Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 06-02-06, 10:19   #4
Agim!
 
Anėtarėsuar: 15-12-05
Postime: 12
Agim! i vlerėsuar jo keq
Gabim

ROZAFATI ¹


Krenare ngrihet mbi Bunėn e gjerė e mbi qytetin e Shkodrės kėshtjella e lashtė e Rozafatit.
Kur ėshtė hedhur guri i parė nė themelet e kėsaj kėshtjelle? S’dihet. Historia e saj humbet nė mjegullėn e lashtėsisė ilire, banorėve tė moēėm tė kėsaj mėnge.
Njė gjė dihet mirė e qartė: atė e kanė pasur dikur labeatėt dhe pastaj ardianėt qė ishin fise tė forta ilire. Nė atė kohė tėrė bregu i kėtejshėm i Adriatikut, gjer nė Tergestėn e bujshme apo Triestėn e ditėve tona, ish breg ilir. Mė vonė u derdhėn kėtej romakėt, pastaj sllavėt, normanėt, venetikėt, turqit e shumė popujė tė tjerė tė huaj. Gjatė shekujve ata krepat e thatė nėn muret e Rozafatit, si edhe vetė muret e kėshtjellės, janė lagur me pėrrenj gjaku tė atyre qė e kanė sulmuar dhe tė atyre qė e kanė mbrojtur. Tė huajt erdhėn e shkuan, kurse populli ynė mbeti ngulur nė kėtė tokė ilire.
Ndėrtimi i kėshtjellės sė Rozafatit ka njė gojėdhėnė tė bukur dhe tė hidhur qė na ka ardhur nga lashtėsia jonė.
Ja se ē’thotė kjo gojėdhėnė.
...I ra mjegulla Bunės dhe e mbuloi tė tėrė. Kjo mjegull mbeti aty tri ditė e tri net. Pas tri ditėsh e tri netėsh fryu njė erė e hollė dhe e lartoi mjegullėn. E lartoi dhe e shpuri gjer nė kodrėn e Valdanuzit. Aty majė kodrės punonin tre vėllezėr. Ndėrtonin njė kėshtjellė.² Muri, qė e bėnin ditėn, u prishej natėn dhe kėshtu nuk e lartonin dot.
Na shkon aty njė plak i mirė.
- Puna e mbarė o tre vėllezėr!
- Tė mbarė paē, o plak i mirė! Po ku e sheh ti tė mbarėn tonė? Ditėn punojmė, natėn shembet. A di ti tė na thuash fjalė tė mirė: ē’tė bėjmė qė tė mbajmė muret nė kėmbė?
- Unė di, - u thotė plaku, - po e kam pėr mėkat t’jua them.
- Atė mėkat hidhe mbi kryet tonė, se ne duam qė ta qėndrojmė mė kėmbėt kėtė kėshtjellė.
Plaku i mirė mendohet e pyet:
- A jini tė martuar, o trima? A i kini ju tė tre vashat tuaja?
- Tė martuar jemi, - i thonė ata. – Edhe tė tre i kemi vashat tona. Na thuaj pra ē’tė bėjmė qė ta qėndrojmė kėtė kėshtjellė.
- Nė doni ta qėndroni, lidhuni me besa-besė: vashave mos u rrėfeni, nė shtėpi mos kuvendoni pėr fjalėt qė do t’ju them unė. Atė nga tė tri kunatat, qė do tė vijė nesėr t’ju sjellė bukėn, ta merrni e ta muroni tė gjallė nė mur tė kėshtjellės. Atėherė kini pėr tė parė se muri do tė zėrė vend e do tė qėndrojė pėr jetė e mot.
Tha kėshtu plaku e shkoi: tani u pa, pastaj s’u pa.
Vaj! Vėllai i madh e shkeli besėn e fjalėn. Kuvendoi nė shtėpi, i tregoi vashės sė vet kėshtu, i tha tė mos vinte atje tė nesėrmen. Edhe i mesmi e shkeli besėn e fjalėn: ia tregoi tė gjitha vashės sė vet. Vetėm i vogli e mbajti besėn e fjalėn: nuk kuvendoj nė shtėpi, nuk i tregoi vashės sė vet.
Nė mėngjes, ata tė tre ngrihen shpejt e shkojnė nė punė. Ēekanėt godasin, gurėt copėtohen, zemrat rrahin, muret lartohen...
Nė shtėpi, nėna e djemve s’di gjė. I thotė sė madhes: - Moj nuse e madhe, mjeshtrit duanė bukė e ujė, duan kungullin me verė.
Nusja e madhe ia kthen:
- Besa, nėnė, sot s’mund tė shkoj, se jam sėmurė.
Kthehet i thotė sė mesmes:
- Moj nuse e mesme, mjeshtrit duanė bukė e ujė, duan kungullin me verė.
- Besa, nėnė, sot s’vete dot, se do shkoj te fisi pėr tė bujtur.
Nėna e djemve i kthehet nuses sė vogėl:
- Moj nuse e vogėl...
Nusja e vogėl brof mė kėmbė:
- Urdhėro, zonja nėnė!
- Mjeshtrit duanė bukė e ujė, duan kungullin me verė.
- Besa, nėnė, unė vete, po e kam djalin tė vogėl. Druhem se do gji tė pijė e qan.
- Nisu, shko, se djalin ta shikojmė ne, s’ta lemė tė qajė, - i thonė tė kunatat.
Ngrihet e vogla, e mira, merr bukė e ujė, merr kungullin me verė, e puth djalin nė tė dy faqet, niset e bie nė Kazenė; qė aty ngjit kodrėn e Valdanuzit, i afrohet vendit tek punojnė tė tre mjeshtrit: dy tė kunetėrit dhe i shoqi.
- Puna e mbarė, o mjeshtėr!
Po ē’ėshtė kėshtu?
Ēekanėt ndalen e s’godasin, po zemrat rrahin fort e fort. Fytyrat zbehėn. Kur e sheh i vogli tė shoqen, hedh ēekanin nga dora, mallkon gurin e murin. E shoqja i thotė:
- Ē’ke ti, o im shoq? Pse mallkon gurin e murin?
Hidhet kunati i madh:
- Ti paske lindur nė ditė tė zezė, moj kunata jonė:
Ne e kemi bėrė me fjalė tė tė murojmė tė gjallė nė mur tė kėshtjellės.
- Shėndoshė ju, o tim kunetėr. Po unė do t’ju le njė porosi: kur tė mė muroni nė mur, synė e djathtė tė ma lini jashtė, dorėn e djathtė tė ma lini jashtė, kėmbėn e djathtė tė ma lini jashtė, gjirin e djathtė tė ma lini jashtė, se djalin e kam tė vogėl. Kur tė nisė tė qajė, me njėrin sy do ta shikoj, me njėrėn dorė do ta ledhatoj, me njėrėn kėmbė do t’i tund djepin e njėrin gji do t’ia jap ta pijė. Gjiri im u nguroftė, kėshtjella qėndroftė, djali im trimėroftė.
Ata e marrin nusen e vogėl dhe e murojnė nė themel tė kėshtjellės. Dhe muret ngrihen, lartohen, nuk shemben mė si mė parė. Po rrėzė tyre gurėt janė edhe sot tė lagur e tė myshkėt, sepse vazhdojnė tė pikojnė lotėt e nėnės pėr tė birin e saj...
Dhe i biri u rrit, luftoi e trimėroi.

