|
Poezia Emocionet qė lind kjo forcė magjike, dėshirėn pėr tė na ndryshuar ... |
07-04-06, 22:58
|
#1
|
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
|
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga pokeri
ROBĖRIA
Mė nė fund po mbaron
Po fundoset nė pellgun e gjakut
Mos e shpėtoni, ju lutem.
|
.(.. kerkoj ndjes per nderhyrje mes vargut poetik .kerkoj edhe ndjes qe nuk mund te matem me fjalet e poezis .,qe te pershkruaj vlersimin tim ne te njejten nivel.....por )
.....por akoma deri me tash ,nuk me ka rastesis te lexoj diqka ,kaq ,mjeshterisht te perpunuar ,qe nje epoke ne vete , te kete permbledhur me keto fjale kaq demethense....
(nuk di qe ka fjale me te lart, se kjo...)-- Respekt per Autorin ....
|
|
|
11-04-06, 18:27
|
#2
|
Anėtarėsuar: 13-12-05
Vendndodhja: gjithandej
Postime: 1,683
|
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga jador
.(.. kerkoj ndjes per nderhyrje mes vargut poetik .kerkoj edhe ndjes qe nuk mund te matem me fjalet e poezis .,qe te pershkruaj vlersimin tim ne te njejten nivel.....por )
.....por akoma deri me tash ,nuk me ka rastesis te lexoj diqka ,kaq ,mjeshterisht te perpunuar ,qe nje epoke ne vete , te kete permbledhur me keto fjale kaq demethense....
(nuk di qe ka fjale me te lart, se kjo...)-- Respekt per Autorin ....
|
Falemnderit. I zėnė pak ngusht (sepse nuk jam mėsuar tė mė
bėjnė shumė komplimente), mė duhet tė shtoj vetėm kėtė.
Poezia, (si gjini letrare) dhe porosia qė pėrcjell njė autor, ka kuptim
vetėm atėherė kur arrin nė adresė tė duhur. Kur arrinė te lexuesi i
cili e zė atė fluidin krijues, qė shpesh herė befas del nga kthinat
mė tė ndjeshme tė shpirtit.
Poezisė i jep kuptim lexuesi! Pa tė, ajo ėshtė njė klithmė e shurdhėr
e atij qė e krijon (e nxjerr nga mikro-universi i vet).
Gėzohem qė kėto vargje modeste e kanė gjetur lexuesin e vet.
(Nė kėtė rast lexuesi, ka njė kuptim shumė mė sublim dhe mė tė
gjėrė).
Falemderit edhe nje herė.
__________________
Ėshtė shpėrfillje e kėsaj bote
tė ikėsh nga ikja jote...
|
|
|
30-04-06, 20:51
|
#3
|
Anėtarėsuar: 13-12-05
Vendndodhja: gjithandej
Postime: 1,683
|
IKJA
Je magji a trill i ndrydhur
ti moj ndjenja fuqiplote
qė mė mban kėtu tė lidhur
derisa ikė nga ikja jote?
Ndoshta je shkumė e trazuar
qė shkrihet e bėhet pikė
pėrtej valės sė dallgėzuar
qė godet bregun, pastaj ikė!?
Je ēfarė je, dot s'e kuptoj
Ti ėndėrr qė zgjohesh me frikė
unė i krisuri ēfarė premtoj
nė vend tėndin, unė tė ikė...
Ėshtė shpėrfillje e kėsaj bote
tė ikėsh nga ikja jote...
__________________
Ėshtė shpėrfillje e kėsaj bote
tė ikėsh nga ikja jote...
|
|
|
30-04-06, 23:06
|
#4
|
Anėtarėsuar: 13-12-05
Vendndodhja: gjithandej
Postime: 1,683
|
Diēka, si IKJE
Po perėndojmė e dashur si hije tė vrara
Ogur solli stina, varre lot e gjak
Kėnga ėshtė ndryrė nė buzėt e thara
Esull veē vdekja, sipėr nesh merr hak.
Ruaje e dashur kujtimin e zbehur nė natė
Imazhin e Atdheut tė zhdukur nė hartė...
__________________
Ėshtė shpėrfillje e kėsaj bote
tė ikėsh nga ikja jote...
|
|
|
01-05-06, 14:11
|
#5
|
Anėtarėsuar: 13-12-05
Vendndodhja: gjithandej
Postime: 1,683
|
NGRIU DASHURIA
Ti rrin e menduar
ne fronin e trilluar
e Nata mbulohet me jorgan purpuri
Vjeshta t'erdhi pas po Dimri tė zuri
E ngriu Dashuria...
Ti flet me zjarr jermie
ca vargje poezie
e fjala nė fyt lidhur nyje mbeti
Parajsėn e pandehur e rrėnoi tėrmeti
E ngriu Dashuria...
Ti ikė me nxitim
nga Mėkati im
dhe heshtja vritet nga hapat e rėnduar
gjėmon e ofshanė zemra si lum i trazuar
S'e ngriu Dashuria...
(kėnga me kėtė tekst ėshtė shpėrblyer nė SHOW FEST 2003)
__________________
Ėshtė shpėrfillje e kėsaj bote
tė ikėsh nga ikja jote...
|
|
|
04-05-06, 17:59
|
#6
|
Anėtarėsuar: 13-12-05
Vendndodhja: gjithandej
Postime: 1,683
|
PELEGRIN I DASHURISĖ
Unė vazhdoj tė ecė pandalė
nė ndjekje tė bukurisė
me hedh jeta valė mė valė,
se jam, Pelegrin i dashurisė...
Bredhi botės si i krisur
kaloj fushė, mal, oqean
si kalorės i harlisur
Pelegrin i dashurisė, jam.
Nxitoj rrugėve unė lajmėtar
mbushur zemrėn me ngazėllim
gjurmėve tė ikjes sė parė
i dashurisė jam, Pelegrin.
Terheqe zvarrė hapa e shtigje
pas s'mė shqitet malli im
shkeli mbi pllaja dhe brigje
se jam veē, njė Pelegrin.
Ē'ndjenjė hyjnore e pashpjeguar
qenka t'i falesh mrekullisė
kėmbėzbathur e i parruar
si njė pelegrin i dashurisė.
.................................................. ..................
.................................................. ..................
.................................................. ..................
__________________
Ėshtė shpėrfillje e kėsaj bote
tė ikėsh nga ikja jote...
|
|
|
09-05-06, 15:53
|
#7
|
Anėtarėsuar: 13-12-05
Vendndodhja: gjithandej
Postime: 1,683
|
FLIJIMI
Nė Aulidėn e moēme
nė fushėn e mėllenjave
Fisi im
gjithmonė flijoi
me shekuj
flijoi Jetėn
Nuk i bėri fli erėrave
detit djallit
dhe as Perėndisė
Fisi im
i flijoi Lirisė.
(1999)
__________________
Ėshtė shpėrfillje e kėsaj bote
tė ikėsh nga ikja jote...
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:55.
|
|