Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Hapėsirė filozofike-psikologjike
Emri
Fjalėkalimi
Hapėsirė filozofike-psikologjike Praktika e jetės njerėzore, sjelljet e individėve e tė shoqerisė. Proēeset mendore etj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 04-03-06, 01:28   #1
Gentiani
...
 
Avatari i Gentiani
 
Anėtarėsuar: 27-06-04
Vendndodhja: Luginen e dashurise !
Postime: 3,888
Gentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Depresioni i nenave pas lindjes se pare!

Pėr ti ikur depresionit, duhet ndėrmarrė tė gjitha masat pėr pėrgaditjen e lindjes sė dytė


Gentiani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 04-03-06, 09:56   #2
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Pėr mendimin tim tė rralla janė ato nėna tė reja qė bien nė depresion pas lindjes sė parė. Pėrkundrazi ndjehen krenare pėr vetė aktin e lindjes si dhe pėr fėmijėn qė kanė sjalėė nė jetė.
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-04-06, 13:43   #3
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ēka e shkakton depresionin post-natal?

Lindja e fėmijės ėshtė kohė kur bėhen ndryshime tė mėdha. Nėnat pėrjetojnė ndryshime biologjike, fizike, emocionale dhe sociale. Mund tė ndodhė se depresioni post-natal shkaktohet nga pėrzierja a tėgjitha ndryshimeve. Edhe ndodhitė tjera tė vėshtira nė tė njejtėn kohė mund tė kontribojnė.
Ndryshimet biologjike

Lindja e fėmijės sjell ndyshime tė hormoneve nė trupin tuaj. Depresioni post-natal mund tė jetė i lidhur me kėto ndryshime. Por edhe pse kjo mund tė jetė shkaku dėshmitė sygjerojnė se hormonet nuk janė shkaktar tė vetėm. Rrethanat tuaja individuale dhe sociale janė poashtu me rėndėsi.
Megjithatė, ilaqet kundėr depresionit dhe ilaqet e tjera mund tė ju ndihmojnė. Bisedoni me mjekun pėr kėto.
Ndryshimet fizike

Lindja e fėmiut ėshtė rraskapitėse dhe ndonjėhere mund tė shkaktojė probleme fizike p.sh. nėse keni lindur fėmiun me operacion, dhėmbjet pas operacionit. Shėrimi pas operacionit nuk ėshtė gjithmonė i lehtė. Kujdesi pėr foshnje e bėnė tė vėshtirė qė ju tė pushoni dhe tė fleni sa duhet. Nėse keni fėmijė tė tjerė ata mund tė reagojnė duke kėrkuar nga ju vemendje mė tė madhe. Kjo mund tė ju bėjė mė tė lodhur.
Ndoshta ju nuk keni oreks tė mirė dhe nuk hani sa duhet. Kur kjo ndodh ėshtė shumė lehtė tė lodheni pa masė. Disa femra poashhtu ndjehen tė pa sigurta dhe jo-atraktive pėrshkak se forma e tyre e trupit ndryshon dhe nuk kanė kohė tė kujdesen pėr veten. Nė tė njejtėn kohė disa femra tė cilat vuajnė nga depresioni post-natal kujdesen pėr veten dhe foshnjen e tyre posaqrisht mė shumė pėr tė fshehur ndjenjat e dėshtimit qė ndjejnė pėr shkak tė depresionit. Kjo shkakton mė shumė lodhje fizike.
Ndryshimet emocionale

Femrat shpesh nuk i pėrjetojnė ndjenjat qė i kanė paramenduar kur lindin foshnjen. Kur ato marrin nė duar foshnjen e tyre pėr tė parėn herė, njė numėr i madh i tyre nuk ndjenė atė emocione tė nxituar tė ‘dashurisė sė nėnės’. Ato vetėm ndjehen tė lodhura dhe pak tė shkėputura. Kjo ėshtė normale. Disa nėna e duan fėmijėn nė shikim tė parė por disa mėsohen ta duan fėmijėn gradualisht.
Por kryesorja ėshtė qė mos tė brengoseni apo tė zghėnjeheni nėse lindja e fėmiut nuk ėshtė si e keni paramenduar. Dhe ėshtė e vėrtet se shumė femra thonė se pas lindjes sė fėmiut ndjehen mė tė emocionuara kėshtu qė kur gjėrat nuk shkojnė mirė atėhere duken shumė mė keq se zakonisht.
Ndryshimet sociale