____________________
¹) Ky tregim ka pėr bazė legjendėn me motivin e murosjes me titull “Rozafati” qė bėn pjesė nė ciklin e baladave.
Baladat trajtojnė motive me karakter legjendar si dhe motive tė tjera me nota pak a shumė realiste. Ato sjellin motive, zakone e rite tė hershme, elemente tė njė botėkuptimi moral, tė njė rendi shoqėror tė kaluar, ndjenja dhe dėshira popullore.
Flijimi i njeriut me baladėn e murimit bėhet nė kala tė Shkodrės, Drishtit, Boshtovės a tė Elbasanit, nė ura tė lumenjve tė ndryshėm (nė Gjakovė Ura e Fshejt, nė Juge – Ura e Artės etj.)
²) Nė kėtė tregim, veē tė tjerash spikat edhe vullneti i njerėzve pėr tė ngritur vepra tė mėdha ndėrtimi (kėshtjella, ura). Vini re antitezėn nė mes tė vėllait tė vogėl e dy tė tjerėve.
Nė dialogun e vjehrrės me nuset ndihet jeta jonė e brendshme familjare.

Tregime tė moēme shqiptare nga Mitrush Kuteli

QENDRA PĖR EDUKIM DHE PĖRPARIM
Agim! Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 03:15.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.