, ky lloj nieri asht mėsallė me dy faqe, e pse vetė asht faqezi, rrencak e i pandershem, mendon me perdorė Zotin per pluhun sysh e porsi kavi e mjet gėnjimi e tradhtije (O. Zimmermann. Soll die Religion sein? ,Freiburg 1914, 14).
Ka mu gjetė kush, me thanė, se intoleranca teoretike-dogamtike, qi mprojm, rrjedhė prej rrethi tė vogėl tė njohtsive e prej zembres sė ngushtė, qi kemi na tė Hyllit por na u a kthejm dalė fjalen ktyne zotnive e u thomi, se dobsi e ligshti nuk asht qindresa nder parime e lealiteti, por paqindresa e indeferentizmi fetar, i cilli edhe gjytetnisht me shikjue, asht poshtersi e mungessė karakteri. Nji niei i ndershem do ta luftojė gabimin e rrenenm, tė cillat nė ndergjegjen tonė janė porsi dy kulshedra, tė cillat u rrin per ball sė vertetės e drejtis. E qe, sese permrena nesh veti prej veti nisė dyluftimi menduer e ndiesuer.
Tashti, nji nieri i sinqertė nuk e mohon as per jashta kundershtimin, qi ndien per gabimin e rrenen, prandej nuk ka si i thotė marshalla sė keqes e gabimit me tė menueme, per pa fye edhe randė ligjen e moralit, qi asht karakteri, ndergjegja e arsyeja. Na nuk do tė durojm, qi e zeza tė thirret e bardhė, e shtremta tė mahet e ndrejtė, paudhsija per drejtsi, terri per dritė etj, prandej e kemi me detyrė mos me pranue as mos me iu perulė kurr sė keqes; porse nė ket luftim, nji nieri sikush perdore mjete e mnyrė tė deja per nji turtė, as sban kurr qi e drejta tė mprohet me rrena, ndersa me tė shame e me poshtnime, vertetsija me shpifje e paudhsi, nji ideal aq i naltė, si asht religjioni, tė mahet e tė ngadhnjejė neper tė shame, fjalė tė poshtme e tjera mnyrė tė padeja.Ēė do nieri e ka detyrė ta ndjekė ndergjegjen e vet tinformueme mirė, veēse nė ndjekje e nė mprojtje tė persekucjonit tė vet, do tė ket per zemer tė verteteten e jo poshtnimin e shoqit, namin e vet, nemuzin e damit etj, etj.
Shteti jonė ka xanė e man porsi trazuesin e qetsis gjytetse e shtetnore nji kedo, qi qet pishat e kallė anmiqsi nder elementa fetar tė nryshėm.
2. Sa mprojm intolerancėn teoretike-dogmatike, aq jemi per tolerancėn praktike-gjytetse. Mas kėtij parimi do tė dijm me da punėt prej personavet, gabimet e ata qi gabojn. Na do ta dnojm rrenen e gabimin, por vetjet gabuese do ti ndjekim me dashtni tė sinqertė e me nderim. Kjo detyrė themelohet nė ligjen e moralit tė pergjithtė, a ma mirė me thanė, nė natyrė tė nierit, masn sė cillės na veti prej veti shtyhemi me njohtė disa tagre nder tjerė (nderimi), me ndie tė mirėn e tė keqen e tyne (dashtnija). Kjo ligjė natyre nė nji nieri tė gjytetnuem asht e zhvillueme nė ma tė nalten shkallė. Pra vetė ligja e natyrės na mėson me e dashtė e me nderue nji nieri ēė do besimi tė jet; me kulturė e gjytetnim kjo dashtni mund tė mėrrijė mu kapė deri nė shkallėn heroike.