Lindja e fėmiut mund tė shkaktojė shumė ndryshime. Nevojat e foshnjes vėshtėrsojnė vazhdoni jetė aktive shoqėrore. Poashtu mund tė shkaktojė tendosje nė marrėdhėniet e prindit sepse ėshtė vėshtirė tė kalojnė kohė sė bashku si ēift.
Pėr shkak se shumė njerėz nuk jetojnė afėr anėtarėve tė familjeve tė tyre, prindėt mund tė ndjehen tė izoluar dhe nėnat nuk kanė ndihmė nga njerėzit e tjerė. Posaqėrisht ato tė cilat nuk i kanė nėnat e tyre afėr tė ju ndihmojnė gjatė kėsaj kohe tė vėshtirė. Edhe ato qė kanė familjet afėr mund tė kenė vėshtėrsi tė kėrkojnė ndihmė praktike.
Gazetat, revistat dhe programet televizive thonė se tė lind fėmijė ėshtė pėrvojė e mrekullueshme por shpesh nuk pėrmendin pjesėt e vėshtira. Pėr shkak se ēka dėgjojmė nga mediat dhe se ēka njerėzit tjerė tregojnė pėr lindjen e fėmiut, femrat ndonjėherė ndjehen se kjo kohė duhet tė jetė e pėrkryer. Ato mendojnė qė ēdokush tjetėr ia del mbanė tė lind fėmiun nė mėnyrė natyrale dhe lehtė dhe menjėhere bėhet nėnė e pėrkryer. Kjo ndikon tė keni vėshtirė tė kėrkoni ndihmė.
Por ky mit pėr amėsinė ėshtė larg nga e vėrteta pėr shumė njerėz. Lindja e fėmiut mund tė jetė shumė e vėshtirė dhe tė bėheni nėnė ėshtė rol i ri qė mėsohet nė jetė.
Femrat kėto ditė kanė mė shumė kėrkesa se nėnat e tė kaluarės. Ato ndoshta janė mėsuar tė dalin tė punojnė dhe tani ndjehen tė izoluara nė shtėpi dhe i mungon takimi me kolegėt e tyre. Por nėse vendosin tė kthehen nė punė ato mund tė ballafaqohen me shumė mundime.
Ndodhitė e vėshtira jetėsore

Ne gjithashtu njohim se njerėzit tė cilėt kanė pėrjetuar apo perjetojne jete me ndodhi tė mundueshme mund tė ju shfaqet depresionin post-natal pas lindjes. Pėr shembull, abortimet spontane nė tė kaluarėn, vdekja e nėnės, probleme financiare, vėshtėrsi me banim. Pėrfundimisht ėshtė me rėndėsi tė mbani mend se njėra prej shkaqeve mė tė zakonshme tė stresit janė ndryshimet nė jetė, dhe asgjė mė shumė se lindja e fėmiut nuk e ndryshon jeten.
Ēka mund tė ndihmon?

Mos harroni se ndihma ekziston dhe ka mėnyra se si ju mund t’i ndihmoni vetės.
Hapat e parė
  • Pranoni se diēka nuk ėshtė nė rregull
  • Bisedoni me partnerin/burrin tuaj ose me ndonjė shok/shoqe apo ndonjė nga anėtarėt e familjes pėr ndjenjat qė i pėrjetoni
  • Mos harroni se ju do tė bėheni mė mirė
  • Bisedoni me mjekun apo infermjeren e shėndet
Po tretman tjetėr?

Studimet vėrtetojnė se terapija konsultuese ėshtė tretman shumė efektive pėr depresionin post-natal. Infermjerja e juaj e shėndetit ėshtė pėrsoni me tė cilėn mund tė bisedoni, ajo mund tė ketė trajnim nė shkathtėsi tė konsultimit. Mjeku mund tė ju drejtojė te njė konsultues nė klinikėn lokale apo te psikologu, infermjerja psikiatėr nga komuniteti. Konsultuesi juaj mund tė shqyrtojė me ju ēėshtjet nga e kaluara, tė cilat ju mendoni se kanėlidhshmėri me ndjenjat qė i pėrjetoni tani.
Si ta ndihmojė vetėn?

Mund te merrni disa hapa praktike tė cilat ju bėjnė tė ndjeheni mė mirė.
  • Tė bisedoni pėr ndjenjat tuaja ėshtė me rėndėsi. Ndoshta ju duket vėshtirė tė bisedoni me partnerin/burrin tuaj por nėse i mbani gjėrat nė vete tėrė kohėn ai mund tė ndjehet i lėnė anash. Kjo posaqėrisht ėshtė e vėrtet nėse nuk dėshironi tė keni marrėdhėnie seksuale, gjė qė ndodh shpesh te njerėzit me depresion.
  • Mundohuni tė mos kaloni kohėn vetėm ēdo ditė. Bėni pėrkjekje qė tė takoheni me shoqe/shokė apo tė takoheni me nėna tjera. Infermjerja e juaj e shėndetit mund tė ju tregojė pėr grupet lokale ku mund tė njoftoheni me femra tė tjera. Ndonjėhere mund tė ketė grupe ku japin pėrkrahje tė cilat mund tė ju ndihmojnė shumė. Poashtu ka edhe anėtarė nga organizatat vullnetare tė cilt mund tė ju ofrojnė pėrkrahje praktike dhe emocionale (Shikoni adresat nė fund tė kėsaj fletushke).
  • Ēdoherėpranoni ofertat pėr ndihmė praktike. Mos tė ju vjen keq tė kėrkoni ndihmė apo tė ndiheni keq pėr ta pranuar ndihmėn. Gratė tė cilat pėrjetojnė depresion tė rėndė ėshtė e mundur se kanė tė drejtė pėr ndihmė me mbikėqyrje tė fėmijve dhe punė shtėpiake.
  • Mos u mundoni tė bėheni amvise e pėrsosur. Nuk ėshtė me rėndėsi a e keni shtėpinė e pastėr apo tė papastėr. Bėni sa mė pak punė qė ėshtė e mundur.
  • Pushoni sa mė shumė sepse lodhja e keqėson depresionin.
  • Hani ushqim tė shėndoshė.
  • Gjeni kohė pėr vetėn. Kjo mund tė jetė joreale por nėse p.sh. kaloni njė kohė tė gjatė nė vaskė, bėni shetitje tė shpejtė apo vetėm nėse e lexoni njė revistė pėr gjysmė ore ju ndihmon tė qetėsoheni.
  • Ushtrimet fizike posaqrisht janė shumė tė dobishme.
Marrė nga multikulti, Naki
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:05.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.