Ket nderim e ket dashtni per nierz, pa nryshim besimi, nji kristjan e ka per ideal, si e shofim b.f. nder smuetore, ku motrat e dashtnis u sherbejn njinji tė gjith tė smuetve; nji per nji ndodhė nder tė gerbulun, ku fretent, pa kursye jeten as fare, u sherbejn tė prekunvet prej soje, me gjithė se nuk janė nji besim me ta. E jo vetun asht nji ideal, por per nji kristjan asht edhe nji detyrė e randė tė shkojė mirė me nierzt e besimevet tjera, aq sa, nuk asht mireme Zotin, nji kristjan, i cilli man tė keq me kėdo tjeter qė farė do besimi. Qe se shka dishmon nji protestant (Dr. Pfaunküche, Frankfurter Zeitung Kallnduer 1926 N.29.30.) mbi ket punė: Kisha katolike tue pasė ba fort me vend nji nryshim ndermjet intolerancės dogamtike e tolerancės gjytetse, ka gjetė udhen praktike e mnyrėn e mjaftueshme perme shkue motin nė paqė nierzt e besimevet tė nryshme.
Skemi tė drejtė ta perbuzim persuazjonin e kurrkuj as sdo ti perbuzim vetjet, qi nryshojn prej nesh me perzuacjone e me besim, mu ma teper do tė ndiejm per taposi per nji vėlla. Kjo tolerancė nuk ndalet kėtu. Edhe athere kur shoqi e ka gabim hin sherrija e vullnesa ekeqe, as athere nuk do tė mungojė dashtnija, pse de internis, mbi ndergjegje ska hat nieri, por vetun Zotit do ti lehet me gjykue. Kush don me kenė durue do tė dije edhe me durue, e na qi lypim tolerancė do tė dijm me tolerue tjerėt. Kjo mnryė rrnese shoq me shoq asht nji virtyt shoqnuer fort i naltė e vin sa tė gjitha tjerat virtyte shoqnore, pse tregon e nekupton burrnin, zemren e mirė, zotsin vetjake, madhnin shpirtnore e tjera tė mira nierzore tė pashoqe.
Sikurse pra intoleranca teorike-dogmatike pshtetet nė vertetsi, ashtu toleranca gjytetse e praktike do tė pshtetet nė dashtni.
3. Po ka edhe nji tjeter mnyrė se si mund rrnojn nė paqė nierz me besime tė nryshme, e kjo asht toleranca shtetnore-politike. Kjo nuk i perket drejtpėrdrejti nėnshtetasvet, siu perket toleranca gjytetse, por asht fill punė e shtetit e ligjvet shtetnore. Kundrejtė njia shum besimevet, shteti nė mnyrė tarsyeshme cakton praktikisht mnyren e rrnesės e pėrpjekjet me to nė tri mnyrė: ja ua njehė organizimin si e kann e u ep fuqi ligjore, ja ua kufizon neper mjet tė nji marrveshjes a tė konkordati, ase sjelljet, e mnyren e rrnesės sė besimtarvet tė nryshem i man porsi doke tė vendit e len tė vijojn mu majtė. Kjo tolerancė mund tė mėrrijė deri paritetase nė barazimin a kundrimin e paanshem tė besimevet prej ane tė shteti. Shumherė edhe nder shtet, tė gjytetnueme, ku pariteti i besimevet asht nė parim, praktikisht i mahet krahia salvohet msheftas njeni besim a tjetri, e kėta ndodhe prej nryshimit tė vetjeve qi e kann ligjen nė dorė, si janė deputett, ministrat e tjerėt zyrtarė tė naltė.
Shteti shqyptar u deklarue afetar, per me muejtė kėshtu me shue e me fikė anmiqsit e kundershtimet, qi do tė kishin bijtė, po tishte deklarue per njenin besim a per tjetrin. Porse shteti jonė, tue u deklarue afetar, nuk u deklarue ateist, si gabueshem kann muejtė me kujtue disa, por me kaq diftoi se nderon tė gjitha persuazjonet fetare tė myslimanvet edhe tė kristjanvet, e perpara shteti nuk ka preferencė as njeni besim as tjetri,pse shteti asht afetar d.m.th. i paanshem kundrejt besimvet.
Hylli i Dritės.
Nr. VI. 1930
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|